All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Mbyllet “Abetarja”! Mësuesja në “Misto Mame” nuk tërhiqet nga festa: Një skenar është stadiumi, ja

4 Maj 2020, 15:41 Nga DOSJA
Mbyllet “Abetarja”! Mësuesja në “Misto Mame”
All - Paragraf - 1

TIRANË– Me afrimin e shkronjës së fundit të alfabetit dhe muajit kur zhvillohet zakonisht festa, një pyetje e mundimshme i vërtitet në mendje. Si do t’ia bëjë për të mbledhur bashkë 35 “fëmijët” e saj, për t’i thënë lamtumirë abetares, pa cenuar shëndetin e tyre dhe konform rregullave?! “Ishim te shkronja ‘Nj’ kur u ndërpre mësimi në shkollë. Tani kemi arritur te shkronja ‘Zh’ dhe është momenti për të menduar diçka. Ne do ta bëjmë një festë”, thotë me bindje mësuesja e klasës së parë C në shkollën “Misto Mame”, Marjanthi Qirjazi.

PLANET

Dy janë alternativat. E para, që është përqafuar nga të gjithë, është shtyrja e saj për një moment të dytë, kur edhe situata shëndetësore në vend të jetë më e qetë. Ndërsa skenari i dytë i kalon pritshmëritë. Prindërit, ata që e presin këtë festë me aq padurim sa edhe nxënësit, po mendojnë seriozisht që të vegjlit e tyre të mos kalojnë pa e shënjuar në kohë këtë hap kaq të rëndësishëm.

“Kemi disa alternativa por liri-daljet na kufizojnë. Jam në komunikim të përditshëm me prindërit. Madje, njëri prej tyre është shprehur i gatshëm ta zhvillojmë në stadium. Pse jo?!”, thotë mësuesja, e bindur që me autoritetin e saj të imponuar pa detyrim te nxënësit, të mund t’i mbajë ata në distancën e duhur. Edhe pse në bisedime, krahas punës për të mësuar shkronjat e matematikën, mësuese Marjanthi nuk e ka lënë në harresë festën. Përgatitjet kanë nisur tashmë.

Unë ju kam çuar link-un me këngën ‘abetare, abetare’ që ata ta mësonin. E kam dhënë thjesht për të mos i lënë gjërat për në momentin e fundit dhe u kam thënë që në klasën e dytë, ose për festat e nëntorit ose në dhjetor, ne do ta bëjmë festën”, shprehet mësuesja, duke zbuluar kësisoj skenarin e dytë për kohën e kur do zhvillohet festa e mundimshme e njëherësh aq e dashur për të.

Kjo është hera e parë që anulohet festa e abetares. Në fakt, përgatitja e saj është shumëe lodhshme, por me aq dëshirë sa e presin fëmijët, e pres edhe unë, sepse është një festë që finalizon punën e bërë në një vit shumë të lodhshëm. Teksa i shikon fëmijët atë ditë të çliruar duke pasqyruar të gjitha gjërat që ke bërë tek ata, të jepet mundësia që pas gjithë asaj lodhjeje, të marrësh shumë kënaqësi”.

NGA SHKUMËSI, NË TABLET

Një fillim i vështirë, por jo i pamundur. Kështu cilësohet kalimi nga dërrasa e zezë te pajisjet teknologjike për të realizuar mësimin online. “Ka qenë shumë e vështirë, madje e shikoja të pamundur. Por ne kemi një favor shumë të madh, pasi kemi bërë një pjesë të mirë të shkronjave në klasë. Kishim marrë bazat e grafikut të shkronjës së dorës, strukturën e mënyrës së shkrimit, mënyrën se si artikulohej një shkronjë dhe lidhej në fjalë”. Për të përmbushur më mirë detyrën e saj, e lodhur nga sytë, mësuesja e klasë së parë ka siguruar së fundmi një tablet, teksa në mendje bluan vazhdimisht se si të mbajë të lidhur fort nxënësit pas librit. Kjo, pa lënë mënjanë edhe aktivitetet argëtuese në një kohë që entuziazmi i nxënësve nuk është më ai i fillimit.

Ne realizojmë aktivitete edhe përgjatë fundjavës. Kemi realizuar konkursin për kërcimtarin më të mirë, recituesit e kërcimtarit/es më të bukur. Por vë re se tani fëmijët kanë filluar të lodhen. Ishte një temë në matematikë që kishte vështirësi dhe u detyrova ta rishpjegoj. Edhe pse ua nisa me video dhe praktikë me veprimtari, përsëri e pash që në detyrat që më dërgonin, nuk ishin aty ku duheshin”.

Por puna e mësueses nuk përfundon këtu. E rreshtuar krah arsimtarëve të paktë, që përpos asaj që japin, duan edhe të marrin feedback nga puna që bëjnë, mësuesja e “Misto Mames” ka realizuar edhe një sondazh (që rezultoi pozitiv) me prindërit, se sa i kanë përthithur dijet nxënësit dhe sa të lodhur janë këta të fundit.

Marrë nga Panorama.com.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet festa e abetares misto mame tirane festa e abetares misto mame tirane

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë