LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shembet restoranti në 'Prestige Resort', Rama justifikohet: Po veprohet në bazë të ligjit. Berisha: Kryeministri do i paguajë dëmet

• Shembet restoranti i "Prestige Resort". • Shembjet me fadroma kanë nisur mëngjesin e sotëm, me pretendimin se ishte ndërtuar në mënyrë të paligjshme, edhe pse pretendohej se ishte ndërtuar që në kohën e kryeministrit Fatos Nano. • Për shembjen ka pasur shumë reagime nga politika, nga kryeministri Edi Rama dhe nga kryedemokrati Sali Berisha. Por jo të gjitha mediat i kanë reflektuar deklaratat dhe pamjet nga Golemi. • Rama tha se shembjet ishin në bazë të ligjit, ndërsa Berisha ka premtuar se dëmet kryeministri do i paguajë ngë të ardhurat e tij. 

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Berisha për shembjen e "Prestige": Do miratojmë ligjin për arbitrazhet, Rama do paguajë nga xhepi dëmet

Shembet restoranti në 'Prestige Resort', Rama justifikohet: Po
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar shembjen e resortit "Presige Resort". Në një prononcim për mediat, të një deklarate pas seancën plenare sot, kryedemokrati deklaroi se çdo dëm që i bëhet mediave të lira në vend do të paguhet nga taksapaguesit shqiptarë. Por me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, do kalohet ligji që fatura t'i shkojë dëmtuesit, në këtë rast sipas Berishës, kryeministrit Edi Rama.

“Kjo që ndodh sot, një indicie, se sot është ditë re veçantë, se një burrë i një vendi të madh, viziton vendin, ndërsa fadromat e hakmarrësit primitiv të vendit, i futen një resorti ku PS ka zhvilluar me dhjetëra aktivitete elektorale. Këta janë kategori njerëzish që meritojnë çdo fjalë. Një gjë ju siguroj se do jenë shqiptarët ata që do pagujanë urrejtjen e këtij karakteropati, siç paguan me Agonin, apo me raste të tjera. Në këtë rast do i paguhen një për një, jo nga xhepi, ndonëse ne do bëjmë ligjin që çdo arbitrazh i çdo akti jashtë kushteve ligjore, të dëshpërohet nga Rama dhe Balluku. Kjo që ndodh është dëshmi e shëmtuar se si të shuajmë mediat. I mori dhe i çoj Arapin e zi, te Ora, çoi Farudinin e famshëm. Ky është njeri i çmendur nga fobia. Ai jeton i tmerruar për shkak të vjedhjeve që ka bërë. Ka firmosur jo si kryeministër, por si kryetar i një organizate kriminale dhe s’do të shpëtojë. Le të bëjë gjithçka, opozita shqiptare do e hedhë atë tej”, tha Berisha.

3 VITE ME PARE

ME VIDEO- Momenti kur forcat xheniere çajnë kolonat për të vendosur eksplozivin te 'Prestige Resort'

Shembet restoranti në 'Prestige Resort', Rama justifikohet: Po
Godina

DURRËS- Ky është momenti kur forcat xheniere kanë çarë kolonat për të vendosur eksplozivin në ambientet e 'Prestige. Video e Dosja.al tregon shkatërrimin e objekteve pas ndërhyrjes së IMT.

Godina në fjalë, është 6 katëshe. Pasi të vendosen nga forcat xheniere lënda plasëse, do të bëhet hedhja në erë e telekomanduar. Ende nuk dihet arsyeja se përse do të hidhet në erë godina, pasi ende nuk është paraqitur një dokument nga IMT. 

3 VITE ME PARE

'Kanë të drejtë të bëjnë viktimën'/ Shembja te Prestige Resort, Rama: Ka dhe 15 vendime konfiskimi, përfshirë dhe oligarkë

Shembet restoranti në 'Prestige Resort', Rama justifikohet: Po
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u pyet ditën e sotme për shembjen në 'Prestige Resort'. Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Rama u shpreh i bindur se institucionet shqiptare nuk godasin ndërtimet me leje sikur janë pa leje. Po ashtu, ai shtoi se janë ende dhe 15 vendime të tjera konfiskimi që do kryhen në ditët në vijim.

'E kam thënë dhe në raste të tjera, me shumë korrektesë i jam përgjigjur dhe vazhdoj, unë nuk jam polic dhe inspektor, detyrat janë të ndara,nuk ekziston një shans që institucionet të godasin si pa leje ndërtimet që janë me leje. Kur e kam nisur këtë proces shumë kush ka qeshur, ndërkohë që është shumë proces serioz, në shenjë respekti ndaj pronës. Kemi bërë shumë në këtë drejtim, ka ardhur momenti për ti vënë kapakun kësaj historie. Janë 15 vendime konfiskimi, janë për një numër të konsiderueshëm të atyre që quhen oligarkë, por po të ishin të lidhur me qeverinë nuk do u shembeshin. Ka ndërtime që janë pa leje e që janë pjesërisht me leje por që kanë abuzuar duke shtuar. Ligji është shumë i qartë kush abuzon deri në 10% i merret ajo pjesë, kush abuzon më shumë i merret e gjitha.  është një proces që vazhdon, do të shikoni të tjera nëse do dalin. I vë kapak, nuk bën dot më kush të fortin. Secili është në të drejtën e vet që të bëjë viktimën, këtu është ligji dhe vetëm ligji, për ti shkuar në fund një beteje kur ju ishit akoma të vegjël. '- tha Rama.

3 VITE ME PARE

Edi Rama për shembjet e "Prestige Resort": Ligji është shumë i qartë, këto janë masat që merren ndaj shkeljeve

Shembet restoranti në 'Prestige Resort', Rama justifikohet: Po
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar shembjet e "Prestige Resort". Ndërsa sot u pyet nga gazetarja e BIRN për veprimin me dy standarde të qeverisë, Rama tha se të gjithë duhet që të njihen me ligjin dhe të kuptojnë se ajo që po ndodh sot është thjesht një porej masave që është marrë nga qeveria.

BIRN: Pse disa ndërtime pa leje ose në shkelje të lejes si “Prestige Resort” shemben dhe disa të tjera në mes të Tiranës legalizohen apo deklarohen të konfiskuara. A po përdor qeveria dy standarde?

Rama: Oj Zonje është mirë që kur diskutojmë për çështje që kanë të bëjnë me ligjin, të njihemi me ligjin, procedurat për të mos bërë spekulime, për të mos ngritur akuza mbi bazë gjysmë të vërtetash. Lexoni ligjin, ligji është shumë i qartë. Masat për ndërtimet që behën në shkelje të lejes të ndërtimit me qëllim fitimi, janë të qarta dhe janë në ligj dhe janë të përshkallëzuara në ligji. Ka konfiskim, ka shembje, ka masa pjesore në varësi nga niveli i shkeljes e kështu me radhë. Do ju lutesha shumë të lexoni ligjin me shumë vëmendje dhe të mos nxirrni konkluzione mbi premisa të gabuara.

3 VITE ME PARE

VËZHGIMI/ Heshtja e nënshtrimit, asnjë TV informativ nuk raporton shembjen e "Prestige Resort" përveç News 24

Shembet restoranti në 'Prestige Resort', Rama justifikohet: Po
Foto nga aksioni

TIRANE- Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur shembjen e resortit "Prestige" në pronësi të biznesmenit dhe botuesit të grupit mediatik News 24, Irfan Hysenbelliu. Përplasja e nisur në shtator të këtij viti u duk sikur reshti me shembjen e pishinës, por sot IKMT dhe Policia u rikthyen për të vazhduar me shembjen e resortit. Në këtë moment, IKMT është duke shembur me fadromë zonën e restorantit që ndodhet në pjesën e jashtme të resortit buzë detit në Golem. 

Por çfarë po ndodh? Kjo ngjarje nuk ekziston në televizionet shqiptare. Dosja vëzhgoi transmetimin televiziv në të paktën 7 televizionet informative kryesore shqiptare, ku lajmi i shembjes së një resorti nuk ekziston. Fokusi i tyre është në një vizitë rutinë të presidentit gjerman, Frank-Walter Steinmeier dhe fjalës së tij në parlament. 

Heshtja e barazuar qartësisht në një nënshtrim ndaj vendimit të qeverisë vë gishtin mbi median si lajmëtare dhe rojtare e interesit publik. Ku u vanit misioni gazetaresk? 

Situata është e njëjtë si në rastin e vënies së sekuestros mbi televizionin Ora News. Të gjitha TV-të informative mbyllën sytë dhe lajmi u raportua në portalet online dhe grupin mediatik në pronësi të vetë Ylli Ndroqit. 

Pretendojmë një pluralizëm të rremë mediatik në kohën kur raporti më i fundit i ECMP e rendit Shqipërinë pas Turqisë për lirinë e medias, por shohim një kontrollim të plotë të informacionit që raportohet në ekrane, që janë dominuese në shpërndarjen e informacionit publik. 

Çfarë ka ndodhur mes qeverisë dhe biznesmenit Irfan Hysenbelliu?

Në shtator, IKMT nisi të shembë pishinën në Prestige Resort. Shembja u kundërshtua nga pala e Hysenbelliut me argumentin se resorti ishte me leje dhe se zyrtarët më të lartë të qeverisë e kishin "bekuar" këtë investim bashkë me kryeministrin që u shfaq në pamje duke drekuar atje. Por qeveria e kundërshtoi duke thënë se leja e ndërtimit për sipërfaqen prej 4 mijë metra katrorë që iu dha Hysenbelliut përndërtimin e resortit ishte e kushtëzuar. Ministria e Brendshme pretendoi se leja e ndërtimit do të jepej pas pagesës nga biznesi të taksës së ndikimit në infrastukturë dhe plotësimit të dokumentacionit tekniko-ligjor, dy kushte këto që nuk u plotësuan. Por kthimi i 4 mijë metrave katrorë për "hapësirë publike" të qytetarëve u harrua nga viti 2016 kur u dha leja e ndërtimit e deri në shtator 2022 kur fadromat shkuan në Prestige./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Fadromat e IMT nisin shembjen e ambienteve të Prestige, rrëzohet i pari pjesa e restorantit

Shembet restoranti në 'Prestige Resort', Rama justifikohet: Po
Fadromat e IMT

GOLEM- Fadromat e IMT (Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit) nisin shembjen e ambienteve të Prestige. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, e para që është rrëzuar është pjesa e restorantit.

Shembet restoranti në 'Prestige Resort', Rama justifikohet: Po

Fadromat e IMT
3 VITE ME PARE

IMT dhe policia rikthehen sërish tek 'Prestige Resort', nxirren jashtë pushuesit dhe punonjësit

Shembet restoranti në 'Prestige Resort', Rama justifikohet: Po
Forcat e IMT

DURRËS- Fadroma e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) policia dhe forcat genio kanë shkuar mëngjesin e sotëm pranë “Prestige Resort”. 'News24' raporton se ata kanë nxjerrë me forcë pushuesit dhe punonjësit nga ambientet e resortit. 

Sipas tyre, policia ka shkuar në “Prestige Resort” herët në mëngjes pa paralajmërim me forca të shumta dhe kanë detyruar punonjësit të dalin jashtë.

Ende nuk bëhet e ditur arsyeja e kontrollit të policisë dhe IMT-së mirëpo duhet thënë se kjo nuk është hera e parë.

Më 2 shtator, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit nisi prishjen e 2 pishinave që sipas tyre janë pa leje dhe në kundërshtim me ligjin. Kjo ndërhyrje solli në atë kohë reagime të shumta politike nga të dyja palët. Drejtuesit e resortit akuzojnë qeverinë ndërsa kjo e fundit me anë të një reagimi nga ana e ministrisë së Brendshme sqaroi se aksioni i IMT-së është komfort regullave. 

shembjet ne prestige resort

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen