Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Sport
Me sendet personale duke u larguar, Jose Mourinho thyen heshtjen për shkarkimin nga Tottenham: Nuk ka nevojë për…
19 Prill 2021, 18:27Nga DOSJA
ANGLI-Tottenham Hotspur ka bërë të ditur se ka shkarkuar trajnerin Jose Mourinho. Mediat e ndryshme britanike kishin hamendësuar prej kohësh një shkarkim të mundshëm të trajnerit të mirënjohur portugez në fund të sezonit, por Daniel Levy vendosi të mos presë deri në verë, duke shkëputur menjëherë lidhjet me 58-vjeçarin nga Setubali. Ndërkohë tekniku në mikrofonat e “Sky Sports” ka thyer heshtjen dhe është shprehur. “Nuk do të flas. Ju më njihni”, tha Mourinho.
Gazetarët e pyesin: “A do t’ju shohim përsëri së shpejti? Pak pushime për të karikuar bateritë?” Por Mourinho nuk stepej në përgjigjet e tij: “Nuk ka nevojë. Nuk ka nevojë për pushime e për bateri.”I pyetur nëse do të rikthehet në futboll, 58-vejçari tha: “Unë jam gjithmonë te futbolli.”
Trajneri i famshëm luzitan premtoi trofe dhe për hir të së vërtetës “gjelat” do të luajnë finalen e Kupës së Ligës të dielën e ardhshme në Wembley, ndaj Manchester City-t.Si për ironi të fatit biznesmeni 59-vjeçar vendosi ta shkarkojë Mourinho-n vetëm gjashtë ditë përpara kësaj finaleje të madhe
E.Ç (Dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
ZVICER – Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka miratuar të hënën, formulën e re të Champions League duke filluar nga 2024, një përgjigje ndaj dymbëdhjetë klubeve...
ZVICER – Super League i ka dërguar një letër presidentit të FIFA-s Gianni Infantino dhe numrit një të UEFA-s, Aleksander Ceferin, duke kërkuar bashkëpunim, por ...
GJERMANI-Bayern Munich dhe Borussia Dortmund, dy klubet gjermane kanë folur kundër planit për të krijuar një Super League. CEO i Borussia Dortmund Hans-Joachim ...
ITALI-E hëna vjen me një lajm “bombë”, që i paraprin mbledhjes së Komitetit Ezekutiv të UEFA-s, ku do të vendoset për ndryshimet në formatin e kompeticioneve eu...
ANGLI-I ardhur te Tottenhami për të konsoliduar një pozicion prestigjoz të londinezëve në kampionatin anglez dhe në Europë, Jose Mourinho përfundon i shkarkuar ...
ITALI– E hëna vjen me një lajm “bombë”, që i paraprin mbledhjes së Komitetit Ezekutiv të UEFA-s, ku do të vendoset për ndryshimet në formatin e kompeticio...
ZVICER – Po çfarë është kjo Super League dhe si mendohet që të funksionojë? Eshtë menduar që do të jenë rreth 20 skuadra pjesëmarrëse, nga këto 15 janë t...
EUROPË-Emmanuel Macron dhe Boris Johnson janë kundër Superligës së krijuar rishtas, me presidentin francez i cili vërtet duartrokiti zgjedhjen e klubeve fr...
EUROPË-Në tryezë duhet të kishte dy dosje, e para me qytetet që do të presin Kampionatin Evropian dhe reformën e Champions League nga viti 2024 me një zgje...