Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me gra në njësinë 16, në Tiranë. Në bisedën që patën me Bashën, ato shprehën problematikat që hasin në këtë zonë ku kryesisht kanë të bëjnë me shtëpitë e tyre, papunësinë, problemet me bizneset dhe infrastruktura e keqe.
“Dy problematika meqenëse kemi shumë në këtë zonë. E para si banorë të unazës së re, përditë vuajmë baltën, pluhurin, vendkalimin e këmbësorëve. Mos flasim pastaj për makina që nuk kalojmë dot, sepse e gjithë Tirana futet nga Unaza e Re, gjithë rrethet që vijnë futen nga Unaza e Re. Është një tmerr i vërtetë dhe të gjithë e kemi zgjidhur duke ecur në këmbë, por kjo zonë nuk të ofron as këmbësorin. Është biçikleta, është karroca, është nëna me fëmijë, është balta. Aty ku kaluat ju në fillim, ku zbritët tek Rolandi janë ujërat e zeza, që vjen një aromë e pakëndshme. E para, e dyta është një zonë e tëra pa kopësht, pa shkollë. Janë premtuar shumë dhe ka patur zona goxha të mëdha pa bërë fjalë pastaj për pjesën e gjelbërimit. Duke qenë pjesë e arsimit e kemi parë se si ka renë kaq poshtë arsimi në këto vite dhe kemi vuajt bashkë me fëmijët pavarësisht se bëjnë më të mirën e mundshme. Faleminderit dhe fitore,” – u shpreh një nga zonjat.
Basha tha se zonjat e zonës së Unazës së Re është simbol i asaj që ka ndodhur me gruan shqiptare këto 8 vite. Ai u shpreh se ndryshimi që do vij në 25 prill, është dinjiteti që do sjell për gratë e Shqipërisë dhe për çdo sektor të ekonomisë shqiptare.
“Në fakt këtë e ndjej në çdo takim që kam bërë me gratë, por në takimin me zonjat e unazës së re vjen edhe më natyrshëm sepse ato 400 ditë betejë jemi përpjekur dhe jam përpjekur që të qëndrojëpranë jush me mish e me shpirt, me mendje me zemrë dhe fizikisht dhe dua të them se ajo që ka ndodhur me gratë, me zonjat, me vajzat e “Unazës së Re” është simbol i asaj që ka ndodhur me me gruan shqiptare këto 8 vite. Vetë ajo që ka ndodhur me “Unazën e Re” është simbol me atë që na ka ndodhur neve si vend dhe si shoqëri. Ju folët për trafikun për bllokimin, për pluhurin që është një kërcënim për jetën tuaj dhe shëndetin tuaj. Po kështu siç ka ngecur trafiku në Unazën e Re, prej vitesh. Kështu ka ngecur Shqipëria vendnumëro. Një nga shtyllat kryesore të programit tonë, është që këtë forcë, këtë fuqi, ta kthejmë në një energji për të zbatuar planin tonë, për të përmirësuar jetën e të gjithë shqiptarëve dhe në veçanti, për të zhdukur diferencat, hendekun që është krijuar në punësim, në paga, në mirëqenie, në dinjitet, midis burrit dhe gruas shqiptare. Ajo që i bashkon problemet e ndryshme që ngritët, që nga problemi i punësimit jo sipas kualifikimit. Ke një kualifikim për t’u patur zili në Europë, inxhiniere fizike apo problemi i moskompensimit për të përndjekurit apo për pronarët, apo problemi i mbivendosjes apo vjedhjes së pronave. Problemi i mungesës së infrastrukturës, ndërkohë që taksat janë më të lartat që janë paguar ndonjëherë në këtë qytet dhe mungon infrastruktura minimale. Të gjitha këto probleme kanë dhe do të marrin zgjidhje përmes një plani të hartuar me kujdes nga ekspertë. Do duhej një kohë e gjatë për tu marrë me secilën prej tyre veç e veç, por ajo që i bashkon, i lidh të gjitha zgjidhjet është një qeverisje e cila nuk vjen me premtime, premtime boshe që i bën sot për të marrë votën dhe nesër i braktis. Por vjen me ekspertizë dhe me plane të gatshme për tu zbatuar, nga ekspertët më të mirë që ka ky vend dhe me ndihmë ndërkombëtare. Ne jemi në tratativa me institucionet europiane, me universitetet Europiane për të nisur kualifikimin e rinisë shqiptare, në mënyrë që të qëndrojë këtu, të punojë këtu, me paga dinjitoze. Dhe ky është hapi i parë për të ndalur emigracionin, ky është hapi i parë për të siguruar që familjet të mbeten bashkë. Hapi dytë që ka të bëjë me familjet e reja përbëhet nga dy politika kryesore nxitëse për çiftet dhe për fëmijët. Duke nisur nga viti ynë i parë i qeverisjes ne do të financojmë 100% interesat e kredive për 5 mijë çifte të reja çdo vit, pra për 20 mijë cifte brenda 4 viteve të para që të blejnë banesën e tyre, që është një parakusht apo le të themi një ndihmë e madhe për të themeluar familjen. Dhe hapi i dytë është që nuk do të mjaftohemi me një shumë simbolike kur lind fëmija, por muaj për muaj deri sa të arrijë moshën 5-vjeçare fëmijët shqiptarë do të kenë nga qeveria një bonus prej 30 mijë lekësh të vjetra në muaj. Ne do ta vendosim nënën shqiptare, bashkëshorten shqiptare, motrën shqiptare, vajzën shqiptare në piedestalin që meriton. Si nga ana ekonomike ashtu dhe nga ana sociale.” – tha Basha.
(k.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Qeveria e Shqipërisë ka siguruar 1 milion doza vaksinash kineze “Sinovac” kundër pandemisë së COVID-19 pas negociatave me një kom...
“Ilir Meta na ka lënë. Ilir Meta nuk i përket më kësaj bote në sensin e botës së njerëzve normal që me gjithë ekseset e tyre qëndrojnë prapë brenda një kornize ...
Kryeministri Edi Rama deklaroi se nëse shqiptarët do të refuzonin që t’i jepnin atij një mandat të tretë, nuk do të rrinte të priste që qytetarët të korrigjonin...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar marrëdhënien me bashkëshorten e tij, Linda, të cilën e ka cilësuar opozitaren e tij më të madhe. I ftuar n...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk është kategorikisht kundër një koalicioni me Partinë Demokratike. Në një intervistë të dhënë për “Kjo Javë...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot në ‘Kjo Javë’ në ‘News24’, deklaratën për komunizmin që bëri kandidatja për deputete të PS-së, Luljeta Bozo. Kjo e fundit...
BERAT- Kryeministri Edi Rama ka komentuar raportin ndërkombëtar të ‘Transparency International’ që e cilëson Shqipërinë si vend të kapur nga korrupsioni apo dhe...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot një lajm ekskluziv për emisionin ‘Kjo Javë’ në ‘News24’ në lidhje me sigurimin e vaksinave. Nga kalja e Beratit, atje ku u zh...
BERAT– Gazetarja Nisida Tufa ka marrë dozën e parë të vaksinës kineze “Sinovacc” para kryeministrit Edi Rama. Pasi i ka shprehur këtij të fund...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguar se gjatë një udhëtimi në Emiratët e Bashkuara Arabe i është ofruar që të injektohej me vaksinën kineze. I ft...