LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Shëndetësia"/ Ilir Rrapaj dëshmon gati 6 orë për "Sterilizimin": Rrjepajn dhe Beqajn i kam njohur në një aktivitet të qeverisë! Ministrja Denaj nis dëshminë

• Komisioni hetimor për Shëndetësinë vijon sot me pyetjen e dëshmitarëve për të sqaruar çështjen e koncesionit të sterilizimit. • Biznesmeni Ilir Rrapaj i cili mbërriti në Kryesinë e Kuvendit, i prangosur dhe i shoqëruar nga policia, është i pari që po jep dëshminë e tij. • Rrapaj është pyetur nga kryetarja e komisionit, Albana Vokshi për njohjen me ish- ministrin dhe zëvendësministrin e Shëndetësisë. • Ai deklaroi se Klodian Rrjepajn dhe Ilir Beqajn i ka njohur në një aktivitet të qeverisë shqiptare në 2013. • Pas 6 orësh dëshmie të Rrapajt, ministrja Anila Denaj ka nisurtë dëshmojë para komisionit hetimor për koncesionet. • Denaj ka mbajtur postin e  drejtoreshës së Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe mësohet se nuk ka qenë dakord për çmimet e larta të sterilizimit teksa ka paraqitur dhe ankesë. • Koncensioni 10 vjeçar me vlerë afro 100 milionë dollarë iu dha kompanisë 'SaniService', një bashkim kompanish ku Ilir Rrapaj me kompaninë e tij 'Investital LLC' është zotëruesi kryesor i aksioneve, krahas kompanive italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l” të Staccinit. • Rrapaj ndodhet në arrest me burg prej 16 gushtit 2024, ndërsa i arrestuar është edhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj. • Më herët, kryetarja e komisionit, Albana Vokshi lajmëroi në mbledhje se 3 biznesmenët italianë të thirrur për të dëshmuar kanë refuzuar të paraqiten dhe të japin dëshminë e tyre. • Ajo u shpreh se Umbro Staçini, Elisabetta Anzanello dhe Giorgio Tardioli kanë refuzuar tre herë pjesëmarrjen e tyre në komision. • Vokshi paralajmëroi se do të njoftohet policia e shtetit që të mundësojë ardhjen e tyre në Komisionin e Koncesionit të Sterilizimit.

15 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Prej gati 6 orësh në Komisionin e Shëndetësisë, Rrapaj: Kam që në 7 të mëngjesit kam pirë vetëm një gotë ujë

"Shëndetësia"/ Ilir Rrapaj dëshmon gati 6 orë
ilir rrapaj

TIRANË- Biznesmeni Ilir Rrapaj prej gati 6 orësh ndodhet në Komisionin Hetimor të Koncesioneve në Shëndetësi, ku po jep dëshminë e tij lidhur me koncesionin e Sterilizimit.  Ai u pyet nga deputetja demokrate, Ina Zhupa lidhur me një shumë prej 180 milionë lekë, të cilat tha se Rrapaj i ka marrë si fatura.

Në përgjigjen e tij tha se kundrejt një shërbimi të caktuar do të merreshin parasysh edhe kostot dhe se kjo ishte rrjedhojë e një vendimi kolegjial. Më tej shtoi se “kam që në 7 të mëngjesit qe kam pirë vetëm një gotë ujë”.

Ina Zhupa: Këto 180 mln lekë që na rezultojnë ne, ju i keni marrë si fatura hotelesh apo avionësh, apo jua kanë dhënë si pagë, në ç’kuptim?

Ilir Rrapaj: Ju citova disa prej ngjyrave të listës së panumërt të kostove, sepse kundrejt një shërbimi të caktuar do të merreshin parasysh edhe kostot. Ishte rrjedhojë e një vendimi kolegjial. Asambleja e ortakëve e konsideroi si të pranueshme këtë propozim edhe në aspektin ekonomik.

Ina Zhupa: Pse ju zgjodhën ju për t’ju dhënë këto para për të bërë këtë mbikëqyrje, duke qenë se ju jetonit në Itali dhe nuk zgjodhën një shqiptar që ta bënin me një kosto më të ulët?

Ilir Rrapaj: E dhashë më lart përgjigjen, s’gjej dot ndonjë alternativë, edhe pse po shtrëngohem në këto orë të vonë të pasdites. Kam, që në 7 të mëngjesit kam pirë vetëm një gotë ujë. Por ajo është përgjigje dhe e tillë ngele. Është një vendimmarrje kolegjiale për ta adresuar në personin tim fizik një përgjegjësi të kësaj natyre që e kam përmbushu besoj me sukses të plotë. Asnjë veprim i karakterit financiar nuk është larguar apo ka patur të mundur që të anashkalojë udhëzimet që vinin nga statusi i kompanisë.

1 VITE ME PARE

Çfarë roli kishit në takimet e delegacionit të Umbrias me Ministrinë e Shëndetësisë? Rrapaj: Isha vetëm ndihmës, në këto takime nuk është folur për sterilizimin

"Shëndetësia"/ Ilir Rrapaj dëshmon gati 6 orë
komisioni

TIRANË- Në Komisionin Hetimor për koncesionet në Shëndetësi, biznesmeni Ilir Rrapaj në hetim për "Sterilizimin" ka treguar rolin e tij në marrëveshje. Ai tha se në takimet e delegacionit të Umbrias me Ministrinë e Shëndetësisë, kishte vetëm rolin e ndihmësit. 

Rrapaj ka theksuar se roli i tij ishte vetën të ndihmonte në fazën fillestare që grupet të kishin teknikë dhe specialiste. Sipas tij, pasi u ndërtuan strukturat funksionale të grupeve të punës, roli i tij ka mbaruar.

I pyetur nga kryetarja e komisionit, Albana Vokshi nëse është folur për sterilizimin në këto takime, Rrapaj e mohoi dhe tha se nuk se është përmendur asnjëherë sterilizimi. Biznesmeni u shpreh se nuk e ka ndjekur më punë pas firmosjes së marrëveshjes. 

Pjesë nga dëshmia: 

Vokshi: Janë zhvilluar takime me delegacione të rajonit të Umbrias në Ministrinë e Shëndetësisë diku në dhjetor. Çfarë roli kishit në këtë delegacion?

Rrapaj: Delegacioni zgjedhje se kush mund të jetë i dobishëm, unë isha nënshtetas Italian me kombësi shqiptare. Ndihmës kuadivant i delegacionit të Umbias.

Vokshi: Si e kontaktoi rajonin e Umbrias ministri?

Rrapaj: Po mua ma pyesni këtë gjë? Më ka zgjedhur konfindustria

Vokshi: Cili ishte roli juaj

Rrapaj: Rol ndihmues

Vokshi: Në fund të diskutimeve u arrit një marrëveshje, cili ishte roli juaj

Rrapaj: Nuk kam patur asnjë rol në marrëveshjen

Vokshi: Jeni pjesë e takimit, se kam foto

Rrapaj: Të jesh pjesë e takimit, nuk do të thotë të jesh pjesë e vazhdimësisë së…

Vokshi: Në takime zyrtare, ata që janë pjesë e marrëveshjes vijnë dhe ulen. Mirë takimin e parë nuk kishit rol, pse ndodheni ulur në takimet e ministrit në nivele të larta zyrtare për marrëveshje kuadër.

Rrapaj: Pse duhet të shqetësohen unë nëse është nivel i lartë apo i ulët. Kam funksionet e mia të ndihmësit të enturazhit për ta çuar deri në firmën finale të marrëveshjes.

Vokshi: Kush ishte pozicioni juaj në këto mbledhje?

Rrapaj: Nuk jam qytetar, përfaqësues i një shoqatë. Konfinitalia.

Vokshi: Në letrat që kam lexuar unë nuk ekziston në procesverbale. S’po them se gënjen. Mbase s’ka qenë i Konfinitalias, por i një pale tjetër.

Rrapaj: Kam qenë i përzgjedhur nga konfinitalia.

Vokshi: Çfarë roli kishte konfinitalia në këtë marrëveshje?

Rrapaj: I ka indikuar natyralitetit dhe përditshmëria e burokracisë së shtetit italian.

Vokshi: Në fund të këtij takimi, si u ndanë detyrat? Çfarë detyrash u ndan për ju?

Rrapaj: Kam patur thjeshtë një kërkesë; të ndihmoja në fazën fillestare që grupet të kishin teknikë dhe specialiste. Pra, komunikimet e para mes dy palëve. Pasi u ndërtuan strukturat funksionale të grupeve të punës, puna ime mbaroi.

Vokshi: A është folur për sterilizimin në këto takime?

Rrapaj: Merrni një kopje të kuadrit. Nuk flitet as për sterilizimin a asnjë gjë. Një asnjë germë të atij akordi nuk përmendet. Në marrëveshjen kuadër kam qenë në takime derisa është firmosur marrëveshja.

Vokshi: Keni qenë pjesë e delegacionit për sterilizimin?

Rrapaj: Kam qenë. Nuk është folur për sterilizimin. Në këtë pelegrinazh në spitalet publike, ka qenë fotografimi i panoramës së gjendjes së spitaleve publike shqiptare. Ishte ftesë nga institucionet shqiptare për të bërë një vizitë në spitalet publike dhe objektivi ishte për të dhënë një kontribut për kritere protokollare të njësoheshin me ato italiane.

Vokshi: Keni qenë kur u firmos marrëveshja?

Rrapaj: Po, në të njëjtin rol si më parë.

Vokshi: Cili ishte produkti i marrëveshjes?

Rrapaj: Kirurgjia publike shqiptare ka hyrë në BE falë standardeve që adoptoi. Këtë e them me një ndjenjë krenarie të pashoq.

Vokshi: Jeni krenar për mënyrën që është bërë koncensioni?

Rrapaj: Jam krenar për çfarë ka arritur të bëjë ky projekt madhështor.

Vokshi: Pasi u firmos marrëveshja, çfarë është bërë. Ku keni qenë ju?

Rrapaj: Nuk kam qenë.

Vokshi: Nga marrëveshja ka dalë një produkt, për sterilizimit. Kush e ka vijuar punën?

Rrapaj: Nuk kam koment për këtë. Nuk e kam ndjekur.

1 VITE ME PARE

"Nuk i njihnit por kishit udhëtime të përbashkëta me Beqajn dhe Rrjepajn"/ Rrapaj: Ishim në Universitetin e Prishtinës me profesorë italianë, ministria na dha makinën

"Shëndetësia"/ Ilir Rrapaj dëshmon gati 6 orë
vokshi, rrapaj

TIRANË- Biznesmeni Ilir Rrapaj vijon me dëshminë e tij në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë lidhur me Koncesionin e Sterilizimit. 

Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi e ka pyetur biznesmenin për udhëtimet e përbashkëta me ish-ministrin Ilir Beqaj dhe ish zëvendësministrin Klodjan Rjepaj. 

Ai tha se takimet ishin zyrtare, ndërsa për udhëtimin për në Prishtinë me makinën e ministrisë, Rrapaj tha se kjo makinë u vu në dispozicion të disa profesorëve italianë me të cilët ishte për një takim zyrtar me rektorin e Universitetit të Prishtinës.

Pjesë nga dëshmia: 

Vokshi: Udhëtimet të përbashkëta me shtetasin Klodjan Rjepaj dhe Ilir Beqaj dhe me shtetas të tjerë italianë? Kush ka qenë marrëdhënia sepse më parë thatë nuk e njihni.

Rrapaj: Po e nis nga e fundit.

Vokshi: Jo nise nga e para.

Rrapaj: Po ju e bëtë maratonë.

Vokshi: Se si e bëj unë pyetjen e di unë.

Avokati: Pyetjet të mos jenë sugjestionuese. Përndryshe e këshilloj klientin të mos përgjigjet.

Vokshi: Rezulton se janë në të njëjtat udhëtime së bashku.

Avokati: A kanë qenë apo jo. Dhe nëse po në cilat pika kanë hyrë dhe dalë. Kjo nuk është pyetje sugjestionuese.

Vokshi: Rezultojnë se kanë qenë bashkë në të njëjtën vend. Pse keni qenë bashkë? A keni qenë në disa udhëtime së bashku?

Ndreca: Edhe pyetjet edhe ligji për komisionin që pyetjet sugjestionuese. Mënyra si bëhet pyetja është orientuese, nëse i besojmë burimeve pubkike nuk kemi nevojë për dëshmitarin. Pyetja është a është kjo që ka dalë publike.

Vokshi: Po kjo ishte pyetja.

Ndreca: Jo nuk ishte kjo pyetja.

Vokshi: Keni udhëtuar disa herë bashkë, madje edhe makinën shtetërore të zv.ministrit, udhëtime jashtë vendit. Pse thatë që nuk i njihni?

Rrapaj: Ishin zyrtare. Universiteti i Peruxhias kërkoi takim me Universitetin e Kosovës. Nuk rezulton të jem i vetëm. Kam qenë në funksion të udhëtimeve zyrtare Rajoni i Umbrias është pjesë e këtij akordi kuadër, por edhe Universiteti i Peruxhas. Udhëtimi në Kosovës ka qenë i programuar për tu takuar me rektorin e universitetin e Prishtinës. Po i referohem makinës së zv.ministrit. Ministria e Shëndetësisë u tregua xhentile dhe na dha makinën për të shkuar në Kosovë. Pasi mbaruam punë në Tiranë, profesori italian iku në Prishtinë, Mendoni se ishim keq për një taksi apo një makinë private? Ishte një akt xhentilese nga ministria që i vuri në dispozicion profesorit një makinë. Në Prishtinë u bë një takim zyrtar.

Vokshi: Nuk ka foto, nuk ka një rekord të këtij takimi?

Rrapaj: Duhet të ketë.

1 VITE ME PARE

E njihni Ilir Beqajn? Rrapaj: Nuk kemi pasur miqësi! E njoha në një aktivitet të qeverisë shqiptare

 

"Shëndetësia"/ Ilir Rrapaj dëshmon gati 6 orë
ilir rrapaj

 

TIRANË- Biznesmeni Ilir Rrapaj vijon me dëshminë e tij në Komisionin Hetimor të Koncesioneve në Shëndetësi. Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi ishte e para që ka nisur me pyetjet për Rrapajn, ku një ndër to ishte edhe si është njohur me ish-ministrin Ilir Beqaj. 

Biznesmeni u shpreh se e ka takuar për herë të parë në një aktivitet të qeverisë shqiptare. Ai u pyet po ashtu nëse e ka ndihmuar në një spital në Itali dhe nëse ka dijeni për një shtëpi që ish-ministri ka blerë atje, pas fillimit të koncensionit të Sterilizimit.

Pjesë nga dëshmia: 

Vokshi: E njihnit Ilir Beqajn?

Rrapaj: Kam njohjen kush ishte si personazh publik. Nuk kemi pasur miqësi.

Vokshi: Kur e keni takuar për herë të parë?

Rrapaj: Po në të njëjtin aktivitet të thirrur nga qeveria shqiptare, një përshëndetje. Aty kam pasur rastin që fillimisht t’i njoh se kush janë.

Vokshi: Nuk keni biseduar?

Rrapaj: Ishin mbi 400 pjesëmarrës dhe secilit i është ofruar një përshëndetje mirëseardhjeje në tavolinë, asgjë më shumë.

Vokshi: Kur ai ka pësuar aksident në Itali, nuk keni qenë ju që e keni ndihmuar të kurohet?

Rrapaj: Jo zonjë, më vjen keq që s’kam qenë.

Vokshi: Beqaj e ka pranuar vetë dhe ka vajtur në një prej spitaleve në Bari.

Rrapaj: Është 850 km larg nga ku rri unë, as  e njoh dhe se kam njohur ndonjëherë. Uroj të mos njoh njerëz nëpërmjet spitaleve.

Vokshi: A keni dijeni për një shtëpi, vilë që ka blerë Ilir Beqaj në Itali, pas fillimit të koncensionit të Sterilizimit?

Rrapaj: Jo! Çfarë dijenie duhet të kem? S’kam

1 VITE ME PARE

A e njihni Klodian Rrjepajn? Përgjigjet biznesmeni Ilir Rrapaj: Kisha dijeni kush ishte, por nuk kam pasur miqësi me të

"Shëndetësia"/ Ilir Rrapaj dëshmon gati 6 orë
komisioni

TIRANË- Në Komisionin Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi po jep dëshminë e tij biznesmen Ilir Rrapaj, i cili shoqërohet edhe nga avokati i tij.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi e ka pyetur biznesmenin për njohjen me ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepajn. 

Biznesmeni e ka mohuar njohjen dhe miqësinë me të, ndërsa shtoi se e ka takuar për herë të parë në vitin 2013, në një aktivitet të organizuar nga qeveria shqiptare. 

Pjesë nga dëshmia: 

Vokshi: A e njihni Klodian Rrjepajn?

Rrapaj: Kisha dijeni kush ishte. Nuk kam pasur asnjë lloj miqësie dhe asnjëlloj njohjeje. Jo nuk e njihja nga afër.

Avokati: Kanë pasur njohje se ishin në të njëjtën shkollë, por nuk kanë qenë miq.

Vokshi: Kur e keni takuar zotin Rrjepaj për herë të parë?

Rrapaj: E kam takuar në një aktivitet publik të organizuar nga qeveria shqiptare. Diku nga viti 2013.

Vokshi: Keni folur për koncesionin e sterilizimit?

Rrapaj: Absolutisht jo.

Vokshi: Nuk njiheshit, por përdornit terma fratelo.

Rrapaj: Ne jemi nga Vlora.

1 VITE ME PARE

Ilir Rrapaj nis dëshminë te "Shëndetësia"/ Avokati i biznesmenit: Jemi të pandehur në SPAK, klienti nuk ka detyrim të thotë të vërtetën! Vokshi: Është marrë leje nga organi akuzës

"Shëndetësia"/ Ilir Rrapaj dëshmon gati 6 orë
ardian leka, ilir rrapaj

TIRANË- Në seancën e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi po jep dëshminë e tij, biznesmeni Ilir Rrapaj. Ky i fundit shoqërohet edhe nga avokati i tij, Ardian Leka. Avokati i cili e shoqëron edhe në procesin gjyqësor në SPAK, kërkoi që klienti i tij të jetë përjashtim nga betimi për të thënë të vërtetën pasi është në statusin e të pandehurit në Prokurorinë e Posaçme.

"Jemi të pandehur në SPAK. Ka nisur gjykimi atje. Dëshmia duhet të bëjë përjashtim, se një i pandehur nuk ka detyrim të thotë të vërtetën. Ato që do të thotë këtu lidhen me proces penal. Dua sqarim për përhapjen e informacioneve që ka dosja. Kemi detyrim nga SPAK të mos e bëjmë. Këtu ka media.", tha Leka.

Ndërkohë kryetarja e komisionit, Albana Vokshi tha ky nuk ishte rasti i parë që jep dëshminë në këto kushte, ndërsa shtoi se është marrë leje nga organi i akuzë.

"Nuk është hera e parë. Kanë ardhur dëshmitarë në të njëjta kushte tek TIMS. Apo edhe ne këtu kemi marrë Klodjan Rrjepajn. Kemi marrë leje nga organi i akuzës.", u shpreh Vokshi.

1 VITE ME PARE

Komisioni i Shëndetësisë/ Deputeti i PS: Ish-ministri Beqaj është strumbullari i gjithë kërkesës për të iniciuar hetimin

"Shëndetësia"/ Ilir Rrapaj dëshmon gati 6 orë
petro koci

TIRANË- Mbledhja e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi është zhvilluar me debate lidhur me listën e dëshmitarëve që do të thirren në Komision. Deputeti i PS-së, Petro Koçi tha se shpeshherë dëshmitarët janë lënë në pritje për orë të tëra.

Ndërkohë sipas Koçit, dëshmitari më i rëndësishëm është ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për të cilin tha se është “strumbullari i gjithë kërkesës për të iniciuar hetimin”.

“Ky është një komision që heton çështje, që do të thotë nuk është gjeti shtrigash apo luftë klasash. Kemi thirrur plot dëshmitarë të rëndësishëm, por edhe jemi tallur me disa sepse e kemi gjatur debatin duke e justifikuar si procedural, dhe i kemi lënë duke pritur te dera me orë të tëra. Nuk është fare serioze për komisionin. Është hera e dytë radhazi që harxhojë orë të tëra duke bërë një debat pa kuptim, në emër të disa kërkesave që dalim papritur, si kjo; o do vijë Vilma Nushi o s’ka. Për mua të vijnë gjithë Vilmat e Shqipërisë, por për mua kjo është taktikë për të shtyrë hetimin. Nëse keni dështuar me hetimin, kjo nuk është taktikë. Gjykoj që këtu dëshmitari më i rëndësishëm është ish-ministri Beqaj, i cili është strumbullari i gjithë kërkesës për të iniciuar hetimin. Për ato që keni rënë dakord, hajde t’i pyesim të tërë. Por duhet të jemi seriozë. Vërtet jemi parlamentarë, por jo gjyqtarë e prokurorë. Kështu që nëse vijojmë me procedurën normale, mendon brenda afatit mund të bëjmë dhe raportin”, tha Koçi.

1 VITE ME PARE

FOTO/ Vokshi tha se po ndikonte te dëshmia e tij, momenti kur Vullnet Sinaj takohet me biznesmenin e arrestuar, Ilir Rrapaj

"Shëndetësia"/ Ilir Rrapaj dëshmon gati 6 orë
takimi

TIRANË- Gjatë seancës së Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi tha se deputeti socialist, Vullnet Sinaj kishte takuar biznesmenin Ilir Rrapaj. Ky i fundit, i cili mbërriti i prangosur dhe i shoqëruar me forca policie, pritet të dëshmojë në komision lidhur me koncesionet.

Vokshi tha se ky takimi mes tyre nuk lejohet dhe i bëri thirrje Sinajt që mos të ndikojë në dëshminë e biznesmenit. Nga ana tjetër deputeti socialist Plarent Ndreca tha se nuk ka asgjë nëse Sinaj takohet me biznesmenin e prangosur, pasi një takim i tillë mund të ndodhë edhe në burg. Vokshi tha se takimet e tilla lejohen vetëm në burg dhe jo në ambientet e një komisioni hetimor. 

"Shëndetësia"/ Ilir Rrapaj dëshmon gati 6 orë

1 VITE ME PARE

Ilir Rrapaj pritet të dëshmojë te "Shëndetësia"/ "Nëse doni ta takoni, shkoni takojeni në burg", Vokshi: Vullnet Sina ka gjysëm ore që është ulur pranë dëshmitarit

"Shëndetësia"/ Ilir Rrapaj dëshmon gati 6 orë
albana vokshi

TIRANË- Biznesmeni Ilir Rrapaj, i cili mbërriti pranë kryesisë së Kuvendit me pranga në duar dhe i shoqëruar me forca policie pritet të dëshmojë në Komisionin Hetimor të Koncesioneve në Shëndetësi. 

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi tha se deputeti socialist Vullnet Sina, kishte takuar dëshmitarin, ndërsa kërkoi që ai të largohet nga Rrapaj. Vokshi tha se ky takim nuk lejohet dhe i bëri thirrje Sinajt që mos të ndikojë në dëshminë e biznesmenit.  

"Kam informacione se Vullnet Sina ka gjysëm ore që është ulur pranë dëshmitarit. Ju lutem kërkoni të largohet. As mos ta ndikojë as mos ta intimidojë. Ka një arsye pse dëshmitari është në arrest në burg. Kjo nuk lejohet. Nëse doni ta takoni, shkoni takojeni në burg.", tha Vokshi. 

Teksa deputetja e PD-së po fliste, Sina hyri në sallën e Komisionit. Vokshi i kërkoi të dilte nga Komisioni dhe mos ta takonte biznesmenin e thirrur për të dëshmuar. 

"Sinaj ju lutem nuk keni punë me dëshmitarin, shkoni në burg takojeni, jo këtu. Nuk futeni dot në Komision. Dilni nga Komisioni dhe mos takoni personin dëshmitar. Ju ka organizuar Edi Rama, kaq shumë po shqetësoheni nga dëgjesat e sotme.", u shpreh Vokshi.

1 VITE ME PARE

"S’mund të na bëjnë për budallenj!" Mungesë dëshmitarësh? Komisioni Hetimor për Shëndetësinë/ Ndreca: Nuk mund të bëjmë spektakël kot

"Shëndetësia"/ Ilir Rrapaj dëshmon gati 6 orë
Komisioni

TIRANA- Vijojnë debatet në Komisionin Hetimor për koncesionet në Shëndetësi lidhur me mosparaqitjen e dëshmitarëve. Deputetja demokrate Ina Zhupa është shprehur se tre janë format për të mundësuar dëshminë e tyre, e para, policia, e dyta, zgjatja e afateve të komisionit dhe e treta, të gjenden të gjitha mënyrat për marrjen e dëshmive të tyre.

Kryetarja Albana Vokshi tha se punimet e këtij komisioni nuk do të mbyllen pa dëshminë e personave sipas saj kyç, që janë kryeministri Edi Rama dhe biznesmenja Vilma Nushi. Nënkryetari i komisionit, Plarent Ndreca është shprehur pro dëshmisë se të thirrurve, por shton se ata kanë dhënë arsye ligjore pse nuk janë paraqitur.

Pjesë nga debati në Komision:

Zhupa: Kërkojmë nga ky komision, sidomos nga përfaqësuesit e mazhoranës, ti kthehen vendimit të seancës plenare, për zhvillimin e komisionit. Tre janë opsionit, një; policia. Dy; shtimi i afatit dhe tre; të gjenden gjitha mënyrat për të marrë dëshmi dhe në raste ekstreme. Nuk mund të lejojmë të na bëjnë për budallenj.  Më vjen keq, por duhet ky komision të jetë me përgjegjësinë që i ka dhënë seanca plenare.

Vokshi: Ky komisioni nuk mbyllet pa dëshminë e Vlima Nushit dhe Edi Ramës. Nuk mund të mbyllet pa dëshminë e personave kyç.

Nderca: Këta që janë me shtetësi italiane, kanë të drejtën e tyre të bëjnë aktivitetin e tyre në vendin e tyre. Nuk e di nëse janë thjeshtë dhe vetëm shtetas italianë, por është e pritshme të mos kenë të njëjtën përgjegjësi juridike si shtetasit shqiptare. Nuk më shqetëson mundësimi i prezencës së tyre në komision. Për zotin Lleshi, ai ka sjellë justifikim, një raport mjekësor. Nuk mund të paragjykojmë. Nuk ka arsye që të bëjmë thirrjen e detyrueshme të tij, përsa kohë nuk ka shprehur mos vullnet për të ardhur. Edhe zoti Fani ka treguar gatishmëri, por për arsye që i thotë në e-mail, nuk mund të jetë sot.

Nuk e shoh të arsyeshme ti thërrasim me policisë, sepse nuk kanë thënë nuk duan të vijnë. Ata kanë dhënë arsye ligjore. Ne e kemi vullnetin për ti marrë në dëshmi, për ti dëgjuar dhe për tu bërë pyetjet tona. Nuk mund të bëjmë spektakël kot, kur nuk është e nevojshme.

Duhet zonja Nushi sepse qenë edhe kontributore e PS. Pra kjo qenka një arsye pse duhet të jetë para nesh që ti bëjmë gjyqin njerëzve që ua përmendin emrin pa kriter. I paragjykojmë. Nuk kemi ardhur për të bërë komision hetimor se kë kemi denoncuar, por për të shqyrtuar dy kontrata.

1 VITE ME PARE

Debatet te "Shëndetësia"/ Ndreca: S’mund të thërrasin aksionerët e aksionerëve! Vokshi: Vilma Nushi është personi kyç që ka përfituar nga koncesioni i check up-it

"Shëndetësia"/ Ilir Rrapaj dëshmon gati 6 orë
plarent ndreca

TIRANË- Seanca e sotme e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi është zhvilluar me debate, ku shkak është bërë lista e personave që do të thirren për të dëshmuar.

Nënkryetari i komisionit, njëkohësisht, deputeti i PS-së, Plarent Ndreca tha se nuk mund të thirren për të dëshmuar aksionerët e aksionerëve.

Nga ana tjetër, kryetarja e komisionit, Albana Vokshi tha se Vilma Nushi është personi kyç që ka përfituar nga koncesioni i check up-it. Sipas deputetes demokrate, Ina Zhupës ajo ka marrë 1.5 mln euro divident nga paratë e shqiptarëve.

DISKUTIMET: 

Ndreca: Kemi rënë dakord për dëshmitarët në mbledhjen e kryetarëve. Ka një procedurë.

Vokshi: Për Vilma Nushin kemi rënë dakord, ka qenë në listë.

Ndreca: Arsyeja që nuk thirren Peposhi dhe Nushi nuk thirren sepse nuk kanë lidhje me check up. Aksionerët e aksionerëve nuk mund t’i thërrasim.

Vokshi: Janë aksionerë të kompanive. Nuk e shpjegon dot. Ti mendon ashtu, unë gjykoj që Vilma Nushi duhet të vijë këtu. Nuk mbyllet ky komision pa personin kyç.

Ndreca:Pse shqetësoheni, pse nuk i lini njerëzit të sqarohen. Janë aksionerë të 3P Life. Nuk kemi objekt llogarie aksionerët e aksionerëve.

Vokshi: E ka sjellë QKL me shkresë, përfituese është Vilma Nushi. Ti s’ke qenë fare kur është gatuar kjo. Edi Rama të ka thënë që Vilma Nushin nuk e dua në komision. Kështu që Vilma Nushi të thirret nesër të jetë në komision. Unë nuk dua që ne të dy të flasim për atë që kemi rënë dakord. Se kemi rënë dakord për të gjithë listën, vetëm për Edi Ramën nuk ke rënë dakord.

Zhupa: Z. Ndreca harron diçka. Sipas QKL-së Vilma Nushi ka marrë 1.5 mln euro divident nga paratë e shqiptarëve.

Vokshi: Nuk e mbron dot Vilma Nushin.

Zhupa: Referoju ligjit z. Ndreca për pronarët përfitues.

1 VITE ME PARE

"Shëndetësia"/ Spaho: Të kërkohet shtyrja e hetimeve, nuk mund ta mbyllim pa deponimin e Ramës dhe Vilma Nushit! Zhupa: Kërkojnë të mbajnë peng komisionin

"Shëndetësia"/ Ilir Rrapaj dëshmon gati 6 orë
komisioni

TIRANË- Komisioni Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi ka hasur pengesa me vazhdimin e hetimeve për shkak të mosparaqitjes së dëshmitarëve të thirrur. 

Siç paralajmëroi edhe në seancën e kaluar, kryetarja e komisionit, Albana Vokshoi tha se do të njoftohet policia që një pjesë e tyre të paraqiten për të dëshmuar.

Deputeti i PD-së Edmond Spaho tha se të enjten duhet të kërkohet shtyrja e afateve të komisionit pasi duhet të deponojnë kryeministri Edi Rama dhe Vilma Nushi. Zhupa nga ana tjetër tha se mazhoranca kërkon të mbajë peng komisionin duke qenë se mbyllet pas tre ditësh.

Vokshi: Dëshmia e Artan Lleshit është shumë e rëndësishme. Do doja që të komunikonim policinë për të bërë të mundur praninë e tij. Unë e kam thënë dhe herë tjetër kanë filluar të avullojnë dëshmitarët. Në fund kemi drejtorin e check up Altin Thani, i cili ishte planifikuar për të premten, por për shkak se morën një kohë të gjatë dëshmitë, u njoftua të ishte i pranishëm sot. Me një gjuhë arrogante z. Thani ka sfiduar komisionin. Është e papranueshme se si administratori i Vilma Nushit gjet kurajën të refuzojë komisionin. Do sugjeroja që duke ndjekur kodin e procedurën penale të njoftohet policia për të sjellë z.Thani për të dëshmuar në komision.

Spaho: Puna e këtij komisioni është dëmtuar shumë nga përjashtimi 40 ditë i pjesës dërrmuese të anëtarëve të opozitës. Gjatë kësaj periudhe nuk është filluar ndonjë mbledhje e qenësishme komisioni. Deri më sot kemi thirrur të gjithë dëshmitarët që ka propozuar maxhoranca. Nëse nuk thirrjen dëshmitarët që kemi kërkuar, çfarë kuptimi ka që u ngrit komisioni. Duhen adresuar këto çështje sepse nuk ka kohë. Kam vënë re në komisione të tjera që maxhoranca nuk paraqitej. Nuk mund ta them këtë gjë në këtë komision, por rrethanat janë të tilla që ne duhet të mendojmë seriozisht për punën e këtij komisionit. Nuk mund të mbyllim këtë komision pa deponimin e kryeministrit dhe Vilma Nushit. Koncesionet janë dhënë nga qeveria. Pa dëgjuar kryeministrin dhe fituesen kryesore të koncesioneve, check-up-it ne nuk mund ta mbyllim komisionin. Ndaj unë mendoj që në seancën plenare të kërkojmë shtyrjen e komisionit.

Zhupa: Për pak ditë mund të krijohen justifikime që nga gjuri deri tek vetulla, kërkojnë të mbajnë peng komisionin, duke qenë se ka datën për t’u mbyllur më 14.

1 VITE ME PARE

"Shëndetësia"/ Vokshi: Do njoftohet policia të sigurojë praninë e tre italianëve në Komision, refuzuan për herë të tretë paraqitjen

"Shëndetësia"/ Ilir Rrapaj dëshmon gati 6 orë
albana vokshi

TIRANË- Kryetarja e Komisionit hetimor të sterilizimit Albana Vokshi lajmëroi në mbledhje se 3 shtetasit italianë të thirrur për të dëshmuar kanë refuzuar të paraqiten dhe të japin dëshminë e tyre. 

Ajo u shpreh se Umbro Staçini, Elisabetta Anzanello dhe Giorgio Tardioli kanë refuzuar tre herë pjesëmarrjen e tyre në komision. Vokshi paralajmëroi se do të njoftohet policia e shtetit që të mundësojë ardhjen e tyre në Komisionin e Koncesionit të Sterilizimit ku i pranishëm sot është biznesmeni Ilir Rrapaj, fitues i këtij koncesioni. 

"Umbro Staçini, Elisabetta Anzanello dhe Giorgio Tardioli janë përgjigjur me email për shkak të angazhimeve personale dhe pune në Itali dhe jashtë Shqipërisë edhe kohës së shkurtër të njoftimit, i kemi thirrur 3 herë e kanë të pamundur të organizojnë udhëtimin drejt Shqipërisë. Është hera e tretë që refuzojnë. Dëshmia e 3 shtetasve është kyçe për hetimin parlamentar.

Janë jo vetëm aksionet në koncesionin e sterilizimit. Dy prej tyre kanë marrë edhe miliona lek me konsulencë private. Kanë dhe kompani nënkontraktuese. Marrin paratë e shqiptarëve nga të gjitha xhepat. Parashikon thirrjen e tyre duke njoftuar policinë dhe policia të sigurojë praninë e tyre në komision.", tha Vokshi. 

1 VITE ME PARE

Komisioni i Shëndetësisë/ Biznesmeni Ilir Rrapaj me pranga në duar dhe i shoqëruar nga efektivët mbërrin për të dëshmuar

"Shëndetësia"/ Ilir Rrapaj dëshmon gati 6 orë
Ilir Rrapaj

TIRANA- Biznesmeni Ilir Rrapaj ka mbërritur në ambientet ku zhvillohet mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë me pranga në duar dhe i shoqëruar nga efektivët. Dëshmitarë të tjerë që janë thirrur sot në Komision janë ministrja Anila Denaj, Altin Fani, Umbro Staccini, Elisabetta Anzanello dhe Giorgio Tardioli.

"Shëndetësia"/ Ilir Rrapaj dëshmon gati 6 orë
Ilir Rrapaj

Sikurse shihet nga lista emrave të dëshmitarëve, në pyetje do të merret dhe ortaku italian i Rrapajt, Umbro Staccini, dy partnerët kryesorë të ‘SaniService’, që në vitin 2015 fituam koncesionin prej 100 milionë euro të sterilizimit.

Nga ana tjetër, ministrja Denaj në atë kohë ka mbajtur postin e  drejtoreshës së Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe mësohet se nuk ka qenë dakord për çmimet e larta të sterilizimit teksa ka paraqitur dhe ankesë.

Koncensioni 10 vjeçar me vlerë afro 100 milionë dollarë iu dha kompanisë 'SaniService', një bashkim kompanish ku Ilir Rrapaj me kompaninë e tij 'Investital LLC' është zotëruesi kryesor i aksioneve, krahas kompanive italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l” të Staccinit. Rrapaj ndodhet në arrest me burg prej 16 gushtit 2024, ndërsa i arrestuar është edhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj.

1 VITE ME PARE

"Sterilizimit"/ Biznesmeni Ilir Rrapaj dhe ortaku i tij italian dëshmojnë sot në Komisionin hetimor të Shëndetësisë

"Shëndetësia"/ Ilir Rrapaj dëshmon gati 6 orë
Ilir Rrapaj

TIRANA- Komisioni hetimor për Shëndetësinë vijon sot me pyetjen e dëshmitarëve për të sqaruar çështjen e koncesionit të sterilizimit. Dëshmitarët që do të thirren sot në Komision janë biznesmeni Ilir Rrapaj, ministrja Anila Denaj, Altin Fani, Umbro Staccini, Elisabetta Anzanello dhe Giorgio Tardioli.

Sikurse shihet nga lista emrave të dëshmitarëve, në pyetje do të merren biznesmenin Ilir Rrapaj, dhe ortakun e tij italian Umbro Staccini, dy partnerët kryesorë të ‘SaniService’, që në vitin 2015 fituam koncesionin prej 100 milionë euro të sterilizimit.

Nga ana tjetër, ministrja Denaj në atë kohë ka mbajtur postin e  drejtoreshës së Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe mësohet se nuk ka qenë dakord për çmimet e larta të sterilizimit teksa ka paraqitur dhe ankesë.

Koncensioni 10 vjeçar me vlerë afro 100 milionë dollarë iu dha kompanisë 'SaniService', një bashkim kompanish ku Ilir Rrapaj me kompaninë e tij 'Investital LLC' është zotëruesi kryesor i aksioneve, krahas kompanive italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l” të Staccinit. Rrapaj ndodhet në arrest me burg prej 16 gushtit 2024, ndërsa i arrestuar është edhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj.

komisioni i shendetesise

Sondazh

Poll

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes