LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Opozita bllokon komisionet! Përplasje mes deputetëve të PD, Sula godet me dosje Çollakun, akuzat: I dërgon SMS Ramës

•Deputetët demokratë bllokuan edhe ditën e sotme komisionet parlamentare.  •Gjatë zhvillimit të mbledhjes së komisionit për Çështjet Evropiane, deputetët u futën në sallë duke bërë të pamundur vijimin e mbledhjes duke goditur tavolinën.•Por pas mbylljes së mbledhjes, janë shënuar edhe përplasje fizike dhe fyerje të ashpra mes deputetëve demokratë Kreshnik Çollaku dhe Dashnor Sula. •Ky i fundit gjatë përplasjes verbale me Çollakun e ka goditur me dosje duke e kërcënuar me fjalët 'ta pres fytin'.  •Çollaku e ka paralajmëruar se do ta depozitojë kallëzim penal ndaj tij. 

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Përplasja me Çollakun, reagon Sula: Zgjedhje e jotja qëndrimi "pro" Ramës, mos shpif për dhunë

Opozita bllokon komisionet! Përplasje mes deputetëve të PD, Sula
Dashnor Sula

TIRANË- Pas përplasjes me demokratin Kreshnik Çollaku në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, edhe deputeti Dashnor Sula ka dhënë versionin e tij. Përmes rrjeteve sociale ai thekson se aksioni i opozitës në Kuvend po shërben edhe për të ndarë njëherë e përgjithmonë deputetët e opozitës dhe deputetët proqeveritar me mandat opozitar

Reagimi i plotë i deputetit Sula:

Sqarim per demokratet dhe opinionin publik.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike prej dy muajsh kërkon me insistim në Parlament një të drejtë kushtetuese të mohuar në dhunim të kushtetutës nga mazhoranca, sa i përket kërkesës për Komisionet Hetimore dhe Reformën Zgjedhore.

✅ Me bindje të plotë se qytetarëve u janë cënuar të dhënat personale dhe se janë fshirë fakte të lidhjeve kriminale të pushtetarëve, kërkojmë Komision hetimor për fshirjen e të dhënave të TIMS për ta provuar këtë gjë.

✅ Të bindur se në aferën e madhe të sterilizimit dhe check-up janë vjedhur miliona euro të qytetarëve, kërkojmë hetim parlamentar për përfshirjen e pushtetarëve dhe ndaljen e abuzimeve.

Sherri mes demokratëve, Berisha: Veprim i ulët i Çollakut, nuk provokohet protesta, mos të na provokojë njeri!
✅ Fondet e AZHBR kanë shqetesuar edhe Bashkimin Evropian por PS na e mohon te drejten per te provuar abuzimet përmes Komisionit Hetimor.

✅ Tenderat janë dhënë në shkelje të ligjeve të vendit duke i shkaktuar dëm ekonomik qytetarëve, në kushtet e konfliktit të interesit dhe të paracaktuara. Edhe për këtë kërkojmë hetim parlamentar por në shkelje të rregulloreve dhe Kushtetutës edhe kjo na mohoet.

✅ Kërkojmë të dëgjohemi për Reformën Zgjedhore, por sërish në shkelje të rregulloreve dhe ligjeve mazhoranca kërkon të zgjedh vetë opozitën, ta emërojë ajo atë.

Këto kërkesa të drejta duhet të mbështeten nga çdo deputet opozitar. Por sot në ndihmë të arrogancës së mazhorancës, për të plotësuar qëllimet e PS për normalitet parlamentar u vetofrua edhe një koleg deputet i djathtë. Që në nisje të Komisionit te Integrimit Evropian ia bëra të qartë kolegut duke iu drejtuar në kofidencë në emër që po plotëson kuorumin dhe po i shërben Partisë Socialiste. Por si përgjigje mora sharje dhe sjellje shpifëse nga i njëjti koleg që nga një foltore u viktimizua dhe foli për dhunë, njëlloj si Erjon Braçe apo të tjerë socialistë.

Nuk jam marrë dhe nuk merrem me asnjë deputet të opozitës, por viktimizimin e rremë nuk mund ta pranojë dot. As keqpërdorimin nga mazhoranca nuk mund ta tolerojmë.

Provokimi i kolegëve opozitarë, duke u bashkuar me deputetët socialist për ti bërë kuorumin e mbledhjes, është akti më i shëmtuar i dikujt që është në Kuvend me votat e opozitatëve. Në vend që të bashkohet me deputetët e opozitës për të drejtat kushtetuese të opozitës, i bashkohet korit të rremë të socialistëve për dhunë imagjinare, që as ka ndodhur dhe as nuk do të ndodh.

Aksioni i opozitës në Kuvend po shërben edhe për të ndarë njëherë e përgjithmonë deputetët e opozitës dhe deputetët proqeveritar me mandat opozitar! Beteja për të drejtat kushtetuese të opozitës duhet të bënte bashkë çdo deputet të PD, por disa kanë zgjedhur të jenë në Kuvend ose për të bërë kuorumin e mbledhjeve ose për të shprehur gadishmërinë për të votuar ligjet e Edi Ramës. Zgjedhje e tyre, e respektoj, por të paktën mos shpifin për dhunë e mos bëjnë moral!

2 VITE ME PARE

Përplasja me Sulën, Çollaku: Sulm i pakuptueshëm verbal, i kanë bërë llogaritë gabim

Opozita bllokon komisionet! Përplasje mes deputetëve të PD, Sula
Kreshnik Çollaku

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, në një deklaratë për mediat, komentoi përplasjen e sotme me kolegun e tij, Dashnor Sulën. Ngjarjen, ai e konsideron si një incident të turpshëm. Gjatë fjalës për mediat, ai u shpreh se sot “ra pa dashje viktimë e një përplasje në Kuvend”, si dhe shtoi se avokatët e tij do ta shqyrtojnë rastin për të bërë një kallëzim. 

“Juristët e mi po e vlerësojnë rastin nuk përjashtohet si mundësi”, tha Çollaku.

FJALA E TIJ:

Në fakt jam i detyruar të dal publikisht e të sqaroj opinionin publik dhe qindra mesazhet e shqetësuara dhe të irrituara që po marrë nga mbështetësit apo votuesit e mi lidhur me incidentin e turpshëm i cili ndodhi sot në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë. Unë jam njeri që jam aangazhuar 30 vite në politikë. S'kam preferuar dhe nuk preferoj të flas për vete, por mbase sot është dita. Jam një ndër studentët e dhjetorit 1990. Unë jam një ndër 723 studentët e grevës së urisë së shkurtit të 91-it. Jam themeluesi i Partisë Demokratike, jam një ndër drejtuesit e forumeve rinore të Partisë Demokratike që në vitin 97 mes armëve dhe rebelimit komunist, me rrezikun e jetës, përpiqeshim të organizonim rezistencë duke u futur deri në Universitetin e Vlorës në ato kushte ku jeta nuk ishte e sigurtë. Jam njeri që kam mbrojtur pikpamjet e mia në Partinë Demokratike, kam dashur një Parti Demokratike europiane, të reformuar, nuk kam pasur asnjë lloj pengese për t'i mbrojtur këto ide, të debatoj, të përplasem, të reflektoj mbi to, të gjej forcën për t'u ribashkuar. Kam zhvilluar fushata elektorale kur nuk bliheshin vota, por kur sipër kokave kërcënonin automatikët dhe plumbat në mes të Tiranës dhe të gjithë Shqipërinë. Jam njeri i cili kam pak prpfesione në jetë. Prej 20 vitesh kam dhënë dhe jap mësim si pedagog në Universitetin e Tiranës që kur kam mbaruar studimet. Përveç kësaj, kam një eksperiencë të shkurtër por shumë të rëndësishme si diplomat, zëvendës ambasador i Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jetën time e kam bazuar në punën time, familjen time siguruar nga puna jonë e përditshme dhe angazhimi politik ka qenë konstant. Angazhimi më i fundit prej dy vitesh, kam mandatin e deputetit të qarkut Dibër, me një votë që jashtëzakonisht më bën krenar dhe detyrues karshi atyre njerëzve. E kam besuar politikën gjithmonë si mision, si përpjekje e njerëzve të arsyes, të mendjes, të idealeve për të ndryshuar për mirë diçka. Për të ndryshuar për mirë vendin.

As në dhjetor të 90, as në shkurt të 91, as në 97 e tmerrshme kurrë nuk e kisha imagjinuar dhe ua them siqerisht kurrë nuk e kisha imagjinuar që mund të gjendesha në situata të tilla të ngjashme që u ndodha sot në Komisionin për Çështjet Europiane, në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë. Unë jam anëtar i Komisionit për Çështjet Europiane, një anëtar që përpiqem të jem aktiv në kontributin tim në jetën parlamentare si një individ që kuptoj rëndësinë e jashtëzakonshme që ka integrimi europian për Shqipërinë dhe sidomos në mënyrë më specifike për brezin tim, brezin e studentëve të 90-ës që filluan lëvizje të jashtëzakonshme për të bërë Shqipërinë si gjithë Europa. E sot unë jam ndjerë krenar që kam pasur mundësinë të kontribuoj modestisht por me shumë pasion që procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, të afrohet dita ditës. Sot unë kam marrë pjesë në një mbledhje të Komisionit për Çështjet Europiane, i cili siç e dini drejtohet ndër të paktët komisionet që drejtohet nga opozita, nga kryetarja, mikja ime Jorida Tabaku. Kam marrë pjesë si i ftuar nga kryetarja e komisionit zonja Tabaku në mënyrë të përsëritur dhe gojarisht dhe me shkrim. Vajta të marrë pjesë në një mbledhje të thirrur nga kryetarja e komisionit. U gjenda në sallë në një situatë surprizë. Mbledhja drejtohej nga nënkryetarja e komisionit dhe të pranishëm në sallë ishin kolegë dhe ish kolegë të mi të djathtë të cilët nuk janë anëtar të komisionit. Kjo as nuk më shqetësonte dhe as nuk vura re ndonjë problematikë në këtë mes. Për shkak të rëmujës dhe të kontestimeve, në një pjesë të drejta, të cilat unë i mbështes në kauzën e dhe pretendimin e një pjese të opozitës për mbkedhjen e Komisioneve Hetimore Parlamentare, është një e drejtë e jona. Unë jam bashkëfirmëtar në shumë kërkesa për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare, është një gjë që është e drejtë e opozitës, kështu që nuk më ndante asgjë në thelbin e kërkesës të kolegëve të mi. Po për shkak të zhurmës nuk arrita dot seancën e komisionit për të dëgjuar ministren për çështjet e integrimit, nuk arrita dot t'i thoja dhe që mendoj që ky është dëmi më i madh që i bëmë sot atij debati, nuk arrita dot t'i thoja se Shqipëria dhe qeveria e Edi Ramës është përgjegjëse kryesore për vonesën e rëndimit të hapave të Shqipërisë drejt plotësimit të kërkesave për integrim në Europë.

2 VITE ME PARE

Sherr mes deputetëve të PD, Ironizon Braçe: Revolucioni nuk e paska pushim, është rrahur deputeti (VIDEO)

Opozita bllokon komisionet! Përplasje mes deputetëve të PD, Sula
Deputetet e PD

TIRANË- Konfliktin mes deputetëve të Partisë Demokratike, e kanë komentuar edhe ata të kahut tjetër. Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe u shpreh në rrjetet sociale me ironi se “revolucioni nuk e paska pushim sot” dhe se “po ç’integron komisionin e integrimit”.

Dhunë tërësisht fizike, një për një, mbi çdo deputet, përfshi edhe deputetët e partisë së tyre”, shkroi Braçe më tej në reagimin e tij.

Deputeti socialist vijoi duke i cilësuar demokratët si “milici fashiste”.

Ndërsa në komision, Braçe tha:

'Është rrahur deputeti dhe këta po hanë njëri tjetrin.Mund të jetë ngritur zëri dhe nuk ka pasur kurrë konflikt. Është i vetmi rast që nën udhëheqjen e Sali Berishës detyrohet të bëjë mbledhje online. Është e turpshme kjo që po ndodh. 20 minuta më parë është rrahur deputeti aty. Është deputeti i tyre. Po hanë njëri-tjetrin. Ne kemi përgjegjësi dhe përgjegjësia jonë është të miratojmë ato akte që janë në funksion jo vetëm të shtetit por edhe të qytetarëve”, tha ai në një mbledhje online të Komisionit të Ekonomisë.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

2 VITE ME PARE

DEBATI I PLOTË/ 'Servil, i çon mesazhe Ramës në darkë', Çollaku-Sulës: Hapi letrat të shohin se ku i ke tenderat 

Opozita bllokon komisionet! Përplasje mes deputetëve të PD, Sula
Deputetet

TIRANË- Bllokimi i Komisioneve Parlamentare u zhvillua edhe me debate mes vetë demokratëve. Deputeti Dashnor Sula ka debatuar me kolegun demokrat, Kreshnik Çollaku, i cili radhitet mes mbështetësve të Lulzim Bashës. Mes tyre nuk kanë munguar as fyerjet, ndërsa punonjës të Gardës kanë ndërhyrë në mënyrë që situata të mos agravonte edhe në konfrontim fizik. 

Çollaku iu drejtua Sulës duke i thënë se bën si opozitar, mirëpo në darkë i dërgon mesazhe kryeministrit Edi Rama.

Pjesë nga debati mes deputetëve:

Dashnor Sula: E ke dh*!

Kreshnik Çollaku: Pusho o Dash! O dash, pusho se ta them dhe gjënë tjetër, dhe më keq. Mos hyj në këto, bëj punën tënde…Të foli njeri?

Dashnor Sula: O udhëheqësi i madh! O udhëheqësi i madh…

Kreshnik Çollaku: Mos më fol si trim or burrë se e di unë ça je, O Dash mos or burrë me mu.

(Deputeti Dashnor Sula e qëllon me dosje, ndërhyn punonjësi i Gardës)

Dashnor Sula: Ta pres fytin po ik…

Kreshnik Çollaku: Ik tashi, unë bëj kallëzim penal.

Dashnor Sula: Ça ke, hë?

Kreshnik Çollaku: O langaraç, po ik o dreq se le kokrrën e nomit! (Garda e largon deputetin)

Dashnor Sula: Servil, legen!

Kreshnik Çollaku-deputetëve të opozitës: A e pe ça bëri?

Dashnor Sula: Ti shajte, ça të bona ty mor çun?!

Kreshnik Çollaku: O legen!

Dashnor Sula: Vazhdo, vazhdo…

Kreshnik Çollaku-Gardës: Qëlloi deputetin!

Dashnor Sula: Ku të qëllova mor, ku të qëllova? O mashtrues!

Kreshnik Çollaku: Ik mor palaço!

Dashnor Sula: Ti je mashtrues.

Kreshnik Çollaku: Shko hap mesazhet e Edi Ramës ti, palaço!

Dashnor Sula: Ee belaa…

Kreshnik Çollaku: Palaço, bën si demokrat, si opozitar..

Dashnor Sula: O mashtrues, o mashtrues!

Kreshnik Çollaku: E në darkë çon mesazhe, hapi letrat të shohim ku i ke tenderat?

Deputetët demokratë kanë bllokuar mbledhjen e Komisionit për Çështjet Europiane, mbledhje e cila pritet të zhvillohet virtualisht.

2 VITE ME PARE

"Langaraq, servil..."/ KONFLIKT mes deputetëve të PD brenda Kuvendit, Sula godet me dosje Çollakun

Opozita bllokon komisionet! Përplasje mes deputetëve të PD, Sula
Deputetet

TIRANË- Përplasje mes deputetëve të Partisë Demokratike. Pas përfundimit të komisionit, ka pasur një përplasje të ashpër me fyerje mes deputetëve dempokratë Dashnor Sula dhe Kreshnik Çollaku. Madje pati edhe konfrontim fizik mes tyre dhe u desh ndërhyrja e disa të pranishmëve dhe deputetit Lefter Gështenja për të ndalur përplasjen. 

Debati:

Çollaku: Të foli njeri?

Dssh Sula: O udhëheqës i madh

Çollaku: Mos më bëj si trim mua se e di unë çfarë je

Çollaku: Servil, legen

Dash Sula: Ti je mashtrues, kështu ke qenë gjithë jetën tëndë

Çollaku: Je servil, bën si opozitar

2 VITE ME PARE

Tensione te komisioni i çështjeve europiane, opozita tenton të bllokojë punimet (VIDEO)

Opozita bllokon komisionet! Përplasje mes deputetëve të PD, Sula
Komisioni

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike që kanë qenë duke marrë pjesë në komisionin për Çështjet Evropiane kanë shkaktuar tensione duke bërë që mbledhja të kalojë online.

Deputetët Saimir Korreshi, Oerd Bylykbashi dhe Lefter Gështenja nuk kanë lejuar zhvillimin e saj në kushte normale.


Ata kanë ndjekur të njëjtin skenar si me komisione të tjera që janë zhvilluar në javët e fundit, që prej nisjes së “aksionit opozitar”, siç e konsiderojnë ata, kundër shkeljes së të drejtave kushtetuese nga ana e mazhorancës./Dosja.al

kreshnik collaku dashnor sula

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen