Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Aktualitet
Ministrja Xhaçka finalizon marrëveshjen me qeverinë amerikane, tre helikopterë “Black Hawk” për Forcën Ajrore
20 Prill 2019, 07:26Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
Forcat Ajrore shqiptare do të modernizohen më tej falë mbështetjes së Departamentin Amerikan të Mbrojtjes.
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka vizitoi Gardën Kombëtare të Nju Xhersit, ku u prit nga komandanti i saj, gjeneral brigade Jemal J. Beale. Gjatë kësaj vizite u finalizua marrëveshja dypalëshe mes Departamentin Amerikan të Mbrojtjes dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë për marrjen e disa helikopterëve të tipit “Black Hawk”.
Xhaçka e vlerësoi këtë si një ndihmë të jashtëzakonshme që i jepet Shqipërisë.
“Mbështetja që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Shqipërisë përmes paketës të suportit, jo vetëm modernizon kapacitetet tona por rrit edhe gatishmërinë dhe operacionalitetin e Forcës tonë Ajrore”, u shpreh ministrja Xhaçka.
Qeveria amerikane ka dhuruar tre helikoptera për përdorim operacional për kontributin e dhënë nga Shqipëria.
Këtë verë, pilotët dhe teknikët e Forcës Ajrore shqiptare do të nisin trajnimin e për përdorimin e helikopterëve “Black Hawk” në Gardën Kombëtare të Nju Xhersit, e cila do të kujdeset gjithashtu, edhe për mirëmbajtjen e këtyre mjeteve fluturuese.
Programi i Partneritetit Shtetëror të Gardës Kombëtare është një program i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, i menaxhuar nga Garda Kombëtare që lidh Shtetet e Bashkuara me vendet partnere me qëllim mbështetjen e objektivave të bashkëpunimit të sigurisë.
(k.m./dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
DIBËR– Tre të rinj kanë rënë në prangat e policisë, pasi shpërndanin drogë në afërsi të shkollave në qyteti e Dibrës. Mësohet se në pranga kanë rënë ...
DURRËS– Hetimi doganor ka sekuestruar 1000 koli cigare të cilat po transportoheshin kontrabandë në portin e Durrësit.Gjatë kontrollit të kontenierit ku edh...
SHKODËR–Policia ka vënë nën hetim 63 persona pas mijëra kontrolleve që janë ushtruar në qytetin e Shkodrës për vjedhje të energjisë elektrike. Për vetëm dy...
TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i ftuar në emisionin “Repolitix”, ndër të tjera foli edhe për Admir Muratajn, ‘trurin’ e grabitjes së Rin...
TIRANË- Ish-ministri Samir Tahiri, sot u bë baba për herë të dytë (Lexo këtu) dhe urimin e parë publik e ka marrë nga drejtori i Kadastrës, Artan Lame. Në ...
“Shqiptarët për shqiptarët” udhëtuan në Delvinë ku takuan Terezën 28 vjeç. Ajo ka një histori të dhimbshme. Babai i ka ndërruar jetë kur ishte 15 vje&cce...
DURRËS– Janë sekuestruar 1000 koli me cigare të cilat rezultuan të ishin kontrabnadë. Sipas njoftimit zyrtar, Drejtoria e Hetimit Doganor ushtroi kon...
GJIROKASTËR- Policia ka filluar një fushatë dënimesh të kundravajtësve të të kodit rrugor, duke mos kursyer jo vetëm gjobat e majme por edhe heqjen e paten...
TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, mbrëmjen e sotme ishte i ftuar në emisionin “Repolitix”, ku ndër të tjera foli edhe për grabitjen në Rin...