LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Takimi i NATO-s në Shkup/ Rama: Të krijohet samit me vendet jo anëtare të aleancës! Stoltenberg: Po e shqyrtojmë

•Sot në Shkup ëshë mbajtur një takim joformal mes liderëve të shteteve anëtare të NATO-së nga rajoni i Ballkanit dhe shefin e aleancës, Jens Stoltenberg. • Në takim do të marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, president i Kroacisë, Zoran Milovanoviq, dhe kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiç, kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. •Para takimit, kryeministri Edi Rama tha për mediat se ky takim është i rëndësishëm pasi vjen në një kohë kur luftërat dhe krizat mund të rrezikojnë edhe rajonin. •Në konferencën e përbashkët pas takimit, Rama kërkoi rritjen e forcave të NATO-s në Kosovë dhe garantimin e kufirit mes saj dhe Serbisë. • Ai bëri gjithashtu kërkesë për përshpejtimin e procedurave për ngritjen e bazës detare të NATO-s në Porto Romano. •Në takim, kryeministri i Shqipërisë propozoi ndërtimin e një formati të Samitit të NATO-s me Ballkanin Perëndimor, ku të jenë të pranishëm, jo vetëm vendet anëtare të NATO-s në rajon, por dhe vendet partnere të aleancës. • Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se do të shqyrtojë propozimin e Ramë, i mbështetur edhe nga presidenti kroat për takime në bazë më të rregullt dhe më me tepër vende pjesmarrëse. •Stoltenberg tha se aleanca nuk sheh ndonjë rrezik të drejtpërdrejtë ushtarak për ndonjë nga vendet e rajonit, ndërsa shprehu shqetësimin për situatën në Kosovë dhe në Bosnjë.

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Samit NATO-Ballkan, Stoltenberg: Do të shqyrtojmë propozimin e Ramës, kemi shtuar vigjilencën në Kosovë

Takimi i NATO-s në Shkup/ Rama: Të krijohet samit me vendet jo
jens stoltenberg

SHKUP- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, në konferencën e përbashkët për shtyp, pas takimit me liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Kroacisë dhe Malit të Zi, Stoltenberg iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me tensionet dhe rrezikun e një konflikti në rajon.

Stoltenberg tha se aleanca nuk sheh ndonjë rrezik të drejtpërdrejtë ushtarak për ndonjë nga vendet e rajonit, ndërsa shprehu shqetësimin për situatën në Kosovë dhe në Bosnjë.

“Nuk shohim rreziqe të drejtpërdrejta ushtarake ndaj ndonjë vendi, shohim me shqetësim tensione në Kosovë dhe Bosnjë. Jemi aleatë të rajonit do të shqyrtojmë propozimin e kryeministrit Edi Rama, i mbështetur edhe nga presidenti kroat që të takohemi në bazë më të rregullt dhe të ftojmë më tepër vende”, tha kreu i NATO-s.

Kryeministri Edi Rama tha se gjatë takimit ka propozuar ndërtimin e një formati të Samitit të NATO-s me Ballkanin Perëndimor, ku të jenë të pranishëm, jo vetëm vendet anëtare të NATO-s në rajon, por dhe vendet partnere të NATO-s, vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që s’janë të pranishme, si dhe pjesa tjetër e vendeve anëtare që janë në kufi me rajonin dhe që kanë interes të drejtpërdrejtë për stabilitetin dhe procesin demokratik të rajonit.

Sa i përket Kosovës, ai tha se NATO është vigjilente dhe ka shtuar prezencën.

“Në Kosovë kemi zmadhuar prezencën tonë me përafërsisht 1 mijë ushtarë dhe armatim më të rëndë. Jemi më vigjilentë dhe prej së afërmi monitorojmë situatën dhe gjithmonë do të bëjmë atë që është e nevojshme për të mbrojtur dhe për të siguruar ndihmë për aleatët tanë. Ballkani Perëndimor është pikë shumë e rëndësishme  për NATO-n. Ne jemi aleatë të rajonit. Ne kemi histori, prezencë këtu dhe kemi përgjegjësi të ndihmojmë që të sigurojmë po aq edhe prosperitet. Prandaj ky takim ishte i rëndësishëm dhe vetëm në pika të shkurtra do të përmend se Po padyshim do të shqyrtoj propozimin e kryeministrit Edi Rama, të mbështetur edhe nga Presidenti i Kroacisë që ato që duhen të shqyrtojmë dhe zhvillojmë është që të takohemi në bazë më të rregullt dhe të ftojmë më tepër vende”, tha Stoltenberg.

2 VITE ME PARE

A do të kërkojë Shqipëria anëtarësimin e Kosovës në NATO? Rama: Është absurde të pengohet në këtë proces

Takimi i NATO-s në Shkup/ Rama: Të krijohet samit me vendet jo
edi rama

SHKUP- Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët në Shkup me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg dhe liderët e rajonit, tha se Shqipëria është e bindur që Kosova duhet të ndihmohet që të përshpejtojë integrimin e saj në NATO.

Ai falënderoi presidentin kroat që i ka bërë jehonë këtij qëndrimi në çdo tryezë të përbashkët të NATO-s.

Rama theksoi se është absurde që Kosova të pengohet në këtë proces ndërkohë që gjithë NATO është jo vetëm më e vëmendshme ndaj Kosovës, por më e angazhuar gjithashtu.

“Ne jemi të bindur që Kosova duhet të ndihmohet që të përshpejtojë integrimin e saj në NATO. Ndaj me (presidentin e Kroacisë) bindjen absolute, që është absurde që Kosova të pengohet në këtë proces ndërkohë që të gjithë së bashku në NATO jemi jo vetëm të vëmendshëm, por edhe të angazhuar në Kosovë aktualisht. Dhe kahja euroatlantike e Kosovës është jashtë çdo lloj diskutimi. Ndërsa hezitimet për ta njohur Kosovën nga vendet e BE, NATO-s, janë jehonë e një të shkuare që është gjithmonë më pak relevante në krahasim me të tashmen që ka sjellë kaq shumë sfida të reja dhe që kërkon shumë më tepër unitet dhe shumë më tepër vështrim strategjik”, tha ai 

2 VITE ME PARE

Rama: Të përshpejtohen procedurat për ngritjen e bazës detare të NATO-s në Porto Romano

Takimi i NATO-s në Shkup/ Rama: Të krijohet samit me vendet jo
edi rama

SHKUP- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën që po mbahet pas takimit me liderët e vendeve anëtare të NATO-s të Evropës Juglindore, kërkon përshpejtimin e procedurave për ngritjen sa më parë të bazës detare të NATO-s në Porto Romano.  Ai theksoi se Shqipëria është gati të bashkëfinancojë në këtë projekt. 

"Dëshiroj të theksoj edhe kërkesën që aplikimi i Shqipërisë për të bashkëfinancuar me NATO-n bazën e re detare të NATO-s në Porto Romano të procedohet sa më shpejt.

Sepse besojmë se çdo gjë që ndodh hap pas hapi e përforcon vlerën e strategjike të një investimi të tillë jo thjesht për Shqipërinë, as për rajonin por për vetë NATO-n që do fitojë një tjetër akses të shpejtë në këtë anë të Europës për çdo rast të mbrojtjes së nevojshme.

Shqipëria ka përmbushur me buxhetin e vitit 2024, objektivin e financimit të Mbrojtjes me 2% siç është struar nga tryeza e NATO-s për të gjitha vendet anëtare. Do vazhdojmë të jemi të përkushtuar për rritjen e kapaciteteve dhe shtimin e efiçencës së forcave tona të armatosura.", tha Rama. 

2 VITE ME PARE

"Të garantohet kufiri mes dy vendeve", Rama në Shkup: NATO të rrisë numrin e forcave në Kosovë

Takimi i NATO-s në Shkup/ Rama: Të krijohet samit me vendet jo
edi rama

SHKUP-Në Shkup po zhvillohet mbahet konferencë e përbashkët për shtyp e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, me Presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç, kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Millojko Spajiç dhe kryeministrin e Republikës së Sllovenisë, Robert Fico.

Kryeministri Edi Rama kërkoi rritjen e forcave të NATO-s në Kosovë dhe garantimin e kufirit mes saj dhe Serbisë, ku sipas tij doli në pah rrezikshmëria e lartë për destabilizim dhe përshkallëzim të konfliktit.

"Duhet me çdo kusht të mos përsëritet. Për këtë arsye theksova edhe sot në takim domosdoshmërinë e rritjes së numrit të forcave të NATO-s në Kosovë dhe për të garantuar kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, i cili faktikisht është jashtë kontrollit dhe i cili është në shërbim të aktiviteteve ilegale të trafikut të armëve, të drogës, aktiviteteve të cilat pastaj ngatërrohen sic e dimë të gjithë edhe me aktivitetin politik me sfond ultra nacionalist që shkakton devijime të rënda si ai i Banjskës, ku humbi jetën një punonjës i policisë së Kosovës dhe ku qartësisht doli në pah rrezikshmëria e lartë për destabilizim dhe përshkallëzim të një konfliktit që ka vetëm një vend për t’u trajtuar në tryezën e dialogut të ndërmjetësuar në BE mes Kosovës dhe Serbisë.", tha Rama.

2 VITE ME PARE

Nis takimi i liderëve të Evropës Juglindore, Rama: Luftërat dhe krizat po rrezikojnë rajonin tonë (VIDEO)

Takimi i NATO-s në Shkup/ Rama: Të krijohet samit me vendet jo
edi rama

SHKUP- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkup, ku do të marrë pjesë në takimin e liderëve të pesë vendeve anëtare të NATO-s nga Europa Juglindore. Para nisjes së takimit, kryeministri Rama uroi në shqip shqiptarët e Maqedonisë së Veriut ditën e bekuar të alfabetit. Ai u shpreh se ky takim është i rëndësishëm pasi vjen në një kohë kur luftërat dhe krizat mund të rrezikojnë edhe rajonin tonë.

"Dua t’ju uroj gjithë shqiptarëve këtu në Maqedoninë e Veriut ditën e bekuar të Alfabetit. Për ne nga ana tjetër më vjen shumë mirë që sot mblidhemi këtu, kur për të gjithë është  një moment luftrash dhe krizash të rënda që kanë potencialin të rrezikojnë drejtpërdrejt edhe rajonin tonë. Vijmë në një moment kur të gjithë duhet të fokusohemi tek mbrojtja e asaj që kemi arritur, që është jo pak, një paqe e brishtë e përgjithshme.", tha Rama.

takim ne shkup nato jens stoltenberg edi rama

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit