LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zgjedhjet në bashkinë e Kukësit/ Kandidati i PS fiton me diferencë të madhe votash, Halilaj: Do jem krah çdo banori

•Partia Socialiste ka fituar bindshëm në zgjedhjet e Bashkisë së Kukësit. •Kandidati socialist Albert Halilaj ka marrë mbi 63% të votave, ndërsa Emri Vata i koalicionit “BF” numëron rreth 36.5% të votave, trend që i jep fitoren Halilajt. •Pas fitores, kandidati fitues, Albert Halilaj tha se kjo diferencë e madhe votash tregon që qytetarët duan njerëzit që punojnë. Po ashtu, ai u zotua se do jetë krah çdo banori të Kukësit. •Pandeli Majko, drejtues i PS-së për qarkun e Kukësit është shprehur se ky qytet i ka futur në borxh, me fitoren që morën për të udhëhequr bashkinë.

9 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Humbi zgjedhjet në Kukës, Emri Vata: Patronazhistët dhe 'super-ministrat' ishin me torbën plot

Zgjedhjet në bashkinë e Kukësit/ Kandidati i PS fiton me
Emri Vata

KUKËS- Kandidati për bashkinë e Kukësit Emri Vata ka komentuar humbjen që pësoi nga zgjedhjet në Kukës. Vata me anë të një postimi në Facebook, shkruan se patronazhistët dhe ministrat ishin në Kukës me torbën plot të lekëve dhe premtimeve. Po ashtu ai theksoi se ata sot mbyllën një fushatë, por jo misionin për të kthyer zgjedhjet e lira dhe të ndershme. 

"Të dashur miq, të dashur bashkëpunëtorë, të dashur demokratë, të dashur kuksianë! Dua të falenderoj, së pari strukturën e Partisë Demokratike në Kukës dhe familjet e tyre për qëndresën dhe mbështetjen në këtë sfidë të pabarabartë në shumë drejtime. Demokratëve që më dhanë besim duke më votuar, u jam përherë mirënjohës. Miqve që më mbështetën vazhdoj të jem borxhli dhe mirënjohës. Përsëritja e asaj që të gjithë bashkë e kemi parë me sy është e panevojshme. Dua të theksoj se vetëm në pushtetin e Edi Ramës skandalet politike, morale dhe shoqërore nuk reflektohen në rezultat, por e thellojnë atë në favor të shkelësve.

Patronazhistët dhe super-ministrat ishin në Kukës me torbën plot, të lekëve dhe premtimeve, por tabloja e Kukësit të zbrazur në 10 vitet e pushtetit të tyre flet pa pasë nevojë për dorëzanë. Rezultati i zgjedhjeve, me gjithë deformimet, presionin, shitblerjet e votës, krimin shtetëror duhet lexuar me kujdes. Ne sot mbyllëm një fushatë, por jo misionin tonë që në Kukës dhe në gjithë Shqipërinë të kthejmë zgjedhjet e lira. Uroj që vota e çdo qytetari Kukësian , të mos shpërdorohet. Pa zgjedhje të lira nuk ka zgjidhje. Miqësisht," shkruan Vata.

 

2 VITE ME PARE

74 nga 74! Numërohen të gjitha kutitë për Bashkinë Kukës, ja rezultati përfundimtar

Zgjedhjet në bashkinë e Kukësit/ Kandidati i PS fiton me
Foto ilustruese

TIRANË- Përfundon zyrtarisht procesi i numërimi i fletëve të votimit në garën për kryetarin e bashkisë së Kukësit.

Në 74 kuti të numëruara nga 74 që janë në total, rezulton se Albert Halilaj i Partisë Socialiste ka grumbulluar 13025 vota, ndërsa Emri Vata, kandidati opozitar i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka marrë 7431 vota.

Kandidati i PS ka siguruar fitoren me një diferencë prej 5594 vota më shumë se ai ai BF. Pjesëmarrja në këto zgjedhje në Bashkinë e Kukësit ishte 45.63%.

REZULTATI:

Albert Bislim Halilaj

13025 vota
          
63.67 %

Emri Haxhi Vata

7431 vota
          
36.33 %

Zgjedhjet në bashkinë e Kukësit/ Kandidati i PS fiton me

2 VITE ME PARE

Halilaj shpalli fitoren në Kukës/ Qytetarët: Video-skandali i Safet Gjicit nuk ndikoi te vota që dhamë

Zgjedhjet në bashkinë e Kukësit/ Kandidati i PS fiton me
foto ilustruese

KUKËS- Qytetarët e Kukësit kanë votuar ditën e djeshme për zgjedhjen e krybashkiakut të ri, pas video-skandalit ku ishte i përfshirë ish-kryetari i bashkisë, Safet Gjici. 

Pas fitores së kandidatit të Partisë Socialiste, qytetarët e Kukësit janë shprehur se Halilaj e meritonte fitoren, ndërsa shtuan se video-skandali i Safet Gjicit pak muaj më parë në zyrën e Bashkisë, ku u shfaq duke kryer marrëdhënie seksuale nuk ka ndikuar në votat e tyre. Sipas tyre vota e tyre ka shkuar vetëm për kandidatin pa marrë parasysh atë që ka ndodhur më parë.

“E prisnim deri diku rezultatin. Siç duket kanë punuar shumë. Kandidati ka një opinion shumë të mirë. Me zhvillimet e mëparshme menduam se do të ndryshonte rezultat por siç duket nuk ndodhi ashtu. Zgjedhjet shumë të qeta shumë të mira, ka fituar më i miri. Ka ndikuar kandidati, djalë i mirë shumë. Kandidati ka qenë faktor kryesor në zgjedhje. S’ka lidhje ajo që ka ndodhur”- janë shprehur ato/ 

Albert Halilaj kandidati i Partisë Socialiste shpalli fitoren ndaj kandidatit të koalicionit "Bashkë Fitojmë", Emri Vata. Ndonëse janë ende dy kutitë e fundit pa u numëruar, diferenca e madhe e votave mes kandidatëve, bën që këto dy kuti mos të kenë ndikim në rezultat.

2 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Kukës/ Kandidati socialist shpall fitoren: Do t'i jap qytetit një tjetër promovim

Zgjedhjet në bashkinë e Kukësit/ Kandidati i PS fiton me
albert halilaj

KUKËS- Ndonëse janë edhe dy kuti për të përfunduar numërimin në Kukës, Partia Socialiste ka shpallur fitoren, pasi kandidati i PS kryeson bindshëm ndaj atij të 'Bashkë Fitojmë'.

Albert Halilaj ai shprehu mirënjohjen ndaj qytetarëve për besimin që i dhanë ndërsa premtoi se do t’i japë Kukësit një promovim tjetër.

“Falenderoj të gjithë qytetarët për kulturën që treguan, votëbesimin iu premtoj që do t’i përfaqësoj denjësisht gjatë katër viteve me punë, përkujdesje dhe prani pranë cdo qytetari. Jam i zonës së Kukësit, kam punuar për vite në administratë, jam njeri i thjeshtë, pa bindje partiake do të jem krah çdo banori të Kukësit. Premtimi i pare që iu bëj është prezenca ime në lidhje me inbvestimet në infrastrukturë. Qeveria Ramas do të jetë prezent në çdo skaj të Kukësit për të përmirësuar çdo problem në lidhje me infrastrukturën. Kam një sërë projektesh për t’i ardhur në ndihmë Kukësit në lidhje me papunësinë, për të zhvilluar turizmin, për t’i dhënë një promovim tjetër Kukësit të lënë pas dore.”, theksoi ai.

Sipas të dhënave nga faqja zyrtare e KQZ, deri më tani rezultatet janë këto:

1-Albert Bislim Halilaj, 11808 vota
          
2-Emri Haxhi Vata 6746 vota

2 VITE ME PARE

Fitorja e PS-së në Kukës, Majko: Na ka futur në borxh, do ja shpërblejmë me vepra

Zgjedhjet në bashkinë e Kukësit/ Kandidati i PS fiton me
Pandeli Majko

KUKËS-Drejtuesi i Partisë Socialiste për qarkun e Kukësit, Pandeli Majko është shprehur se ky qytet i ka futur në borxh, me fitoren që morën për të udhëhequr bashkinë.

Kjo është fitore e një djali që fiton në Kukës dhe që do tu shërbejë të gjithëve pa asnjë dallim partiak. I kemi një borxh të madh Kukësit. Ky borxh nuk shpërblehet me fjalë, por me vepra.’- tha Majko.

Partia Socialiste fiton zgjedhjet e së dielës në Kukës. Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kukësit Albert Halilaj ka fituar me një diferencë të madhe votash, mbi 5000 vota para përballë kandidatit Emri Vata nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” të Sali Berishës dhe Ilir Metës./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Zgjedhjet për kryetar bashkie në Kukës, PS shpall fitoren, feston me flamurin e Shqipërisë

Zgjedhjet në bashkinë e Kukësit/ Kandidati i PS fiton me
Festa ne Kukes

KUKËS- Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kukësit, Albert Halilaj ka shpallur fitore në Kukës. Në foto shihet se Pandeli Majko dhe mbështetësit socialistë kanë nisur festimet me flamurin e Shqipërisë së Madhe.

Kur kanë mbetur edhe dy kuti të fundit për t'u numëruar, kandidati i PS kryeson bindshëm ndaj atij të 'Bashkë Fitojmë'.

Sipas të dhënave nga faqja zyrtare e KQZ, deri më tani rezultatet janë këto:

1-Albert Bislim Halilaj, 11808 vota
          
2-Emri Haxhi Vata 6746 vota

2 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Kukës, Rama publikon rezultatet: Kandidati i PS ka avantazh të pakthyeshëm, fitore shembullore

Zgjedhjet në bashkinë e Kukësit/ Kandidati i PS fiton me
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me rezultatet e deritanishme në Bashkinë e Kukësit. Duke ndarë tabelën me votat e qytetarëve, Rama thotë se kandidati i Partisë Socialiste ka një avantazh të pakthyeshëm prej thuajse 3000 votash. Sipas kreut të Qeverisë, kjo është një fitore shembullore, që flet qartë për besimin dhe për pritshmërinë e qytetarëve kuksianë ndaj PS.

REAGIMI:

Kur janë numëruar pak më shumë se gjysma e kutive të votimit, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kukësit ka një avantazh të pakthyeshëm prej thuajse 3000 votash, i cili do të thellohet ende deri në kurorëzimin e një fitoreje shembullore, që flet qartë për besimin dhe për pritshmërinë e qytetarëve kuksianë ndaj nesh, si edhe për detyrimin tonë të madh ndaj tyre, për të bërë shumë më shumë akoma për Kukësin
FALEMINDERIT KUKËS, FALEMINDERIT TË GJITHËVE

2 VITE ME PARE

Zgjedhjet për kryetar bashkie në Kukës, edhe pak kuti deri në rezultatin final, kryeson Halilaj i PS

Zgjedhjet në bashkinë e Kukësit/ Kandidati i PS fiton me
Numerimi

KUKËS- Vijon numërimi i votave për kreun e ri të Bashkisë së Kukësit.

Në garë për kreun e bashkisë Kukës janë Albert Halilaj i propozuar nga Partia Socialiste dhe Emri Vata, kandidat i propozuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Deri më tani kryeson kandidati i PS-së. Emri Vata ka marrë 5244 vota ndërsa Albert Halilaj 8886 vota.

Nga 74 kuti në total, deri më tani janë numëruar 52 kuti.

 

2 VITE ME PARE

Vijon numërimi në garën për bashkinë e Kukësit, numërohen 45 kuti, ja kush kryeson

Zgjedhjet në bashkinë e Kukësit/ Kandidati i PS fiton me
Dy kandidatet

KUKËS- Vazhdon numërimi i votave në garën për kryetarin e bashkisë së Kukësit. Sipas të dhënave nga KQZ, deri më tani kryeson kandidati socialist Albert Halilaj.

Në 45 kuti të numëruara nga 74 që janë në total, Halilaj ka marrë 7211 vota ndërsa kandidati i “Bashkë Fitojmë” Emri Vata ka 4278 vota. Pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte 45.63%.

Qytetarët e Kukësit votuan ditën e djeshme, në zgjedhjet e parakohshme vendore, për kryetarin e ri të bashkisë.

Procesi i votimit u mbyll në orën 19:00, pasi votuan rreth 50 për qind e zgjedhësve. Më pak qytetarë ushtruan të drejtën e votës, krahasuar me zgjedhjet e 14 majit, ku fitoi socialisti Safet Gjici, mandati i të cilit zgjati pak për shkak të skandalit seksual, ku ai u përfshi.

Në garë për të marrë drejtimin e bashkisë të Kukësit janë kandidati i Partisë Socialiste, Albert Halilaj dhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata. Edhe në këto zgjedhje, Partia Demokratike zgjodhi që të mos dalë me kandidat./Dosja.al

zgjedhje ne kukes

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen