LIVE UPDATES
Politike

Meta: Kush bën lojra me “Detin” apo e ka ngrënë një lugë çorbë të prishur, do mbajë përgjegjësi!

31 Dhjetor 2020, 16:42 Nga DOSJA
Meta: Kush bën lojra me “Detin” apo e ka ngrënë

TIRANË- Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka folur lidhur me çështjen e detit me Greqinë dhe dekretin e fundit presidencial të shtetit helen për zgjerimin e ujërave territoriale në detin Jon me 12 milje.

Sipas kreut të shtetit, vendimi i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2009 u kërkua me insistim nga Partia Socialiste. Në një intervistë për ‘Ora News’, Meta shtoi se nuk do ti ikë përgjegjësive të tij dhe aq më tepër nuk do të ndaj përgjegjësitë me cilndo që ka ngrënjë një lugë çorbë të prishur.

Këshilli i Lartë i Shtetit në Greqi miratoi dekretin presidencial për zgjerimin e ujërave territorialë në detin Jon me 12 milje. A ka shkelur qeveria deri tani vendimin e Gjykatës Kushtetuese në atë masë sa të cënojë interesat e Republikës së Shqipërisë?

Ilir Meta: Ka patur vetëm qëndrime zyrtare, të përgjithshme, nga ana e institucionit të Presidentit të Republikës për këtë çështje, në mënyrë të vazhdueshme. Nuk ka patur asnjë replika dhe batuta. Përkundrazi, ka patur për fat të keq, përpjekje nga ana e kryeministrit për ta banalizuar rëndësinë e kësaj çështje dhe për ti ikur përgjegjësive për këtë çështje. Mungesës së koherencës dhe integritetit në qëndrimet publike për këtë çështje. Dhe natyrisht edhe lojërave të tjera, të cilat nuk mund të fshihen pas mungesës së transparencës.

Nga ana e presidentit ka patur gjithmonë qëndrime shumë të qarta, parimore, konstruktive, bashkëpunuese, në respekt të Kushtetutës dhe në respekt të vendimit të posaçëm të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje, një vendim i kërkuar nga vetë Partia Socialiste, dikur përpara 10 vitesh, i cili precizon përgjegjësitë për një marrëveshje të tillë apo të ngjashme si ajo të çdo institucioni në Republikën e Shqipërisë. Që nga presidenti, qeveria, Kuvendi dhe gjithë institucionet. Në këtë drejtim, qytetarët duhet të jenë të sigurtë se presidenti i ka përmbushur me besnikëri dhe përgjegjësi maksimale të gjitha detyrimet e veta. Ndërsa përsa i takon reagimeve të kryeministrit, seriozitetit të tyre, besueshmërisë së tyre, mendoj se secili mund ta bëjë vlerësimin e tij, por e vërteta është që për këtë çështje të gjithë qytetarët., përfshirë dhe presidentin, më shumë informacion kanë marrë nga pala greke sesa një informacion të qartë dhe të  përgjegjshëm nga kryeministri i Shqipërisë. Unë do të vazhdoj dhe po vazhdoj të bëj punën time në këtë drejtim me përgjegjshmëri të plotë, në mbrojtje, gjithmonë, të interesit kombëtar, tëp drejtave sovrane të Republikës së Shqipërisë dhe qytetarëve tanë dhe do të vazhdoj të përmbush përgjegjësitë e mia dhe asnjëherë nuk do ti iki atyre, aq më tepër të ndaj përgjegjësinë time me cilindo që ka ngrënë një lugë çorbë të prishur.

Mos ndoshta, kryeministri me deklaratat e tij, shmang Grupin Negociator dhe e bën vetë negocimin?

Ilir Meta: Nuk mund të jetë i vlefshëm asnjë akt individual që del jashtë kompetencave që jep Kushtetuta dhe që përcakton qartë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje, për çdo lloj aktori. Lojëra dhe manovra të caktuara thjesht mund të përdoren nga pala tjetër për të dëmtuar një proces të ardhshëm ndërkombëtar, interesat sovrane të Republikës së Shqipërisë. Ndaj unë kam bërë thirrje për të gjithë aktorët që të jenë të përgjegjshëm dhe ti përmbahen detyrimeve kushtetuese që gjithësecili prej tyre ka në një rast të tillë.

A duhet të marrë një autorizim nga Presidenti i Republikës për këtë?

Ilir Meta: Mendoj se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është tepër i qartë. Lojërat pastaj, jo nuk ka marrëveshje, jo ka dakordësi…

E ka quajtur vendim famëkeq kryeministri Rama

Është vendim i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, i kërkuar me insistim nga vetë Partia Socialiste. Tani se çfarë ka famëkeqe, kjo është një çështje që i takon atij të sqarojë, por autorizimin që kanë kërkuar, e kanë kërkuar gjithashtu në zbatim atij vendimi dhe e kanë marrë autorizimin pikërisht në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Gjithashtu Kryeministri shprehet se është e drejta e një vendi, është e drejta e Greqisë të marrë vendime të tilla, të dekretoj vendime të tilla dhe ne nuk ndërhyjmë. E vetmja zgjidhje e jona është të shkojmë në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë. Sipas Presidentit të Republikës a është kjo vërtet zgjidhje për këtë çështje?

Ilir MetaUnë nuk ndaloj dot asnjë politikan shqiptar të bëhet zëdhënës i një pale tjetër, por është detyra ime t’u qëndroj besnik përgjegjësive të mia kushtetuese. Dhe u kam qëndruar atyre dhe do t’u qëndroj deri në fund pasi për këtë jam betuar mbi Kushtetutën e Shqipërisë. Kush është betuar në ndonjë vend tjetër, le t’u qëndrojë betimeve të tij!

Pra ju nuk do ta pranoni zoti President që Shqipëria të përfaqësohet në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë, pa zgjidhur vendimin e Gjykatës Kushtetuese?

Ilir MetaMendoj se Shqipëria do t’i zgjidhë të gjitha çështjet e brendshme dhe rajonale në datën 25 prill 2021.

Marrë nga Ora News

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ceshtja e detit me greqine ilir meta ceshtja e detit me greqine ilir meta

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje