LIVE UPDATES
Bota

Lufta tregtare, Kina mund të parakalojë SHBA-në deri në 2030

4 Janar 2022, 21:33 Nga DOSJA
Lufta tregtare, Kina mund të parakalojë SHBA-në deri në 2030

SHBA – Analistët thonë se ekonomia e Kinës do të mbështetet gjithnjë e më shumë tek investimet shtetërore, zhvillimi i teknologjisë së lartë dhe konsumi i brendshëm e më pak tek ajo që ishte një aspekt kryesor i ekonomisë së saj, prodhimet për eksport, duke tejkaluar ekonomikisht Shtetet e Bashkuara në dekadën e ardhshme.

Qendra Britanike e Konsulencës për Kërkime Ekonomike dhe Biznes (CEBR) parashikon se PBB-ja e Kinës do të rritet me 5.7% në vit deri në vitin 2025 dhe më pas 4.7% çdo vit, deri në 2030.

Sipas këtij parashikimi, Kina, aktualisht ekonomia e dytë më e madhe në botë, do të kapërcejë ekonominë amerikane që renditet e para, deri në vitin 2030. Kompania që siguron kreditë ‘Euler Hermes’ ka bërë një parashikim të ngjashëm.

Sipas medias shtetërore kineze gjatë dekadës së fundit udhëheqësit kinezë kanë nxitur përpjekje për t’u mbështetur kryesisht tek ato shërbime që ofrojnë një vlerë të shtuar në ekonomi sesa tek eksportet tradicionale.

Mosmarrëveshja tregtare Pekin-Uashington dhe mbyllja e vendeve të punës në fillim të vitit 2020 për shkak të COVID-19 kanë rritur trysninë ndaj prodhimit.

Duke ulur prodhimin në fabrikat kineze, kompanitë e huaja shumëkombëshe janë zgjeruar jashtë Kinës, duke synuar vende të tilla si Vietnami me qëllimin për të shmangur rritjen e pagave (për punonjësit) dhe kostot që lidhen me respektimin e rregullave mjedisore. Duke u transferuar në shumë vende, ata shpresojnë të parandalojnë situata problematike sikurse ajo e nxitur nga bllokimet e qeverisë kineze për shkak të COVID-19, që çuan në mbylljen e fabrikave.

Ekonomia kineze arriti në 15.92 trilionë dollarë në vitin 2020. Kompania që studion tregun ‘IHS Markit’ vlerëson se vitin e kaluar ajo u rrit në 18 trilionë dollarë si pasojë e rritjes së prodhimeve për eksport, si dhe kapitalit për projekte të reja. E njëjta kompani thotë se ekonomia amerikane arriti në rreth 23 trilionë dollarë vitin e kaluar.

 

Investimi shtetëror

Ekonomistët thonë se vendi që njihet tashmë për rritjen e shpejtë ekonomike gjatë 20 viteve të fundit do të përballet me një rritje të kontrollit të shtetit mbi sektorët kryesorë pas ndërhyrjes në disa prej tyre, përfshirë internetin në vitin 2021.

Pekini ka fonde dhe fuqi të pakufizuar politike të brendshme për të përdorur thesarin e madh shtetëror për të bërë investime strategjike në shërbim të objektivave kombëtare e globale për të patur një rol udhëheqës”, thotë Denny Roy, një nga bashkëpunëtorët kryesorë të qendrës së mendimit ‘East-West’ në Honolulu.

Në vitin 2018, Kina shënoi një rritje me rreth trefish krahasuar me mesataren botërore, të indeksit mbi Kontrollin e Drejtpërdrejtë mbi Ndërmarrjet, i cili llogaritet nga Organizata për Zhvillimin e Bashkëpunim Ekonomik.

Kjo “pasqyron theksin në rritje të Kinës mbi rolin e shtetit në ekonomi nën udhëheqjen e Xi Jinping-ut”, thuhet në një raport të muajit tetor të Institutit Atlantic Council.

 

Forcimi i teknologjisë

Ekonomistët thonë se udhëheqësit kinezë ndoshta do t’i japin përparësi teknologjisë si një motor për rritje ekonomike.

Ndërhyrja e shtetit tek interneti nuk do të pengojë zgjerimin e teknologjisë për prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe në infrastrukturën e programeve kompjuterike thotë Zennon Kapron, themelues dhe drejtor i firmës kërkimore të industrisë financiare me bazë në Shangai, Kapronasia.

Nëse vendi bëhet i pavarur për sa i përket teknologjisë dhe më pas është në gjendje t’i shesë dhe eksportojë ato produkte e shërbime që bazohen në teknologji, atëherë kjo do të ishte një nxitje e madhe për ekonominë e tij, sepse ai është aktualisht nxitësi kryesor për PBB-në në SHBA”, thotë zoti Kapron.

Ekonomia amerikane shton ai, do të vazhdojë të rritet deri në vitin 2030, por pa vrull.

Kina ka një “bazë të madhe inxhinierësh”, megjithëse më pak kreativitet sesa i nevojitet për të nxitur “idetë e çmendura” që nxisin zhvillimin e teknologjisë së re, thotë Douglas McWilliams, themelues dhe nënkryetar ekzekutiv i CEBR-së.

 

Çfarë do të ndodhte nëse Kina kapërcente ekonominë amerikane?

Statusi i ekonomisë më e madhe në botë nuk të jep ndonjë avantazh automatik mbi të tjerët thonë ekonomistët, por vendet e varura nga ekonomia kineze do t’i kushtonin vëmendje një gjëje të tillë.

Nuk jepet ndonjë medalje ari apo diçka e tillë“, i tha Zërit të Amerikës zoti McWilliams i CEBR-së. “Por kur keni më shumë para për të shpenzuar, do të thotë se keni aftësi për të ndikuar dhe Kina do ta ketë këtë aftësi”, shton ai.

Kina do të kishte një pozitë më të mirë, thotë ai, për të çuar përpara nismën e saj ‘Një Brez një Rrugë’, një përpjekje 9-vjeçare që synon ndërtimin e korridoreve tregtare tokësore dhe detare përmes Azisë, Evropës dhe Afrikës në formën e projekteve dhe investimeve në infrastrukturë.

Zyrtarët në Pekin po përdorin tashmë ekonominë e tyre në mosmarrëveshjet me vendet e tjera, thotë zoti Roy i Qendrës Lindje-Perëndim. Kina ka mosmarrëveshje me katër vende të Azisë Juglindore për sovranitetin detar, po kështu me Japoninë për një grup ishujsh dhe ka probleme territoriale me Indinë që nga viti 2017.

Rezultati i kësaj pritshmërie, pra që Kina që tejkalon Shtetet e Bashkuara ekonomikisht, ka qenë një politikë e jashtme më e guximshme e Republikës Popullore të Kinës që synon të zgjidhë mosmarrëveshjet rajonale në favor të Pekinit dhe të çlegjitimojë udhëheqjen rajonale e globale të SHBA-së nën supozimin se është Kina ajo që duhet të vendosë rregullat e reja në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe se kjo është e pashmangshme“, thotë zoti Roy.

Marrë nga “VOA”

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë