LIVE UPDATES
Bota

Lojërat e Vuçiqit me qeverinë dhe synimet e qeverisë së re

21 Tetor 2020, 17:16 Nga DOSJA
Lojërat e Vuçiqit me qeverinë dhe synimet e qeverisë

Do të kishte qenë logjike, e mbase edhe ligjore, që synimet e qeverisë së re t’i paraqesë mandatarja për formimin e saj, Ana Brnabiq, e jo presidenti Aleksandar Vuçiq. Por pikërisht kjo ndodhi pas takimit të kryesisë së Partisë Përparimtare Serbe (SNS).

Në vend të përbërjes së kabinetit të ri qeveritar, presidenti Vuçiq bëri të ditur se kryetari i ri i Parlamentit të Serbisë do të jetë ministri i deritanishëm i Jashtëm Ivica Daçiq, kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë. Një pjesë të pushtetit do ta marrë edhe Aleanca Patriotike Serbe (SPAS) e ish-vaterpollistit Aleksandar Shapiq, i cili do të ketë edhe një post ministror.

Në qeverinë e re të Serbisë do të futen edhe minoritetet, por edhe më i rëndësishëm është fakti që kjo do të jetë një qeveri me mandat të kufizuar, sepse Vuçiqi bëri të ditur se zgjedhjet e reja në Serbi do të mbahen më së largu deri me 3 prill të vitit 2022.

Lufta kundër mafias – prapë

Presidenti i Serbisë bëri të ditur edhe synimet e qeverisë së re serbe: “Lufta kundër Covid-19, lufta për interesat e popullit tonë në Kosovë e Metohi, lufta kundër mafias, ruajtja e sovranitetit dhe pavarësisë serbe, përshpejtimi i reformave dhe vazhdimi i rritjes ekonomike”.

Më së shumti vëmendje në Beograd ka zgjuar synimi i publikuar për luftën kundër mafias, për të cilën Vuçiqi thotë se është në vazhdim e sipër, por tani do të intensifikohet më shumë. Gazetari Nedim Sejdinoviq thotë për DW se Vuçiqi “shumë herë ka paralajmëruar luftën kundër mafias si një prej synimeve kryesore, por kjo është vetëm vazhdimësi e demagogjisë së tij, sepse është e qartë se në Serbi vitet e fundit kemi një rritje të lartë të kriminalitetit dhe korrupsionit. Kjo luftë nuk do të sjellë asgjë, sepse për Serbinë është karakteristikë e veçantë ndërlidhja e fuqishme e organizatave kriminale me pushtetin“.

„Më shumë do të doja që Vuçiqi të thoshte se do ta luftojë korrupsionin“, thotë për DW, Vesna Malishiq, redaktore e gazetës NIN. „Është tërësisht e pabesueshme që për tetë vite askush nuk është arrestuar dhe nxjerrë para drejtësisë, përkundër aferave tepër të mëdha korruptive që kemi pasur“, thotë Vesna Malishiq.

Nder apo degradim?

Habi ka shkaktuar edhe vendimi që Ivica Daçiq të emërohet si kryetar i Parlamentit të Serbisë. Ai tha se e ka për “nder që të jetë kryetar i Kuvendit të Serbisë“, por ky hap kosiderohet si degradim i Daçiqit dhe Partisë së tij Socialiste (SPS). Gjatë tetë viteve të kaluara Kuvendi ka përjetuar një degradim të madh, ku qëllimi kryesor është të evitohet veprimi i opozitës që të flasë publikisht. Nedim Sejdinoviq thotë se me këtë veprim është degraduar edhe roli i SPS. “Kuvendi dhe kryetari i Kuvendit janë margjinalizuar totalisht, sepse këtu kemi një sistem, ku dominon pushteti ekzekutiv dhe një person. Kuvendi nuk do të forcohet me emrimin e Daçiqit si kryetar të tij. Do të thosha madje se ky është një degradim i SPS”, thotë Sejdinoviq.

Vesna Malishiq mendon se Daçiqi nuk mund të refuzojë asnjë ofertë, për shkak të pozitës së tij të dobët dhe numrit të vogël të votave që ka fituar në zgjedhje. Por mbetet të shihet nëse SPS do të ketë edhe ndonjë post ministror në qeveri.

Lufta kundër djathtistëve

Presidenti Aleksandar Vuçiq foli edhe për rritjen tepër të madhe të disa forcave djathtiste në Serbi, të cilët po fuqizohen me parullat kundër migrantëve dhe qëndrime tepër të thjeshtësuara. Vuçiqi përpiqej të linte përshtypjen e një personi shumë të shqetësuar kur fliste për këtë fenomen, e në këtë kontekst përmendi vetëm Sasha Radulloviqin, ndonëse në Serbi ka dhe persona të tjerë me qëndrime radikale.

Bashkëbiseduesit e DW e shohin këtë deklaratë të tij si shumë cinike dhe si një përpjekje për të injoruar dhe minimizuar rolin e orgniazatave djathtiste. Nedim Sejdinoviq thotë se ekzistenca e organizatave të tilla i shkon në favor Vuçiqit, e disa prej tyre burojnë madje nga vet pushteti i tanishëm. SNS i shfrytëzon këto organizata për t’u pozicionuar si një organizatë e matur politike, që në fakt nuk është. Por Vuçiqi e shfrytëzon këtë para faktorëve ndërkombëtarë për t’u prezantuar si politikan i matur dhe për të dëshmuar se ai lufton organizatat ekstreme.

Vesna Malishiq thoë se pikërisht Vuçiqi “u ka dhënë hapësirë këtyre organizatave djathtiste dhe ultra djathtiste, sepse askush prej tyre nuk është arrestuar apo nxjerrë para drejtësisë për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut të të tjerëve në Serbi“.

Vuçiq tha se kryetari i ri i Kuvendit Ivica Daçiq do të duhej të zhvillonte dialog me këto organizata, por Vesna Malishiq mendon se një dialog i tillë është i pamundur, sepse në Parlamentin e Serbisë nuk do të ketë më opozitë të mirëfilltë. Ndërsa tani do të bëjnë ndonjë shou për kinse dialog me opozitën dhe lëvizjet djathtiste.

Fillimi i fushatës elektorale

Presidenti i Serbisë Vuçiq tha se kjo qeveri do të ketë një mandat të kufizuar, që sipas analistëve dëshmon se ndaj tij dhe ndaj Serbisë ekziston një presion i Perëndimit, pasi pas zgjedhjeve të fundit është konstatuar se në Serbi është anuluar në fakt sistemi shumëpartiak. Ky mund të konsiderohet edhe si një lloj suksesi i vogël i opozitës që i ka bojkotuar zgjedhjet, për shkak të mungesës së kushteve të barabarta për zgjedhje të lira.

Vesna Malishiq thotë madje se paraqitja e Vuçiqit para opinionit ishte në fakt edhe fillimi i fushatës së re parazgjedhore. “Është e qartë se Vuçiqi nuk mund të funksionojë pa fushata dhe se për të është një periudhë tepër e gjatë pritja katër vjet e zgjedhjeve normale. Ndaj ka paralajmëruar që zgjedhjet do të mbahen më parë”, pohon Malishiq../DW

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota aleksander vucic qeveria e re serbe aleksander vucic qeveria e re serbe

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj