LIVE UPDATES
Politike

Mesazhi i Kim, Meta: Nuk mund të ketë një ambasadore target mbi presidentin, e takova më 23 mars dhe më kërkoi ide

25 Maj 2020, 20:28 Nga DOSJA
Mesazhi i Kim, Meta: Nuk mund të ketë një ambasadore target mbi

TIRANË– Presidenti i vendit Ilir Meta ka mohuar që një mesazh i para disa ditëve i Ambasadores Amerikane , të jetë adresuar ndaj tij. “Shpresoj që të mos ketë një marrëveshje të fshehtë për të vrarë Reformën në Drejtësi”, shkruante Ambasadorja Yuri Kim, disa ditë më parë në një publikim në rrjetet sociale. I pyetur në studion e emisionit “Opinion”, nëse presidenti ishte target i këtij mesazhi, sikurse kishte cituar edhe Zëri i Amerikës, Meta tha se askush nuk mund të ketë target presidentin.

Fevziu: Reforma në drejtësi po kthehet si legjenda e Rozafës. Statusi i Ambasadores amerikane, pasuar edhe nga një status i zyrës së Komisionit Europian. Sipas VOA , ky status ju adresohet ju si një person që përmes platformës suaj po mundoheni të ktheni pas reformën.

Meta: Unë besoj që jemi endë në kuadër të revolucionit kulturor të reformës në drejtësi.

Fevziu: Këtë revolucion e keni votuar ju zoti Meta?

Meta: Është tjetër reforma që u votua dhe tjetër revolucioni kulturor që është katandisur. Ka 6 vjet që flitet për refromë dhe është paralizuar gjithë sistemi dhe problemi është që ata që e dështuan kërkojnë të shpikin fajtor.

Fevziu: A jeni target i Ambasadores?

Meta: Nuk mund të jem target i askujt sepse jam presidenti i vendit. Nuk mund të ketë një Ambasadore target mbi një president se ky është një problem tjetër. Nuk është Ilir Meta target i askujt. Një gjë ta kesh të qartë ti dhe kushdo. Nuk lejoj më të tallet njeri me atë reformë që e katandisën në atë formë.
Ambasadorja vetëm për Ilir Metën s’mund ta ketë, ashtu sikurse jam i sigurt që ai burimi për VOA është burim i Ambasadës Amerikane, por jo i ambasadores.

Ambasadorja në datën 23  mars në një takim që ka bërë në presidencë më ka kërkuar idetë e mia si mund të shkohet drejt një normaliteti dhe më 8 Prill drejtori i kabinetit i ka kthyer përgjigje bashkë dhe me një platformë ku i thotë, që edhe pse jemi në situatë karantine, ju lutem lexoni këto propozime të presidentit dhe presim propozimet tuaja. Këshilltari ligjor i presidentit do takohet me këshilltaren e saj. Presidenti i ka çuar një platformë me 14 pika që u bë publike, ku janë dhe pikat për çëshjet e drejtësisë, si zhbllokohet KED dhe si bëhen gjith proceset e tjera. Nëse ambasadorja ka ndonjë shqetësim ta shprehi.

Marrë nga Opinion.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta yuri kim ilir meta yuri kim

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen