All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

I vrau shokun/ 6 muaj përgatitje për hakmarrjen e Aleksandër Sadikajt, organizoi atentatin dhe ekzekutoi Edmond Papën. Arrestohet 30-vjeçari, në kërkim tjetri

• Vrasja e biznesmenit nga Saranda, Edmond Papa është zbardhur. • Në pranga ka rënë një prej autorëve të vrasjes së tij, 30-vjeçari nga Këlcyra me emrin Albano Velo. • Ndërkohë që është identifikuar dhe bashkëautori, 44-vjeçari me iniciale A.B, i cili është shpallur në kërkim. • Dy autorët e kanë ndjekur prej ditësh biznesmenin dhe në momentin që gjetën mundësinë për ta eleminuar vepruan. • Policia ka sekuestruan makinën tip 'Audi', të cilën autorët e përdorën për tu larguar nga vendngjarja. • Po ashtu janë marrë edhe pamje filmike si dhe 3 aparate celulare. • Velo pasi ka kryer vrasjen është larguar drejt Francës dhe në Shqipëri është kthyer në datën 31 dhjetor. • Por pikërisht sa u ul në Rinas, Velos i janë vënë prangat nga Policia, ndërkohë që vet 30-vjeçari ka gjykatës ka mohuar akuzat. • Velo rezulton të shoku i ngushtë i 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj që u ekzekutua me tritol më 11 qershor në Sauk. • Dyshohet se vrasja e Papës, është hakmarrje për tritolin që i mori jetën Aleksandër Sadikajt. Deri më tani mendohet se përplasja mes tyre ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës. • Si Sadikaj, ashtu edhe Papa kishin precedentë e ishin dënuar në Greqi.

9 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Djali dyshohet se vrau Edmond Papën, Policia: Pezullohet efektivi Dilaver Velo 

 
I vrau shokun/ 6 muaj përgatitje për hakmarrjen e Aleksandër
Albano Velo dhe Dilaver velo
All - Paragraf - 1

TIRANË- Efektivi i policisë Dilaver Velo është pezulluar nga puna për shkak se djali i tij akuzohet për vrasjen e biznesmenit në Tiranë Edmond Papa. Albano velo dyshohet se së bashku me një 44-vjeçar me iniciale A.B kanë vrarë më 16 dhjetor biznesmenin nga Saranda në Selitë. Pas vrasjes, Velo është larguar drejt Francës dhe është arrestuar në Rinas më 31 dhjetor. Pas pezullimit nga puna, SHÇBA ka nisur hetim ndaj punonjësit të policisë. 

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit Në lidhje me identifikimin, kapjen dhe ndalimin e njërit prej autorëve të vrasjes së shtetasti E. P., nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi i ndaluar A. V., është djali i një punonjësi Policie. Menjëherë pas ndalimit të shtetasit A. V. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka bërë pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë, inspektor D. V., me detyrë trup shërbimi në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4, Tiranë. Gjithashtu Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin e thelluar ndaj punonjësit të Policisë, të pezulluar nga detyra.

Edmond Papa u ekzekutua pasditen e 16 dhjetorit në një lokal në zonën e Selitës teksa ishte duke pirë kafe. 49-vjeçari dyshohet se ka qenë shumë i implikuar në trafikun e drogës nga Turqia në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Angli. Po ashtu ka dyshime se ai merrej me pastrim parash. Papa jetonte mes Sarandës dhe Fierit por udhëtonte dhe shpesh jashtë vendit. Krimi u pasua me vrasjen e dy shqiptarëve ne Greqi, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja. Të tre ekzekutimet dyshohet të kenë ndodhur për zhdukjen e 700 kilogramëve kanabis. Urdhri dyshohet se ka dalë nga burgu grek, më konkretisht nga qelia e liderit të mafies shqiptare në Greqi, Klodian Lekocaj. Pas vrasjes së dy shqiptarëve në Athinë, është zhdukur pa gjurmë dhe miku i tyre i ngushtë, i identifikuar si Leonardi. Dyshohet se ai është eliminuar por për momentin nuk ka detaje të tjera lidhur me shqiptarin.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Si u vra Aleksandër Sadikaj. 27-vjeçari që u eleminua me tritol në Sauk, lidhja e tij me biznesmenin Papa

I vrau shokun/ 6 muaj përgatitje për hakmarrjen e Aleksandër
Aleksandër Sadikaj

TIRANË- Detajet e fundit në lidhje me vrasjen e biznesmenit nga Saranda Edmond Papa, kanë krijuar një lidhje të tij me ekzekutimin e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj. Kjo pasi autori i dyshuar i vrasjes së Papës, Albano Velo rezulton të jetë kunati i Sadikajt. Kjo ka mjaftuar dhe një pistë e re po dyshohet në lidhje me vrasjen e Papës, ajo e hakmarrjes. 

Por si u vra Sadikaj?

Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç është vrarë në një atentat me tritol me telekomandë. I riu me precedentë penalë ka qenë duke udhëtuar me makinë në momentin që atentatorët kanë shpërthyer tritolin me telekomandë. Sadikaj u nxorr pa gjymtyrë nga mjeti dhe kalimtarë të rastit e dërguan në spital ku dhe ndërroi jetë. 27-vjeçari është skeduar për një sërë veprash penale si vjedhje, vrasje, plagosje dhe mosbindje e kundërshtim të forcave të policisë. Hetimet janë fokusuar në të shkuarën e të riut.

 

3 VITE ME PARE

Vrasja për hakmarrje? Albano Velo kunati i Aleksandër Sadikajt, 27-vjeçari që u ekzekutua me tritol në Sauk

I vrau shokun/ 6 muaj përgatitje për hakmarrjen e Aleksandër
Aleksandër Sadikaj

TIRANË- Autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Edmond Papa në Selitë, Albano Velo rezulton të jetë kunati i 27-vjeçarit që u ekzekutua me tritol në Sauk, Aleksandër Sadikaj. Velo është martuar me motrën e Sadikajt, si dhe është djali i një efektivi policie në Komisariatin nr 4.  

Një pistë në lidhje me arsyet e vrasjës së Papës është për hakmarrje, pasi biznesmeni mund të ketë dhënë urdhërin për eleminimin e Sadikat. Ndërkohë që një tjetër pistë që po hetohet është në lidhje me prishjen e pazareve të drogës. 

Sadikaj u vra në Tiranë më 11 qershor. Ai po udhënte me makinë në momentin që shpërtheu tritoli që i kishin vendosur poshtë sediljes së tij. Sadikaj arriti të dilte me këmbë të këputura nga mjeti dhe u dërgua në spital nga kalimtarë rastësorë, ku dhe ndërroi jetë. Hetimet janë fokusuar në të shkuarën problematike të të riut. Sadikaj ishte skeduar në Shqipëri për vjedhje, grabitje, plagosje e vrasje.

3 VITE ME PARE

DETAJE/ Si u arrestua Velo, prangat iu vunë sa shkeli në Rinas. Djali i policit u largua drejt Francës, 4 ditë pas vrasjes së Papës

I vrau shokun/ 6 muaj përgatitje për hakmarrjen e Aleksandër
Albano Velo

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me arrestimit e autorit të dyshuar të vrasjes së biznesmenit Edmond Papa në Selitë. Mësohet se Albano Velo u largua drejt Francës, 4 ditë pas vrasjes së Papës dhe në Shqipëri ka mbërritur më 31 dhjetor.

Më 22 dhjetor, Velo ka postuar një foto nga Francaa, ku dhe shihet me dy persona të tjerë.  

I vrau shokun/ 6 muaj përgatitje për hakmarrjen e Aleksandër
Postimi

Teksa ka shkelur në Rinas, atij i janë vënë prangat, ndërkohë që është shpallur në kërkim dhe bashkëpunëtori i tij 44-vjeçari me iniciale A.B. Velo gjithashtu rezluton të jetë djali i efektivit të policisë së Komisariatit nr. 4, Dilaver Velo.

Edmond Papa u ekzekutua pasditen e 16 dhjetorit në një lokal në zonën e Selitës teksa ishte duke pirë kafe. 49-vjeçari dyshohet se ka qenë shumë i implikuar në trafikun e drogës nga Turqia në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Angli. Po ashtu ka dyshime se ai merrej me pastrim parash. Papa jetonte mes Sarandës dhe Fierit por udhëtonte dhe shpesh jashtë vendit. Krimi u pasua me vrasjen e dy shqiptarëve ne Greqi, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja. Të tre ekzekutimet dyshohet të kenë ndodhur për zhdukjen e 700 kilogramëve kanabis. Urdhri dyshohet se ka dalë nga burgu grek, më konkretisht nga qelia e liderit të mafies shqiptare në Greqi, Klodian Lekocaj. Pas vrasjes së dy shqiptarëve në Athinë, është zhdukur pa gjurmë dhe miku i tyre i ngushtë, i identifikuar si Leonardi. Dyshohet se ai është eliminuar por për momentin nuk ka detaje të tjera lidhur me shqiptarin.

3 VITE ME PARE

DETAJE/ Si u identifkuan autorët e vrasjës së biznesmenit nga Saranda, kamerat e sigurisë dhe mbajtja e makinës i penalizuan

I vrau shokun/ 6 muaj përgatitje për hakmarrjen e Aleksandër
"Mercedes-Benz G-Class" i Edmond Papas

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me identifikimin e autorëve të vrasjes së biznesmenit Edmond Papja në Selitë. Mësohet se kamerat e sigurisë në rrugën “Fadil Bodinaku” kanë ndihmuar grupin hetimor që të zbulojnë autorët dhe itnierarin e ndjekur prëj tyre.

Kamerat kanë fiksuar momentin që autorët hipin në mjetin tip 'Audi' dhe largohen nga vendngjarja. Gjithashtu mbajtja e makinës nga ana e autorëve kanë bërë të mundur zbardhjen dhe identifikimit e autorëve.

Edmond Papa u ekzekutua pasditen e 16 dhjetorit në një lokal në zonën e Selitës teksa ishte duke pirë kafe. 49-vjeçari dyshohet se ka qenë shumë i implikuar në trafikun e drogës nga Turqia në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Angli. Po ashtu ka dyshime se ai merrej me pastrim parash. Papa jetonte mes Sarandës dhe Fierit por udhëtonte dhe shpesh jashtë vendit. Krimi u pasua me vrasjen e dy shqiptarëve ne Greqi, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja. Të tre ekzekutimet dyshohet të kenë ndodhur për zhdukjen e 700 kilogramëve kanabis. Urdhri dyshohet se ka dalë nga burgu grek, më konkretisht nga qelia e liderit të mafies shqiptare në Greqi, Klodian Lekocaj. Pas vrasjes së dy shqiptarëve në Athinë, është zhdukur pa gjurmë dhe miku i tyre i ngushtë, i identifikuar si Leonardi. Dyshohet se ai është eliminuar por për momentin nuk ka detaje të tjera lidhur me shqiptarin.

3 VITE ME PARE

U arrestua për vrasjen e biznesmenit Papa, Gjykata lë në burg Albano Velon, 30-vjeçari mohon akuzat

I vrau shokun/ 6 muaj përgatitje për hakmarrjen e Aleksandër
Albano Velo

TIRANË- Gjykata Penale ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për autorin e dyshuar të vrasjës së biznesmenit Edmond Papa në Selitë. Sipas prokurorisë Albano Velo ka pasur rolin e vëzhguesit në vrasjen e Papës, ndërkohë që motivet kryesore për vrasjen janë të prishjes së trafikut të drogës. Vetë Velo para Gjykatës ka mohuar përfshirjen në vrasjen e Papës.

Edmond Papa u ekzekutua pasditen e 16 dhjetorit në një lokal në zonën e Selitës teksa ishte duke pirë kafe. 49-vjeçari dyshohet se ka qenë shumë i implikuar në trafikun e drogës nga Turqia në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Angli. Po ashtu ka dyshime se ai merrej me pastrim parash. Papa jetonte mes Sarandës dhe Fierit por udhëtonte dhe shpesh jashtë vendit. Krimi u pasua me vrasjen e dy shqiptarëve ne Greqi, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja. Të tre ekzekutimet dyshohet të kenë ndodhur për zhdukjen e 700 kilogramëve kanabis. Urdhri dyshohet se ka dalë nga burgu grek, më konkretisht nga qelia e liderit të mafies shqiptare në Greqi, Klodian Lekocaj. Pas vrasjes së dy shqiptarëve në Athinë, është zhdukur pa gjurmë dhe miku i tyre i ngushtë, i identifikuar si Leonardi. Dyshohet se ai është eliminuar por për momentin nuk ka detaje të tjera lidhur me shqiptarin.

3 VITE ME PARE

FOTO/ Shok i Aleksandër Sadikajt, kush është 30-vjeçari që ekzekutoi biznesmenin nga Saranda në Selitë

I vrau shokun/ 6 muaj përgatitje për hakmarrjen e Aleksandër
Albano Velo

TIRANË- Autori i vrasjes së biznesmenit Edmond Papa në Selitë është arrestuar. Bëhet fjalë për Albano Velon, shokun e Aleksandër Sadikajt, i cili u hodh në erë në aksin Elbasan-Tiranë në qershor të vitit të kaluar. Në profilin e tij në rrjetet sociale janw gjetur foto të Velos dhe Sadikajt në një nga klubet e Tiranës duke festuar vitin e ri më 2017.

I vrau shokun/ 6 muaj përgatitje për hakmarrjen e Aleksandër
Albano Velo dhe Aleksander Sadikaj

Velo së bashku me një person tjetër me iniciale A.B, 44-vjeçar kanë ekzekutuar biznesmenin nga Saranda. Prej dtësh ata e ruanin atë dhe në momentin që kanë gjetur hapësirë, kanë vepruar. Policia ka sekuestruar makinën tip 'Audi', pamjet filmike si dhe 3 aparata celulare. 

Edmond Papa u ekzekutua pasditen e 16 dhjetorit në një lokal në zonën e Selitës teksa ishte duke pirë kafe. 49-vjeçari dyshohet se ka qenë shumë i implikuar në trafikun e drogës nga Turqia në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Angli. Po ashtu ka dyshime se ai merrej me pastrim parash. Papa jetonte mes Sarandës dhe Fierit por udhëtonte dhe shpesh jashtë vendit. Krimi u pasua me vrasjen e dy shqiptarëve ne Greqi, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja. Të tre ekzekutimet dyshohet të kenë ndodhur për zhdukjen e 700 kilogramëve kanabis. Urdhri dyshohet se ka dalë nga burgu grek, më konkretisht nga qelia e liderit të mafies shqiptare në Greqi, Klodian Lekocaj. Pas vrasjes së dy shqiptarëve në Athinë, është zhdukur pa gjurmë dhe miku i tyre i ngushtë, i identifikuar si Leonardi. Dyshohet se ai është eliminuar por për momentin nuk ka detaje të tjera lidhur me shqiptarin.

3 VITE ME PARE

EMRI/ Akuzohet për vrasjen e Edmond Papës, kush është autori i arrestuar i ngjarjes

I vrau shokun/ 6 muaj përgatitje për hakmarrjen e Aleksandër

TIRANË- Një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së biznesmenit nga Saranda në Selitë, Edmond Papa është idenfikuar dhe arrestuar. Mësohet se bëhet fjalë për 30-vjeçarin nga Këlcyra me emrin Albano Velo.

Dyshohet se shkak për vrasjen e Papës janë bërë prishjet e pazareve të drogës, ndërkohë është shpallur në kërkim dhe bashkautori 44-vjeçari me iniciale A. B. banues në Tiranë.

Edmond Papa u ekzekutua pasditen e 16 dhjetorit në një lokal në zonën e Selitës teksa ishte duke pirë kafe. 49-vjeçari dyshohet se ka qenë shumë i implikuar në trafikun e drogës nga Turqia në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Angli. Po ashtu ka dyshime se ai merrej me pastrim parash. Papa jetonte mes Sarandës dhe Fierit por udhëtonte dhe shpesh jashtë vendit. Krimi u pasua me vrasjen e dy shqiptarëve ne Greqi, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja. Të tre ekzekutimet dyshohet të kenë ndodhur për zhdukjen e 700 kilogramëve kanabis. Urdhri dyshohet se ka dalë nga burgu grek, më konkretisht nga qelia e liderit të mafies shqiptare në Greqi, Klodian Lekocaj. Pas vrasjes së dy shqiptarëve në Athinë, është zhdukur pa gjurmë dhe miku i tyre i ngushtë, i identifikuar si Leonardi. Dyshohet se ai është eliminuar por për momentin nuk ka detaje të tjera lidhur me shqiptarin.

3 VITE ME PARE

Zbardhjet vrasja e biznesmenit në Selitë, arrestohet një prej autorëve, e kishin ndjekur prej ditësh

I vrau shokun/ 6 muaj përgatitje për hakmarrjen e Aleksandër
Edmond Papa

TIRANË- Vrasja e biznesmenit Edmond Papa në Selitë më 16 dhjetor të vitit të kaliuar është zbardhur. Mësohet se një prej autorëve të vrasjes është arrestuar, ndërkohë që autori i dytë është shpallur në kërkim. Në pranga ka rënë një 30-vjeçar me iniciale A.V i lindur në Përmet, ndërkohë që po punohet për arrestimin e autorit të dytë, 44-vjeçari me iniciale A.B. 

Nga hetimi rezultoi se autorët e kanë ndjekur për disa ditë shtetasin Edmond Papa, para dhe ditën e ngjarjes deri në realizimin e krimit. Në cilesinë e provave materiale është gjetur dhe sekuestruar automjeti tip “Audi” i përdorur nga autorët e dyshuar para dhe pas ngjarjes, pamje filmike dhe 3 aparate celular.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë Zbardhet ngjarja e ndodhur më 16 dhjetor 2022, ku mbeti i varë me armë zjarri shtetasi Edmond Papa Finalizohet operacioni policor i koduar “EAGLE EYES” Identifikohet dhe ndalohet njëri prej autorëve të vrasjes Shpallet në kërkim bashkëautori i vrasjes. Sekuestrohet automjeti i përdorur gjatë kryerjes së vrasjes, pamje filmike e prova të tjera të vlefshme, që çuan në identifikimin e autorëve.

Nga strukturat e Sektorit të Hetimeve të Krimeve të Renda ndaj Jetës e Pronës në DVP Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 01.01.2023, në orët e para të mëngjesit, u finalizua operacioni policor i koduar “EAGLE EYES”, si rezultat i të cilit u bë i mundur dokumentimi i plotë ligjor i ngjarjes së datës 16.12.2022, ku në rrugën “Fadil Bodinaku“ Tiranë, është vrarë me armë zjarri shtetasi Edmond Papa, i datëlindjes 1973, lindur në fshatin Kurjan Fier dhe banues në Sarandë. Policia e Tiranës pas një pune profesionale e të pandërprerë trejavore, duke shfrytëzuar të dhënat e inteligjencës policore, përdorimit të metodave speciale të hetimit, administrimit dhe vlerësimit në kohë të provave ligjore, ka bërë të mundur dokumetimin ligjor të autorësisë së kësaj ngjarje kriminale.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “EAGLE EYES” u bë ndalimi i shtetasit: A. V. 30 vjeç, lindur në Këlcyrë Permet dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”. Si dhe shpallja në kërkim e bashkëautorit, shtetasi A. B., 44 vjeç, banues në Tiranë. Nga hetimi rezultoi se autorët e kanë ndjekur për disa ditë shtetasin Edmond Papa, para dhe ditën e ngjarjes deri në realizimin e krimit. Në cilesinë e provave materiale është gjetur dhe sekuestruar automjeti tip "Audi" i përdorur nga autorët e dyshuar para dhe pas ngjarjes, pamje filmike dhe 3 aparate celular. Nga strukturat hetimore për Krimet e Rënda në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje. Materialet procedurale, i kanë kaluar Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Edmond Papa u ekzekutua pasditen e 16 dhjetorit në një lokal në zonën e Selitës teksa ishte duke pirë kafe. 49-vjeçari dyshohet se ka qenë shumë i implikuar në trafikun e drogës nga Turqia në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Angli. Po ashtu ka dyshime se ai merrej me pastrim parash. Papa jetonte mes Sarandës dhe Fierit por udhëtonte dhe shpesh jashtë vendit. Krimi u pasua me vrasjen e dy shqiptarëve ne Greqi, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja. Të tre ekzekutimet dyshohet të kenë ndodhur për zhdukjen e 700 kilogramëve kanabis. Urdhri dyshohet se ka dalë nga burgu grek, më konkretisht nga qelia e liderit të mafies shqiptare në Greqi, Klodian Lekocaj. Pas vrasjes së dy shqiptarëve në Athinë, është zhdukur pa gjurmë dhe miku i tyre i ngushtë, i identifikuar si Leonardi. Dyshohet se ai është eliminuar por për momentin nuk ka detaje të tjera lidhur me shqiptarin.

albano velo edmond papa

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje