LIVE UPDATES
Politike

Meta dekoron me katër kampionë të atletikës shqiptare: Shembuj frymëzimi

8 Dhjetor 2021, 19:46 Nga DOSJA
Meta dekoron me katër kampionë të atletikës shqiptare:

TIRANË- Presidenti Ilir Meta, në bashkēpunim me Federatën e Atletikës, ka dekoruar ditën e sotme me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” disa figura të shquara në sportin e atletikës shqiptare, kampionët dhe rekordmenët:

Esat Kryeziu: Në shenjë vlerësimi për rezultatet e larta të arritura në sportin e atletikës, kampion e rekordmen në garën e hedhjes së shtizës, me ekipin ‘Lokomotiva’ të Durrësit dhe me Ekipin Kombëtar, duke u dalluar në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare.

Vaso Selenica: Në shenjë vlerësimi për kontributin e dhënë në zhvillimin e sportit të atletikës, si trajner i atletëve kampionë dhe rekordmenë në garat e hedhjes, duke shënuar rezultate të larta në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.

Klement Lutfija: Me mirënjohje ndaj veprimtarisë së suksesshme dhe rezultateve të larta në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare si atlet kampion dhe rekordmen në 10 garësh, 110 metra me pengesa dhe triathlon, duke u dalluar për përkushtimin dhe përgatitjen e lartë fizike dhe teknike, si dhe kontributin e madh në përgatitjen e atletëve të rinj.

Kastriot Sulçen (pas vdekjes): Në shenjë vlerësimi për kontributin e dhënë në zhvillimin e sportit të atletikës, si atlet kampion e rekordmen në garat e shpejtësisë, me ekipet ’17 Nëntori’, ‘Skënderbeu’ dhe Ekipin tonë Kombëtar, i shquar për rezultatet e larta në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në fjalën e tij drejtuar atletëve të vlerësuar, familjarëve dhe kolegëve të tyre, Meta tha se tutujt e dhënë ditën e sotme janë shumë të rëndësishme duke shtuar se është privilegj që të jetë në praninë e tij.

“Është privilegj për mua që në praninë tuaj, të vlerësojmë disa nga atletët më të shquar të atletikës, të mbretëreshës së sporteve. Kam kënaqësinë të vlerësoj sot një veteran të atletikës sonë, zotin Esat Kryeziu, ish-atletin e KS ‘Lokomotivës’ dhe të Ekipit Kombëtar. Ai ka garuar në disiplinën e hedhjes së shtizës, duke qenë kampion absolut për 8 vite, nga viti 1964 deri 1972.

Rezultatet e tij mbeten të jashtëzakonshme, e në mënyrë të veçantë, stafetat në thyerjen e rekordeve të një pas njëshme kombëtare. Po kështu kontributi i tij vazhdoi edhe si trajner i pasionuar pranë ekipit ‘Lokomotiva’ të Durrësit. Një atlet dhe trajner i rezultateve më të larta cilësore është zoti Vaso Selenica, i Klubit të ‘Dinamos’ dhe Ekipit tonë Kombëtar. Ai ka qenë atlet dhe trajner në garat e flakjes së diskut, çekiçit dhe shtytjes së gjyles.

Si trajner ka thyer me atletët e tij 76 rekorde kombëtare, për të gjitha moshat, në disiplinat e flakjes së diskut dhe çekiçit, në aktivitetet ballkanike. Fitues i 5-së Medaljeve të Arit në takimet ndërkombëtare. Ka arritur normën e pjesëmarrjes në olimpiadat Athinë 2004, Pekin 2008 me atletin Dorian Çollaku në hedhjen e çekiçit. Korrektësia dhe profesionalizmi që kanë udhëhequr Vaso Selenicën janë një shembull frymëzimi për sportistët më të rinj.

Zoti Klement Lutfija, ka qenë një sportist i jashtëzakonshëm dhe i gjithanshëm, i Klubit ‘Tirana’. Ai ka garuar në disiplinat e 10 garëshit, 110 metra me pengesa. Në disiplinat e 10 garëshit është renditur 18 herë në vendin e I-rë. Në garën 110 metra me pengesa ka fituar 2 Medalje Ari dhe 12 herë kampion. Në vitet 1985 deri 1990 ka punuar në Klubin ‘Tirana’ si trajner atletike në disiplinat 10 garash dhe 110 metra me pengesa, ku ka përgatitur atletë, të cilët kanë arritur rezultate të shkëlqyera.

Në vitet 1994-2004 ka punuar si trajner atletike në Turqi, me shumë klube sportive. Në garat për veteranë, ai garon edhe sot, duke mbajtur çmimin ‘Iron Man’, njeriu i hekurt. Kastriot Sulçen, atletin e jashtëzakonshëm, kampionin dhe rekordmenin, mbi të cilin rënduan edhe shumë mundime dhe pengesa, të pamëshirshme të regjimit komunist, që sot për fat të keq nuk e kemi midis nesh. Ai kontribuoi me ekipet e ‘17 Nëntorit’, e sidomos me atë të ‘Skënderbeut’.

U shpall Kampion Kombëtar me ekipin e ‘Skënderbeut’ në disiplinat 200 metra dhe 400 metra, si dhe fitues i Spartakiadës Kombëtare. Po kështu ai mori pjesë aktive në Lëvizjen Studentore Demokratike për ndryshimin e regjimit komunist dhe pati kontributin e tij të veçantë në gjithë këto procese demokratizuese. Pasionin e tij ai e vazhdoi edhe në Austri duke trajnuar atletë të rinj. Për fat të keq në vitin 2012 ndahet nga jeta në moshë të re, për t’u kujtuar gjithmonë si një ikonë e atletikës shqiptare. 

Dua të theksoj, se këto titujt që akordojmë sot, janë të rëndësishëm për të rivlerësuar, historinë e sukseseve të atletikës sonë. Këto suksese të arritura në periudha të ndryshme, duhet të nxisin atletët më të rinj, sidomos fëmijët për t’u marrë më shumë me këtë sport, mbretëreshën dhe bazën e të gjithë sporteve të tjera. Ndaj shpreh dhe njëherë kënaqësinë që kemi kaq shumë personalitete, që na nderojnë në këtë ceremoni dhe besoj se të gjithë së bashku, do të shtojmë tek fëmijët dhe të rinjtë, dashurinë për atletikën, si sport, por jo vetëm kaq, por dhe si kulturë e përgjithshme!”

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike sport esat kryeziu ilir meta kastriot sulçen klement lutfija vaso selenica esat kryeziu ilir meta kastriot sulçen klement lutfija vaso selenica

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen