LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Seanca plenare në Kuvend/ Shtyhet afati për Komisionet e Xhafajt dhe Braçes! Koçi: Jam kundër listave të hapura. Sula: Jam ndëshkuar se kam votuar kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor

• Kuvendi ka zhvilluar sot seancën plenare të radhës • Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla e ka nisur fjalën në Kuvend me vendimin e Parlamentit Europian për hapjen e një zyrën për rajonin e Ballkanit Perëndimor në Tiranë. • Balla tha se ky vendim është vlerësim për Shqipërinë, ndërsa foli edhe lidhur me zhvillimin e samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë. • Ministri tha se zgjedhjet e 11 majit janë një vendimmarrje historike, ndërsa shtoi se shqiptarët do votojnë për ta bashkuar Shqipërinë me Europën. •  Fjalën e tij ka mbajtur edhe deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi i cili shprehur kundërshtimin e tij ndaj listave të hapura në nivel rajonal. • Koçi theksoi se listat e hapura i kthen zgjedhjet në zgjedhje vendore dhe kryepleqsh. Sipas tij kjo sjell një rrezik për politikën dhe shoqërinë. • Ai është shprehur se listat e hapura në nivel rajonal do të jenë një “varr moral” për politikën shqiptare. • Koçi ka theksuar se nëse ky sistem do të mbetet, ai duhet të aplikohet vetëm në nivel kombëtar, duke i dhënë mundësi zgjedhësve të votojnë për më shumë se një individ. • Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka folur me tone të ashpra në Kuvend në lidhje me kandidaturat për deputetë të nxjerra ditën e djeshme. • Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Sula ka deklaruar se nuk do ta mbyllë gojën përballë asnjë padrejtësie që i është bërë. • Po ashtu gjë që nuk e ka bërë asnjëherë deri tani duke u shprehu haptazi në mbështetej të SPAK gjë të për të cilën sipas tij u ndëshkua. • Kuvendi ka miratuar me 74 vota pro “marrëveshjen e huasë mes Bankës së Shqipërisë dhe Bashkimi Evropian për lehtësinë e reformave dhe zgjerimit për Ballkanin Perëndimor” e cila parashikon ndihmë financiare 657 mln euro kredi dhe 264 euro grante me fokusin në 5 objektiva kryesore: rritjen e konkurrueshmërisë, kualifikimin e kapitalit njerëzor, konsolidimin e qëndrueshmërisë energjetike, transformimin digjital si dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës. • Mbështetja me hua do të vijojë deri në vitin 2027, dhe shlyerja e këtyre kredive nga Shqipëria do të nisë në vitin 2034, dhe koha për t'i shlyer të gjitha fondet e marra si kredi nga BE do të jetë 40 vite. • Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së facilitetit mes Shqipërisë dhe BE-së" mori 73 vota pro, kurse ai për “Paketën e Maleve” mori përveç 73 votave pro të mazhorancës, edhe 1 kundër dhe 1 abstenim të deputetëve opozitarë. Kultivimi i kanabisit mjekësor mori shumicë votash me 74 prej tyre, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. • Projektligji për asistencën 73 vota pro dhe abstenimin e deputetit Leskaj. • Sot u miratuan edhe shtyrjet e afateve të Komisioneve të Posaçëm dhe të Dezinformimit të Fatmir Xhafajt dhe Erion Braçes me 73 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. • Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve lidhur me hapjen e përfaqësisë së Bankës Evropiane të Investimeve në Shqipëri" siguroi 72 vota pro dhe asnjë kundër apo abstenim. • Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit për Zhvillim të Abu Dhabi-t për financimin e projektit "Sistemi i kamerave nën administrimin e Policisë së Shtetit - Smart City" për Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme mori 74 vota pro, 1 kundër e Bujar Leskajt dhe asnjë abstenim. • Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, si huamarrës, Bankës së Shqipërisë, si agjent i huamarrësit, dhe Bashkimit Evropian, të përfaqësuar nga Komisioni Evropian, si huadhënës, për "Lehtësinë e reformës dhe zgjerimit për Ballkanin Perëndimor", mori 74 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. • Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut për mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar" mori 73 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

9 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Shtyhet afati për Komisionet e Xhafajt dhe Braçes! Seanca plenare sot, ja projektligjet që u miratuan vetëm me votat e mazhorancës

Seanca plenare në Kuvend/ Shtyhet afati për Komisionet e Xhafajt dhe
Kuvendi

TIRANA- Sot u zhvilluar seanca e radhës plenare në Kuvend ku u diskutua projektligji i “Paketës së Maleve”, hapja e zyrës së Parlamentit Evropian në Tiranë dhe shtyrja e afateve të Komisioneve të udhëhequra nga Xhafaj dhe Braçe. Kuvendi ka miratuar me 74 vota pro “marrëveshjen e huasë mes Bankës së Shqipërisë dhe Bashkimi Evropian për lehtësinë e reformave dhe zgjerimit për Ballkanin Perëndimor” e cila parashikon ndihmë financiare 657 mln euro kredi dhe 264 euro grante me fokusin në 5 objektiva kryesore: rritjen e konkurrueshmërisë, kualifikimin e kapitalit njerëzor, konsolidimin e qëndrueshmërisë energjetike, transformimin digjital si dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës. Mbështetja me hua do të vijojë deri në vitin 2027, dhe shlyerja e këtyre kredive nga Shqipëria do të nisë në vitin 2034, dhe koha për t'i shlyer të gjitha fondet e marra si kredi nga BE do të jetë 40 vite.

Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së facilitetit mes Shqipërisë dhe BE-së" mori 73 vota pro, kurse ai për “Paketën e Maleve” mori përveç 73 votave pro të mazhorancës, edhe 1 kundër dhe 1 abstenim të deputetëve opozitarë. Kultivimi i kanabisit mjekësor mori shumicë votash me 74 prej tyre, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Projektligji për asistencën 73 vota pro dhe abstenimin e deputetit Leskaj. 

Sot u miratuan edhe shtyrjet e afateve të Komisioneve të Posaçëm dhe të Dezinformimit të Fatmir Xhafajt dhe Erion Braçes me 73 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve lidhur me hapjen e përfaqësisë së Bankës Evropiane të Investimeve në Shqipëri" siguroi 72 vota pro dhe asnjë kundër apo abstenim.

Disa projektligje të tjera të miratuara sot:

Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit për Zhvillim të Abu Dhabi-t për financimin e projektit "Sistemi i kamerave nën administrimin e Policisë së Shtetit - Smart City" për Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme mori 74 vota pro, 1 kundër e Bujar Leskajt dhe asnjë abstenim.

Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, si huamarrës, Bankës së Shqipërisë, si agjent i huamarrësit, dhe Bashkimit Evropian, të përfaqësuar nga Komisioni Evropian, si huadhënës, për "Lehtësinë e reformës dhe zgjerimit për Ballkanin Perëndimor", mori 74 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut për mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar" mori 73 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

1 VITE ME PARE

Hasani: Hapja e zyrës së BEI në Shqipëri tregon mesazh besimi për klimën ekonomike në vend

Seanca plenare në Kuvend/ Shtyhet afati për Komisionet e Xhafajt dhe
Igli Hasani

TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani deklaroi sot se hapja e zyrës së Bankës Evropiane të Investimeve në Shqipëri dërgon një mesazh të fortë besimi për klimën ekonomike. Në fjalën në Kuvend, Hasani u shpreh se projektligji për hapjen e përfaqësisë së Bankës Evropiane të Investimeve në Shqipëri është me rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Ky është një moment kyç për të forcuar marrëdhëniet tona me BE-në dhe për të thelluar bashkëpunimin financiar dhe zhvillimor me BEI, një nga institucionet më të respektuara në kontinent. Ky pr/ligj synon ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, lidhur me hapjen e përfaqësisë së Bankës Evropiane të Investimeve në Shqipëri dhe ky hap shënon një mundësi shumë të mirë për të avancuar Shqipërinë në rrugën e integrimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm”, tha Hasani.

Hasani u shpreh se marrëveshja ka një rëndësi të veçantë për vendin tonë.

 “Hap dyert për financime të tjera dhe mbështetje për projekte kyçe që do të kontribuojnë për rritjen ekonomike dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve tanë. Hapja e një zyre të kësaj banke në Tirana është një mundësi për të përshpejtuar realizmin e projekteve strategjike si infrastruktura, energjia e rinovueshme, dixhitalizimi, kujdesi shëndetësor apo arsimi”, u shpreh Hasani.

1 VITE ME PARE

“Duhet të më merrni jetën që të mbyll gojën”, Sula: Krenar që iu bashkova Lapajt

Seanca plenare në Kuvend/ Shtyhet afati për Komisionet e Xhafajt dhe

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka folur me tone të ashpra në Kuvend në lidhje me kandidaturat për deputetë të nxjerra ditën e djeshme. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Sula ka deklaruar se nuk do ta mbyllë gojën përballë asnjë padrejtësie që i është bërë. Po ashtu gjë që nuk e ka bërë asnjëherë deri tani duke u shprehu haptazi në mbështetej të SPAK gjë të për të cilën sipas tij u ndëshkua.

“Të nderuar kolegë të djathtë që në korrik të vitit të kaluar votuar qorrazi për kodin zgjedhor, votova i vetmi kundër dhe sot kam marrë ndëshkimi se jam skapist dhe s’i nënshtrohem vullnetit të askujt. Keni vetëm 1 rrugë; të më merrni jetën që të mbyll gojën. Jam krenar që i jam bashkua atyre djemeve të rinj të Shqipëria bëhet, e falenderoj përzemërsisht Adriatik Lapajn që më kërkuan të kandidoj bashkë me ta për shkak të qëndrimeve të mia parimore”, tha Sula.

 

 

1 VITE ME PARE

Hoqi dorë nga kandidimi për zgjedhjet e 11 majit, Koçi në Kuvend: Jam kundër listave të hapura në nivel rajonal, do kthehet në varrin moral të politikës

Seanca plenare në Kuvend/ Shtyhet afati për Komisionet e Xhafajt dhe
Koçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi gjatë fjalës së tij në Kuvend ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj listave të hapura në nivel rajonal. Koçi u shpreh se listat e hapura i kthen zgjedhjet në zgjedhje vendore dhe kryepleqsh. Sipas tij kjo sjell një rrezik për politikën dhe shoqërinë.

Ai është shprehur se listat e hapura në nivel rajonal do të jenë një “varr moral” për politikën shqiptare dhe ka theksuar se nëse ky sistem do të mbetet, ai duhet të aplikohet vetëm në nivel kombëtar, duke i dhënë mundësi zgjedhësve të votojnë për më shumë se një individ. 

"Ti je Sali Berisha, prapa të vjen ligësia. Ti mund të falësh vetëm pasi je hakmarrë, qoftë brenda partisë, qoftë jashtë partisë. Dy fjalë tani për sistemin zgjedhor. Kam qenë kundër listës së hapur në nivel rajonal. Kjo i kthen zgjedhjet në zgjedhje vendore, në zgjedhje kryepleqsh.

Lista e hapur në nivel rajonal do kthehet në varrin moral të politikës. Nuk duhet ta kishit bërë. Nëse do lihen listat e hapura, të lihet me opsion kombëtar dhe zgjedhësi të votojë më shumë se një individ. Kjo mënyrë siç është do i hapë rrugë krimit të organizuar," tha Koçi.

1 VITE ME PARE

Kryemadhi jashtë Kuvendit: Vota ime sigurisht do të shkojë për Ilir Metën

Seanca plenare në Kuvend/ Shtyhet afati për Komisionet e Xhafajt dhe
monika kryemadhi

TIRANË- Deputetja Monika Kryemadhi ka dhënë sot një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit. Kryemadhi deklaroi se në 11 maj do të votojë për koalicionin "Aleanca e Shqipërisë së Madhështore".

Po ashtu u shpreh se në listë të hapur votën do të çojë për ish-bashkëshortin e saj dhe kreun e PL-së, Ilir Metën. Kryemadhi i bëri thirrje miqve dhe familjarëve të votojnë njësoj si ajo.

“Patjetër që vota ime do të shkojë për Aleancën e Shqipërisë së Madhërishme dhe në listë të hapur për Ilir Metën. U bëj thirrje miqve dhe familjarëve dhe atyre që kanë besuar te unë të shkojnë dhe të votojnë Presidentin e Partisë së Lirisë”, tha Kryemadhi në një prononcim për mediat para Kuvendit.

1 VITE ME PARE

"Nuk i kam asnjë borxh PS"/ Nasip Naço: Në shtator do jem avokat, pas ngjarjeve të fundit ky vend ka shumë nevojë

Seanca plenare në Kuvend/ Shtyhet afati për Komisionet e Xhafajt dhe
Nasip Naço

TIRANË- Deputeti socialist Nasip Naço ka folur pasi emri i tij ka mbetur jashtë listave të kandidatëve për deputetë. Duke folur për mediat, Naço ka ironizuar situatën, duke thënë se në shtator do të vazhdojë jetën e tij si avokat, pasi vendi ka nevojë. Sipas tij, pas ngjarjeve të fundit në vend, Shqipëria ka nevojë të theksuar për avokatë, ndërkohë që ka shtuar se nuk i ka asnjë borxh PS-së. 

"Dikush duhet ta kuptojë se vjen një moment kur duhet të ikin. Unë besoj se ka të rinj që do ta vazhdojnë më tej stafetën. Ky vend ka nevojë edhe për brezin e ri, të alternuar. Sigurisht, në shtator do të jem një avokat dhe ka nevojë ky vend, sidomos pas këtyre ngjarjeve, ka nevojë për avokat. Unë ia kam kthyer borxhin PS-së, kisha marrë një mandat në 2009, 2013 dhe 2017. Ia ktheva në 2021. As s’i kam borxh, as më kanë borxh. Jam qytetar i lirë", tha Naço.

1 VITE ME PARE

"Hapja e zyrës së PE në Tiranë, vlerësim për Shqipërinë", Balla në Kuvend: Në 11 maj shqiptarët do votojnë për tu bashkuar me Europën 

Seanca plenare në Kuvend/ Shtyhet afati për Komisionet e Xhafajt dhe
taulant balla

TIRANË- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla e ka nisur fjalën në Kuvend me vendimin e Parlamentit Europian për hapjen e një zyrën për rajonin e Ballkanit Perëndimor në Tiranë. 

Balla tha se ky vendim është vlerësim për Shqipërinë, ndërsa foli edhe lidhur me zhvillimin e samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë. Ministri tha se zgjedhjet e 11 majit janë  një vendimmarrje historike, ndërsa shtoi se shqiptarët do votojnë për ta bashkuar Shqipërinë me Europën.

"Të përshëndesim të majtë dhe të djathtë, vendimin e PE për hapjen e zyrës për rajonin e Ballkanit Perëndimor në Tiranë. Një vlerësim për Shqipërinë si pikë referimi paqeje dhe progresi në Ballkan dhe jo vetë. Ngritja e kësaj zyre konfirmon një peshë që do të vazhdojë në mandatin tonë të ri, ku do të mirëpresim në Tiranë dhe Komunitetin Politik Evropian. Do të sjellë në Tiranë, udhëheqësit e Europës me përjashtim të Vladimir Putin. I pranishëm do të jetë dhe presidenti i Ukrainës. Zgjedhjet e 11 majit janë një vendimmarrje historike. Shqiptarët do votojnë për ta bashkuar Shqipërinë me Europën.", tha Balla.

1 VITE ME PARE

Nis seanca plenare në Kuvend

Seanca plenare në Kuvend/ Shtyhet afati për Komisionet e Xhafajt dhe
elisa spiropali

TIRANË- Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Në seancën e sotme pritet të votohet projektligji “Për Paketën e Maleve”, i cili parashikon lehtësi procedurash për pronësinë dhe ndërtimin, sikurse edhe politika fiskale stimuluese për investimet në zonat malore.

Gjatë shqyrtimit të projektligjit në komisionet parlamentare, opozita është shprehur në parim kundër, me argumentin se është një ligj që parashikon garë të mbyllur, si dhe një procedurë komplet e re për pronën private, krahas procedurës që ka ligji aktual sektorial që merret me pronën.

Kuvendi do të diskutojë edhe mbi një sërë nismash të tjera ligjore apo marrëveshjesh me institucione ndërkombëtare.  Gjithashtu në seancë pritet edhe ratifikimi i marrëveshjes me Bankën Evropiane të Investimeve, lidhur me hapjen e përfaqësisë së Bankës Evropiane të Investimeve në Shqipëri. Një tjetër projektligj i rëndësishëm që pritet të miratohet sot është edhe ai për ratifikimin e marrëveshjes së huas me Fondin për Zhvillim të Abu Dhabi-t, për financimin e projektit “Sistemi i kamerave nën administrimin e Policisë së Shtetit – Smart City”.

1 VITE ME PARE

Nga ratifikimi i dy marrëveshjeve me BE-në te projektligji “Paketa e maleve”, sot seancë plenare, ja çfarë do të diskutohet në Kuvend

Seanca plenare në Kuvend/ Shtyhet afati për Komisionet e Xhafajt dhe
Foto ilustruese

TIRANË- Në Kuvend ditën e sotme do të mbahet seanca e radhës plenare. Gjatë seancës pritet të votohet projektligjin “Për Paketën e Maleve”, i cili parashikon lehtësi procedurash për pronësinë dhe ndërtimin, sikurse edhe politika fiskale stimuluese për investimet në zonat malore.

Në seancë gjithashtu pritet të diskutohet mbi këtë projektligj të rëndësishëm, i cili parashikon një paketë të re mbështetje për investimet në zonat malore. Gjatë shqyrtimit të projektligjit në komisionet parlamentare, opozita është shprehur në parim kundër, me argumentin se është një ligj që parashikon garë të mbyllur, si dhe një procedurë komplet e re për pronën private, krahas procedurës që ka ligji aktual sektorial që merret me pronën.

Kuvendi do të diskutojë edhe mbi një sërë nismash të tjera ligjore apo marrëveshjesh me institucione ndërkombëtare. Gjithashtu në seancë pritet edhe ratifikimi i marrëveshjes me Bankën Evropiane të Investimeve, lidhur me hapjen e përfaqësisë së Bankës Evropiane të Investimeve në Shqipëri.

Një tjetër projektligj i rëndësishëm që pritet të miratohet sot është edhe ai për ratifikimin e marrëveshjes së huas me Fondin për Zhvillim të Abu Dhabi-t, për financimin e projektit “Sistemi i kamerave nën administrimin e Policisë së Shtetit – Smart City”.

Projektligji parashikon akordimin e një huaje, në shumën 118 500 000 USD, për financimin e këtij projekti, përmes së cilit synohet të rritet niveli i sigurisë publike dhe performanca e punonjësve të policisë. Instalimi i sistemeve elektronike synon një monitorim dhe kontroll sa më të mirë të territorit, duke siguruar informacionin për parandalimin dhe zbardhjen e ngjarjeve.

Po ashtu Kuvendi pritet të ratifikojë edhe dy marrëveshje të rëndësishme me Bashkimin Europian. Sot pritet ratifikimi i marrëveshjes së facilitetit me Bashkimin Evropian, të përfaqësuar nga Komisioni, për rregullimet specifike për zbatimin e mbështetjes së BE-së për Shqipërinë, në kuadër të facilitetit për reforma dhe rritje. 

Një tjetër projektligj është ai i ratifikimit të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, si huamarrës, Bankës së Shqipërisë, si agjent i huamarrësit, dhe Bashkimit Evropian, të përfaqësuar nga Komisioni Evropian, si huadhënës, për “Lehtësinë e reformës dhe zgjerimit për Ballkanin Perëndimor”.

 

seance plenare 13 mars 2025

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit