LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

PËRPLASJE tek "Myslym Keta"/ Banorët e pallatit kundërshtojnë shembjen, nuk i binden policisë

•Banorët e pallatit nr 4 në rrugën “Myslym Keta” kundërshtojnë shembjen e pallatit të tyre. •Ata janë përplasur ditën e sotme me policinë, e cila po kryen largimin e tyre nga ndërtesa e cila do shembet. •Banorët thonë se nuk ka vendim gjykate për prishjen e pallatit dhe se shkalla e vlerësimit për këtë pallat pas tërmetit ka ndryshuar disa herë. •Banorët kanë dyshime se pas shembjes së pallatit fshihen interesa të tjera. •Banorët kanë thënë më tej se nuk është bërë asnjë akt ekspertimi privat që ka nxjerrë pallatin me shkallën e dëmtimit DS2. •Prej orës 01:30, banorët e pallatit janë pa ujë dhe drita.•Pranë tyre qëndron kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Shembja e pallatit tek rruga "Myslym Keta"/ Këlliçi: Një banor ndërroi jetë për shkak të tensioneve, Bashkia tu kërkojë ndjesë familjarëve

PËRPLASJE tek "Myslym Keta"/ Banorët e pallatit
Blendi Këlliçi

TIRANË- Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka deklaruar se një person ka humbur jetën ditën e sotme në rrugën Myslym Keta. I ftuar në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv, Këlliçi ka deklaruar se personi ka humbur jetën për shkak të vendimin të Bashkisë për të prishur pallatin që ai banon. Ai i bëri thirrje bashkisë së Tiranës që t'i rikthejë energjinë elektrike familjes së Agim Bozhiqit të cilët kanë hapur dyert e mortit. 

"Para një ore jam vënë në dijeni nga banorët se shtetasi Agim Bozhiqi ka ndërruar jetë për shkak të kësaj situate dhe për shkak se ishte një nga banorët e pallatit. Mazniku apo kushdo tjetër nga bashkia e Tiranës, bëjnë mirë që familjes së të ndjerit t'i kërkojnë jo ndjesë publike, por t'i çojnë drita dhe ujë aktualisht që ta respektojnë mortin dhe të ndjerin që kanë në banesën e tyre. Tani që po flasim. Kaq të bëjnë këta dhe nuk kanë nevojë banorët për asgjë tjetër përveçse transparencë. është një sjellje barbare. Kjo nuk i bëhet askujt. Të lësh persona të moshuar, fëmijë, persona invalidë pa ujë dhe pa drita në këtë gjendje, në mes tyë dimrit, në prag të festave, pa ujë dhe pa drita, kjo nuk i bëhet askujt", tha Këlliçi. 

Banorët e pallatit nr 4 në rrugën “Myslym Keta” kundërshtojnë shembjen e pallatit të tyre. Ata janë përplasur ditën e sotme me policinë, e cila po kryen largimin e tyre nga ndërtesa e cila do shembet. Banorët thonë se nuk ka vendim gjykate për prishjen e pallatit dhe se shkalla e vlerësimit për këtë pallat pas tërmetit ka ndryshuar disa herë. Banorët kanë dyshime se pas shembjes së pallatit fshihen interesa të tjera. Ata kanë thënë më tej se nuk është bërë asnjë akt ekspertimi privat që ka nxjerrë pallatin me shkallën e dëmtimit DS2. Prej orës 01:30, banorët e pallatit janë pa ujë dhe drita.

3 VITE ME PARE

Shembja e pallatit të Myslym Keta, banorja: Këto ka ardhur Luljeta Bozdo, tha se ky pallat është i banueshëm

PËRPLASJE tek "Myslym Keta"/ Banorët e pallatit
Gruaja

TIRANË- Një grua në pallatin që pritet të shembet në rrugën Myslym Keta ka deklaruar se vetë Luljeta Bozdo ka deklaruar se pallati është i banueshëm dhe nuk ka probleme. Duke folur për mediat, banorja ka theksuar se shembja e pallatit po bëhet për interesat e veta dhe jo se pallati nuk është i banueshëm.   

"Ka ardhur i ndjeri Agron Hysenbelliaj në çdo familje dhe ka thënë ky pallat nuk ka asgjë, mua tekstualisht më ka thënë do vi të jetojë unë me ty. Si ai si Luljeta Bozdo që sot është parlamentare, sot një vit e gjysëm që është parlamentare ka thënë do e kthen nga DS3 në DS5. Nuk e kuptoj e janë njerëz. Këto e bëjnë për interesat e veta, jo nga tërmeti. Nga shtëpiat nuk dalim," tha një grua. 

Banorët e pallatit nr 4 në rrugën “Myslym Keta” kundërshtojnë shembjen e pallatit. Pallati u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019. Fillimisht atyre u është thënë që pallati ka dëmtime të riparueshme dhe u është thënë të ktheheshin në apartamente të cilat i kanë riparuar. Tani atyre u ka mbërritur një vendim ku u kërkohet që të dalin jashtë pasi do të shembet pallati.

3 VITE ME PARE

PËRPLASJE tek "Myslym Keta"/ Banorët e pallatit kundërshtojnë shembjen, nuk i binden policisë

3 VITE ME PARE

Shembja e pallatit 'Myslym Keta', banori: Nuk ka patur dëmtime nga tërmeti, kanë ndërhyrë në mënyrë joligjore

PËRPLASJE tek "Myslym Keta"/ Banorët e pallatit
Banori

TIRANË- Një banor i pallatit që pritet të shembet te rruga Myslym Keta ka deklaruar se pallati nuk ka pasur asnjë dëmtim nga tërmeti. Duke folur për mediat, banori u shpreh se nga ekspertët janë bërë dy akt konstatime në mënyrë që të merren vetëm masat për riparime dhe jo për shembje. Po ashtu, ai ka theksuar se nga inxhinieri kanë marrë konfirmimin se ky pallat nuk duhet shembur.  

"Janë bërë akt konstatime të pallatit tonë të vitit 2016-2019 pas tërmetit dhe përshkrimi thotë që nuk ka probleme në strukturë. Janë bërë dy akt konstatime të merren masa për riparime. Duke qenë se ky pallat është i përbërë nga tre seksione, aktet e konstatimit janë bërë vecmas për hyrjen e parë dhe vecmas për 8 hyrjet e tjera. Firma e inxhinierit është e ndryshme nga firmat e tjera. Pas inxhinierit, kemi marrë edhe marrë konfirmimin nëse këto pallate janë DS3 që do të thotë që këto pallate nuk shemben dhe nuk duhet bërë akt ekspertize të thelluar, këta në kundërshtim me ligjin kanë kryer akt ekstertimi të thelluar ku në dokumenta shkalla e dëmtimit është DS3," tha banori.

3 VITE ME PARE

Përplasje për shembjen e pallatit në Tiranë, e moshuara nuk largohet nga pallati, qëndron në ballkon

PËRPLASJE tek "Myslym Keta"/ Banorët e pallatit
E moshuara

TIRANË- Kjo është e moshuara e cila nuk lëviz nga ballkoni i pallatit numër 4 në rrugën “Myslym Keta”. Ajo dhe banorët e pallatit kundërshtojnë shembjen e ndërtesës, në të cilën kanë jetuar prej vitesh. Policia dhe zonjat që banojnë aty, iu janë afruar të moshuarës që të largohet nga ballkoni i katit të tretë, pasi godina do shembet. 

Banorët thonë se nuk ka vendim gjykate për prishjen e pallatit dhe se shkalla e vlerësimit për këtë pallat pas tërmetit ka ndryshuar disa herë. Banorët kanë dyshime se pas shembjes së pallatit fshihen interesa të tjera.

3 VITE ME PARE

Do i shembin banesën, e moshuara shpërthen në lot: Ku të shkoj në mes të dimrit (I BIE TË FIKËT)

PËRPLASJE tek "Myslym Keta"/ Banorët e pallatit
E moshuara

TIRANË- E moshuara, banesa e së cilës do shembet pasi u është dhënë një shkresë ku thuhet se pallati do shembet, i ka rënë të fiktë. Mes lotësh, ajo kundershton prishjen e banesës së saj, aty ku ka jetuar për shumë vite. 

'Ku të shkoj tani unë, është mesi i dimrit'- ka thënë e moshuara, e cila u ndje keq, së cilës i ra të fiktë.

Pallati i banorëve të zonë së 'Myslym Ketës' u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019. Fillimisht atyre u është thënë që pallati ka dëmtime të riparueshme dhe u është thënë të ktheheshin në apartamente të cilat i kanë riparuar. Tani atyre u ka mbërritur një vendim ku u kërkohet që të dalin jashtë pasi do të shembet pallati. 

3 VITE ME PARE

U kërkohet të dalin nga banesat, protesta e banorëve në njësinë nr.4: Banesat tona janë të rregullta

PËRPLASJE tek "Myslym Keta"/ Banorët e pallatit
Qytetarja

TIRANË- Ditën e sotme banorët që jetojnë në pallatin nr.4 në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë kanë dalë në protestë pasi u është kërkuar që të largohen nga banesat e tyre, të cilat do prishen. 

Banorët thonë se kjo po bëhet për t’i hapur rruge ndërtimeve të bashkisë pasi shtëpitë ata i kanë riparuar dhe dëmtimet kanë qenë të nivelit Ds3 dhe Ds2. Në këtë nivel dëmtimi banesat duhet të riparohen dhe jo të shkatërrohen.

'Kjo është vetëm për fitimet e tyre. Shtëpinë e kam ashtu që nga koha e tërmetit.'- tha një e moshuar. 

Një tjetër person u shpreh: Këto punë që bëhen këtu nuk bëhen në asnjë vend tjetër.

shembet pallati te myslym keta

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen