LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Seanca plenare zhvillohet mes tensioneve/ Spiropali: E paprecedentë të sulmohet Kuvendi. Deputetët e Opozitës: Jemi dhunuar fizikisht

• Kuvendi i Shqipërisë ka zhvilluar sot seancën plenare e cila zgjati 1 orë e 50 minuta e shoqëruar me tensione e përplasje fizike. • Në rendin e ditës ishte parashikuar një interpelancë me ministren e Kulturës dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, e thirrur nga deputeti Agron Shehaj e cila nuk u zhvillua. • Po në seancën e sotme ishte parashikuar dhe raportimi vjetor për KLSH-në, i cili nuk u lejua të kryhej. • Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali e ka quajtur të paprecedent faktin që të sulmohet institucioni i Kuvendit. • Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka paralajmëruar padi ndaj deputetëve të opozitës. • Përplasje ka pasur mes deputetëve Eduard Shalsi dhe Petro Koçi me Albana Vokshin. • Pjesa tjetër e projektligjeve u kaluan vetëm me votat e mazhorancës pa praninë e opozitë.

21 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Dule i kthehet ministrit të Brendshëm: Lëre stilin e Prokurorit autoritar, keni shkelur Kushtetutën!

Seanca plenare zhvillohet mes tensioneve/ Spiropali: E paprecedentë
Vangjel Dule

TIRANË- Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule deklaroi sot se është shkelur Kushtetuta me ndalimin e hyrjes në parlament të deputetëve të opozitës dhe atij vetë. Dule iu përgjigj ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha, i cili paralajmëroi deputetët e PD për kallëzim penal.

“Duhet të lërë stilin e prokurorit autoritar. Ka shkelur kushtetutën dhe sot duhet të ndërhyjnë për shkeljen e kushtetutës organet kompetente. Nuk kërcënohet parlamentari nga salla parlamentare. Jemi në tempullin e demokracisë apo në kampin e refugjatëve në Gjadër. Javën e kaluar tentova të hyj në parlament, më penguan punonjësit e Gardës duke thënë se po zbatonin urdhrat. E njëjta gjë dhe sot, me gjuhë patronazhisti, me gjuhë nacionaliste duke më kujtuar identitetin tim etnik. Është kjo frymë që dëshironi të mbizotërojë. Do t’ju lutesha merreni pak më ngadalë, merreni shtruar se ka parë kjo sallë dhe trimëri të natyrave të tjera. Kemi ardhur të dialogojmë. Thërrisni konferencën e kryetarëve, nuk përjashtohen si kope bagëtish parlamentarët se kështu dashka shefi juaj. Çdo gjë ka një kufi. Lërini politikat boshe me gogolë”, tha Dule.

1 VITE ME PARE

Miratohet me 73 vota pro raporti i KLSH për vitin 2023/ Anëtarja e KLGJ-së dhe anëtari i KLP-së nuk morën votat e mjaftueshme

Seanca plenare zhvillohet mes tensioneve/ Spiropali: E paprecedentë
Kuvendi

TIRANË- Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit është miratuar në seancën e sotme me 73 vota pro. Gjatë tensioneve raporti është miratuar vetëm me votat e mazhorancës. Ndërkohë që Opozita nuk ndodhej fare në Kuvend për shkak se ishte e përjashtuar. 

Raundi i tretë i votimit për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e përfaqësuesve të shoqërisë Violanda Theodhori nuk është miratuar për shkak se nuk u arrit shumica e kërkuar. E njëjta gjë edhe për anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Erion Fejzulla. 

1 VITE ME PARE

Shoqëruar nga tensione e përplasje fizike, mbyllet pas 1 ore e 50 minutave seanca plenare në Kuvend

Seanca plenare zhvillohet mes tensioneve/ Spiropali: E paprecedentë
Kuvendi

TIRANA- Seanca plenare në Kuvend ka përfunduar pas 1 ore e 50 minutave të shoqëruara nga tensionet e shumta e të përmbyllura me miratimin e pikave të përcaktuara në rendin e ditës me vetëm votat e mazhorancës socialiste. 

Opozita e ka vijuar dhe ditën e sotme aksionin e saj me përplasjet e regjistruara jashtë godinës së parlamentit me gardën, por edhe brenda në sallë me deputetët të cilët mundën të futen.

Po ashtu kjo seancë pari një ndërprerje prej 10 minutash pas dyshimeve lidhur me një lëndë të hedhur nga deputetja Elda Hoti. Më pas seanca rinisi me mbylljen qetësisht të procedurave dhe votimeve me votat e socialistëve.

1 VITE ME PARE

Kaosi në Parlament/ Braçe: Nuk e di si do sillen para Parlamentit Evropian. Të ndëshkohen sipas ligjeve penale

Seanca plenare zhvillohet mes tensioneve/ Spiropali: E paprecedentë
Erion Brace

TIRANË- Deputeti Erion Braçe ka deklaruar se sjellja e Opozitës ditën e sotme është e papranueshme. Duke folur nga seanca plenare, Braçe ka theksuar se deputetët e Opozitës duhet që të ndëshkohen sipas ligjeve penale të Shqipërisë. 

"Benzina e futur në shishe është armë vdekjeprurëse dhe duhet t’i vendosim emrin që ka. E ndodhur në një parlament në zemër të Europës është një ngjarje e tmerrshme. Unë  nuk e di si do sillen e ca do bëjnë këta në Parlamentin Europian, atje ku po e lançon ideologu i tyre. Por të shkosh para Parlamentit Europian me çantë ku brenda ka benzinë, është e tmerrshme për prezantimin e këtij vendi, jo për prezantimin e tyre.  Ajo që më dhemb sot është prezantimi i këtij vendi", tha Braçe.

1 VITE ME PARE

Xhixho: Të ndalosh e të dhunosh deputetët që duan të ushtrojnë profesionin, ndodh vetëm në këtë qeveri banditësh

Seanca plenare zhvillohet mes tensioneve/ Spiropali: E paprecedentë
Erisa Xhixho

TIRANË- Deputetja Erisa Xhixho ka deklaruar se në mënyrë të jashtëligjshme u pengua të futej brenda seancës plenare. Në një prononcim për mediat jashtë dyerve të Kuvendit, nënkryetarja e Partisë Së Lirisë  tha se gardistët që guxojnë të prekin deputetët zonja pa ligj me urdhër politik nuk kanë vend në Parlament.

"Jam penguar në mënyrë të jashtëligjshme për të hyrë në seancë plenare. Gardistët që guxojnë të prekin deputetët zonja pa ligj me urdhër politik nuk kanë vend në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë. Në fakt ne jemi rrethuar prej tyre se ky as parlament nuk është, është një ministri e bandës së inceneratorëve. Të ndalosh, të dhunosh e të guxosh të prekësh deputetët e të përjashtosh në mënyrë të jashtëligjshme deputetët e opozitës një ose dy muaj, në një rregullore që e ka rrëzuar GJK, ndodh në këtë parlament që dëmkën më të madhe ka rrëzimin e vendimeve të GJK.

Ka miratimin e ligjeve me porosi, vjedhjet galopante që i bën qytetarëve të këtij vendi e ndërkohë që deputetët që kërkojnë të ushtrojnë profesionin e tyre, ndalohen në mënyrë të paligjshme e kjo është një këmbanë alarmi për dhunën që siç i bëhet Salianjit që sot është në burg pa ligj, këshu po kufizohet dhe fjala e deputetëve. Kjo është një betejë që do duhet të vazhdojë në çdo shesh, një betejë që prek çdo qytetar, kjo nuk është qeverisje, por është një grup kriminal që ashtu siç ideoi inceneratorët, vjedh popullin më të vjetër në Europë", tha Xhixho.

1 VITE ME PARE

Kaosi në Kuvend, Elda Hoti: Lënda që hodha ishte aromatizues, le ta verifikojë SPAK

Seanca plenare zhvillohet mes tensioneve/ Spiropali: E paprecedentë
Elda Hoti

TIRANË- Deputetja demokrate Elda Hoti ka deklaruar se lënda që hodhi në Kuvend ditën e sotme ishte aromatizues. Duke folur për mediat, Hoti ka theksuar se garda ka arritur që të dhunojë gratë deputete. Hoti më tej ka theksuar se mazhoranca e ka kthyer Parlamentin në zyrë noteriale bandash. 

"Nuk mundet Garda që të dhunojë gratë, jemi dhunuar nga Garda, s’jemi lejuar të hyjmë brenda sepse donin që të na bënin kontroll fizik. E kthyen parlamentin në zyrë noteriale të bandave. Ne nuk e ndalojmë betejën tonë. Ajo që hodhëm në Parlament nuk rrezikonte deputetët, ishte një aromatizues. Le ta verifikojë Prokuroria dhe SPAK, bëri kërcënim ndaj meje. Nuk trembem nga SPAK," tha Hoti.

1 VITE ME PARE

U ndërpre për 10 minuta pas ankesave për një aromë të dyshimtë, rinis puna në Kuvend

Seanca plenare zhvillohet mes tensioneve/ Spiropali: E paprecedentë
Kuvendi

TIRANA- Kanë rinisur punimet në Kuvend pa praninë e opozitës pas 10 minutave ndërprerje. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ndërpreru seancën për 10 minuta pasi tha se deputetët po ankohen se brenda në sallë ndjehet erë të rëndë.

Ajo tha se dyshon që të jetë aromë benzine. Gjithashtu Spiropali tha që të bëhen verifikime dhe të rikthehen më pas.

1 VITE ME PARE

Kaosi në Kuvend/ Vokshi: Nuk do heqim dorë, jemi dhunuar fizikisht

Seanca plenare zhvillohet mes tensioneve/ Spiropali: E paprecedentë
Albana Vokshi

TIRANË- Deputetja demokrate Albana Vokshi ka deklaruar se nuk do të heqin dorë nga aksioni i tyre. Duke folur për mediat, Vokshi ka theksuar se ato janë dhunuar nga garda. Ndërkohë që ka theksuar se deputetja Elda Hoti është përndjekur ditën e sotme.  

"Pavarësisht se Elisa Spiropali thoshte se nuk ishin urdhrat e saj, të na thotë se kush e mban peng. Parlamenti nuk është përfaqësues i popullit, por është dhunuar nga ata që janë bërë palë me krimin e organizuar dhe me bandat. Shiheni si i kanë vënë hekurat, është kthyer në një burg të sigurisë së lartë. Jemi një ditë pas hapjes së kapitujve, kapitulli i parë janë institucionet demokratike. A është institucion demokratike ky? Gratë po dhunohen.

Kush e ka dhënë urdhrin që të mos lejohen deputetët e opozitës pa nisur seanca. Ndalimi i deputetëve ka qenë i qëllimshëm. Mundohen të na pengojnë. Nuk lejohen përfaqësuesit e popullit, ndërsa lejohen përfaqësitë e Bajrave dhe Gjokave. Nuk do heqim dorë, na kanë pasur dhe do na kenë përballë. Jemi dhunuar fizikisht. Zonja Hoti u përndoq “, tha Vokshi.

1 VITE ME PARE

FOTO/ Momenti kur Elda Hoti hedh lëndën në sallën e Kuvendit, bllokohet fizikisht nga Garda

Seanca plenare zhvillohet mes tensioneve/ Spiropali: E paprecedentë
Elda Hoti

TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti ka hedhur një lëndë në Kuvend. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka reaguar duke thënë se ajo që hodhi ishte benzinë dhe ndërpreu seancën duke thënë se kishte ankesa nga deputetët për një aromë të rëndë. 

Nga ana tjetër, jashtë Kuvendit, Hoti tha se ajo që hodhi ishte aromatizues dhe ftoi organet përkatëse që ta verifikojnë.

1 VITE ME PARE

"Kam ankesa për një erë të rëndë në sallë!" Spiropali ndërpret seancën për 10 minuta: Verifikoni çfarë u hodh

Seanca plenare zhvillohet mes tensioneve/ Spiropali: E paprecedentë
Elisa Spiropali

TIRANA- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka ndërprerë seancën për 10 minuta. Spiropali tha se deputetët po ankohen se brenda në sallë ndjehet erë të rëndë. Ajo tha se dyshon që të jetë aromë benzine. Gjithashtu Spiropali tha që të bëhen verifikime dhe të rikthehen më pas.

“Po marr ankesa për shkak të një ere të rëndë, ndihet si era benzinë. Ndërpresim seancën për 10 minuta. Ju lutem verifikoni situatën”, u shpreh Elisa Spiropali.

 

1 VITE ME PARE

"E paprecedentë të sulmohet Kuvendi në këtë farë feje"/ Spiropali drejtuar Opozitës: Kthehuni arsyes t'i kthehemi tavolinave

Seanca plenare zhvillohet mes tensioneve/ Spiropali: E paprecedentë
Elisa Spiropali

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali e ka quajtur të paprecedent faktin që të sulmohet institucioni i Kuvendit. Gjatë fjalës në seancë plenare, Spiropali u ka bërë thirrje Opozitës që t'i kthehen arsyes. Ndërkohë që ka kërkuar që nga ata të dënojnë dhunën dhe pengimin e punës. 

“Garda ka organizuar hyrjen në sallë në mënyrë të dinjitetshme. Për shkak të dhunës së ushtruar mbi ta, respektoni punën e tyre. Nëse doni të zhvilloni një seanca normale, të dënonin dhunën dhe pengimin e punës së deputetëve dhe patjetër ne jemi të hapur të ulemi jo vetëm në Konferencën e Kryetarëve, por kudo. Është e paprecedentë që Kuvendi të sulmohet dhe digjet në këtë farë feje. Kthejuni arsyes dhe ne patjetër do tu kthehemi tavolinave. Siç ju dhamë mundësinë të merrni fjalën, duhet të kuptoni se të gjithë kanë të drejtë të marrin fjalën”, tha Spiropali.

1 VITE ME PARE

Kreu i KLSH-së parashikohej të raportonte në Kuvend, deputetët e PD-së bllokojnë foltoren, nuk e lejojnë të flasë

Seanca plenare zhvillohet mes tensioneve/ Spiropali: E paprecedentë
Kuvendi

TIRANA- Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, i cili do të raportonte sot për veprimtarinë vjetore, nuk është lejuar të flasë në foltore nga deputetë e opozitës. Në këto kushte, kryeparlamentarja Spiropali i dha fjalën përfaqësueses së Komisionit për Financat dhe Ekonominë për të lexuar raportin e tyre. Gjatë kësaj kohe deputetë e opozitës vijuan të qëndrojnë pranë foltores duke kundërshtuar.

“Mos prekni mjetet, mos i nxirrni nga funksionet, punonjësit e Gardës të garantojnë”, tha Spiropali.

1 VITE ME PARE

S’mund të merremi me mbeturina të së shkuarës”, Shalsi përplaset me Vokshin: Më dhimbseni si jeni thërmuar

Seanca plenare zhvillohet mes tensioneve/ Spiropali: E paprecedentë
Shalsi dhe Vokshi

TIRANË- Deputeti socialist Eduard Shalsi është përplasur ditën e sotme me deputeten Albana Vokshi. Gjatë fjalës së tij, Shalsi ka akuzuar Vokshin, ndëkohë që depuetët e Opozitës i ka quajtur mbeturina të së kaluarës. 

“Ju jeni shpërndarë….Kemi humbur kohë dhe duhet të vijojmë shihni si jeni katandisur. Nuk e di kujt partie i përket, jeni thërrmuar, s’di të them kujt i përket kujt. Më dhimbseni. Boll kohë keni humbur, s’mund të merremi me mbeturina të kaluarës. Shqiptarët presin shumë prej nesh të vijojmë me agjendën tonë të reformave” tha Shalsi.

 

1 VITE ME PARE

“Ju mbajtën 10 vite në pritje se nuk luftonit korrupsionin”, Shehaj: Me kampin e emigrantëve bletë heshtjen e BE

Seanca plenare zhvillohet mes tensioneve/ Spiropali: E paprecedentë
Agron Shehaj

TIRANË- Deputeti Agron Shehaj ka deklaruar se negociatat me BE-në u hapën vetëm për shkak të kampit të refugjatëve. Gjatë fjalës në Kuvend, Shehaj ka theksuar se BE-ja i mbajtur 10 vite në pritje vetëm se nuk po bëjnë mjaftueshëm në luftën kundër korrupsionit.


    

Agron Shehaj: Kush e ka katandisur opozitën kështu? Që mazhoranca të mburret se si e ka katandisur opozitës, kjo mund të ndodhë vetëm në Shqipëri. Shalsi dhe Rama e dinë shumë mirë përse ne protestojmë. BE ju mbajti 10 vite në pritje se nuk po bënit mjaftueshëm në luftën kundër korrupsionit. Me kampin e emigrantëve bletë heshtjen e BE, ndaj u hapën negociatat.

1 VITE ME PARE

Ministri i Brendshëm paralajmëron për kallëzim penal ndaj deputetëve të PD-së: Bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme

Seanca plenare zhvillohet mes tensioneve/ Spiropali: E paprecedentë
Ervin Hoxha

TIRANA-Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka paralajmëruar padi ndaj deputetëve të opozitës. Ky paralajmërim i Hoxhës vjen pas dyshimeve se në Kuvend u hodh lëndë djegëse benzinë. Ai tha se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

"Këtu nuk bëhet fjala për deputetë e përjashtuar. Garda po kryen detyrën. Një pjesë e juaja e cila nuk po i përmbahet rregullave dhe regjimit të kontrollit të brendshëm, bëhet fjalë për zjarrëvnie të qëllimsh", tha ai.

1 VITE ME PARE

"Nuk e kanë me Kuvendin, kjo është historia!" Braçe: Ankoheni për gardhin, unë në ’97 kam hyrë i larë në gjak në sallë

Seanca plenare zhvillohet mes tensioneve/ Spiropali: E paprecedentë
Erion Braçe

TIRANA- Deputeti socialist, Erion Braçe i përgjigj deputeti opozitar Tritan Shehut, i cili u shpreh se kjo që po ndodh me Gardën që nuk lejon deputetët të hyjnë në Kuvend, nuk ka ndodhur që në 1991. Braçe tha se në 1997 i është dashur të hyjë në Kuvend i gjakosur, kur sipas tij Tirana ishte në shtetrrethim. Ai shtoi se kreu i PD vinte këtu e i sulmonte dhe sipas tij historia përsëritet, por sot po përsëritet komike.

"Nuk e kanë me Kuvendin, kjo është historia. Ne folëm për atë që ndodhi 2 ditë më parë, që ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë, jo të shkuarës. Këtu ka 2 votë, një që kërkon të mbajë vendin në të shkuarën dhe një që punon për të ardhmen. Unë kam hyrë në Kuvend i larë në gjak dhe kur kam hyrë në këtë sallë në 1997 Tirana nuk ishte më gardh hekuri për të rregulluar hyrjen e disa njëerëze që duhet të hyjnë normalisht, por ishte në shtetrrethim. Kreu i PD vinte këtu e na sulmonte ne. Historia përsëritet, por sot po përsëritet komike", tha Braçe.

1 VITE ME PARE

Deputetja Albana Vokshi futet në Kuvend, përplaset me Petro Koçin

Seanca plenare zhvillohet mes tensioneve/ Spiropali: E paprecedentë
Koci me Vokshin

TIRANË- Deputeti Petro Koçi është përplasur ditën e sotme me deputeten e opozitës Albana Vokshi. Teksa Koçi po fliste, Vokshi pasi ka hyrë në sallë, i ka hequr mikrofonin. 

Koçi: Kjo nuk është mosbindje civile, por përpjekje për luftë civile. Kjo është një luftë për të mbrojtur 5d e Sali Berishës, për të mbrojtur korrupsionin, për të sulmuar policinë dhe SPAK-unë. Është politikë e duarve të pista.

 

1 VITE ME PARE

Spiropali përjashton deputeten Elda Hoti nga seanca: Dilni jashtë, garda merreni

Seanca plenare zhvillohet mes tensioneve/ Spiropali: E paprecedentë
Elda Hoti

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka përjashtuar deputeten Elda Hoti nga seanca plenare ditën e sotme. Që në nisje të seancës, Spiropali nuk ka lejuar që deputetët e opozitës të futën në Kuvend. 

Ndërkohë që Hoti në këtë moment ka derdhur benzinë në seancë plenare. Pas kësaj, Spiropali e ka përjashtuar nga seanca.

"Keni bërë një krim, keni ardhur në Kuvend me benzinë me vete. Mos cenoni deputetët. Ndihen të cenuar nga ju. Ka kallëzim penal. SPAK duhet të merret me ju, jo kjo sallë. Dilni jashtë jeni e përjashtuar nga seanca. Keni rrezikuar jetën e deputetëve", tha Spiropali.

1 VITE ME PARE

Kaosi në Kuvend, Shehu: Keni vendosur rend ushtarak në Parlament. Majko: Nano ka qenë në burg

Seanca plenare zhvillohet mes tensioneve/ Spiropali: E paprecedentë
Tritan Shehu

TIRANË- Deputeti demokrat Tritan Shehu ka deklaruar se mazhoranca po e kthen Kuvendin në rend ushtarak. Teksa ka folur në Kuvend, Shehu ka theksuar se Kuvendi është bërë si grusht shteti. Ndërkohë që deputeti socialist Pandeli Majko ka kujtuar se në kohën që Opozita ka qënë në pushtet, është burgosur kreu i PS-së së atëhershme Fatos Nano.     

Replikat:

Tritan Shehu: Grusht shteti! Po bllokohen deputetët. Janë edhe ata të padënuar dhe Garda nuk po i lejon të futen. Të vendoset rendi ushtarak në Kuvend. Ministër i brendshëm janë efektivët e tu ata. Kam që në ’91 deputet kjo nuk ka ndodhur kurrë.

Majko: Shehu ka qenë këtu kur kreu i PS ka qenë në burg në Tepelenë. Nuk mendoj që është vendi për të kujtuar shumë nga e kaluara. Pse keni hedhur molotov në selinë e PS, nuk ka ndodhur as në ’97 kur shkëmbeheshin plumba, meqë folët për përgjegjësi politike.

1 VITE ME PARE

Kaosi në Kuvend, Sorina Koti: Po e ktheni vendin në diktaturë. Spiropali: Deputetët e përjashtuar nuk mund të futen

Seanca plenare zhvillohet mes tensioneve/ Spiropali: E paprecedentë
Sorina Koti

TIRANË- Deputetja demokrate Sorina Koti ka deklaruar se mazhoranca po e kthen vendin në diktaturë. Gjatë fjalës së saj, Koti ka deklaruar se deputetët e papërjashtuar duhet që të lejohen të hyjnë në seancë plenare. Ndërkohë që kryetarja Elisa Spiropali ka theksuar se deputetët e papërjashtuar mund të futen.  

Sorina Koti: Jemi rrethuar të gjithë me një gardh prej hekuri, që edhe pse nuk jemi përjashtuara nuk jemi lejuar të futemi. Ose Garda të marrë masa të lejojë deputetët që s’janë të përjashtuar të futen brenda, ose po ktheni një diktaturë që vetëm ju e dini. Merrni masa një orë e më parë.

Spiropali: Deputetët e përjashtuar nuk mund të futen, të gjithë deputetët e tjerë janë të mirëpritur të futen.

1 VITE ME PARE

Mes tensioneve jashtë sallës, nis seanca plenare

Seanca plenare zhvillohet mes tensioneve/ Spiropali: E paprecedentë
Elisa Spiropali

TIRANË- Seanca plenare ditën e sotme ka nisur ditën e sotme mes tensioneve. Teksa jashtë sallës është krijuar kaos pasi deputetët e opozitës nuk janë lejuar që të futën, kryetarja Elisa Spiropali ka njoftuar nisjes e seancës plenare. 

Deputetët e Opozitës kanë tentuar që të thyejne gardhin dhe të hyjnë në Parlament. 

seance plenare 17 tetor 2024

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen