Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Art&Argëtim
“Mësova se nëna ime ka kancer”/Rita Ora flet për problemet e shëndetit mendor
13 Dhjetor 2021, 12:24Nga DOSJA
SHBA-Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Rita Ora ka zbuluar se vuan nga sulmet e panikut dhe ankthi që nga mosha 17-vjeçare. Mediat e huaja shkruajnë se këngëtarja për herë të parë ka folur për problemet e shëndetit mendor.
Ora ka rrëfyer se problemet iu shfaqën në moshën 15-vjeçare, pasi mësoi se nëna e saj kishte kancer në gji. Pas lajmit ndihej e pa fuqishme dhe fillimisht i ngatërroi sulmet e panikut me astmën pasi e kishte të vështirë të merrte frymë. Që prej asaj peridhe Rita Ora vazhdon akoma terapit dhe nuk do ia dilte dot ndryshe.
‘Isha e pafuqishme. Ndjeva sikur: Epo, çfarë do të bëj pa nënën time? Nuk mund ta kuptoja një botë pa të. Ishte një kohë shumë konfuze për ne, sepse ajo ishte gjithmonë aty për të qenë shkëmbi ynë dhe spiranca jonë. Dhe unë mendoj se si fëmijë, ju gjithmonë ndiheni sikur prindërit tuaj janë si super heronj, e dini? Ata nuk thyhen kurrë. Dhe kur ata thyhen, ju jeni si: “Pse po thyhesh?”,– ka shpjeguar këngëtarja.
“Shkova te mjekët dhe thashë: Unë mendoj se kam astmë. Nuk e kuptova se ishte një sulm paniku. Mendoj se fjala “sulm paniku” më trembi. Unë ende shkoj në terapi. Unë sot pata prapë një telefonatë me terapistin në mesditë. Ne folëm për një orë. Nuk e di se si mund të funksionoj pa terapi”,- është shprehur Rita.
TIRANË- Djali i Bora Zemanit festoi 7-vjetorin dhe ndryshe nga vitet e tjera është larg nënës së tij, pasi moderatorja ndodhet në spital. Bora me anë të nj...
“Për mua është vendi më i bukur në Tokë”, i tha Paolo Sorrentino Filippo Scottit, aktorit që luan rolin më të ri të regjisorit në filmin e tij të fundit,...
TIRANË– Prej më shumë se dy javësh, Donaldi është në një lidhje me Beatrix, brenda shtëpisë së Big Brother. Këngëtarja ka qenë e preferuara e Kleidit...
Koordinatorja e Përhershme e OKB-së në Shqipëri, Fiona McCluney, dhe drejtuesja e Vodafone Albania, Katia Stathaki, firmosën sot dokumentin e bashkëpunimit për ...
TIRANË- Aktori Donald Veshaj ka bërë gjestin e papritur, duke na konfirmuar se lidhja me Beatrixin është serioze. Dyshja më e komentuar e momentit u përfol...
SHBA – Moti i keq dhe tornado e fuqishme që kanë prekur rajonin e Kentakit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka sjellë dëme të konsiderueshme materiale, ...
ANGLI– Babai i David Beckham, Ted Beckham është martuar për herë të dytë. Martesa e tij e dytë u bë me partneren, avokaten milionere, Hilary Meredith, 62 ...
Nga Aurenc BebjaMbreti Zog urdhëron reformën agrare në planin e politikës së tijLideri shqiptar thotë se do të kërkojë bindje.I shkruan kryeministritModernizimi...