LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Takimi i tensionuar Trump-Zelensky/ Moska: Historike! Tusk: Miq ukrainas, ju nuk jeni vetëm! Macron: Rusia është agresori! Von der Leyen: Nuk je kurrë vetëm!

• Presidenti amerikan Donald Trump ka ndarë një deklaratë pas takimit të tij me presidentin ukrainas Voldymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë. • Në një postim në rrjete sociale Trump shkruan se takimi i sotëm ishte shumë domethënës, pasi tregoi se Zelensky nuk është gati për paqe. • Trump thotë se Zelensky nuk e respektoi SHBA-në gjatë takimit të mbajtur këtë të premte, dhe ky i fundit mund të kthehet vetëm kur të jetë gati për paqe. • Rusia ka bërë reagimin e parë pas përplasjes mes presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë. • I pari që reagoi ishte Kirill Dmitriev, këshilltari i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.• Në një postim në rrjetin social “X” ai ka shkruar shkurt se kjo është “historike”, duke ju referuar një postimi që paraqiste përplasjen në mes presidentëve. • Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social "X", pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, sipas mediave amerikane, me kërkesë të presidentit Donald Trump.• Zelensky thotë se falenderon Amerikën, Presidentin, Kongresin dhe popullin amerikan për mbështetjen. • Ai shton se Ukraina ka nevojë për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, dhe ne po punojnë pikërisht për këtë. • Liderët europianë kanë reaguar pas takimit të tensionuar mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky-t në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë. • Në një postim në platformën X, kryeministri polak dhe ish-presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk iu drejtua Zelensky-t duke shkruar ”i dashur Zelensky, të dashur miq ukrainas, ju nuk jeni vetëm”. • Nga ana tjetër, i pyetur për konfrontimin gjatë qëndrimit në Portugali, presidenti francez Emmanuel Macron u tha mediave franceze se Rusia është agresori dhe populli ukrainas është ai që sulmohet.• Macron shtoi se vendet evropiane dhe aleatët e tjerë kishin të drejtë që ndihmuan Ukrainën 3 vjet më parë dhe sanksionuan Rusinë dhe vazhduan ta bëjnë këtë. • Ai tha se është e rëndësishme të respektohen të gjithë ata që kanë luftuar që nga fillimi për dinjitetin e tyre.• Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaron se është në anën e Ukrainës pas takimit të ashpër mes presidentit Volodymyr Zelensky dhe presidentit amerikan Donald Trump. • Ursula von der Leyen shkroi në postimin e saj Ukraina duhet të jetë e guximshme dhe e patrembur. • Ajo thotë se Zelensky nuk është trembur kurrë.

10 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Një mrekulli e vetëpërmbajtjes!" Rusia: Si e mbajtën veten Trump dhe Vance pa e goditur Zelenskyn?!

Takimi i tensionuar Trump-Zelensky/ Moska: Historike! Tusk: Miq ukrainas, ju nuk
Maria Zakharova

MOSKA- Zëdhënësja për shtyp e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka dhënë një deklaratë në emër të diplomacisë ruse. Ajo thotë se Moska “vlerëson” vetëpërmbajtjen e Donald Trump dhe JD Vance në takimin shumë të tensionuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Sipas saj, fakti që presidenti dhe zv.presidenti amerikan nuk e kanë goditur Zelenskyn, është një “mrekulli e vetëpërmbajtjes”.

“Mënyra se si Trump dhe Vance u përmbajtën dhe nuk e goditën Zelenskyn është një mrekulli e vetëpërmbajtjes”, thotë Zakharova.

1 VITE ME PARE

Takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Macron zhvillon bisedë telefonike me Zelenskyn! Baerbock: Ukraina nuk është vetëm! Sandu: E vërteta është e thjeshtë, Rusia pushtoi

Takimi i tensionuar Trump-Zelensky/ Moska: Historike! Tusk: Miq ukrainas, ju nuk
Foto nga takimi

EUROPA- Liderët europianë duket se janë pozicionuar në anën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, pas takimit të tensionuar në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump. Mediat e huaja shkruajnë se presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin Volodymyr Zelensky.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock shkroi në rrjete sociale: “Ukraina nuk është vetëm”.

“Gjermania së bashku me aleatët tanë evropianë qëndron e bashkuar përkrah Ukrainës – dhe kundër agresionit rus. Ukraina mund të bazohet në mbështetjen e palëkundur nga Gjermania, Evropa dhe më gjerë. Mbrojtja e tyre e demokracisë dhe kërkimi i tyre për paqe dhe siguri është e jona", shkruan ajo.

Presidentja moldave Maia Sandu ka reaguar gjithashtu duke thënë se Ukraina mbron lirinë e saj.

 “E vërteta është e thjeshtë. Rusia pushtoi Ukrainën. Rusia është agresori. Ukraina mbron lirinë e saj – dhe tonën. Ne qëndrojmë me Ukrainën", tha presidentja në rrjete sociale.

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda ka reaguar duke thënë: “Ukrainë, nuk do të ecësh kurrë vetëm”. Ministri i Jashtëm estonez Margus Tsahkna ths se nëse Ukraina pushon së luftuari, nuk do të ketë Ukrainë.

“E vetmja pengesë për paqen është vendimi i diktatorit rus Vladimir Putin për të vazhduar luftën e tij të agresionit. Nëse Ukraina pushon së luftuari, nuk do të ketë Ukrainë. Mbështetja e Estonisë për Ukrainën mbetet e palëkundur. Është koha që Evropa të përparojë. Nuk kemi nevojë të presim që të ndodhë diçka tjetër; Evropa ka burime të mjaftueshme, duke përfshirë asetet e ngrira të Rusisë, për t’i mundësuar Ukrainës të vazhdojë luftën", tha ai.

1 VITE ME PARE

Takimi i tensionuar me Trump/ Von der Leyen: Nuk je kurrë vetëm, i dashur President Zelensky! Vazhdojmë të punojmë me ju për një paqe të drejtë

 

Takimi i tensionuar Trump-Zelensky/ Moska: Historike! Tusk: Miq ukrainas, ju nuk
Ursula von der Leyen dhe Volodymyr Zelensky

EUROPA- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaron se është në anën e Ukrainës pas takimit të ashpër mes presidentit Volodymyr Zelensky dhe presidentit amerikan Donald Trump. Ursula von der Leyen shkroi në postimin e saj Ukraina duhet të jetë e guximshme dhe e patrembur. Ajo thotë se Zelensky nuk është trembur kurrë.

“Ji e fortë, ji e guximshme, ji i patrembur. Ti nuk je kurrë vetëm, i dashur President Zelensky. Ne do të vazhdojmë të punojmë me ju për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, ka shkruar ajo në X.

1 VITE ME PARE

Trump dëboi presidentin ukrainas nga Shtëpia e Bardhë, reagon Nënkryetari i Këshillit rus: Zelensky mori 'shuplakën' e duhur!

Takimi i tensionuar Trump-Zelensky/ Moska: Historike! Tusk: Miq ukrainas, ju nuk
Dmitry Medvedev

SHBA - Pas takimit tensionues në Shtëpinë e Bardhë mes presidentit Trump dhe Zelenskyt, kanë shpërthyer reagimet në rrjet. Presidenti ukrainas u dëbua nga Shtëpia e Bardhë nga Trump, pasi ky i fundit i tha se nuk kishte treguar respekt për SHBA-në dhe se mund të kthehej vetëm kur të ishte gati për paqe. 

Pas takimit ka reaguar edhe Nënkryetari i Këshillit rus, Dmitry Medvedev. Në një postim në rrjetin social "X" Medvedev shkruan se Zelensky mori një shuplakë të duhur. 

"Zelensky më në fund mori një shuplakë të duhur në Zyrën Ovale," shkruan Medvedev një postim në platformën sociale X. 

"Trump ka të drejtë: regjimi i Kievit 'po luan bixhoz me Luftën e Tretë Botërore'", shton lideri rus. 

1 VITE ME PARE

Takimi mes tensionesh në Shtëpinë e Bardhë/ Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Zelensky ka guximin dhe forcën për të mbrojtur atë që është e drejtë

Takimi i tensionuar Trump-Zelensky/ Moska: Historike! Tusk: Miq ukrainas, ju nuk
Andrii Sybiha

SHBA- Ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha thotë se Volodymyr Zelensky ka guximin dhe forcën për të mbrojtur atë që është e drejtë. Sybiha ka reaguar pas tensioneve në takimin në Shtëpinë e Bardhë zhvilluar mes presidentit ameriakan dhe presidentit ukrainas. Ministri shkruan në një postim në X, se Ukraina ka qenë gjithmonë dhe do të vazhdojë të jetë mirënjohëse ndaj Amerikës për mbështetjen e saj.

"Ai qëndron për Ukrainën dhe qëllimin e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Ukraina ka qenë gjithmonë dhe do të vazhdojë të jetë mirënjohëse ndaj Amerikës për mbështetjen e saj", shkruan ministri.

1 VITE ME PARE

Tensionet mes Trump dhe Zelensky-t, reagon Europa/ Tusk: Miq ukrainas, ju nuk jeni vetëm! Macron: Rusia është agresori!

Takimi i tensionuar Trump-Zelensky/ Moska: Historike! Tusk: Miq ukrainas, ju nuk
Foto nga takimi

EUROPA- Liderët europianë kanë reaguar pas takimit të tensionuar mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky-t në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë. Në një postim në platformën X, kryeministri polak dhe ish-presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk iu drejtua Zelensky-t duke shkruar ”i dashur Zelensky, të dashur miq ukrainas, ju nuk jeni vetëm”.

Nga ana tjetër, i pyetur për konfrontimin gjatë qëndrimit në Portugali, presidenti francez Emmanuel Macron u tha mediave franceze se Rusia është agresori dhe populli ukrainas është ai që sulmohet. Macron shtoi se vendet evropiane dhe aleatët e tjerë kishin të drejtë që ndihmuan Ukrainën 3 vjet më parë dhe sanksionuan Rusinë dhe vazhduan ta bëjnë këtë. Ai tha se është e rëndësishme të respektohen të gjithë ata që kanë luftuar që nga fillimi për dinjitetin e tyre.

1 VITE ME PARE

Largimi i Zelenskyt nga Shtëpia e Bardhë/ Mediat e huaja: U dëbua nga Trump! Presidenti i kërkoi palës ukrainase të largohet menjëherë

Takimi i tensionuar Trump-Zelensky/ Moska: Historike! Tusk: Miq ukrainas, ju nuk
Zelensky

SHBA - Detaje të reja janë publikuar nga takimi që u mbajt këtë të premte në Shtëpinë e Bardhë mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij ukrianas Volodymyr Zelensky. Pak më herët u raportua se si pasojë e përplasjeve mes palëve Zelensky është larguar nga Shtëpia e Bardhë me nxitim, por mediat e huaja shkruajnë se ka qënë presidenti Trump ai i cili i ka kërkuar palës ukrainase të largohet menjëherë. 

CNN shkruan se pas tensioneve mes palëve, Trump u mblodh me këshilltarët e tij kryesorë brenda Zyrës Ovale, dhe pasi u konsultua me Zëvendës Presidentin JD Vance, Sekretarin e Shtetit Marco Rubio Rubio, Sekretarin e Thesarit Scott Bessent dhe këshilltarët e tjerë të tij kryesorë, Trump vendosi që Zelensky "nuk ishte në një vend për të negociuar".

Thuhet se Trump ka udhëzuar Rubion dhe këshilltarin e tij për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, të jepnin mesazhin se ishte koha që Zelensky të largohej.

Bëhet me dije se ukrainasit ndodheshin në një dhomë të veçantë, teksa Trump konsultohej me këshilltarët e tij dhe u është kërkuar që të largohen menjëherë. Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë tha se ukrainasit protestuan dhe donin të vazhdonin bisedimet, por Trump nuk i ka lejuar. Pas kësaj presidenti Zelensky është larguar menjëherë nga Shtëpia e Bardhë.

1 VITE ME PARE

U largua me nxitim pas tensioneve me Trump, Zelensky: Ukraina ka nevojë për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, po punojmë për këtë

Takimi i tensionuar Trump-Zelensky/ Moska: Historike! Tusk: Miq ukrainas, ju nuk
Volodymyr Zelensky

SHBA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social "X", pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, sipas mediave amerikane, me kërkesë të presidentit Donald Trump. Zelensky thotë se falenderon Amerikën, Presidentin, Kongresin dhe popullin amerikan për mbështetjen. Ai shton se Ukraina ka nevojë për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, dhe ne po punojnë pikërisht për këtë.

"Faleminderit, Amerikë, faleminderit për mbështetjen tuaj, faleminderit për këtë vizitë. Faleminderit President, Kongresit dhe popullit amerikan. Ukraina ka nevojë për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, dhe ne po punojmë pikërisht për këtë", thotë Zelensky në reagimin e tij.

1 VITE ME PARE

Takimi i tensionuar Trump-Zelensky, reagon Rusia: Historike!

Takimi i tensionuar Trump-Zelensky/ Moska: Historike! Tusk: Miq ukrainas, ju nuk
Foto nga takimi

MOSKA- Rusia ka bërë reagimin e parë pas përplasjes mes presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë. I pari që reagoi ishte Kirill Dmitriev, këshilltari i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Në një postim në rrjetin social “X” ai ka shkruar shkurt se kjo është “historike”, duke ju referuar një postimi që paraqiste përplasjen në mes presidentëve.

Takimi i tensionuar Trump-Zelensky/ Moska: Historike! Tusk: Miq ukrainas, ju nuk

1 VITE ME PARE

Tensionet në Shtëpinë e Bardhë/ Anullohet konferenca për shtyp mes dy liderëve! Trump: Zelensky nuk respektoi SHBA-në! Të kthehet kur të jetë gati për paqe

Takimi i tensionuar Trump-Zelensky/ Moska: Historike! Tusk: Miq ukrainas, ju nuk
Zelensky, Trump

SHBA - Presidenti amerikan Donald Trump ka ndarë një deklaratë pas takimit të tij me presidentin ukrainas Voldymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë. Në një postim në rrjete sociale Trump shkruan se takimi i sotëm ishte shumë domethënës, pasi tregoi se Zelensky nuk është gati për paqe.  

Trump thotë se Zelensky nuk e respektoi SHBA-në gjatë takimit të mbajtur këtë të premte, dhe ky i fundit mund të kthehet vetëm kur të jetë gati për paqe. 

"Ne patëm një takim shumë domethënës në Shtëpinë e Bardhë sot. U mësua shumë që nuk mund të kuptohej kurrë pa biseda nën një zjarr dhe presion të tillë. Është e mahnitshme ajo që del përmes emocioneve dhe unë kam vendosur që presidenti Zelensky nuk është gati për paqe nëse përfshihet Amerika, sepse ai mendon se përfshirja jonë i jep atij një avantazh të madh në negociata. Nuk dua avantazhe, dua PAQE. Ai nuk i respektoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Zyrën e tyre të dashur Ovale.Ai mund të kthehet kur të jetë gati për paqe",- thuhet në postimin e Trump.

Pas tensioneve me Trump dhe JD Vance, Zelensky është larguar nga Shtëpia e Bardhë. Mësohet se presidenti ukrainas doli me nxitim nga dera dhe u fut në një fuoristradë të zezë, e cila e largoi atë me shpejtësi. Bëhet me dije gjithashtu se si pasojë e tensioneve gjatë takimit, është anulluar dhe konferenca për shtyp që ishte parashikuar të mbahej mes dy liderëve.

takimi trump-zelensky ne shtepine e bardhe

Sondazh

Poll

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd