LIVE UPDATES
Aktualitet

Anëtarët e bandës së Aldo Bare, zbulohen për herë të parë imazhet e tyre (VD)

21 Janar 2020, 21:47 Nga DOSJA
Anëtarët e bandës së Aldo Bare, zbulohen për herë

TIRANË- Banda e Lushnjes, është ndër të parat që kishte një organizim të mirëstrukturuar në formë piramide. Aldo Bare ishte udhëheqësi me autoritet absolut. Fjala e tij nuk diskutohej por thjesht zbatohej. Ai thirrej “Kryetari”, “I madhi”, “Plaku” dhe “Profesori”. Pranë tij, si njerëz që shpërndanin dhe zbatonin detyrat e “profesorit” ishin Enver Dondollaku, Erjon Cici, Arben Boriçi, Ilir Stërgu, Edjan Xhafa, Maksim Çela dhe Leonard Prifti që ishte vrasësi me i besuar i Bares. Referuar dosjes hetimore, anëtarë të tjerë pjesë e bërthamës kryesore që operonte në Lushnje ishin edhe Afrim Hoxha, Enver Boriçi, Dritan Vila, Petrit Liçi, Erion Kashari, Elton Mermali, Arjan Aliço, Alxhi Nallbani etj.

“Aldo Bare e njihte mirë se vinte nga radhët e forcave special, njihte komunikimin, organizimin, nga vitet ‘90 e këtej mund jetë ndër grupet më të organizuar në Shqipëri, me detyra të ndara dhe një drejtues që nuk e gjen asnjëherë të bëj diçka me dorën e vetë”, rrëfen gazetari Hoxha. Grupi në total numëronte mbi 100 anëtarë. Top Story zbulon për herë të parë ekskluzivisht imazhet dhe emrat e pjesëtarëve të rrjetit të identifikuar nga autoritetet italiane. Aktivitetet e grupit ishin trafiku i drogës dhe i qenieve njerëzore që përbënin burimin kryesor të perandorisë ekonomike të bandës. Ky fuqizim i shpejtë i rivalëve kishte rritur shqetësimin te Artur Daja, që ishte shndërruar thuajse në hije.

“Ishte shumë e vështirë për shkak të njohjeve, ashpërsisë që ushtronte, ishte e vështirë ti afroheshe Artur Dajës, i gjithë rrjeti i njerëzve që janë goditur mbrapa që ishin pjesë e njohjeve shoqërore të Tur Dajës janë goditur për rrethana si e si ti priteshin krahët”, tregon gazetari Hoxha. Në 3 Gusht të vitit 1997, ekzekutohet në vendin e quajtur kthesa e Blerimit në periferi të Lushnjes shqiptaro maqedonasi Xhevat Demiri, i njohur me nofkën “Kosovari”. Ai konsiderohej njeri i afërt i Artur Dajës. Atë ditë, Demiri së bashku me gruan Mimozën dhe dy fëmijët po ktheheshin nga plazhi drejt qytetit. Sipas dëshmitarëve, Aldo Bare, Ilir Stërgu, Enver Dondollaku i njohur me nofkën “Goni” dhe Afrim Hoxha, i bëjnë shenjë të ndalë furgonin. Demiri zbret dhe pasi shkëmbejnë disa fjalë e ekzekutojnë me kallashnikovë. Ngjarja e tmerrshme u pa edhe nga fëmijët. Djali 3-vjeçar pësoi krizë të rëndë dhe prej asaj dite ka vuajtur pasojat e epilepsisë. Arben Boriçi është personi që largoi autorët me makinë nga vendi i krimit.

Objektivi i radhës i Aldo Bares ishte Gramoz Selmani, krahu i djathtë i Artur Dajës. Për lokalizimin e tij, banda kishte marrë peng persona të afërm të tij në të ashtuquajturin Komisariati nr. 2. Në 13 Shkurt të vitit 1998, Selmani udhëtonte me një fuoristradë me Masar Aliun dhe Nimet Zenelin. Në vendin e quajtur Kolonjë, ata bien në pritë. Aldo Bare, Arben Boriçi, Ilir Stërgu dhe Enver Dondollaku kanë hapur zjarr njëkohësisht me breshëri. Shoferi Masar Aliu nxjerr mjetin nga rruga dhe bashkë me Nimet Zenelin vrapojnë drejt Kolonjës. Ndërkohë Selmani fshihet poshtë mjetit për pak çaste e më pas largohet. Zeneli i plagosur nuk arrin të ecë shumë. Ai rrëzohet në një kanal dhe aty i japin fund. “Donin të me vrisnin se isha shok i ngushtë i Artur Dajës, pastaj me dogjën shtëpinë, me vranë njërin vëlla e tjetrin ma torturuan”, ka dëshmuar Selmani.

Pas atentatit, ai merr familjen dhe largohet në drejtim të paditur. Top Story ka mësuar nga burime konfidenciale se ai ka jetuar në Greqi me një tjetër identitet dhe shpesh herë është futur në Shqipëri. Vetëm 9 ditë me vonë, Masar Aliut i bëjnë një tjetër atentat, në të njëjtin vend ku u vra Nimet Zeneli. Në aksin Kolonjë-Bitaj, Dondollakku, Stërgu dhe Arben Boriçi pikasin mjetin e Aliut. I dalin para dhe qëllojnë ndaj tij duke e lënë të vdekur në vend. I vdekur mbetet edhe një shtetas i quajtur Idajet Beqiri që ndodhej në mjet.

(Marrë nga Top Channel)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aldo bare banda e lushnjes krimet e bandes se lushnjes aldo bare banda e lushnjes krimet e bandes se lushnjes

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend