“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Bota
Ministri maqedonas: Ka filluar procedura për heqjen e liçencës së kompanisë
23 Nëntor 2021, 20:57Nga DOSJA
MAQEDONIA E VERIUT- Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoja Boçvarski ka mohuar fjalet se kompania “Besa Trans” nuk ka pasur liçencë të vlefshme për transport ndërkombëtar. Por ajo që u është vënë re nga autoritetet, është se nga kjo kompani ka vetëm katër automjete me leje transporti, por që autobusi i cili u aksidentua, nuk ishte në mesin e autobusëve. Tetovasot shkruan se gjatë një konferencë për shtyp, Boçvarski ka shtuar se kanë filluar për të hequr liçencën e kompanisë.
“Pas kontrolleve në MPB kemi konstatuar se autobusi i djegur nuk është raportuar dhe nuk gjendet në bazën elektronike të të dhënave të Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomunikacionit, pra transporti është kryer pa certifikatë leje për atë mjet. Sipas ligjit, kanë pasur për detyrë që në afat prej 15 ditësh ta informojnë ministrinë, gjegjësisht ta raportojnë apo ta çregjistrojnë automjetin për atë periudhë kohore, tha Boçvarski, i cili shtoi se për shkak të këtij lëshimi, ka filluar procedura për heqjen e licencës së kompanisë,” tha Boçvarski.
Mëngjesin e sotëm 46 persona, shumica prej të cilëve turistë nga Maqedonia e Veriut, humbën jetën pasi një autobus u përplas dhe u përfshi nga flakët në një autostradë në Bullgarinë perëndimore. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje.
MAQEDONI E VERIUT– Orhan Aliti ishte njëri prej shtatë të mbijetuarve të aksidentit tragjik në Bullgari. Ai ka arritur që të thyejë xhamin e parmë të auto...
MBRETËRI E BASHKUAR – Kapelet e babagjyshit të vitit të ri janë shfaqur në mënyrë misterioze në statujat e larta në një ndërtesë të Universitetit të ...
TURQI – Protesta masive u mbajtën në Stamboll dhe kryeqytetin Ankara më 23 nëntor pas rrëzimit historik të lirës turke.Lira e Turqisë ra me 15% më 23 nënt...
MAQEDNIA E VERIUT- Fotoja e mëposhtme është kapur nga sheshi Skëndërbej në kryeqytetin maqedonas Shkup. Qytetarë të shumtë janë mbledhur dhe kanë vendosur trënd...
MAQEDONIA E VERIUT- Agjencia e udhëtimit ‘Besa Trans’ ka reaguar për herëtë parë pas tragjeditë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Bullgari. Me anë të n...
BULLGARI –Një nga të mbijetuarit e tragjedisë që tronditi Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut ditën e sotme, ka treguar eksperiencën e tij. Gjatë një inter...
BULLGARI- Zëvendëskryeprokurori bullgar Borislav Sarafov, kryeprokurori i Maqedonisë së Veriut, Lubomir Joveski dhe Vilma Ruskovska, shefe e prokurorisë së spec...
KOSOVË- Kosova e ka shpallur ditën e nesërme ditë zie kombëtare në solidaritet me tragjedinë që ndodhi në orët e para të mëngjesit e sotëm në Bullgari. Tel...