LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

7 ditë nga LUFTIMET në Sudan/ Vazhdojnë bombardimet në Khartoum, RSF pranon armëpushimin 72-orësh! Vritet punonjësi i OKB-së

•Zhvillime nga dita e shtatë e sulmeve në Sudan. •413 njerëz janë vrarë, mes të cilëve edhe një punonjës i Organizatës Ndërkombëtare të OKB-së. Ndërsa numri i të plagosurve ka shkuar në 3,551. •OBSH njoftoi se gjatë një jave që nga fillimi i sulmeve në Sudan të paktën nëntë fëmijë janë raportuar të vrarë në luftime dhe më shumë se 50 të tjerë janë plagosur. •Pavarësisht kërkesës për një armëpushim 72-orësh, sulmet në Sudan kanë vazhduar. •Shpërthime dhe të shtëna me armë tronditën kryeqytetin e Sudanit, Khartoum, në orët e para të mëngjesit të ditës së parë të Fitër Bajramit, duke shënuar fundin e Ramazanit. •Banorët po ‘braktisin’ vendin për shkak të mungesës së energjisë elektrike prej gjashtë ditësh dhe mungesës së ujit të pijshëm. • SHBA ka nisur përgatitjet për evakuuimin e qtetarëve të saj, pasi konfirmoi se një shtetas amerikan ka vdekur gjatë sulmeve në Sudan. •Një javë nga fillimi i sulmeve është pranuar ditën e Fiter Bajramit një armëpushim prej 72-orësh nga grupi paraushtaraksudanez. •Armëpushimi pritet të konfirmohet edhe nga pala tjetër rivale e Forcave të Armatosura sudaneze. •Një punonjës i Organizatës Ndërkombëtare të OKB-së për Migracionin (IOM) është vrarë si pasojë përplasjeve me armë zjarri midis grupit paraushtarak RSF dhe ushtrisë. Ministri i jashtëm Jose Manuel Albares tha se avionët ushtarakë spanjollë janë në gatishmëri për të evakuuar rreth 60 shtetas spanjollë dhe rreth 20 civilë nga vende të tjera nga kryeqyteti i Sudanit, Khartoum, në mes të konfliktit të armatosur. Kryeministri Ulf Kristersson, deklaron se Suedia do të evakuojë stafin e ambasadës dhe familjet e tyre nga Sudani sapo të gjejnë mundësinë. •Ai shtoi se Suedia po koordinon politikën e saj me vendet e tjera. Fuqitë e huaja, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë bë rë thirrje të vazhdueshme për një armëpushim midis ushtrisë dhe forcave paraushtarake mes shqetësimeve për situatën gjithnjë e më të rëndë humanitare. 

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Luftimet në Sudan mes ushtrive/ Sapo ishte bërë BABA, vritet punonjësi i OKB-së, drejtori i përgjithsëm: Jam thellësisht i pikëlluar

7 ditë nga LUFTIMET në Sudan/ Vazhdojnë bombardimet në
Foto ilustruese nga Sudani

SUDAN- Një punonjës i Organizatës Ndërkombëtare të OKB-së për Migracionin (IOM) është vrarë si pasojë përplasjeve me armë zjarri midis grupit paraushtarak RSF dhe ushtrisë. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur në jug të qytetit El Obeid, kryeqyteti i shtetit të Kordofanit të Veriut. Lajmin e ka konfirmuar drejtori i përgjithshëm i agjencisë, portugezi Antonio Vitorino. 

“Jam thellësisht i pikëlluar për vdekjen e kolegut tonë dhe i dërgojmë ngushëllimet tona gruas dhe djalit të tij të porsalindur”, tha António Vitorino, në një deklaratë.

Antonio Vitorino kujtoi se tre punonjës të tjerë të OKB-së, në këtë rast nga Programi Botëror i Ushqimit (ëFP), u vranë në një incident të ngjashëm të shtunën e kaluar, më 15 prill, ditën në të cilën filloi përshkallëzimi aktual i dhunës.

Vrasja e pakuptimtë e civilëve, përfshirë punëtorët humanitarë, duhet të ndalet dhe paqja duhet të rivendoset”, mbrojti drejtori i përgjithshëm.

IOM deklaroi se konflikti aktual e ka detyruar organizatën, si agjencitë e tjera të OKB-së, të pezullojë aktivitetet e saj në Sudan derisa palët ndërluftuese të garantojnë sigurinë e punonjësve humanitarë dhe t'u ofrojnë atyre akses të pakufizuar në zonat ku ata mund të ofrojnë ndihmë për më të cenuarit. Luftimet vazhdojnë edhe sot, ditën e festës së Fitër Bajramit që shënon fundin e muajit të Ramazanit, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për armëpushim nga rivalët. Përplasjet, të cilat filluan më 15, janë midis ushtrisë dhe grupit paraushtarak Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF). Zonat më të të prekura nga përleshjet janë kryeqyteti, Khartou dhe provincat e Kordofanit të Veriut dhe Darfurit.

3 VITE ME PARE

Spanja: Avionët janë gati për të evakuuar civilët nga Sudani

7 ditë nga LUFTIMET në Sudan/ Vazhdojnë bombardimet në
Sudan

SPANJË- Ministri i jashtëm Jose Manuel Albares, avionët ushtarakë spanjollë janë në gatishmëri për të evakuuar rreth 60 shtetas spanjollë dhe rreth 20 civilë nga vende të tjera nga kryeqyteti i Sudanit, Khartoum, në mes të konfliktit të armatosur, shkruajnë mediat e huaja. 

"Çdo ditë, luftimet po rriten në intensitet dhe kjo është arsyeja pse nuk ka qenë e mundur të organizohet ende një evakuim," tha Albares në një konferencë të përbashkët shtypi me homologen e tij gjermane, Annalena Baerbock, në Berlin. 

OBSH njoftoi se gjatë një jave që nga fillimi i sulmeve në Sudan të paktën 9 fëmijë janë raportuar të vrarë në luftime dhe më shumë se 50 të tjerë janë plagosur. Pavarësisht kërkesës për një armëpushim 72-orësh, sulmet në Sudan kanë vazhduar. Shpërthime dhe të shtëna me armë tronditën kryeqytetin e Sudanit, Khartoum, në orët e para të mëngjesit të ditës së parë të Fitër Bajramit, duke shënuar fundin e Ramazanit. Banorët po ‘braktisin’ vendin për shkak të mungesës së energjisë elektrike prej gjashtë ditësh, për shkak të mungesës së ujit të pijshëm.

3 VITE ME PARE

Beteja për 'pushtet' në Sudan/ Kryeministri suedez: Do të evakuuojmë stafin e ambasadës dhe familjet e tyre

7 ditë nga LUFTIMET në Sudan/ Vazhdojnë bombardimet në
Ulf Kristersson

SUEDI- Kryeministri Ulf Kristersson, deklaron se Suedia do të evakuojë stafin e ambasadës dhe familjet e tyre nga Sudani sapo të gjejnë mundësinë. Ai shtoi se Suedia po koordinon politikën e saj me vendet e tjera.

"Vendimet që kemi marrë nënkuptojnë se do të jetë e mundur të evakuohen ... personeli i ambasadës dhe të afërmit e tyre nëse dhe kur e lejon situata e sigurisë," u tha Kristersson gazetarëve.

Ai tha se do t'u jepet ndihmë edhe suedezëve të tjerë në vend, për aq sa është e mundur, shkruajnë mediat e huaja. 

OBSH njoftoi se gjatë një jave që nga fillimi i sulmeve në Sudan të paktën 9 fëmijë janë raportuar të vrarë në luftime dhe më shumë se 50 të tjerë janë plagosur. Pavarësisht kërkesës për një armëpushim 72-orësh, sulmet në Sudan kanë vazhduar. Shpërthime dhe të shtëna me armë tronditën kryeqytetin e Sudanit, Khartoum, në orët e para të mëngjesit të ditës së parë të Fitër Bajramit, duke shënuar fundin e Ramazanit. Banorët po ‘braktisin’ vendin për shkak të mungesës së energjisë elektrike prej gjashtë ditësh, për shkak të mungesës së ujit të pijshëm.

3 VITE ME PARE

Grupi paraushtarak sudanez RSF pranon armëpushimin prej 72-orësh, ushtria rivale nuk e konfirmon

7 ditë nga LUFTIMET në Sudan/ Vazhdojnë bombardimet në
Sudan

SUDAN- Grupi paraushtarak RFS që lufton ushtrinë në Sudan ka rënë dakord për një "armëpushim të plotë" për 72 orë. CNN raporton se Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) thanë se ranë dakord për armëpushimin për arsye humanitare ndërsa myslimanët festojnë Fitër Bajramin.

Grupi paraushtarak tha se pauza e luftimeve për tre ditë do të lejojë hapjen e korridoreve humanitare për të "evakuuar qytetarët dhe për t'u dhënë atyre mundësinë për t'u ribashkuar me familjet e tyre". Megjithatë nuk ka pasur akoma asnjë reagim nga ushtria rivale, Forcat e Armatosura të Sudanit (SAF) për armëpushimin. 

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, më herët kishte bërë thirrje që të dyja palët të angazhohen për një armëpushim tre-ditor që të përkojë me festën e Fitër Bajramit, por apeli ka ngelur i pazbatuar.

Shpërthime dhe zjarre tronditën Khartum në orët e para të ditës së sotme, ditën e Fitër Bajramit, që shënon fundin e Ramazanit, pavarësisht shpresave të OKB-së për një armëpushim. Të paktën 330 njerëz janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur që nga e shtuna, kur lufta për pushtet midis gjeneralëve Abdel Fattah al-Burhan dhe Mohamed Hamdan Daghlo, ose Hameti, u shndërrua në luftë të hapur.

3 VITE ME PARE

SHBA konfirmon se një nga shtetasit e saj ka vdekur gjatë sulmeve në Sudan, përgatitet për të evakuuar qytetarët

7 ditë nga LUFTIMET në Sudan/ Vazhdojnë bombardimet në
Sudan

SUDAN- Zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit ka konfirmuar se një shtetas amerikan ka vdekur në Sudan. Mediat e huaja raportojnë se SHBA po përgatitet për të evakuuar qytetarët.

Ndërkohë evakuuimi i qytetarëve është një perspektivë e vështirë pasi shumica e aeroporteve të mëdha janë bërë fusha beteje dhe lëvizja nga kryeqyteti Khartoum në zona më të sigurta është e rrezikshme. Mësohet se deri tani punonjësit në zyrën e Këshillit Britanik në Sudan janë evakuuar.

"Jemi të lehtësuar të ndajmë që të gjithë kolegët që ishin në zyrën tonë tani janë në shtëpi. Siguria e kolegëve tanë është gjithmonë prioriteti ynë më i lartë,"- thuhet në deklaratën nga zyrat e këshillit Britanik.

3 VITE ME PARE

Sulmet në Sudan/ OBSH: 413 të vrarë dhe mbi 3 mijë të plagosur

7 ditë nga LUFTIMET në Sudan/ Vazhdojnë bombardimet në
Sudan

SUDAN- Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi sot se 413 janë vrarë dhe 3,551 janë plagosur në Sudan që nga fillimi i armiqësive gjashtë ditë më parë. Mediat e huaja raportojnë se sipas njoftimit të OBSH deri më tani janë regjistruar 11 sulme në spitale në vend.

Zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder, tha se të paktën nëntë fëmijë ishin raportuar të vrarë në luftime dhe se më shumë se 50 ishin plagosur.

Shpërthime dhe të shtëna me armë tronditën kryeqytetin e Sudanit, Khartoum, në orët e para të mëngjesit të ditës së parë të Fitër Bajramit, duke shënuar fundin e Ramazanit, pavarësisht shpresave të OKB-së për një armëpushim 72-orësh.

3 VITE ME PARE

SUDAN/ Sulmet vazhdojnë, pavarësisht thirrjeve për një armëpushim 72-orësh për Fitër Bajram

7 ditë nga LUFTIMET në Sudan/ Vazhdojnë bombardimet në
Sudan

SUDAN- Pavarësisht kërkesës për një armëpushim 72-orësh, sulmet në Sudan kanë vazhduar edhe sot në ditën e Fitër Bajramit. CNN raporton se shpërthime dhe zjarre tronditën Khartum në orët e para të ditës së sotme.

Lutjet për një armëpushim janë bërë më urgjente ditët e fundit ndërsa numri i të vdekurve rritet. Shumica e spitaleve në kryeqytetin Khartoum janë jashtë funksionit, ku shumë prej tyre janë sulmuar. Banorët kanë mbetur të bllokuar në shtëpi dhe në strehimore pa ushqim dhe ujë, të rrethuar nga kërcënimi i armëve dhe artilerisë jashtë.

Deri tani pas gati një jave luftimesh të ashpra në gjithë Sudanin kanë humbur jetën më shumë se 330 njerëz dhe më shumë se 3000 njerëz janë plagosur. Vazhdimi i sulmeve ka shtyrë mijëra banorë të largohen nga vendi.

Luftimet shpërthyen në Sudan të shtunën, duke vrarë të paktën 330 njerëz dhe duke prishur një plan të mbështetur ndërkombëtarisht për një tranzicion në demokracinë civile në vend. Fuqitë e huaja, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë bë rë thirrje të vazhdueshme për një armëpushim midis ushtrisë dhe forcave paraushtarake mes shqetësimeve për situatën gjithnjë e më të rëndë humanitare. 

sulme ne sudan

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen