LIVE UPDATES
Aktualitet

“Mami të lutem mos ik”/ S’u tregoi prindërve që shkoi në Itali, mjekja shqiptare: Forca e brendshme më th

3 Prill 2020, 12:15 Nga DOSJA
“Mami të lutem mos ik”/ S’u tregoi prindërve që

TIRANË– Që nga fillimi i “luftës”, 69 mjekë dhe infermierë italianë kanë humbur jetën në betejën e përditshme me koronavirusin. Ndaj, misioni i 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë përtej Adriatikut nuk është shëtitje. Ai bart rreziqet e veta. Në fjalimin e tij gjatë përcjelljes së grupit në aeroport, Edi Rama tha se disa nga grupi nuk kishin njoftuar as prindërit, që të mos i bënin merak. Alma Bashvogli, mjekja nga Peqini është njëra prej tyre. Ajo rrëfen në këtë intervistë për “Gazetën Shqiptare” pse pranoi t’i bashkohet grupit të vullnetarëve, pse nuk ja hapte telefonin prindërve të shqetësuar dhe përqafimin para nisjes në aeroport me djalin 3 vjeç, i cili e luste “mami, mos ik në punë…”

 

 

Alma, si ju erdhi ftesa për të qenë pjesë e grupit e 30 mjekëve dhe infermierëve që po asistojnë kolegët italianë në luftën kundër koronavirusit? Çfarë ju shtyu ta pranonit këtë thirrje?

Sapo pashë thirrjen që bëri ministrja e Shëndetësisë bashkë me profesor Arben Gjatën, që gjithë mjekët e studentët të aplikonin për të ndihmuar në raste nevoje, unë duke qenë se jam shkëputur nga pozicioni mjek, sepse punoj në administratë, ndjeva nevojën të jepja kontributin tim kundër këtij armiku të panjohur por shumë të rrezikshëm.

Nga kush ju erdhi ftesa për t’iu bashkuar grupit? A është e vërtetë që iu ka telefonuar kryeministri secilin prej jush?

Mua personalisht më ka marrë në telefon Nensi, këshilltarja e ministres… Edhe më pyeti shprehimisht: Doktoreshë Alma, dëshiron të jesh pjesë e ekipit të mjekëve dhe infermierëve që do nisë ministria e Shëndetësisë në Itali?! Në mendje në ato momente më erdhi im bir 3 vjeç… por se di. Një forcë e brendshme më thoshte poo… edhe përgjigja ishte “po, do të jem pjesë e ketij ekipi vullnetar”. Pra, mua s’më ka marrë në telefon kryeministri, por këshilltarja e ministres.

A pati hezitime nga ju apo familja juaj duke qenë se bëhet fjalë për në punë të rrezikshme?

Këtë vendim ja komunikova vetëm tim shoqi i cili më mbështeti që në fillim. Prindërve të mi nuk ja thashë sepse e dija që s’do më mbështesnin. Deri në momentin që kam qenë në aeroport ata s’e dinin. Kishin parë në TV për nisjen e 30 mjekëve… edhe më telefononin vazhdimisht. Unë ngurroja t’ua hapja sepse s’doja t’i mërzisja. E morën vesh pasi unë erdha në Breshia. Tashmë s’kishte kthim pas…

Cilat janë vështirësitë kryesore që po hasni gjatë punës? Si reagojnë në spital kur mësojnë se jeni nga Shqipëria?

Ne jemi mikpritur shumë mirë nga gjithë stafi i spitalit civil të Breshias. Na mbështesin fort… Unë për momentin jam pjesë e mjekësisë preventive… arrij të realizoj mbi 300 tampone në ditë pacientëve të cilët janë të të gjithë grupmoshave.

E veçanta e këtij virusi lidhet me faktin që s’ka simptoma specifike… pacientë të ndryshëm ankohen për simptoma të ndryshme.

Duke filluar nga dhimbje koke, dhimbje fyti, këputje të përgjithshme, diarre. Madje ka nga ata që janë pozitivë, por asimptomatikë deri në fund.

Të gjithë janë shumë të sjellshëm, si stafi edhe pacientët. Ndoshta fakti që ne shqiptarët e flasim mirë italishten, na ndihmon të kemi një komunikim të mirë.

Ju vetë, a keni frikë?

Frikë nuk kam, pasi jam shumë e kujdesshme gjatë ushtrimit të profesionit… ruaj distancat sociale kështu që jam deri diku e mbrojtur. Në këtë spital, ka edhe shumë personel mjekesor dhe infermieror të prekur me COVID.

Cili ka qenë momenti më i vështirë deri tani?

Momenti më i vështirë për mua, ishte kur përqafova djalin (3-vjeçar) dhe duhet të shkoja në aeroport edhe ai që insistonte… mami mos ik në pune…

PREZANTIMI

Jam Alma Bashvogli. Kam mbaruar fakultetin e Mjekësisë, dega mjekësi e përgjithshme në  Tirane. Kam lindur e jam rritur në qytetin e Peqinit. Kam një djalë 3 vjeç. Kam punuar mjeke urgjence në Pogradec, mjeke urgjence në spitalin e Peqinit. Aktualisht jam drejtuese e njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor, Peqin.

Marrë nga GazetaShqiptare

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alma bashvogli mjeket shqiptare ne itali alma bashvogli mjeket shqiptare ne itali

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen