LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Video-skandali seksual në zyrën e Bashkisë/ Arrestohet Safet Gjici së bashku me Alma K, ish-kryebashkiaku akuzohet për korrupsion

• Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici është arrestuar ditën e sotme në Tiranë. • Gjici është vënë nga pranga nga SPAK, pasi për të Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar një urdhër-arresti. • Ish-kryebashkiaku akuzohet nga GJKKO për korrupsion pasiv dhe nëse shpallet fajtor rrezikon deri në 7 vite burg. • Gjici u vu nën hetim nga SPAK në 16 qershor, pas publikimit të video-skandalit ku ai shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij në Bashki. • Në videon e publikuar të skandalit seksual, Gjici u dëgjua teksa i premtoi një tender për vaksinimin e qenëve në Kukës, Alma K. vajzës me të cilën po kryente marrëdhënie seksuale. • Pas Gjicit sot është arrestuar edhe gruaja që ndodhej në video-skandalin seksual, Alma K. • Ajo është ndaluar në Shkodër

8 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Arrestimi i Safet Gjicit, BIRN: Pas aktit seksual kryebashkiaku i Kukësit i telefonoi vartësit që t’i miratonin projektin gruas në videoskandal

Video-skandali seksual në zyrën e Bashkisë/ Arrestohet Safet
Posteri

TIRANË- Kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici u arrestua për korrupsion pasiv, bazuar në hetimet e kryera pas publikimit të një video ku ai shfaqej duke kryer marrdhënie seksuale me një grua dhe më pas duke u kërkuar vartësve të kujdeseshin për të kaluar në këshill një projekt të kërkuar prej saj për menaxhimin e qenve të rrugës.

Policia ekzekutoi të shtunën masën e sigurisë “arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ndaj kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici. Arrestimi u bë bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK pas hetimit të rrethanave të konstatuara në një videoregjistrim që qarkulloi në internet, në të cilën Gjici shfaqej duke kryer marrdhënie seksuale me një grua, në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kukësit. 

Megjithatë, duket se akuza e ngritur nga SPAK ka të bëjë me të tjera episode të konstatuara nga verifikimet paraprake. Sipas koordinatores për marrdhënien me publikun pranë SPAK, Xhulieta Krasta, ndalimi është kryer për veprën penale “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal që përcakton dënimin me burgim nga katër deti në dymbëdhjetë vjet.

Kryetari i Bashkisë së Kukësit i rizgjedhur më 14 maj, Safet Gjici dha dorëheqjen më 16 qershor pasi në internet qarkulloi një video e tij duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua.

Video që është filmuar në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kukësit dhe u shpërnda gjerësisht në rrjete sociale, mban datën 6 qershor 2023. Pas publikimit të saj, SPAK njoftoi nisje të një procedimi penal.

Në ditët në vijim në emisionin “Xhungël” u publikuan pjesë të tjera të videoregjistrimit, ku pas kryerjes së aktit seksual, midis Gjicit dhe gruas protagoniste, është diskutuar për një projekt të menaxhimit të qenve të rrugëve. Gjici shfaqet në zyrën e tij duke u telefonuar vartësve dhe më pas diskuton në mënyrë të drejtëpërdrejtë me një prej tyre duke i kërkuar që të kujdesen për realizimin e projektit të propozuar nga gruaja me të cilën kishte kryer marrdhënie seksuale, me qëllim që të mund ta kalonin projektin në këshill për miratim. 

Ndërkohë pasi Gjici pati njoftuar dorëheqjen, ministrija e Financave Delina Ibrahimi njoftoi se Këshilli i Ministrave kishte vendosur shkarkimin e menjëhershëm të tij nga detyra. Gjici i fitoi zgjedhjet lokale të majit dhe mori mandatin e dytë në Kukës. Mandatin e parë ai e mori në zgjedhjet pa garë të vitit 2019.

Gjici është kryebashkiaku i dytë Socialist që dorëhiqet pas një ngjarje të ngjashme. Pasi u arrestua në maj të vitit 2016, ish-kryebashkiaku i Dibrës Shukri Xhelili u dënua me 1 vit e 8 muaj burg, përfshi kohën e paraburgimit, për akuzën e “marrëdhënies seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën”. Xhelili u arrestua pas transmetimit të një kamera të fshehtë ku ai shfaqej duke i ofruar një vend pune një vajze në këmbim të favoreve seksuale.

Marrë nga Reporter.al

3 VITE ME PARE

DETAJE/ Sot arrestoi Gjicin, SPAK një javë më parë kontroll në banesën e Alma K, sekuestroi pajisjet e përgjimit

Video-skandali seksual në zyrën e Bashkisë/ Arrestohet Safet
Pjese nga videoja

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga hetimit e SPAK ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjicit. Mësohet se një javë më parë SPAK bëri kontroll në banesën e gruas që ishte në video-skandalin seksual të Gjicit, Alma K. Gjatë kontrollit bëhet me dije se SPAK ka sekuestruar të gjitha pajisjet me të cilat dyshohet se është kryer video-përgjimi që rrëzoi Gjicin. Pajisjet janë dërguar të gjitha për ekspertim, ku pritet të shihet nëse ka detaje apo përgjime të tjera. 

Kryebashkiaku i dorëhequr i Kukësit Safet Gjici u vu nën hetim nga SPAK në 16 qershor, pas publikimit të video-skandalit ku ai shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij në Bashki. Në videon e publikuar të skandalit seksual, Gjici u dëgjua teksa i premtoi një tender për vaksinimin e qenëve në Kukës, Alma K. vajzës me të cilën po kryebte marrëdhënie seksuale. Dosja.al, e posedon video-skandalin e Gjicit, por për arsye etike nuk e kemi publikuar në media. 

3 VITE ME PARE

FOTO/ U arrestua pas video-skandalit, dalin pamjet e para të Safet Gjicit, ish-kryebashkiaku në pranga

Video-skandali seksual në zyrën e Bashkisë/ Arrestohet Safet

TIRANË- Fotoja e mësipërme është nga momenti i arrestimit të ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici. Gjici u arrestua pasditen e sotme në një lokal pranë banesës së tij në Tiranë. Ish-kryebashkiaku akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv dhe nëse shpallet fajtor rrezikon deri në 7 vite burg.

Kryebashkiaku i dorëhequr i Kukësit Safet Gjici u vu nën hetim nga SPAK në 16 qershor, pas publikimit të video-skandalit ku ai shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij në Bashki. Në videon e publikuar të skandalit seksual, Gjici u dëgjua teksa i premtoi një tender për vaksinimin e qenëve në Kukës, Alma K. vajzës me të cilën po kryebte marrëdhënie seksuale. Dosja.al, e posedon video-skandalin e Gjicit, por për arsye etike nuk e kemi publikuar në media. 

3 VITE ME PARE

Arrestimi i Safet Gjicit, VOA: Ish-kryebashkiaku u përpoq të shmangte akuzën duke deklaruar se kishte lidhje me vajzën

Video-skandali seksual në zyrën e Bashkisë/ Arrestohet Safet
Safet Gjici

TIRANË- Në Shqipëri, kryetari i dorëhequr i Bashkisë së Kukësit Safet Gjici, u arrestua pasditen e së shtunës, nën akuzën për korrupsion, me urdhër të Prokurorisë speciale për Krimin e organizuar dhe Korrupsionin. Hetimi ndaj tij nisi javën e shkuar menjëherë pasi në rrjetet sociale u publikua një video në të cilën ai shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua në zyrën e tij. Kjo e fundit po ashtu ka përfunduar ne arrest shtëpie, edhe ajo e dyshuar për korrupsion.

Zoti Gjici, i cili mori një mandat të ri në krye të Bashkisë së Kukësit në zjedhjet e 14 majit, rezulton të jetë filmuar në zyrën e tij në datën 6 qershor, rreth orës 16.00. Pak pas publikimit të videos, ai njoftoi dorëheqjen përmes një postimi në Facebook si “një detyrim minimal” e duke kërkuar ndjesë publike ndaj “kujtdo që ka parë atë material të shëmtuar video”. Qeveria po ashtu njoftoi se kishte vendosur shkarkimin e tij nga detyra.

Zoti Gjici e konsideroi ngjarjen një kurth të ngritur nga kundërshtarët politik, ndërsa shruajti se “fatkeqësisht unë rash pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje”.

Ai po ashtu, deklaroi se “prej disa kohësh kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë”. Por kjo duket të ketë qenë një përpjekje për të shmangur pikërisht akuzën për të cilën ai u arrestua sot. Në fakt publikimi i plotë i videos, dëshmoi se pas kryerjes së marrëdhënies seksuale, ai bisedon me gruan, për financimin nga ana e Bashkisë të një projekti të saj për sterilizimin e qenve të rrugës. Madje ai thërret në zyrë nënkryetarin e Bashkisë, duke i kërkuar të ndjekë praktikën për miratimin e projektit.

Prokuroria e Posaçme ndërkohë po vijon hetimin për të zbardhur të gjithë situatën, që nga arsyet e filmimit në zyrën e tij nga ana e gruas, publikimit, apo dhe nëse përmes videos, ka patur përpjekje për ta shantazhuar kryetarin e Bashkisë.

Marrë nga VOA

3 VITE ME PARE

Arrestimi i Gjicit, flet avokati i tij: Nuk e pranojmë akuzën, tenderi ka qenë vetëm bisedë

Video-skandali seksual në zyrën e Bashkisë/ Arrestohet Safet

TIRANË- Avokati i Safet Gjicit Përparim Kulluri ka deklaruar se ata nuk kanë për ta pranuar akuzën për “korrupsion pasiv”.  Duke folur për mediat Kulluri është shprehur se vepra penale nuk është konsumuar por ka qenë vetëm një bisedë mes tyre. Kulluri ka shtuar se vepra e Gjicit është morale dhe se për të ka dhënë dorëheqjen.  

“Ne nuk e pranojmë akuzën pasi çdo veprim i tij është shumë i dënueshme moralisht. Nuk ka asnjë vepër penale. Vepra penale nuk është kryer nuk është shpallur asnjë tender. Pra vepra penale nuk është konsumuar ajo ka qenë një bisedë pas aktit ku vajza thotë që ka një projekt dhe konsumon një bisedë me Gjicin por nuk ka asnjë vendim në lidhje me këtë projekt që të jetë marrë nga bashkia. Sot i është komunikuar akuza pas tre ditësh do të merret vendimi se si do vijojë procedura për Gjicin gjatë kësaj kohe do të qëndroj në paraburgim. Kërkesa jonë është që të ndiqet në gjendje të lirë sepse nuk ka vepër penale në fakt as nuk duhet të ndiqet fare penalisht. Është një vepër morale për të cilën ka dhënë dorëheqjen," tha Kulluri.

Kryebashkiaku i dorëhequr i Kukësit Safet Gjici u vu nën hetim nga SPAK në 16 qershor, pas publikimit të video-skandalit ku ai shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij në Bashki. Në videon e publikuar të skandalit seksual, Gjici u dëgjua teksa i premtoi një tender për vaksinimin e qenëve në Kukës, Alma K. vajzës me të cilën po kryebte marrëdhënie seksuale. Dosja.al, e posedon video-skandalin e Gjicit, por për arsye etike nuk e kemi publikuar në media. 

3 VITE ME PARE

U arrestua pas video-skandalit seksual, ish-kryebashkiaku i Kukësit rrezikon deri në 7 vite burg

Video-skandali seksual në zyrën e Bashkisë/ Arrestohet Safet
Safet Gjici

TIRANË- Ish-kreu i Bashkisë së Kukësit Safet Gjici është arrestuar ditën e sotme në Tiranë pas një urdhëri të SPAK. Sipas gazetares Klodiana Lala, Gjici rrezikon një dënim deri në 7 vite burg, pasi ndaj tij janë ngritur akuza për korrupsion pasiv bazuar në Nenin 260.

Kryebashkiaku i dorëhequr i Kukësit Safet Gjici u vu nën hetim nga SPAK në 16 qershor, pas publikimit të video-skandalit ku ai shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij në Bashki. Në videon e publikuar të skandalit seksual, Gjici u dëgjua teksa i premtoi një tender për vaksinimin e qenëve në Kukës, Alma K. vajzës me të cilën po kryebte marrëdhënie seksuale. Dosja.al, e posedon video-skandalin e Gjicit, por për arsye etike nuk e kemi publikuar në media. 

3 VITE ME PARE

Pas Safet Gjicit, lihet në 'arrest shtëpiak' gruaja në video-skandalin e tij

Video-skandali seksual në zyrën e Bashkisë/ Arrestohet Safet
Safet Gjici dhe Alma K

TIRANË- Alma K, gruaja në video-skandalin e Safet Gjicit është arrestuar dhe lënë në masën e sigurisë 'arrest shtëpie'. Mësohet se Alma K është ndaluar ditën e sotme në Shkodër dhe është lënë në arrest shtëpie. Alma K akuzohet për korrupsion aktiv, ndërkohë që Gjici, i cili u arrestua pak më para saj, akuzohet për korrupsion pasiv.

Kryebashkiaku i dorëhequr i Kukësit Safet Gjici u vu nën hetim nga SPAK në 16 qershor, pas publikimit të video-skandalit ku ai shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij në Bashki. Në videon e publikuar të skandalit seksual, Gjici u dëgjua teksa i premtoi një tender për vaksinimin e qenëve në Kukës, Alma K. vajzës me të cilën po kryebte marrëdhënie seksuale. Dosja.al, e posedon video-skandalin e Gjicit, por për arsye etike nuk e kemi publikuar në media. 

3 VITE ME PARE

Akuzohet për korrupsion pas video-skandalit seksual, arrestohet ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici

Video-skandali seksual në zyrën e Bashkisë/ Arrestohet Safet
Safet Gjici

KUKËS- Ish-kryebashkiaku i Kukësir Safet Gjici është arrestuar nga policia. Mësohet se Gjici është vënë në pranga ditën e sotme në një lokal poshtë shtëpisë së tij në zonën e Vilave Gjermane në Tiranë. Gjici akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për korrupsion pasiv. Ndërkohë që sot është zbatuar vendimi i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar për ta vënë në pranga. 

Kryebashkiaku i dorëhequr i Kukësit Safet Gjici u vu nën hetim nga SPAK në 16 qershor, pas publikimit të video-skandalit ku ai shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij në Bashki. Në videon e publikuar të skandalit seksual, Gjici u dëgjua teksa i premtoi një tender për vaksinimin e qenëve në Kukës, Alma K. vajzës me të cilën po kryebte marrëdhënie seksuale. Dosja.al, e posedon video-skandalin e Gjicit, por për arsye etike nuk e kemi publikuar në media. 

arrestohet safet gjici alma k safet gjici videoja e safet gjicit

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen