LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Presidenti francez vizitë zyrtare në Tiranë/ Macron: Qëndrojmë krah Shqipërisë në udhën drejt BE! Rama: Franca mund të përfshihet në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë

• Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ndodhet edhe sot në Tiranë, ku po zhvillon një vizitë zyrtarë. • Ai është pritur në takim nga kreu i qeverisë Edi Rama në kryeministri. • Pas takimit dypalësh, Rama dhe Macron kanë mbajtue edhe një konferencë të përbashkët për mediat. • Para konferencës Rama bashkë me Macron nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për krijimin e një projekti gjithëpërfshirës për turizmin e qëndrueshëm në rajonin e Korçës. • Po ashtu pas takimit mes dy liderëve u shkëmbyen dhe marrëveshjet e bashkëpunimit në fushën e energjisë. • Rama u shpreh gjatë fjalës së tij në konferencë se marrëdhëniet mes Francës dhe Shqipërisë kanë hyrë një fazë të re, dhe se mes dy qeverive janë nënshkruar edhe marrëveshje të tjera bashkëpunimi. • Ai tha më tej se në takimin me Macron është diskutuar dhe përfshirja e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë.• Ai shtoi se dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor ka fituar një mbështetës besnik, i cili do të jetë pranë tyre dhe në integrimin në BE. • Rama u pyet për NATO-n dhe rritjen e buxhetit të mbrojtjes së aleancë me 5% të PBB-së, ku tha se Shqipëria nuk ka një buxhet të madh dhe ka shumë nevoja për të përmbushur. • Ai tha se vendi ynë e ka përmbushur detyrimin ndaj kontratës së Aleancës, rritjen e buxhetit në 2%, si objektiv i përbashkët i NATO-s. • Presidenti francez e nisi fjalën e tij në konferencën për mediat duke uruar Ramën për fitoren e tij në zgjedhjet parlamentare, ku tha se ky mandat ishte i rëndësishëm për axhendën e integrimit në BE. • Macron foli më tej lidhur me bashkëpunimet mes Shqipërisë dhe Francës, ku tha se ishte i lumtur për promocionet e nisura të shkollës 42 dhe studimin paraprak për krijimin e liceut francez në Korçë. • Presidenti francez theksoi se Franca qëndron krah Shqipërisë edhe në rrugën drejt integrimin në BE dhe mbylljen e negociatave brenda 2027. • Macron tha gjithashtu se shpreson që javën e ardhshme të rinisë dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit. • Macron theksoi se kjo është e rëndësishme për rajonin dhe sigurinë e Europës. • Presidenti u shpreh po ashtu se Franca qëndron krahas partnerëve që gjërat të avancojnë në Kosovë. • Ai komentoi dhe refuzimin e presidentit rus Vladimir Putin për tu ulur në tryezë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. • Macron tha se është i sigurt se përballë cinizmit të Putin, presidenti amerikan Donald Trump do të reagojë. • Presidenti francez ndodhet në Tiranë që prej mesditës së djeshme ku mori pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, bashkë me rreth 50 liderë të vendeve evropiane. • Ndërkohë sot në Tiranë mbahet edhe Samiti Ekonomik Ndërkombëtar, kur Rama dhe Macron do të mbajnë po ashtu fjalën e tyre. • Në samitin e sotëm do të jetë i pranishëm dhe dhëndri i presidentit Donald Trump, Jared Kushner dhe ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi.

8 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Ritja e buxhetit për NATO-n, Rama: I kemi përmbushur detyrimet ndaj aleancës! Shqipëria nuk mundet të ketë një ushtri me të gjitha armët, deri tek ato bërthamore

Presidenti francez vizitë zyrtare në Tiranë/ Macron:
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me presidentin Emmanuel Macron u pyet për NATO-n dhe propozimin e presidentit Donald Trump që vendet anëtare të dedikojnë 5% të PBB për mbrojtjen.

Rama tha se Shqipëria nuk ka një buxhet të madh dhe ka shumë nevoja për të përmbushur. Ai tha se vendi ynë e ka përmbushur detyrimin ndaj kontratës së Aleancës, rritjen e buxhetit në 2%, si objektiv i përbashkët i NATO-s.

Kreu i qeverisë u shpreh se Franca është rast unik me një ushtri të kompletuar, por tha se Shqipëria nuk mundet dot ta ketë një të tillë me të gjitha armët deri tek ajo bërthamore. Ai shtoi më tej se “nuk do të mbushim depot me lloj-lloj mallrash që as s’do t’i përdorim”.

“Së pari ne kemi ecur sipas angazhimit duke rritur buxhetin dhe kapur 2% që ka qenë objektivi i përbashkët i aleancës dhe që në krye të herës është dukur si diçka e pamundur, duke pasur parasysh se s’kemi një buxhet të madh dhe kemi shumë nevoja për të përmbushur. Por gjithsesi e kemi përmbushur detyrimin tonë ndaj kontratës së përbashkët ndaj aleancës.  E dyta, është moment i veçantë që ka sjellë në tryezë nevojën për të investuar më shumë dhe duam ta shfrytëzojmë për të rilindur industrinë tonë ushtarake, gjë që kemi nisur ta bëjmë. Duke e shfrytëzuar investimin më shumë në buxhet për mbrojtjen si një investim për të krijuar vende të reja pune të mirëpaguara e kështu me radhë.

Duke parë që tani është fryma e përgjithshme që të rriten buxhetet na vijnë kompani nga të katërt anët e Europës, kemi këtë për të shitur, kemi atë për të shitur, blini nga ne makina, blini biçikleta, është diçka që tregon se çështja nuk është se sa para vendosim ne në dispozicion por si t’i përdorim ato para me çfarë efikasiteti dhe si këto para e kompletojnë panoramën e përgjithshme të të gjithë vendeve Europiane.

Franca është rast unikal që ka një ushtri nga A-ZH dhe mund ti bëjë vetë të gjitha, por Shqipëria nuk mundet dot ta ketë një ushtri të tillë dhe si Shqipëria ka edhe shumë vende të tjera që nuk mund të keni një ushtri që ti ketë të gjitha deri tek arma bërthamore. Ne duhet të jemi komplementarë në kontekstin e përgjithshëm, duhet një plan i mirë menduar me procedura të qarta për të gjithë dhe garanci eficense në ato paratë që vendosen.


Nëse kjo bëhet një histori që vendos në buxhet para dhe shpenzoji dhe shëno ato që i shpenzuam, atëherë do ti kemi plot depot me lloj-lloj mallrash që as nuk do ti përdorim. Përpara disa javësh pata një bisedë me CEO e një prej kompanive më të mëdha të prodhimit të armëve në botë dhe më tha ‘kam vizituar një vend që ka blerë pafund armatime dhe që akoma i kanë të pahapura, nuk i kanë futur në punë’. Në letra rezulton si shpenzim i mjaftueshëm për ushtrinë por nuk është forcim i mbrojtjes. Ne duhet të jemi realist dhe të kuptojmë si do të rrisim kapacitetet jo buxhetin vetëm.

Si do të kemi një sistem të mbrojtjes së Europës me efikas, më të gatshëm, më të plotë dhe jo si do kemi në blloqe shpenzime ushtarake për të blerë mjete. Europa nuk mund të kthehet në një territor ku flitet vetëm për armë dhe mendohet vetëm për luftë. Ka edhe plot gjëra të tjera që do i kemi parasysh. Kur vjen puna tek Europa ka dy territore për të mbrojtur, atë fizik dhe shtetëror.", tha ai.

1 VITE ME PARE

"Duhet një paqe e fortë dhe e qëndrueshme për Ukrainën", Macron: Përballë cinizmit të Putin, jam i sigurt që Trump do të reagojë

Presidenti francez vizitë zyrtare në Tiranë/ Macron:
macron, rama

TIRANË- Në konferencën e sotme për mediat, presidenti francez Emmanuel Macron u pyet lidhur me luftën Ukrainë-Rusi dhe mundësitë e arritjes së një paqeje. Macron tha se është bërë një punë shumë intensive për të arritur një paqe e fortë dhe e qëndrueshme, ndërsa shtoi se tani pritet përgjigje nga Rusia. 

Ai komentoi dhe refuzimin e presidentit rus Vladimir Putin për tu ulur në tryezë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Macron tha se është i sigurt se përballë cinizmit të Putin, presidenti amerikan Donald Trump do të reagojë.

"Presidenti amerikan erdhi me një ambicie për të bërë paqe. Ishte një deklaratë e rëndësishme dhe SHBA duhet të respektohet për këtë. Ne reaguam duke thënë se duhet një paqe e fortë dhe e qëndrueshme. Dhe për këtë kemi bërë një punë shumë intensive. Dhe më pas u miratua edhe nga presidenti i Ukrainës. Ne po presim përgjigjen e Rusisë.

Në Kiev ishim me Starmer, Merz, dhe kemi thirrur së bashku zotin Trump për t’i thënë që jemi të gjithë për armëpushim, me garanci sigurie dhe që duhet vendosur presion mbi Rusinë, akord i dhënë nga Trump është i fortë, pastaj propozimi i Putin ishte të thoshte takohemi në Stamboll. Të dielën dha pëlqimin Zelensky, sot nuk kemi asgjë.

Po ju them që përballë cinizimit të Putinit, mendoj, jam i sigurt që Trump, i merakosur për besueshmërinë e Amerikës do të reagojë. Propozimi për armëpushim, për tu takuar, janë amerikane, janë të rëndësishme, nuk mund të kenë një përgjigje të tillë. Ne do vazhdojmë të bashkëpunojmë që Ukraina të rezistojë dhe të ketë paqe.", tha Macron.

1 VITE ME PARE

Macron në Tiranë: Rifillimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, i rëndësishëm për të gjithë rajonin

Presidenti francez vizitë zyrtare në Tiranë/ Macron:
macron

TIRANË- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron u shpreh sot se uron që javën e ardhshme të rinisë dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit.

Macron theksoi se kjo është e rëndësishme për rajonin dhe sigurinë e Europës. Presidenti u shpreh po ashtu se Franca qëndron krahas partnerëve që gjërat të avancojnë në Kosovë.

"Udhërrëfyesi është shumë i qartë. BE është legjitime të kërkojë të ketë avancime konkrete, kemi kaluar shumë kohë me dialug. Ekzigjenca nuk është humbje besueshmërie. Uroj të rifillojmë dialogun me Prishtinën dhe Beogradin që të bëjmë avancim, është e rëndësishme për të gjithë rajonin. Kemi vullnet dhe besim për qëllimin e avancimit. Duhet ta bëjmë këtë udhë për sigurinë e Europës. Nuk është ide e mirë kur mundohemi të përcajmë linjat. Do ecim me forcë krahas partnerëve që gjërat të avancojnë në Kosovë.", tha Macron

1 VITE ME PARE

Macron uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve: Ky mandat i rëndësishëm dhe për ne! Franca do jetë krahas Shqipërisë në udhën europiane

Presidenti francez vizitë zyrtare në Tiranë/ Macron:
macron

TIRANË- Presidenti francez, Emmanuel Macron e nisi fjalën e tij në konferencën për mediat duke uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e tij në zgjedhjet parlamentare. Macron tha se mandati tjetër i Ramës ishte i rëndësishëm për axhendën e integrimit në BE.

Macron foli më tej lidhur me bashkëpunimet mes Shqipërisë dhe Francës, ku tha se ishte i lumtur për promocionet e nisura të shkollës 42 dhe studimin paraprak për krijimin e liceut francez në Korçë. Presidenti francez theksoi se Franca qëndron krah Shqipërisë edhe në rrugën drejt integrimin në BE dhe mbylljen e negociatave brenda 2027.

"Dua tju uroj për rizgjedhjen tuaj dhe besimin që morët. Është ky mandat që do na lejojë për vazhdimin e kësaj axhende ambicioze që pritet prej vitësh. Ju e thatë që marrëdhënia jonë është e dy anshme. Ne kemi vendosur për një politikë inovacioni dhe bashkëpunimi të shtrënguar. Jam i lumtur që pashë promocionin e parë të shkollës 42. Ajo që ishte vendosur në vjeshtën e 2023 u bë fakt. Ne kemi vendosur për liceun francez të Korçës. Studimi paraprak është bërë. Kemi avancuar edhe në fushat e mbrojtes. Do vazhdojmë në të gjitha fushat më kapacitet të mirë. Kemi vazhduar dhe do të vazhdojmë për të pasur më shumë aktorë francez në infrastrukturë.

Franca do jetë krah jush për kapacitetin e financimit ndërmjet operatorëve të mëdhenj industrial. Franca do jetë krahas jush në udhën europiane. Ju do mbani axhendën tuaj, ne tonën për perspektiven e 2027. Përtej kësaj, ne duam të shkojmë më larg dhe më fort, është vendi i Shqipërisë në BE. Dua të shpreh bindjen e plotë për ribashkimin e kontinentit. Shqipëria ka avancuar, ka bërë shumë blloqe kapitujsh të negociatave. Rruga e Shqipërisë është shumë e qartë drejt BE-së, reformat ambicioze…Franca do jetë krah jush për t’iu shoqëruar në këto reforma, në mënyrë që meritat tuaj të njihen nga të gjithë dhe që axhenda të mbahet. 2027 nuk është një perspektivë, por një realitet. Faleminderit për mikpritjen dhe miqësinë ndërmjet dy vendeve tona.", tha Rama.

1 VITE ME PARE

Rama: Kemi diskutuar me Macron përfshirjen e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë! Rajoni ka fituar një mbështetës besnik

Presidenti francez vizitë zyrtare në Tiranë/ Macron:
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot se në takimin me presidentin Emmanuel Macron është disktuar dhe përfshirja e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë.

Rama u shpreh se Franca është shumë afër Shqipërisë edhe në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ai shtoi se dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor ka fituar një mbështetës besnik, i cili do të jetë pranë tyre dhe në integrimin në BE. 

"Kemi folur me presidentin për përfshirjen e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë. Më vjen mirë që kur presidenti erdhi këtu herën e kaluar ishim në ish-shtëpinë e diktatorit, e cila ishte zbrazur dhe po punohej për ta transfromuar në qendër kulturore. Sot do të jetë kënaqësi të shoqërojmë presidentin për ta parë në veprim këtë projekt. Kjo është fuqia e shtuar që Franca sjell në bashkëpunim për ne. Sot e ndjejmë Francën shumë afër edhe në procesin e anëtarësimit. Rajoni ka fituar një mbështetës besnik dhe për përfshirjen e BP në BE.", tha Rama.

1 VITE ME PARE

Firmoset Memorandumi për një projekt turizmi në Korçë mes Shqipërisë dhe Francës

Presidenti francez vizitë zyrtare në Tiranë/ Macron:
pamje nga nenshkrimi

TIRANË- Kryeministri Edi Rama bashkë me Presidentin e Republikës Franceze, Emmanuel Macron kanë nëshkruar sot Memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për krijimin e një projekti gjithëpërfshirës për turizmin e qëndrueshëm në rajonin e Korçës.

Po ashtu pas takimit mes dy liderëve u shkëmbyen dhe marrëveshjet e bashkëpunimit në fushën e energjisë. Presidenti Macron i shoqëruar nga delegacioni i tij zyrtar ndodhet në Tiranën prej dy ditësh në kuadër të një vizite zyrtare dhe zhvillimit të samitit të Komunitetit Politik Evropian. 

1 VITE ME PARE

Rama konferencë me presidentin Macron: Marrëdhëniet e Francës me Shqipërinë kanë hyrë në një fazë të re, kemi nënshkruar marrëveshje të tjera bashkëpunimi

Presidenti francez vizitë zyrtare në Tiranë/ Macron:
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë të përbashkët për mediat me presidentin francez, Emmanuel Macron. Rama u shpreh gjatë fjalës së tij se marrëdhëniet mes Francës dhe Shqipërisë kanë hyrë një fazë të re. 

Ai tha se gjatë takimit me Macron kanë bërë një bilanc të punëve të bëra që nga vizita e fundit e presidentit francez në Shqipëri. Më tej u shpreh se mës dy qeverive janë nënshkruar edhe marrëveshje të tjera bashkëpunimi. 

"Marrëdhëniet e Francës më Shqipërinë kanë hyrë në një fazë të re. Kemi bërë një bilanc të punëve që nga vizita e fundit e tij në Shqipëri. Kemi nënshkruar marrëveshje të tjera bashkëpunimi mes dy qeverive. është privilegj që mikpritëm samitin e KPE. Privilegj është që edhe bashkë më presidentin e kemi shtyrë KPë në pikën ku ka konsesus nga të gjitha vendet përbërese. Më vjen mirë që falë këtij bashkëpunimi kemi krijuar rrugët për të sjellë ekselencën franceze në Shqipëri. Kemi sjellë shkollën ekselente franceze në fushën e inovacionit. Kemi ecur me projektin e liceut francez.", tha Rama. 

1 VITE ME PARE

Presidenti i Francës vizitë zyrtare në Tiranë, Rama pret Macron në kryeministri

Presidenti francez vizitë zyrtare në Tiranë/ Macron:
rama, macron

TIRANË - Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ndodhet edhe sot në Tiranë, ku po zhvillon një vizitë zyrtarë. Ai është pritur në takim pak më herët nga kryeministri Edi Rama në kryeministri. 

Pas takimit dypalësh, Rama dhe Macron pritet të mbajnë edhe një deklaratë të përbashkët për mediat. Presidenti francez ndodhet në Tiranë që prej mesditës së djeshme ku mori pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, bashkë me rreth 50 liderë të vendeve evropiane. 

Ndërkohë sot në Tiranë mbahet edhe Samiti Ekonomik Ndërkombëtar, kur Rama dhe Macron do të mbajnë po ashtu fjalën e tyre. Në samtin e sotëm do të jetë i pranishëm dhe dhëndri i presidentit Donald Trump, Jared Kushner dhe ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi.

emmanuel macron ne tirane

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje