LIVE UPDATES
Politike

Ministrja Xhaçka vizitë në Maqedoninë e Veriut: Anëtarësimi në NATO, garanci për siguri në rajon

25 Shkurt 2019, 16:28 Nga DOSJA
Ministrja Xhaçka vizitë në Maqedoninë e Veriut:

MAQEDONI- Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë Olta Xhaçka, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në Maqedoni, ka realizuar takim me homologen e saj Radmilla Sheqerinska.

Gjatë këtij takimi, Xhaçka u shpreh se tani Maqedonia është vetëm një hap larg anëtarësimit në NATO dhe theksoi se pas anëtarësimit rajoni do të jetë më i sigurtë. Ministrja Xhacka eshte Ministrja e parë e vendeve te NATO-s që viziton Maqedoninë pas nënshkrimit të Protokollit të Pranimimit me Aleancën e Atlantikut të Veriut.

[sgallery url=”https://dosja.al/ministrja-xhacka-vizite-ne-maqedonine-e-veriut/”]

Deklarata e plotë e ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka

Jam vërtet e lumtur që pata mundësinë të takohem me homologen time, Ministren Sekerinska, në një moment kaq të rëndësishëm jo vetëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut, por edhe për Shqipërinë dhe për mbarë rajonin. Është vërtet një lajm i bukur, që pas një rrugëtimi kaq të gjatë, me  kaq shumë vështirësi, tashmë ju jeni vetëm një hap larg anëtarësimit me të drejta të plota në familjen më të madhe politike dhe ushtarake të historisë moderne.

Nënshkrimi i Protokollit të Anëtarësimit në NATO nga Republika e Maqedonisë së Veriut është vërtet një moment i jashtëzakonshëm për të gjithë ne. Nga sot, i gjithë rajoni do të jetë më i sigurt, me më shumë stabilitet, dhe unë jam e bindur, që të gjithë së bashku mund të shohim drejt së ardhmes me më shumë optimizëm.

Shqipëria e ka parë gjithmonë stabilitetin dhe sigurinë e Maqedonisë së Veriut si një nga kushtet kryesore për të garantuar sigurinë e rajonit. Në fakt, mbështetja e palëkundur ndaj fqinjëve tanë në këtë proces të vështirë ka qenë një nga objektivat kryesore strategjike të politikës sonë të jashtme. Është kjo arsyeja përse Shqipëria ishte një nga vendet e para që e ratifikoi Protokollin e Anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Dhe është kjo arsyeja përse arritjen e fqinjëve tanë, ne shqiptarët, por edhe të gjithë ata që duan paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit, e përjetojmë si një fitore të përbashkët.

Unë e di sesa e vështirë ka qenë rruga që ju keni bërë. Dhe dua të shpreh vlerësimin më të lartë për punën dhe vizionin perëndimor që udhëhoqi të gjithë procesin e negociatave, që kulmoi me “Marrëveshjen e Prespës”, duke i hapur rrugë anëtarësimit në NATO. Por mbi të gjitha dua të shpreh vlerësimin më të lartë për guximin që treguat gjatë këtyre negociatave delikate, duke pasur parasysh sesa e madhe ishte rezistenca ndaj asaj marrëveshje. Arritja e marrëveshjes për emrin me Greqinë, por edhe miratimi i ndryshimeve ligjore që realizuan një nga pikat më të rëndësishme të “Marrëveshjes së Ohrit”, atë të përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare e Maqedonisë së Veriut, janë padyshim vendime që kërkonin guxim.

Unë ndihem shumë mirë që faktori shqiptar, politik dhe qytetar, luajti një rol aq konstruktiv, duke u kthyer në një nga promotorët e këtyre zhvillimeve e arritjeve të jashtëzakonshme që keni shënuar në muajt e fundit. Sot, pa asnjë dyshim, janë krijuar rrethanat dhe një klimë shumë më e favorshme edhe për implementimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, si një nga kushtet kryesore të integrimit të vendit tuaj në strukturat euro-atlantike, që do të jetë në vëmendjen tonë të përhershme.

Unë besoj që këto zhvillime jo vetëm që kanë garantuar sigurinë e jashtme të Maqedonisë së Veriut përmes anëtarësimit të saj në NATO, por kanë përmirësuar ndjeshëm edhe kohezionin e saj të brendshëm duke treguar në fakt, diçka që çdo qytetar i thjeshtë e ka ditur gjithmonë: qytetarët, pavarësisht etnisë,pavarësisht gjuhës apo fesë, në fakt, duan Europën, duan integrimin, duan zhvillimin, duan me shumë punë, më shumë mirëqenie. Është e vërtetë, që pas anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Nato, i gjithë rajoni ynë është më i sigurt se kurrë më parë nga kërcënimet e jashtme. Por sigurisht, që kemi ende shumë punë për të bërë për të modernizuar vendet tona, për t’i evropianizuar ato, dhe për të realizuar atë që është objektivi më i rëndësishëm strategjik për të gjithë ne, anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Siç na tregoi edhe kalvari i vështirë që përjetoi Maqedonia e Veriut gjatë viteve të fundit, shpesh kërcënimet më të mëdha me të cilat na duhet të përballemi në punën tonë, nuk janë ato të jashtme, por ato që vijnë nga brenda. Sepse fatkeqësisht, siç ndodhi në Maqedoninë e Veriut, e siç po ndodh sot në Shqipëri, në vendet tona ka jo rrallë forca që për interesat e tyre të ngushta, që s’kanë asgjë të përbashkët me interesat e qytetarëve apo vendeve tona, janë gati të rrezikojnë edhe stabilitetin, edhe zhvillimin, edhe të ardhmen tonë evropiane.

Por nga ana tjetër, unë jam besimplotë, që për aq kohë sa shumica e qytetarëve të vendeve tona besojnë tek ideali euro-atlantik dhe tek ato dëshira e ëndrra që përmenda më lart, rruga jonë drejt Europës, një rrugë që kalon përmes modernizimit të vendeve tona, e mbi të gjitha përmes vendosjes së sundimit të ligjit e drejtësisë, është e pandalshme dhe këto forca janë të destinuara të dështojnë. Ashtu siç ndodhi në Maqedoninë e Veriut e ashtu siç do të ndodhë edhe në Shqipëri.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike anetaresimi ne nato maqedonia e veriut olta xhacka radmilla sheqerinska anetaresimi ne nato maqedonia e veriut olta xhacka radmilla sheqerinska

Sondazh

Poll
Politike 25 Shkurt 2019, 14:01

Fredi nga Peqini zbulon komplotin sovjetik

TIRANË- Portali AlpeNews i kontrolluar nga ish-gazetari Alfred Peza, ka raportuar dhe sponsorizuar një artikull tërësisht të rremë duke deformuar dhe tjetë...

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit