LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Reciprociteti i targave/Shënohen incidente në kufirin Kosovë-Serbi, Bislimi nuk lejohet në Beograd

•Vetëm 3 ditë para skadimit të afatit për regjistrimin e makinave të shtetasve serbë që jetojnë në Kosovë me targa RKS kanë nisur retorikat dhe tensionet e para.• Deri tani vetëm 20 qytetarë serbë të Kosovës kanë pranuar targat e Republikës së Kosovës, duke i hequr ato ilegale. • Ndërkohë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, ka paralajmëruar bllokimin e rrugëve në veri të Kosovës, nëse Kosova ndërmerr ndonjë veprim për konfiskimin e makinave me targa serbe. • Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se nëse qeveria e Kosovës vijon me kërcënime atëherë do të përballen me qëndresën demokratike të qytetarëve serbë dhe se qeveria serbe nuk do e lejojë presekutimin e popullit serbë.• Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi ditën e sotme se Serbia po kërcënon me dhunë shtetin e tyre. • Tensionet mes palëve u pasqyruan dhe në anulimin e vizitës zyrtare në Beograd të zëvëndëskryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi. • Bislimi nuk ka mundur të shkojë në Beograd pasi autoritetet serbe nuk i kanë garantuar sigurinë. • Ai shpjegoi se në mes të rrugës i kishte dalë një makinë policie serbe e cila i kishte informuar se për arsye sigurie vizita e tij në Beograd nuk mund të lejohej.• Më 30 shtator 2021, Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshje të përkohshme në Bruksel për çështjen e targave, ku të dy vendet me letër ngjitëse mbulonin simbolet shtetërore në kalimet kufitare të automjeteve në vendet përkatëse. • Besohet se afër 10.000 targa të tilla qarkullojnë në katër komunat në veri të Kosovës, që banohen me shumicë serbe.• Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Kosova dhe Serbia të shmangin tensionet. Po ashtu, Kosovës i është kërkuar që të shtyjë afatin për riregjistrim për 10 muaj.

15 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

"Kërcënimi ishte shpikje e Serbisë", Bislimi flet pasi u kthye në Kosovë: Kjo tregon se ata nuk janë gati për dialog

Reciprociteti i targave/Shënohen incidente në kufirin
Bislimi

KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka folur pasi atij nuk i është lejuar që të vazhdojë rrugën drejt Beogradit ku u shpreh se fakti që Serbia nuk i ofroi siguri në udhëtimin e tij është një sinjal që ajo nuk është e gatshme të punojë në normalizimin e marrëdhënieve.

Në fjalën e tij para gazetarëve Bislimi u shpreh se ai ka paraqitur kërkesës para organeve kompetente dhe ka marrë aprovim për vizitën e tij

“Kemi paraqitur kërkesën para organeve, dhe ka qenë e aprovuar. Në një moment na është thënë se Serbia nuk mund të ofrojë siguri. Që për ne është sinjal, që Serbia nuk është ende e gatshme të punojë drejt normalizimit.  Është e dobët të ofrojë siguri për pjesëmarrësit”, tha ai.

Sipas tij, arsyeja e ndalimit të tij ka qenë diku tjetër, pasi thotë se Kosova ka pasur për qëllim që në Beograd ta jap versionin e tyre mbi zhvillimet për normalizimin e situatës.

“Arsyeja është krejt diku drejt. Ne kemi pasur për qëllim, që Beogradit dhe qytetarëve atje të ju japim versionin e Kosovës mbi zhvillimet që janë në Kosovë dhe drejt normalizimit të situatës. Qytetarët atje janë ekspozuar nga një propagandë shumë e tmerrshme nga qeveria e Serbisë, dhe si duket ka pasur një rezistencë të madhe që të mos e japim versionin tonë”, tha ai.

Më tej Bislimi shpjegoi se mosofrimi i sigurisë nga ana e Serbisë ka pasur mundësi të komunikohet ende pa u nisur për në Beograd.

“85 km para se të mbërrijmë në Beograd. Kjo ka mund të ndodhë edhe këtu që mos ta bëjmë rrugën deri atje. Një veturë e policisë i është bashkuar konvojit, dhe i ka kërkuar konvojit që të vendoset në një pushimore në atë rrugë, dhe i është komunikuar zyrës ndërlodhisë që duhet të kthehemi për shkak të sigurisë. Unë nuk kam dalë nga vetura, por s’kam pasur ndonjë vërejtje apo ankese nga ana e zyrës ndërlidhëse. Ne nuk jemi ndier të kërcënuar, ne do ta vazhdonim rrugën, por nuk mund ta vazhdonim para vlerësimit të autoriteteve”, tha Bislimi.

Bislimi do të merrte pjesë në një konferencë në Beograd, ndërkaq është kthyer prapa disa dhjetëra kilometra para se të mbërrinte në Beograd.

3 VITE ME PARE

Detaje për kthimin e Bislimit nga Serbia, Janjiç: Provokimet filluan në Merdar, tani e kuptoj sa e rëndë është situata

Reciprociteti i targave/Shënohen incidente në kufirin
Bislimi

SERBI- Dushan Janjiç, drejtor i Forumit për Marrëdhënie Etnike, ka folur sot për ftesën e bërë ndaj zëvendëskryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi për konferencë e organizuar nga ai në Beograd dhe kthimin e tij në Kosovë.

Sipas Danas, Janjiç theksoi se çdo gjë që duhet bërë sipas Marrëveshjes së Brukselit dhe ligjeve serbe është marrë parasysh për mbajtjen e këtij manifestimi, i cili po përgatitej që nga prilli, duke theksuar se është shtyrë për shkak të rrethanave.

"Në Merdar është bërë një shqyrtim nëse ky takim është regjistruar," tha drejtori i Forumit të lartpërmendur.

Janjiç tha se Forumi për Marrëdhënie Etnike asnjëherë nuk ka njoftuar askënd për tubimet dhe ka pritur miratimin, si dhe se në takimin diplomatik janë ftuar deputetë, si dhe drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviç. 

“Natyrisht, zyrtari ndërlidhës për Kosovën i ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm në komunikim me Forumin si organizator, Qeverinë e Kosovës dhe Serbinë dhe përfaqësuesin e Lajçakut," thotë Janjiç.

Ai tha se vetëm sot e ka kuptuar se sa e rëndë është situata dhe se “po zgjedh mes luftës dhe paqes”, duke theksuar se këtë e kuptoi pas ngjarjes me Bislimin dhe deklaratave të sotme të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

"Unë me të vërtetë mendoj se dërgon një mesazh të keq për qytetarët e Serbisë, se një pajisje kaq e shtrenjtë nuk mund të garantojë sigurinë e njeriut që erdhi të flasë për perspektivën evropiane të rajonit," -shtoi ai.

Ai ka kujtuar se Edi Rama ka folur në një tubim të tillë në vitin 2014 dhe ka besuar se edhe Bislimi do të lejohej të ishte dikush që do të krijojë kontakte me publikun.

“Qeveria serbe nuk është në dijeni të momentit dhe po nxiton në rrënim, sepse ky ishte momenti për të bërë një gjest politik dhe për të konfirmuar të gjitha fjalët e presidentit të Serbisë që tha se është për paqe. Fatkeqësisht, është vërtetuar se këtu është më i fortë “shteti i thellë” dhe se ata që janë për luftë janë më të fortë," thotë ai.

Janjiç, i pyetur nga Danas se çfarë pret të ndodhë më 1 nëntor, kur skadon afati për riregjistrim më të favorshëm të automjeteve, pas së cilës Qeveria e Kosovës njoftoi konfiskimin e automjeteve që nuk kanë targa RKS, dhe duke marrë parasysh Njoftimi i Listës Serbe se do të ndërtojnë barrikada nëse automjeti konfiskohet, ai thotë se nuk pret konflikt të armatosur.

"Një lëvizje marketingu ndodhi sot. Nuk do të ketë stuhi, por duhet të tregohet se ka rrezik," vlerëson Janjiç, duke iu referuar deklaratave të mëparshme të Vuçiçit se Kurti po përgatit një “Stuhi të re”, duke shtuar se kjo lëvizje marketingu ka të bëjë vetëm me këtë.

Ai shton se në barrikada më 31 korrik, kur kishte skaduar afati i fundit për reciprocitetin e Prishtinës, ka pasur uniforma dhe jo qytetarë të thjeshtë dhe vëren se për këtë arsye është i shqetësuar si qytetar.

3 VITE ME PARE

Reciprociteti Kosovë-Serbi/ Hill: Jemi të zhgjënyer dhe shqetësuar që Kurti nuk e shtyu afatin për targat

Reciprociteti i targave/Shënohen incidente në kufirin
Hill

SERBI- Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill tha se është i zhgënjyer dhe i shqetësuar nga vendimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për të mos zgjatur afatin për riregjistrimin e automjeteve me targa serbe, pavarësisht thirrjeve nga SHBA dhe BE.

Sipas Danas, Hill u shpreh se SHBA së bashku me partnerët ndërkombëtarë ka kërkuar vazhdimisht nga qeveria e Kosovës që të shtyjë afatin e zbatimit për rigjestrimin e targave.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së bashke më partnerët e saj ndërkombëtarë, ka kërkuar vazhdimisht nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë afatin për zbatimin e riregjistrimit të veturave. Jemi të zhgënjyer dhe të shqetësuar për refuzimin e Qeverisë së Kosovës që t’i pranojë kërkesat dhe këshillën e partnerëve të saj më të afërt ndërkombëtarë, për këtë çështje”, ka thënë Hill.

Ambasadori theksoi se mirëpret vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbinë, nën ndërmjetësimin e Brukselit dhe u ka bërë ftesë të dy palëve të vazhdojnë të marrin pjesë në dialog.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, më herët u bëri thirrje autoriteteve të Prishtinës që të shtyjnë afatin. Ai ritheksoi se SHBA-ja e përkrah plotësisht iniciativën franko-gjermane për dialog ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, duke thënë se pret momentin kur publiku të njihet zyrtarisht me të.

3 VITE ME PARE

"Më ndaluan në hyrje të Beogradit", Bislimi rrëfen se si u kthye pas nga policia serbe

Reciprociteti i targave/Shënohen incidente në kufirin
Bislimi

KOSOVË- Zëvendës kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, ka folur rreth anulimit të vizitës së tij në Beograd ku do të merrte pjesë në një konferencë.

Bislimi shpjegoi se atij nuk i është lejuar që të vijojë rrugën drejt Beogradit, edhe pse kërkesa për vizitë ishte bërë para një jave dhe ishte aprovuar.

Numri 2 i qeverisë shpjegoi se në mes të rrugës i kishte dalë një makinë policie serbe e cila i kishte informuar se për arsye sigurie vizita e tij në Beograd nuk mund të lejohej.

“Ne kemi bërë kërkesën për vizitë para një jave. Vizita është aprovuar. Kemi kaluar kufirin. Jemi afruar deri te Beogradi. Tek aty na ka dalë një veturë tjetër e policisë që na ka ndalë e ka thënë se për arsye të sigurisë s’mund të bëhet. Po del se është krejt manipulim… Doli një veturë shtesë, ka dalë konvoji dhe ka kërkuar të kthehemi se gjoja ka probleme për siguri. Ka thënë se po kërcënohet siguria”,-u shpreh Bislimi.

Ditën e djeshme zyra e kryeministrisë njoftoi se Bislimi ishte i ftuar në konferencë ku do të fliste për “Kosovën dhe Përspektivën Evropiane të Rajonit”.  Dushan Janjiq, organizator i konferencës në të cilën ishte i ftuar Bislimi, i cili tha se nr 2 të qeverisë i është dashur të kthehet në Kosovë pasi autoritetet serbe nuk i kanë garantuar sigurinë.

3 VITE ME PARE

Anulohet vizita në Beograd, Besnik Bislimi kthehet në Kosovë, autoritetet serbe nuk i garantojnë sigurinë

Reciprociteti i targave/Shënohen incidente në kufirin
Bislimi

SERBI- Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi nuk ka mundur të shkojë në Beograd ditën e sotme ku do të merrte pjesë në një konferencë dyditore.

Lajmin e ka konfirmuar Dushan Janjiq, organizator i konferencës në të cilën ishte i ftuar Bislimi, i cili tha se nr 2 të qeverisë i është dashur të kthehet në Kosovë pasi autoritetet serbe nuk i kanë garantuar sigurinë.

Janjiq ka konfirmuar se Bislimi edhe zyrtarisht ka anuluar pjesëmarrjen derisa ka shtuar se po përgatitin edhe një konferencë për media lidhur me këtë çështje.

Ai është duke u kthyer në Merdare”, ka thënë Janjiq për Express.

Ditën e djeshme zyra e kryeministrisë njoftoi se Bislimi ishte i ftuar në konferencë ku do të fliste për “Kosovën dhe Përspektivën Evropiane të Rajonit”.

“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, merr pjesë në Beograd, ditën e enjte në konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, në tryezën e diskutimit “Dialogu Diplomatik”, me temë “Kosova dhe Perspektiva Evropiane e Rajonit”, me fillim nga ora 17:00”, thuhej në njoftimin e ZKM-së.

Sipas njoftimit të qeverisë, Bislimi ishte parashikuar të qëndronte në Beograd edhe ditën e premte, ku do të diskutonte për raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

3 VITE ME PARE

BE: Po punojmë për gjetjen e një zgjidhjeje për targat

Reciprociteti i targave/Shënohen incidente në kufirin
Flamujt e Bashkimit Europian

BRUKSEL- Bashkimi Evropian edhe një herë ka përsëritur thirrjen ndaj Kosovës dhe Serbisë që në ditët në vijim të përmbahen nga veprimet, të cilat mund të çojnë deri te përshkallëzimi i situatës dhe se blloku evropian me partnerët po vazhdon intensivisht punën për të gjetur një zgjidhje për çështjen e targave.

Kështu deklaroi për mediat Peter Stano, zëdhënës i BE-së për çështje të jashtme dhe të sigurisë.

“Disa herë në të kaluarën kemi thënë se është me rëndësi të jashtëzakonshme që të parandalohet çfarëdo tensionimi, i cili mund të çojë deri te përshkallëzimi i situatës. Ajo për të cilën më së paku kanë nevojë Serbia e Kosova në këtë moment është të ketë më shumë tensione. Ato kanë nevojë për më shumë progres në mënyrë që ta çojnë dialogun përpara. Siç kemi thënë, [ato] duhet të punojnë drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse në dialog për normalizimin e raporteve. Ne po punojmë me partnerët tanë, jo vetëm ne si BE, por edhe partnerët tjerë, si dhe me autoritetet e Kosovës dhe Serbisë në mënyrë që të parandalohet çfarëdo shkëndije e përshkallëzimit të situatës”, tha Stano më 27 tetor.

Ky qëndrim i BE-së vjen disa orë pasi nga Lista Serbe - partia kryesore e serbëve në Kosovë - dhe Serbia paralajmëruan për vendosjen e barrikadave, nëse Kosova, pas 31 tetorit do të konfiskojë targat apo makinat e serbëve. Qeveria e Kosovës ka thënë se nga 1 shtatori deri më 31 tetor, qytetarët serbë që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia - që Prishtina i konsideron ilegale - duhet 'i konvertojnë në RKS- Republika e Kosovës. Pas 31 tetorit, Kosova ka deklaruar se këto makina - që vlerësohet se janë afër 10.000 - nuk do të lejohen të qarkullojnë në territorin e shtetit, e as të kalojnë kufirin.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha më 27 tetor se kur bëhet fjalë për targat, Kosova po respekton ligjin dhe Sebia po kërcënon me mjete antiligjore. Sipas zëdhënësit të BE-së, Stano, tensionet do të ishin në kundërshtim me interesat e njerëzve dhe të dyja palëve, Kosovës dhe Serbisë.

“Ato kanë shprehur si prioritet afrimin me BE-në dhe me krijimin e tensioneve, me pamundësinë për t’i zgjidhur çështjet, duke mos folur me njëra-tjetrën, duke mos pasur gatishmëri për kompromis, ju nuk i arrini këto qëllime dhe e dëmtoni popullin tuaj. Pra, mesazhi ynë është i njëjti, duhet të jemi konstruktivë dhe të gjejmë zgjidhje për të gjitha çështjet e hapura dhe të përmbahemi nga veprimet e njëanshme që çojnë deri te përshkallëzimi. Kemi nevojë për të kundërtën, për ulje të tensioneve dhe progres”, është shprehur zëdhënësi i Bashkimit Evropian.

Duke u përgjigjur në pyetjen se a është pajtuar tashmë BE-ja se nuk do të ketë shtyrje të afatit për zëvendësimin e targave, ky zëdhënës ka thënë se BE-ja po vazhdon të punojë në këtë drejtim dhe se kanë mbetur akoma edhe disa ditë për këtë gjë.

“Ne nuk dorëzohemi dhe gjithmonë jemi të angazhuar në emër të njerëzve në terren. BE-ja mbetet e angazhuar dhe ky është roli i përfaqësuesit të Lartë, Josep Borrell dhe ai i të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak. Ata janë të angazhuar intensivisht në kërkim të zgjidhjes për çështje, për të cilën nuk ka pasur zgjidhje deri tash. Por, kemi akoma edhe disa ditë deri më 31 tetor. Ne po punojmë me partnerët tanë për të gjetur zgjidhje dhe për të parandaluar situatën, në të cilën do të kishim eskalim të panevojshëm të ri, apo, Zoti mos e dhëntë, shpërthim të situatës”, ka thënë zëdhënësi i BE-së.

BE-ja edhe të enjten ka përsëritur qëndrimin rreth targave duke thënë në një anë se Kosova ka të drejtë legjitime për vendimin e saj për t’i ndërruar ato, por edhe duke kërkuar shtyrjen e afatit për dhjetë muaj shtesë.

“Bashkimi Evropian ka qenë gjithmonë i qartë. Vendimi i Kosovës për të ndërruar tabelat e regjistrimit është legjitim. Megjithatë, sipas marrëveshjes nga dialogu që ka të bëjë me lirinë e lëvizjes, të arritur më 2011 dhe 2016, është me rëndësi që të sigurohet kohë e mjaftueshme për zbatimin e këtij plani, dhe që ai të përgatitet dhe zbatohet në konsultime të afërta me qytetarët, ndaj të cilëve ka ndikim, dhe në përputhje me praktikat e mira evropiane”, ka theksuar Stano.

“Konkluzat për lirinë e lëvizjes nga viti 2016 përfshin një afat kohor për riregjistrim, i cili duhet të ketë edhe udhëzime. Prandaj ne, në bazë të këtij procesi i kemi rekomanduar Qeverisë së Kosovës që të vendosë një afat kohor prej 12 muajsh për riregjistrim. Sipas të njëjtës logjikë, tash kërkojmë nga Qeveria e Kosovës të shtyjë afatin e tashëm edhe për 10 muaj”, thuhet në përgjigjen e Bashkimit Evropian.

Sipas zëdhënësit të BE-së, një shtyrje e tillë do të mundësonte një fushatë informimi më përfshirëse dhe konsultime me qytetarët përkatës. Kjo do t’i mundësonte Kosovës që t’ua lehtësojë serbëve të Kosovës në veri marrjen e kartave të identitetit dhe patentë-shoferëve të Kosovës.

“Çfarëdo përshkallëzimi i tensioneve dhe dhune potenciale në veri të Kosovë duhet të evitohet. Kjo ka rëndësi të veçantë në kontekstin momental gjeopolitik, në kontekstin e ruajtjes së stabilitetit në rajon”, thuhet nga BE-ja.

BE-ja, por edhe Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga Kosova që të shtyjë afatin për riregjistrim. I dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar më 26 tetor se Prishtina ende nuk i është përgjigjur kësaj kërkese.

Marrë nga REL

3 VITE ME PARE

Reciprociteti me targat/ Çfarë po ndodh në veri te Kosovës? Shënohen 3 incidente

Reciprociteti i targave/Shënohen incidente në kufirin
Foto ilustruese

KOSOVË- Ministria e Punëve të Brendshme tha se që nga 1 shtatori, në veri të Kosovës janë regjistruar tri raste të djegies së veturave apo të pronës së qytetarëve që kanë konvertuar targat e tyre nga ato që lëshohen nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës.

Në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë, zëdhënësja e MPB-së, Nora Fetoshi, tha se Serbia dhe strukturat “ilegale” në veri, po tentojnë të frikësojnë qytetarët, që po i konvertojnë targat.

“Propaganda e krerëve të shtetit serb, përfshirë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe veprimet e strukturave ilegale ekstremiste e grupeve kriminale janë të koordinuara dhe në shërbim të njëra-tjetrës drejt qëllim të frikësimit të qytetarëve tanë në veri”, tha Fetoshi. Ajo shtoi se deri më tani janë riregjistruar 20 vetura, përfshirë edhe një veturë që u dogj më 26 tetor në veri të Kosovës. Sipas MPB-së, një rreshteri të Policisë së Kosovës në veri, që konvertoi targat, në orët e mbrëmjes iu sulmua shtëpia dhe iu dogj një pjesë e saj.

Në Zveçan, një qytetarit serb, sipas MPB-së, iu dogj një depo, pasi ai kishte riregjistruar veturën e djalit të tij, dhe po ashtu një banori në komunat në veri, pas riregjistrimit të veturës, mbrëmë iu dogj vetura. Kjo ministri fajësoi “grupet ilegale ekstremiste” për këto incidente, pa specifikuar se për cilat grupe bëhet fjalë.

“Këto grupe ilegale ekstremiste tashmë nuk kufizohen vetëm në shkelje të sovranitetit në veri, por ata shtypin qytetarët dhe vullnetin e tyre dhe kjo është bërë pengesë për jetën e përditshme të qytetarëve tanë atje, të cilët çfarëdo pajtueshmërie të qytetarëve për t’u legalizuar në jetën e përditshme i përgjigjen me presione, kërcënime, dhunë dhe sulme”, tha Fetoshi nga MPB.

Për djegiet e pronave të serbëve që po i riregjistrojnë makinat e tyre, edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, fajin ua ka lënë “strukturave ilegale”. Gjatë një konference për media në Prishtinë më 27 tetor, Osmani tha se serbët po “frikësohen” në mënyrë që të mos i marrin targat RKS.

“Ka një kohë të gjatë që qytetarëve serbë që po respektojnë dhe zbatojnë ligjet, që po i ndërrojnë targat, si rezultat i kësaj po u digjen shtëpitë dhe makinat. Të gjitha këto veprime të strukturave ilegale dëshmojnë se kjo në esencë është çështje e sundimit të ligjit”, tha Osmani.

Qeveria e Kosovës ka thënë se nga 1 shtatori deri më 31 tetor, qytetarët serbë në veri të Kosovës, mund të riregjistrojnë veturat e tyre në RKS. Besohet se afër 10.000 makina qarkullojnë në veri të Kosovës, e të cilat kanë targa të lëshuara nga Serbia me akronime serbe të qyteteve të Kosovës – sikurse KM, PR, PZ e të ngjashme. Qeveria e Kosovës ka thënë se pas 31 tetorit këto makina nuk do të mund të qarkullojnë e as të kalojnë kufirin. Por, nga Lista Serbe - partia kryesore e serbëve në Kosovë - dhe nga Serbia më 27 tetor kanë paralajmëruar për barrikada nëse Kosova konfiskon makinat apo targat e serbëve.

Marrë nga REL

3 VITE ME PARE

Vuçiç: Nëse Kosova vijon me kërcënime, serbët do rezistojnë

Reciprociteti i targave/Shënohen incidente në kufirin
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka folur pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare ku është shprehur i gatshëm për të vijuar bisedimet me Kosovën. Mirëpo, ai tha se nëse qeveria e Kosovës vijon me kërcënime atëherë do të përballen me qëndresën demokratike të qytetarëve serbë dhe se qeveria serbe nuk do e lejojë presekutimin e popullit serbë. Në një deklaratë për mediat Vuçiç tha se është njohur me kërkesat e përfaqësuesve të listës serbe dhe vështirësitë me të cilat ata po hasen në prag të skadimit të ultimatumit të dhënë nga qeveria e Kosovës për regjistrimin e mjeteve, shkruan Euronews Serbia.

“Plani i tyre (i Kosovës) është që ato vetura të lëshojnë (Kosovën) duke mos lejuar që të kthehen në territorin e Kosovës”, tha ai.

Vuçiç tha se ky nuk është momenti i duhur për një veprim të tillë nga ana e qeverisë së Kosovës pasi jo të gjithë qytetarët serbë që jetojnë në Veri janë pajisur me targa RKS. Ai tha se Prishtina në vend që të tregojë qëndrueshmëri vijon me kërcënime duke kërcënuar kështu stabilitetin dhe mbijetesën e popullit serb në Kosovë. 

"Pra, nuk do të ketë 17 mars, as veprime të ngjashme kundër popullit serb”, tha Vuçiç.

Kryeministri i kosovës, Albin Kurti pavarësisht thirrjeve dhe të ndërkombëtarëve është i vendosur që mos të ketë shtyrje të reciprocidentit. Nga ana tjetër i delegguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar ka kërkuar nga qeveria e Kosovës një shtyrje të paktën dhe me 11 muaj në mënyrë që të mos ketë trazira që dëmtojnë dialogun e arritur deri më tani.

3 VITE ME PARE

Policia e Kosovës aksion në Veri në prag të trazirave të mundshme, arrestohet një serb, i gjenden granata, armë dhe pajisje luftarake

Reciprociteti i targave/Shënohen incidente në kufirin
Granatat e sekuestruara

KOSOVË- Njësia anti-drogë e Policisë së Kosovës ka zhvilluar një operacion policior në veri të vendit. Në sajë të operacionit është bërë i mundur arrestimi i një shtetasi serb identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, të cilit iu gjenden në banesë municione luftarake në banesë.

Reciprociteti i targave/Shënohen incidente në kufirin
Paratë e sekuestruara

Policia bën me dije se u gjetëbn dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale katër granata dore, rreth 12 mijë euro, një armë automatike të llojit AK47 me 200 fishekë dhe lloje të ndryshme të municionit, radiolidhje e pajisje të tjera që mund të përdoren në trazira të mundshme duke marrë parasysh dhe paralajmërimet e fundit të bëra nga zyrtarët e lartë serb ditën e sotme. 

Reciprociteti i targave/Shënohen incidente në kufirin
Arma e sekuestruar

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Bredshëm Xhelal Sveçla. Në një postim në facebook ai dha dhe detajet nga operacioni i Policisë. 

“Në Leshak të Komunës së Leposaviqit, me dyshimin për narkotikë, Njësia e Antidrogës sot ka bastisur një lokacion me ç’rast ka sekuestruar 4 granata dore, rreth 12.000 euro, 1 armë automatike të llojit AK47 me 200 fishekë dhe lloje të ndryshme të municionit, radiolidhje e pajisje të tjera ndihmëse për trazira. Këto dhe pajisje të tjera dyshohet të jenë pjesë e aktiviteteve të ndryshme ilegale dhe kriminale, dhe deri më tash është arrestuar 1 person i nacionalitetit serb në ndërkohë aksioni është duke vazhduar”, shkruan Sveçla.

3 VITE ME PARE

Djegia e veturave në veri të Kosovës, Osmani: Jemi në luftë kundër bandave, presim përkrahje

Reciprociteti i targave/Shënohen incidente në kufirin
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, reagoi ashpër ndaj djegies së veturave në veriun e vendit. Në një konferencë të përbashkët me presidenten e Komisionit Europian, Osmani tha se Kosova është në luftë kundër bandave, duke aluduar strukturat ilegale në veri.

Pakica që nuk i ka konvertuar targat, është për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme. Lufta jonë është kundër bandave. Në luftën tonë për sundim të ligjit, presim të kemi përkrahje të aleatëve tanë”, tha Osmani. 

Ndërsa Von Der Leyen u shpreh se veprimet e tilla po bëhen nga persona që janë në listën e zezë të Amerikës.

“Sa i përket targave, tema që duhet të diskutohet sot është pak më ndryshe. Qytetarëve serbë që po e zbatojnë ligjin, po i konvertojnë targat në RKS, po iu djegen shtëpitë, makinat. Rasti i fundit ka ndodhur mbrëmë. Të gjitha këto veprime të strukturave ilegale e kriminale të personave që janë në listën e zezë të Amerikës, janë temë e sundimit të ligjit. Kosova është konfirmuar si shtet me më së shumti reforma në Evropë, dhe reformuesi i dytë në botë. Kjo tregon që veprimet tona kanë qenë të drejta. Asesi kundër qytetarëve serbë. Por vetë fakti që 90% të serbëve i përdorin targat legale, është dëshmi që ky vendim nuk është kundër qytetarëve serbë”, theksoi presidentja e vendit.

Këto komente vijnë pas djegieve që iu janë bërë dy makinave që kanë konvertuar targat RKS.

3 VITE ME PARE

'Serbia kërcënon me dhunë'/ Osmani: Skenaret ruse nuk do gjejnë vend në Kosovë

Reciprociteti i targave/Shënohen incidente në kufirin
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi ditën e sotme se Serbia po kërcënon me dhunë shtetin e tyre. Në një konferencë të përbashkët me presidenten e Komisionit Europian, Osmani tha se po përdoren skenare nga më të ndryshmet. 

'Serbia është shtet që kërcënon me masa antiligjore pse Kosova po zbaton ligjin, kërcënon me dhunë. Kjo është ajo piktura që ne po kërkojmë. Ajo që ne po bëjmë është të zbatojmë ligjin, si rezultat i kësaj, Serbia po kërcënon me dhunë, ne do punojmë që këto skenare ruse të mos gjejnë vend në vendin tonë. Duhet ta mbrojmë paqen.'- tha Osmani. 

3 VITE ME PARE

Kishte konvertuar targat në RKS, digjet makina e qytetarit serb në Kosovë

Reciprociteti i targave/Shënohen incidente në kufirin
Digjet makina

KOSOVË- Mjeti i një qytetari serb, i llojit “Volkswagen” me targa '02 – 626 – FL', është djegur mbrëmjen e djeshme rreth mesnatës në Leposaviç. KosovaPress bën të ditur se ngjarja ishte e qëllimshme, pasi mjetit sapo  ishte bërë konvertimi i targave RKS.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviç. Po ashtu, dy ditë më parë në Leposaviç është djegur edhe mjeti i një efektivi policie nga nacionaliteti serb.

Djegia e makinës vjen pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave ilegale në RKS. Qytetarët e komunitetit serbë që i kanë konvertuar targat janë përballur me skena të dhunshme, duke ua djegur automjetet.

3 VITE ME PARE

Pas takimit me Vuçiç, kryetari i Listës Serbe paralajmëron bllokimin e rrugëve në veri të Kosovës

Reciprociteti i targave/Shënohen incidente në kufirin
Përfaqësuesve të Listës Serbe dhe presidentI I Serbisë, Aleksandër Vuçiç

KOSOVË- Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, ka paralajmëruar bllokimin e rrugëve në veri të Kosovës, nëse Kosova ndërmerr ndonjë veprim për konfiskimin e makinave me targa serbe. Kështu tha ai pas takimit të Listës Serbe me presidentin e Serbisë, Aleksandçr Vuçiç, në Beograd.

“Nëse Prishtina fillon me dhunë, me ndonjë veprim lidhur me konfiskimin e automjeteve, ne do të bllokojmë të gjitha vendkalimet dhe hyrjet nga veriu drejt Kosovës qendrore”, tha Rakiq në një konferencë për media në Beograd.

Rakiç tha se presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i është thënë se nëse “Forcat e Sigurisë së Kosovës, njësitë speciale të policisë apo dikush tjetër fillon të konfiskojë pronën tonë dhe prona tona janë pikërisht targat që janë arsyeja e takimit, ne do të përdorim të gjitha mjetet në mënyrë demokratike dhe paqësore, për të rezistuar dhe do të jetë rezistenca e popullit”.

“Kur themi rezistencë paqësore demokratike të popullit, ne me të vërtetë atë e duam, por nuk e di se në çfarë do të shndërrohet e gjitha dhe si do të zhvillohet situata në terren”.

"As unë nuk e di dhe askush nga ne që jetojmë atje poshtë se në çfarë do të shndërrohet situata nëse dikush me dhunë fillon të na marrë pronën”, shtoi ai.

Takimi mes përfaqësuesve të Listës Serbe dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vjen pesë ditë para se të skadojë afati për riregjistrimin e makinave në Kosovë. Pas këtij takimi, Serbia do të mbajë mbledhjen e Sigurisë Kombëtare. Pas këtij takimi, Vuçiq pritet të deklarohet për mediat. Që nga 1 shtatori, Kosova ka nisur procesin për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia, në ato RKS- Republika e Kosovës. Pas 31 tetorit, Qeveria e Kosovës ka thënë se makinat me targa serbe nuk do të lejohen që të qarkullojnë në territorin e shtetit.

Targat me akronime serbe për qytetet e Kosovës – sikurse KM, PZ, PR e të ngjashme – konsiderohen ilegale nga Qeveria e Kosovës.

Besohet se afër 10.000 targa të tilla qarkullojnë në katër komunat në veri të Kosovës, që banohen me shumicë serbe. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Kosova dhe Serbia të shmangin tensionet. Po ashtu, Kosovës i është kërkuar që të shtyjë afatin për riregjistrim për 10 muaj.

Nga Ambasada amerikane në Prishtinë, i thanë REL-it më 26 tetor, se synojnë që vendimi i Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e të zbatohet në mënyrë paqësore, dhe të mos kontribuojë në rritje të tensioneve.

“Megjithatë, ne kemi kërkuar, bashkë me partnerët tanë ndërkombëtarë, një shtyrje dhjetëmujore për zbatim të vendimit”, është thënë në përgjigjen e Ambasadës.

Ndërkaq, i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar për Zërin e Amerikës se autoritet në Kosovë ende nuk janë përgjigjur lidhur me kërkesën për shtyrje të riregjistrimit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar më 25 tetor se Kosova merr seriozisht sugjerimet e aleatëve ndërkombëtarë lidhur me shtyrjen e zbatimit të vendimit për targat.

“Përveç se duam të respektohet rendi dhe ligji, gjithashtu jemi të kujdesshëm që të mos rrezikohet paqja dhe siguria. Andaj edhe kur partnerët, aleatët, miqtë tanë ndërkombëtar na japin sugjerime, ne ato i marrim shumë seriozisht dhe i analizojmë me kujdes”, ka deklaruar Kurti.

Më 31 korrik dhe 1 gusht serbët lokalë në veri të Kosovës kanë vendosur barrikada si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatim të dy vendimeve: për targat e makinave dhe dokumentet serbe. Vendimi për zbatim të këtyre dy vendimeve është shtyrë për 1 shtator, edhe me kërkesë të mekanizmave ndërkombëtarë. Ndërkohë është arritur marrëveshje për dokumentet për hyrje/dalje.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog për normalizimin e raporteve që nga viti 2011. Procesi i bisedimeve, që ndërmjetësohet nga BE-ja, pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme. Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”.

Marrë nga REL

3 VITE ME PARE

Zëvendëskryeministri i Kosovës viziton Beogradin, e shoqëron këshilltari me pasaportë shqiptare

Reciprociteti i targave/Shënohen incidente në kufirin
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi

KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi do të udhëtojë nesër drejt Beogradit duke u bërë kështu një prej zyrtarëve më të lartë të shtetit të Kosovës, që viziton Serbinë, që nga fundi i luftës. Lajmi është bërë me dije nga mediat e Kosovës që citojnë zyrën e Kryeministrisë.

Sipas njoftimit, Bislimi nesër merr pjesë në një konferencë në Beograd, në tryezën e diskutimit “Dialogu Diplomatik”, me temë “Kosova dhe Perspektiva Evropiane e Rajonit”.

“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, merr pjesë në Beograd, ditën e enjte në konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, në tryezën e diskutimit “Dialogu Diplomatik”, me temë “Kosova dhe Perspektiva Evropiane e Rajonit”, me fillim nga ora 17:00,”- thuhet në njoftim.

Zëvendëskryeministri Bislimi do të hyjë në Serbi përmes pikës kufitare të Merdarës, ndërsa do të jetë i shoqëruar nga dy këshilltarët e tij, Sebastien Gricourt dhe Klisman Kadiu. Sebastien Gricourt është këshilltar i jashtëm i Bislimit, kurse Kadiu ka pasaportë shqiptare.

Bislimi do të qëndrojë në Beograd edhe ditën e premte për të diskutuar në lidhje me raportet mes Kosovës e Serbisë, por nuk dihet se me cilët zyrtarë do të ketë bisedime.

3 VITE ME PARE

Marrëveshja Kosovë-Serbi për reciprocitetin, vetëm 20 serbë pranojnë targat RKS

Reciprociteti i targave/Shënohen incidente në kufirin
Makina

KOSOVA- Vetëm 20 qytetarë serbë të Kosovës kanë pranuar targat e Republikës së Kosovës, duke i hequr ato ilegale. Këshilltarja e ministrit të Punëve të Brendshme, Nora Fetoshi ka theksuar se regjistrimi i veturave ka vazhduar edhe sot dhe “gjithsej 20 vetura i kanë konvertuar targat ilegale në targa RKS”.

Në një postim në Facebook, Fetoshi u ka bërë thirrje qytetarëve që vazhdojnë t’i përgjigjen thirrjes për të regjistruar veturat e tyre, pa marrë parasysh vendbanimin, duke përfituar kështu nga lirimet tatimore e doganore, të cilat arrijnë vlerën deri në 5 mijë euro.

“Regjistrimi i veturave ka vazhduar edhe sot. Gjithsej 20 vetura i kanë konvertuar targat ilegale në targa RKS, prej të cilave 5 vetëm në 3 ditët e fundit. Interesimi i qytetarëve asnjëherë nuk ka munguar, që nga dita e parë. Së fundmi, edhe një tjetër qytetar, banor i komunave në veri, ka bërë regjistrimin e veturës së tij. Të gjitha Qendrat e Regjistrimit Civil janë në dispozicion andaj ftojmë qytetarët që të vazhdojnë t’i përgjigjen thirrjes për të regjistruar veturat e tyre, pa marrë parasysh vendbanimin duke përfituar kështu nga lirimet tatimore e doganore të cilat arrijnë vlerën deri në 5 mijë euro”, ka shkruar Fetoshi.

Më 30 shtator 2021, Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshje të përkohshme në Bruksel për çështjen e targave, ku të dy vendet me letër ngjitëse mbulonin simbolet shtetërore në kalimet kufitare të automjeteve në vendet përkatëse. Marrëveshja pasoi pas vendimit të Qeverisë së Kosovës më 20 shtator për reciprocitet të targave me Serbinë. Me këtë masë çdo automjet i Serbisë për të hyrë në Kosovë duhej të merrte targa provuese të cilat ishin valide për 60 ditë dhe kushtonin pesë euro, ashtu sikurse qytetarët e Kosovës kur hynin në Serbi paguanin për targa provuese me validitet 60-ditësh.

reciprociteti i targave besnik bislimi aleksander vucic albin kurti

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë