“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Me 550 fara kanabis, arrestohen dy të rinjtë në Shijak
15 Prill 2022, 17:25Nga DOSJA
TIRANË- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Mësohet se në pranga kanë rënë 18-vjeçari me iniciale M.t dhe 20-vjeçari me iniciale E.E. Gjatë kontrollit të këtyre personave, policia gjeti 550 fara të dyshuara narkotike, të cilat dy të rinjtë do t’i shisnin.
Njoftimi i Plotë:
Shijak Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Maminasi”, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Operacioni, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shijak dhe strukturat hetimore të DVP Durrës. Kapen në flagrancë 2 shtetas që posedonin fara të dyshuara narkotike cannabis sativa. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak dhe strukturat hetimore të DVP Durrës, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Maminasi”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
M. T., 18 vjeç, banues në Dibër dhe E. E., 20 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë. Shërbimet e Policisë, në ambientet e një lokali në Maminas, gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 550 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se dy të rinjtë do t’i shisnin farat narkotike, në zonën e Maminasit, Shijak. Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
TIRANË- Një 52-vjeçar është shpallur në kërkim ditën e sotme në Tiranë, pasi akuzohet për transport të emigrantëve të paligjshëm. Mësohet se në kërk...
GJERMANI– Kryeministri Edi Rama është përfshirë në një ngjarje skandaloze në Gjermani, gjatë kohës që udhëtoi nga Frankfurti drejt New York-ut. Der Spiege...
TIRANË- Abcnews.al ka mundur të sigurojë detaje të tjera, përfshi edhe dëshminë e 20-vjeçarit të marrë peng të hënën në Tiranë. Ai u mor peng në Rru...
TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një student është rrëmbyer në mes të kryeqytetit duke i vënë armën në brinjë. Burime nga Policia bëjnë...
TIRANË– Ish-ministri i mjedisit, Lefter Koka ka dëshmuar për 3 orë e 30 minuta në SPAK lidhur me inceneratorin e Fierit. Në dëshminë e tij, Koka ka t...
TIRANË– Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Nga 1,045 testime të kryera 24 orët e fundit janë shënua...
VLORË- 4 persona janë arrestuar në Portin e Vlorës! Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur një aksion në ...