LIVE UPDATES
Bota

“Mallkimi i zombive të bronzit”/ Si po shkatërrojnë artin statujat e tmerrshme, paralelizmi me Skënderbeun dhe Adem Jash

4 Dhjetor 2020, 19:23 Nga DOSJA
“Mallkimi i zombive të bronzit”/ Si po shkatërrojnë

SHBA– Gazetari amerikan Jonathan Jones, në vitin 2012 ka shkruar për TheGuardian, një artikull dedikuar krijimeve jo të mira prej bronzi të disa artistëve. Ai i cilëson shpërfytyrimet e figurave të shquara mësime për brezin e ardhshëm, ndërkohë që tema është më aktuale se kurrë në Shqipëri. Disa ditë më parë në Prizren u zbuluan dy skulpturat e bronxit të Skënderbeut dhe Adem Jasharit. Të dyja shumë larg artit dhe propocioneve të shtatoreve.

PJESË NGA ARTIKULLI:

Mund të ketë ardhur koha që artistët të mos lejohen më të bëjnë skulptura. Thjesht e kanë humbur aftësinë për diçka të tillë. Arti që dikur na dha Da Vinçi e Michelangelo-s dhe “Les Bourgeois de Calais” të Rodin-it, ka degjeneruar në një lëmë cinik gdhendjesh të dorës së dytë që po mbushin sheshe qytetesh, stacione trenash dhe hapësira të tjera publike në të gjithë botën me parodi të shëmtuara, torollake dhe nganjëherë llahtarisëse.

Një prej këtyre artistëve të tmerrshëm në vitin 2012, ka kërkuar falje për krijimet e tij. Skulptori Dave Poulin shkroi në “Hollywood Reporter” duke pranuar përgjegjësinë për “Scary Lucy”, një statujë bronzi e yllit legjendar televiziv Lucille Ball, e vendosur në vendlindjen e saj Seloron, Nju Jork. Poulin e ka portretizuar Ball si një pijanece të çmendur, duke i bërë një përpunim të tmerrshëm të tipareve të fytyrës së saj. Por ai nuk është i vetmi skulptor që shëmton hapësirat publike me statuja të këqija. Artistë të tjerë duhet të kenë mirësinë që të dalin përpara dhe të pranojnë mungesën e zotësisë dhe shijes.

Ku është, për shembull, kërkesa e ndjesës nga Maggi Hambling? Sa herë kaloj pranë skulpturës së saj “Bisedë me Oscar Wilde” pranë Trafalgar Square, pushtohem nga krupa dhe zemërata. Me ç’duket, në vitin 1998 dukej si ide e mirë që të krijoje një bust të prerë të Wilde që ngrihet nga arkivoli duke tymosur një cigare, por përpunimi pa strukturë i filigranit të bronzit dhe ekzagjerimi i kotë i arkivolit rezultojnë në një vepër arti të tmerrshme.

Statujat e këqija mund të shkaktojnë trazim, madje edhe frikë. Te “Don Zhuani” i Mozartit dhe “Kalorësi i Bronztë” i Pushkinit, statujat vijnë ngjethshëm në jetë, dhe këto makthe letrare bëhen të vërteta kur aksidentalisht statujat bien në një shëmti zombish që llahtaris kalimtarët.

Mbetet mister se përse këto statuja gjoja realiste vazhdojnë të shfaqen kudo në botë kur kaq shumë prej tyre janë të rëndomta dhe të këqija. Arti modern supozohej ta kishte vrarë këtë lloj realizmi vulgar. Picasso na dëshmoi që një skulpturë e madhe mund të jetë një kokë demi e ndërtuar me shalë dhe doreza biçiklete. Në Bashkimin Sovjetik, doktrina e realizmit socialist çoi në krijimin e marrëzive shastisëse të tilla si përkujtimorja e Stalingradit, e cila mbulon një kodër të tërë me statuja bizarre të armatosura me automatikë. Mund të mendoni se Evropa Lindore ka përjetuar  mjaftueshëm sa për të zënë mend, por së fundmi Budapesti u bë me një statujë të Peter Falk me pardesynë e tij si Inspektori Kolombo, duke i bërë vendasit të jenë në dyshim.

Por edhe Britania nuk ka gojë të flasë. Jo derisa kolosi gjytyrym i dashnorëve të përqafuar që ngrihet në stacionin St. Pancras pa jetë artistike të shkrihet me urdhër të parlamentit.

Ka vetëm diçka të mirë për t’u thënë mbi gjithë këto statuja të tmerrshme. Ato janë pjesë e edukimit për dallimin ndërmjet artit të mirë dhe të keq. Thjesht duke parë dështimin e tyre, brezat që vijnë mund të krijojnë më mirë.

Ekziston një precedent. Grupi i mermertë i skulpturave të Baçio Bandinelli-it, ku Herkuli dhe Kaku paraqiten në trashësi të palatuar jashtë Palazzo della Signoria në Firence, është përtallur masivisht që kur është përuruar në shekullin e 16. Me të drejtë u quajt “thes me bostane”. I paformë dhe statik, ai është një turpërim ndaj Rilindjes.

Sidoqoftë, ai i frymëzoi artistët rivalë për vepra më të mira, thjesht për të treguar pavlefshmërinë e Bandinelli-t. Benvenuto Cellini mendoi madje ta vriste atë, por në këmbim krijoi skulpturën e tij të Perseut në të njëjtin shesh për të treguar sesi dukej arti i vërtetë.

Ndoshta në Një Jork, Budapest apo Londër, pikërisht tani, një artist i ri është kaq i inatosur nga statujat tona turpëruese të shekullit 21, dhe po mësojnë sesi t’i bëjnë si duhet. Kjo do t’i jepte zombive të bronztë një fund të lumtur.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jonathan jones jonathan jones

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit