E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
• Pesë diplomatë të Perëndimit kanë nisur sot vizitat në Kosovë dhe Serbi, me një qëllim kryesor, ringjalljen e dialogut mes dy vendeve. • Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka pritur në një takim që zgjati rreth dy orë, të dërguarin e BE-së Miroslav Lajçak, të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe zyrtarët e lartë nga Franca, Emanuel Bonne, Gjermania, Jens Plotner dhe Italia, Francesco Talo. •Pas takimit, Miroslav Lajçak tha se Kosova duhet të nisë me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndryshe nuk do të këtë progres drejt rrugës evropiane. •Lajcak konfirmoi se në Kosovë kanë ardhur me një plan që e diskutuan me kryeministrin Kurti dhe gjithashtu do të diskutohet dhe me Vuçiç. • Pas takimit me pesëshen e diplomatëve në Beograd, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha se ishte takim i vështirë. • Vuçiç tha se pret takime të rëndësishme në Bruksel në ditët e ardhshme.
13 artikuj për këtë temë.
KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka komentuar vizitën e përfaqësuesve të lartë të BE-së dhe SHBA-së në Kosovë. Rohde në profilin e tij në platformën “X”, ka shkruar se kjo vizitë tregon anagzhimin për një zgjidhje të qëndrueshme.
“Mbledhja e sotme e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesve nga Gjermania, Franca, Shtetet e Bashkuara dhe Italia, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, nënvizon angazhimin e palodhshëm për zgjidhje të qëndrueshme dhe në këtë mënyrë përshpejtimin e integrimit të plotë në familjen euroatlantike”, ka shkruar ai.
Today's meeting of ???????? EUSR @MiroslavLajcak and the 4 NSAs from ???????????????????????????????? together with PM @albinkurti underscores???????????????????????????????????????? tireless commitment for sustainable solutions and thus speed up ???????? full integration into the Euro-Atlantic family. pic.twitter.com/hTFO2zoXCx
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) October 21, 2023
Pas takimit që ka pasur me emisarët është deklaruar edhe kryeministri Albin Kurti. Kurti ka thënë se në takimin me emisarët ka theksuar se pas sulmit terrorist siguria e kufirit të Kosovës është prioritet. Kryeministri ka njoftuar se pesëshja e emisarëve ka prezantuar planin e tyre të ri për të ecur para. I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak në një deklaratë për media pas takimit me Kurtin tha se BE-ja e ka një plan se si të vazhdohet me procesin e dialogut.
SERBI- Përfaqësuesi Special i Bashkimit Europian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka zbardhur detaje pas takimit me presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Ai bën me dije se temë e takimit ishte përparimi i zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes vendeve.
Gjithashtu ai ka theksuar se Beogradi dhe Prishtina duhet të punojnë në drejtim të dialogut dhe se liderët e të dy vendeve kanë përgjegjësi për qytetarët.
“Duam ta bëjmë të qartë se dënojmë fuqishëm sulmin ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator. Të gjitha autorët e sulmit duhet të vendosen para drejtësisë. Presim bashkëpunim të plotë të Serbisë në këtë drejtim”, ka thënë ndër të tjera Lajçak.
Sulmi në Banjskë
Më 24 shtator, një grup i armatosur sulmoi një njësi patrulluese të policisë së Kosovës në një rrugë në fshatin Banjskë, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Më pas, grupi i sulmuesve u strehua në manastirin në Banjskë, prej ku vazhdoi përleshjet me zyrtarët policorë. Gjatë përleshjeve, sipas autoriteteve kosovare, janë vrarë tre sulmues. Kosova ka fajësuar për këtë sulm – që e cilëson terrorist – Serbinë, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të. Milan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar ka pranuar se ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulmin në Banjskë. Kosova ka publikuar dëshmi për përfshirjen e Radoiçiçit në ngjarjet në veri, përfshirë edhe pamje të incizuara me dron ku ai shihet i veshur me uniformë dhe i armatosur në manastirin e Banjskës më 24 shtator. Pas sulmit, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë e cila kërkon një hetim ndërkombëtar për të përcaktuar rolin e Serbisë në sulmin në Banjskë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar ashpër sulmin, teksa u kanë bërë thirrje palëve që të kthehen në dialogun për normalizimin e raporteve që ndërmjetësohet nga Brukseli. Në BE po ashtu disa shtete kanë kërkuar që Serbia të ndëshkohet nëse vërtetohet se ka qenë e përfshirë në sulm. Blloku evropian ka deklaruar se po pret përfundimin e hetimeve dhe më pas do të vendosë se çfarë hapash do të ndërmarrë.
BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas takimit me pesëshen e diplomatëve europianë.
Ai ka shkruar në një postim në rrjetet sociale se takimi i sotëm me pesëshen e madhe ka qenë i vështirë, dhe shprehet se pret takime të rëndësishme në Bruksel në ditët e ardshme.
“Takim i vështirë me të pestën. Besoj se në periudhën e ardhshme do të gjejmë një rrugëdalje nga kriza. Pres takime të rëndësishme në Bruksel në ditët në vijim”, ka shkruar Vuçiç.
View this post on Instagram
Pesëshja e udhëhequr nga Lajçak dhe e përbërë nga Escobar, Plotner, Bone dhe Cattaneo gjatë paradites kanë kryer vizitën në Prishtinë ku janë takuar me kryeministrin Albin Kurti, të cilit i kanë propozuar edhe një plan të ri për atë se si duhet ecur përpara me dialogun. I dërguari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryeministrin Kurit sot në Qeverinë e Kosovës, ka theksuar se Kosova duhet të nisë me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Lajçak për mediat ka theksuar se pa Asosacionin, Kosova nuk do të këtë asnjë progres drejt rrugës evropiane.
KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka komentuar vizitën e përfaqësuesve të lartë të BE-së dhe SHBA-së në Kosovë.
Përmes një postimi në platformën “X”, Rohde ka shkruar se kjo vizitë tregon anagzhimin për një zgjidhje të qëndrueshme.
POSTIMI I PLOTË:
Mbledhja e sotme e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesve nga Gjermania, Franca, Shtetet e Bashkuara dhe Italia, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, nënvizon angazhimin e palodhshëm për zgjidhje të qëndrueshme dhe në këtë mënyrë përshpejtimin e integrimit të plotë në familjen euroatlantike.\
Today's meeting of ???????? EUSR @MiroslavLajcak and the 4 NSAs from ???????????????????????????????? together with PM @albinkurti underscores???????????????????????????????????????? tireless commitment for sustainable solutions and thus speed up ???????? full integration into the Euro-Atlantic family. pic.twitter.com/hTFO2zoXCx
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) October 21, 2023
Pesëshja e udhëhequr nga Lajçak dhe e përbërë nga Escobar, Plotner, Bone dhe Cattaneo gjatë paradites kanë kryer vizitën në Prishtinë ku janë takuar me kryeministrin Albin Kurti, të cilit i kanë propozuar edhe një plan të ri për atë se si duhet ecur përpara me dialogun. Lajçak ka thënë se të njëjtin plan do t’ia dorëzojnë edhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç prej të cilit presin gjithashtu komente.
BEOGRAD- Takimi mes pesë diplomatëve perëndimorë dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç, ka nisur më 21 tetor në Beograd.
Vuçiç tha para takimit që nisi pas orës 14:00 se “pesë të mëdhenjtë, të fortët, më të fortët” erdhën në Beograd dhe se kjo nënkupton se “sot do të jetë ndoshta një nga ditët më të vështira për Serbinë” dhe për të personalisht, sipas agjencisë së lajmeve Beta.
“Mund ta marr me mend me çfarë vijnë në Beograd ata. Nuk fle natën për shkak të kësaj. Pa fajin tonë, ne do të gjejmë një mënyrë dhe do të arrijmë ta shpëtojmë Serbinë dhe mos t’ia japim atë si dhuratë askujt. Një gjë e garantoj, nuk do ta mbroj veten, por do të luftoj dhe do ta mbroj Serbinë, pavarësisht sa shumë dhe sa të fortë janë ata [diplomatët]”, tha Vuçiç në 15-vjetorin e themelimit të Partisë Progresive Serbe. (SNS).
Diplomatët perëndimorë, dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe zyrtarët e lartë nga Franca, Emanuel Bonne, Gjermania, Jens Plotner dhe Italia, Alessandro Cattaneo, shkuan në Beograd pasditen e të shtunës, pas një vizite në Prishtinë më herët thatë ditës, ku u takuan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Lajçak, i cili i priu pesëshes diplomatike në Prishtinë, tha se deeskalimi i gjendjes dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë janë më urgjente së kurrë më parë.
Në lidhje me dialogun, Lajçak theksoi se në Kosovën dhe Serbi erdhi me një plan.
“Ne gjithmonë e kemi një plan, pra ne e kemi një plan dhe ne e diskutuam planin me kryeministrin Kurti dhe do ta diskutojmë edhe me presidentin Aleksandar Vuçiq sot më vonë. Tani nuk do të jap më shumë hollësi”, tha Lajçak.
Lajçak nënvizoi se sulmi në Banjskë vetëm se a e ka bërë edhe më të rëndësishëm dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe se ai është rruga e vetme për dy vende me aspirata evropiane.
“Dialogu është më i rëndësishëm së kurrë, sepse nëse nuk ka dialog mund të përsëritet eskalimi, dhe kjo nuk është çka duam ne, as çka doni ju. Prandaj jemi këtu. E dyta, nuk ka alternativë tjetër pos dialogut, sepse dialogu sjell normalizim e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe e hap rrugën evropiane për Kosovën dhe Serbinë”, tha Lajçak./REL
SERBI- Pesë emisarët perëndimorë kanë mbërritur mesditën e sotme në Beograd dhe pa humbur kohë kanë nisur takimin me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, në presidencën serbe.
Pesëshja e udhëhequr nga Lajçak dhe e përbërë nga Escobar, Plotner, Bone dhe Cattaneo gjatë paradites kanë qëndruar në Prishtinë ku janë takuar me kryeministrin Albin Kurti, të cilit i kanë propozuar edhe një plan të ri për atë se si duhet ecur përpara me dialogun.
Lajçak ka thënë se të njëjtin plan do t’ia dorëzojnë edhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç prej të cilit presin gjithashtu komente. Presidenti serb pak para këtij takimi kishte dramatizuar duke thënë se s’ka fjetur me netë të tëra dhe se ky takim i sotëm do të jetë prej ditëve më të vështira për të dhe për Serbinë.
SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se nuk po fle natën duke menduar për atë se si ta nxjerrë Serbinë fituese në takimin e sotëm. Këtë deklaratë e ka bërë në prag të takimit në Beograd me pesë diplomatët evropianë të cilët sot paradite kanë takuar kryeministrin Albin Kurti.
“Kjo ndoshta do të jetë një prej ditëve më të vështira për mua, më të vështirat për Serbinë. Takimi im me pesëshen fillon për një orë. Nuk fle natën për këtë, nuk e di nëse duhet të bërtas nga dhimbja apo të qaj. Gjithçka që mund t’ju them në fund është se po, do të kërkojmë një mënyrë dhe do t’ia dalim ta ruajmë Serbinë dhe mos ia jepni askujt si dhuratë”, tha Vuçiç.
KOSOVË- Pas përfunfimit të takimit me kryeministrin Albin Kurti, i dërguari i BE-së,Miroslav Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi në konferencën për media është pyetur për akuzat e këtij të fundit ndaj tij se po mban anën e Serbisë
Lajçak është përgjigjur duke thënë se është vetëm në anën e Bashkimit Evropian dhe ka shtuar se në takime të tilla fokusohen në substancë.
“Unë jam në anën e BE-së dhe jemi të fokusuar në substancë në këto takime. Janë ngjarje të paprecedentë dhe shumë serioze. BE-ja do të insistojë për hetime të plota dhe konstatime të qarta, nuk ka shmangie për sulmuesi”, ka thënë Lajçak .
Ndërkohë që i dërguari i BE-së po fliste, ka ndërhyrë këshilltari i kancelarit Scholz, Jens Plotner, duke bërë me dorë nga radha e emisarëve dhe duke nënkuptuar se Lajçak është bashkë me ta në Prishtinë.
KOSOVË- I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka konfirmuar se në Kosovë kanë ardhur me një plan dhe se e kanë diskutuar me kryeministrin Albin Kurti. Lajcak ka thënë se ai plan do të diskutohet edhe në Serbi me Aleksander Vuçiç. Po ashtu ai ka thënë se dialogu s’ka alternativë dhe ka thekuar se sulmi në Banjskë ka ndryshuar shumë gjërat.
“Ne gjithmonë kemi plan, patëm një plan, e diskutuam planin tonë me Kurtin. Do ta diskutojmë edhe me z. Vucic. Nuk do të lëshohëm më shumë në detaje. Dialogu s’ka alternativë. Sulmi i Banjskës ka ndryshuar shumë gjëra. Dhe isha shumë i qartë që autorët duhet të përballen me pasojat. Dialogu duhet të vazhdojë”, tha Lajcak.
KOSOVË- I dërguar evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryeministrin Kurit sot në Qeverinë e Kosovës, ka theksuar se Kosova duhet të nisë me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Lajçak për mediat ka theksuar se pa Asosacionin, Kosova nuk do të këtë asnjë progres drejt rrugës evropiane.
“Kurti ka një përgjegjësi për të bërë progres në normalizimin e relacioneve nëse Kosova do të bëjë progres drejt BE-së. Tash ne duhet të theksojmë nevojën për të lëvizur në themelimin e Asociacionit pa ndonjë vonesë. Pa këtë, nuk do të ketë progres të Kosovës në rrugën europiane. E vlerësojmë gatishmërinë e Kurtit për të vazhduar diskutimet tona shpejt. Do të vazhdojmë në Beograd ku do të takojmë presidentin Vuçiç," tha Lajçak.
KOSOVË-Pesë emisarët e Bashkimit Europian që pritet të takojnë sot në orën 10:00 me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, do të sjellin draft statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe të përgatitur nga ekipet e tyre. Kjo bëhet e ditur nga Gazeta Express. Ky draft-statut i Asociacionit mbështetet edhe në Pakon e Ahtisaarit që është edhe baza e Kushtetutës së Kosovës.
Që prej prezantimit të planit franko-gjerman, Perëndimi ka insistuar që pala kosovare të dalë me një draft-statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe që shihet si pjesa kyçe e marrëveshjes. Nga pala kosovare nuk ka pasur ndonjë lëvizje.
Ideja që ndërmjetësi të sjellë në negociata draft-statutin është diskutuar nga shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, në akademinë verore “Quo vadis Europa?”, në Santander të Spanjës nga data 21 deri më 25 gusht. Por, zhvillimet në Veri, ose më saktë sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë, ka shtyrë gjithcka.
Në takimin e 14 shtatorit në Bruksel pala kosovare kishte hedhur poshtë planin e sekuencimit të propozuar nga ndërmjetësit që parashihte që zbatimi i Aneksit të Ohrit të fillonte me fillimin e hartimit të dokumenteve për themelimin e Asociacionit në këmbim të heqjes së fusnotës/asteriksin me të cilën prezantohet Kosova në disa forume rajonale.
Zyrtarisht, pritjet nga vizita e pesëshes në Kosovë dhe Serbi janë se ata do të vijnë me kërkesa specifike për palët duke kërkuar implementimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit pa vonesa e pa kushte.
KOSOVË- Pesë diplomatë të Perëndimit nisin më 21 tetor vizitat në Kosovë dhe Serbi, me një qëllim kryesor – ringjalljen e dialogut mes dy vendeve. Kështu i ka arsyetuar Bashkimi Evropian vizitat e të dërguarit të tij për dialogun Kosovë - Serbi, Mirosllav Lajçak, bashkë me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe zyrtarët e lartë nga Franca, Emanuel Bonne, Gjermania, Jens Plotner dhe Italia, Francesco Talo, në Prishtinë e Beograd.
Sipas njoftimit të kryeministrisë, shefi i Qeverisë në Kosovë, Albin Kurti, do t’i presë diplomatët në orën 10:00. Autoritetet në Beograd kanë thënë se takimet në kryeqytetin serb do të nisin në orën 14:00.
Burimet diplomatike në Bruksel, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se me këtë vizitë synohet të dërgohet mesazh se ekziston unitet mes Shteteve të Bashkuara dhe BE-së, që të punohet në zbatim të Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, të arritur në shkurt të këtij viti në Bruksel.
Një muaj më vonë, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, është arritur pajtueshmëri për aneksin e zbatimit të saj. Në një samit të mbajtur më 20 tetor mes SHBA-së dhe BE-së në Uashington, palët kanë bërë thirrje për zbatim të “shpejtë dhe pa kushte” të Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe që dy vendet t’i kthehen dialogut.
“Nënvizojmë nevojën që Kosova dhe Serbia, urgjentisht t’i ulin tensionet dhe shpejt, e pa kushte ta zbatojnë Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes tyre dhe të kthehen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja“, është thënë mes tjerash në deklaratën e miratuar.
Por, pas zhvillimeve në Banjskë të Zveçanit, autoritetet e Kosovës kanë thënë se gjërat më nuk mund të jenë njësoj sa i përket rrjedhës së dialogut. Më 24 shtator, në Banjskë është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku, si pasojë e sulmeve të një grupi të armatosur serb.
Në shkëmbim e sipër të zjarrit, mes policisë dhe atij grupi, janë vrarë edhe tre sulmues. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, i cili më pas ka hequr dorë nga të gjitha funksionet e partisë, që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.
Kosova është në kërkim të ekstradimit të Radoiçiqit nga Serbia.
Kosova e fajëson Serbinë për sulmin e 24 shtatorit, por ajo i hedh poshtë të gjitha pretendimet.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë më 20 tetor se nuk mund të ketë normalizim të raporteve me Serbinë, pa pasur siguri në Kosovë.
Kryenegociatori i Kosovës për dialogun mes dy vendeve, Besnik Bislimi, ka thënë se fillimisht duhet të hiqen masat ndaj Kosovës, dhe Serbisë nuk duhet t’i lejohet të bëjë agresion përsëri në Kosovë.
Bashkimi Evropian ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës muaj më parë, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës. Situata, me raste, është përshkallëzuar në dhunë.
Kërkesën e Kosovës për vendosjen e masave ndëshkuese ndaj Serbisë e ka bërë edhe Parlamenti Evropian, i cili përmes një rezolute të miratuar më 19 tetor, ka kërkuar që Beogradi të përballet me pasoja nëse vërtetohet një lidhje e drejtpërdrejtë e Serbisë me sulmin në Banjskë.
Burimet në Bruksel i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se pritjet e diplomatëve janë që Kosovës t’i kërkohet që ta gjejë një rrugë për “organizimin sa më të shpejtë të zgjedhjeve lokale në katër komunat në veri” dhe zotimin për nisjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund ta rrezikojë funksionalitetin e shtetit.
Nga Serbia besohet se do të kërkohet që të distancohet nga secili veprim që mund ta destabilizojë veriun e Kosovës dhe që po ashtu t'i zbatojë marrëveshjet të cilat janë arritur më herët në dialog. Diplomatët perëndimorë e kanë përmendur disa herë se zbatimi i Marrëveshjes së arritur më 27 shkurt në Bruksel është hap kyç për rrugën përpara drejt integrimeve evropiane.
Marrëveshja me 11 nene nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat. Ditë më parë, ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka thënë për televizionin N1 në Serbi se në takimet e 21 tetorit, Kosovës dhe Serbisë do t’iu bëhen “propozime interesante”, pa dhënë më shumë hollësi.
Kosova dhe Serbia janë pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizim të raporteve, prej vitit 2011. Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar. Vetëm kryeministri Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç janë takuar tetë herë në kuadër të këtij dialogu, prej vitit 2021, por të gjitha takimet kanë përfunduar pa nënshkrim të ndonjë marrëveshjeje.
Marrë nga REL
Deutsche Welle: Të shtunën, të dërguarit e shteteve të Kuint-it udhëtojnë në rajon për të ndërmjetësuar sërish mes Serbisë dhe Kosovës. Çfarë prisni nga bisedimet?
Marina Vuloviç: Pres që të ushtrohet më shumë presion ndaj Serbisë dhe Kosovës për t'u kthyer në dialog dhe për të punuar në implementinmin e marrëveshjes së Brukselit/Ohrit. Ky është shansi i fundit për implementim, pasi vitin e ardhshëm do të ketë zgjedhje në BE dhe SHBA, të cilat mund të ndryshojnë prioritetet e Perëndimit në Ballkan. Megjithatë, edhe Serbia do të mbajë zgjedhje në dhjetor, që është një tjetër taktikë shtyrjeje. Fatkeqësisht, nuk llogaris se Marrëveshja e Brukselit/Ohrit do të zbatohet së shpejti.
DW: Shumë u shpresua se këtë vit mund të arrihet përparim për shkak të situatës gjeopolitike, bashkëpunimit ndërmjet SHBA-së, BE-së, Gjermanisë dhe Francës dhe Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit. Në vend të kësaj, vetëm këtë vit ka pasur disa përshkallëzime të situatës. fillimisht protestat e majit me disa të plagosur rëndë dhe në shtator sulmi ndaj policisë. Cili është shpjegimi juaj për këto hapa prapa?
Vuloviç: Këto regresione ndodhin sepse Serbia nuk dëshiron ta zbatojë marrëveshjen e Ohrit, pasi kjo do të nënkuptonte një njohje de facto të Kosovës. Po ashtu, Kosova nuk dëshiron të zbatojë dispozitat e marrëveshjes që kanë të bëjnë me Asociacionin e komunave me shumicë serbe nga frika e destabilizimit të mëtejshëm dhe instrumentalizimit të Asociacionit nga Beogradi. Veprimet destabilizuese në veri të Kosovës e heqin vëmendjen nga trajtimi i çështjeve thelbësore, si njohja reciproke.
DW: Pas sulmit të Banjskës, më 24 shtator, Kosova ndihet e pasigurt dhe preferon të investojë më parë në sigurinë e saj sesa në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, së cilës tashmë nuk i beson. Nga ana tjetër, Vjosa Osmani shpreh dëshirën për një ridizajnim të dialogut. A është kjo një kërkesë e realizueshme?
Vuloviç: Një ridizajnim i dialogut mund të përfshijë një qasje më të ekuilibruar të BE-së në negociata. Këtu hyn rivlerësimi i masave aktuale ndëshkuese kundër Kosovës dhe marrja e masave të reja kundër Serbisë. Duhen krijuar kushtet e përshtatshme politike dhe sigurie për formimin e Asociacionit. Pa këto kushte, është e vështirë të imagjinohet se si mund të krijohet ky asociacion pa u instrumentalizuar nga Serbia për qëllime politike.
DW: Nëse do të ketë një ridizajnim të dialogut, sa gjasa ka që Perëndimi të përmbushë dëshirën e Kosovës për të mos krijuar një Asociacion të komunave me shumicë serbe në veri të vendit?
Vuloviç: Unë mendoj se kjo ka pak gjasa të ndodhë, edhe me një qasje më të balancuar. Asociacioni shërben si nxitje për serbët që të integrohen në strukturat shtetërore të Kosovës. Pa të, e kam të vështirë ta imagjinoj se serbët do të pranonin të integroheshin. Në të njëjtën kohë, një qasje më e balancuar e BE-së përfshin edhe ushtrimin e presionit ndaj Serbisë për të lejuar një përfaqësim më të mirëfilltë të serbëve të Kosovës në jetën politike të vendit.
DW: Komisioni i BE-së prezantoi në samitin e Tiranës, më 16 tetor 2023 një plan rritjeje për të nxitur bashkëpunimin në vendet e Ballkanit Perëndimor. A mendoni se ky plan do të ketë efektin e dëshiruar?
Vuloviç: Ky plan mund të ketë efekt vetëm nëse ka një vazhdimësi të politikave në periudhat e ardhshme legjislative të BE-së. Nuk e dimë nëse komisioni i ardhshëm do të vendosë një theks të madh te zgjerimi. Për më tepër, udhëheqja e disa vendeve në rajon, si Serbia, nuk do të përfitonte nga reformat e nevojshme për t'u bashkuar me tregun e përbashkët të BE-së ose me BE. Mendoj se do të ketë vende më të përkushtuara ndaj reformave dhe vende më pak të përkushtuara ndaj tyre. Por është një shenjë e mirë që duket se ka një dinamikë të re në procesin e zgjerimit përmes aksesit të diferencuar dhe të shkallëzuar në fondet e BE-së.
DW: Ndërsa krerët e qeverive të Ballkanit Perëndimor u takuan në Samitin e përvjetshëm të Procesit të Berlinit në Tiranë, presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ishte në Kinë ku u takua edhe me presidentin rus, Vladimir Putin. A përbëjnë këto marrëdhënie të Serbisë me Rusinë një rrezik për sigurinë në Ballkan?
Vulovic: Lidhjet e ngushta të Serbisë me Rusinë janë jashtëzakonisht problematike, por unë mendoj se Serbia ka probleme më të mëdha, siç janë hapat prapa në demokraci, në sundimin e ligjit, kufizimet e lirive të medias etj. Regjimi aktual në Serbi është kërcënimi më i madh për stabilitetin rajonal.
DW: Nëse është kështu, përse BE e ka kaq të vështirë të sanksionojë Serbinë?
Vuloviç: Sepse regjimi aktual në Serbi është mbështetur edhe nga BE-ja në të kaluarën dhe aktualisht ka shtete anëtare të BE-së si Hungaria që e bëjnë më të vështirë arritjen e një vendimi unanim në Këshillin e BE-së për masa ndëshkuese kundër Serbisë. Kjo është arsyeja pse zgjedhjet e ardhshme në BE janë kaq të rëndësishme: Nëse opsionet politike të krahut të djathtë në BE forcohen ose së paku janë në gjendje të formojnë qeveri, ka të ngjarë të kemi një pozicion edhe më të butë ndaj Serbisë në të ardhmen. Por ka të paktën masa nga Komisioni Evropian që mund të vendosen pa unanimitetin e Këshillit, si ato që kanë të bëjnë me shkurtimin e projekteve të financuara nga IPA. Duhet të vendosen disa masa kufizuese, në mënyrë që të dërgohet një sinjal se politika zbutëse e BE-së ndaj Serbisë ka një fund. Me çdo masë ndëshkuese është e rëndësishme që të preket regjimi, dhe jo qytetarët e Serbisë, sepse opinioni publik është i polarizuar dhe regjimi mund t'i kthejë masat ndëshkuese në një narrativë antiperëndimore, të cilën e ka nxitur vetë në diskutimet publike të brendshme për vite me radhë.
DW: Serbia është para zgjedhjeve të reja. Sa gjasa ka që të ndryshojë raporti i forcave, dhe në cilin drejtim mund të shkonte ky ndryshim?
Vulovic: Ka pak gjasa që opozita të fitojë, por shanset e saj patjetër do të rriteshin, nëse do të dilnin të bashkuar, në një listë të përbashkët. Partitë e opozitës kanë një shans shumë të mirë për të arritur një rezultat kërcënues për partitë në pushtet, nëse qëndrojnë së bashku. Edhe nëse nuk fitojnë, por arrijnë një rezultat prej 30 deri në 40 për qind (siç sugjerojnë disa sondazhe të fundit), do të ishte një sinjal i mirë për opinionin publik serb se ndryshimi është i mundur. Me një rezultat të tillë, ata do të kishin më shumë zë në Parlament dhe në media dhe do të mund të kundërshtonin narrativat dominuese të partive në pushtet përpara zgjedhjeve të ardhshme. Këto zgjedhje janë jashtëzakonisht të rëndësishme, sepse mund të jenë vala e parë e ndryshimit politik në Serbi, por vetëm nëse bashkohen partitë opozitare.
Marrë nga DW