LIVE UPDATES
Ekonomi

Moneyval: Shqipëria, me risk të lartë për pastrimin e parave nga korrupsioni

18 Nëntor 2019, 08:10 Nga DOSJA

TIRANË- Komiteti i Ekspertëve mbi masat kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, MONEYVAL, është një autoritet i përhershëm pranë Këshillit të Europës, të cilit i është besuar përputhshmëria e standardeve kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. MONEYVAL ndjek efektivitetin e zbatimit të rekomandimeve për autoritetet kombëtare, për të përmirësuar sistemet e tyre. Së fundmi, është publikuar raporti i raundit të 5, përfshirë edhe Shqipërinë, si një vlerësim i përditësuar i efektivitetit të masave që ka ndërmarrë kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

MONEYVAL e ka të qartë se autoritetet shqiptare kanë një kuptim të drejtë të risqeve që ka vendi për pastrimin e parave në ekonominë formale dhe ka një mekanizëm kombëtar për politikëbërësit për të adresuar për zgjidhje. Gjithsesi, ky mekanizëm nuk është provuar të ketë qenë plotësisht efektiv.

Sipas raportit, korrupsioni paraqet një risk të madh për pastrimin e parave në Shqipëri. Shpesh të lidhura me organizata me aktivitet kriminal, ai gjeneron shuma domethënëse nga vepra kriminale dhe komprometon funksionimin efektiv të sistemit gjyqësor. Autoritetet shqiptare janë të ndërgjegjshme nga risqet e korrupsionit, por deri tani, zbatimi i ligjit ka marrë vëmendje të kufizuar për të shënjestruar korrupsionin, si të lidhur me pastrimin e parave.

Raporti vlerëson se reforma sinjifikative e drejtësisë që ka ndërmarrë Shqipëria do të adresojë më mirë risqet e korrupsionit. Autoritetet kompetente, në mënyrë sistematike, përdorin Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave për të raportuar në shkallë të gjerë sinjalet nga burimet e informacionit, për të filluar procedurat kundër pastrimit të parave, shoqëruar me masa kundër financimit të terrorizmit. Hetime paralele janë hapur si për rastet e pastrimit të parave, ashtu dhe procedimeve kriminale.

Por Moneyval thotë se këto investigime, vetëm në raste të rralla kanë pasur rezultate dhe pjesa dominuese janë pezulluar ose mbyllur nga prokuroria. Raporti nënvizon se Shqipëria ka një kuadër të plotë ligjor për konfiskimin e pasurive nga aktivitetet kriminale, por asetet e konfiskuara duket se janë shumë larg nivelit të kriminalitetit që ka vendi. Lidhur me financimin e terrorizmit, MONEYVAL shënon se perceptimi i risqeve nuk është adresuar në mënyrën e duhur, duke pasur parasysh karakteristikat e financimit të aktiviteteve terroriste në Shqipëri dhe vendet e rajonit. Nuk ka një qasje sistematike për të identifikuar dhe për të hetuar aspektet e financimit të terrorizmit.

Raporti nënvizon se Banka e Shqipërisë ka një kuptim të mirë të pastrimit të parave dhe risqeve të financimit të terrorizmit dhe së fundi, ka përmirësuar raportimin e sistemit offsite, për të mbështetur vlerësimet e risqeve për entitete të ndryshme. Nga ana tjetër, sipas raportit, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare është në procesin e tranzicionit drejt metodologjisë së bazuar në risk.

Moneyval bën të ditur se, megjithëse janë bërë përpjekje të rëndësishme, as Banka e Shqipërisë dhe as AMF nuk përdorin në mënyrë të vazhdueshme perspektivën e bazuar në risk kur vlerësojnë aplikimet për licencë nga institucionet financiare, ose të marrin qasje sistematike për t’i monitoruar ato, për të shmangur plotësisht riskun e infiltrimit kriminal.

 

BSH: Ndryshuam rregulloret për të shmangur krimin te subjekte financiare

 

Banka e Shqipërisë, verifikime për aksionerët dhe personat e lidhur për të shmangur pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit

 

Banka Qendrore ka ndryshuar një sërë rregulloresh sipas rekomandimeve të raportit të Moneyval, kryesisht kërkesa shtesë të autoritetit për subjektet aplikuese, gjatë procesit të licencimit, lidhur me integritetin e aksionerëve/ortakëve (duke përfshirë edhe aksionerët/ortakët indirektë dhe përfituesit e fundit), por duke e zgjeruar fokusin edhe te personat e lidhur me aksionerët, nëse kanë rekorde kriminale, si dhe kërkesa për subjektet mbi procesin e rivlerësimit në vazhdimësi të integritetit të aksionerëve/ortakëve.

Banka Qendrore ka sqaruar në intervistën e posaçme për “Monitor” se në ndryshimet rregullative është mundësuar që, në disa raste kur Banka e Shqipërisë mund të refuzojë dhënien e licencës, kryesisht nëse subjekti që parashikohet të licencohet mund të cenojë interesat e publikut, ose nëse aksionerët/ortakët e subjektit të propozuar paraqesin rrezik të lartë, janë një bankë guaskë, zotërojnë aksione të mbajtësit (bearer shares), janë aksionerë përfaqësues (nominee shareholders), ose kanë një strukturë komplekse pronësie.

Një vëmendje e veçantë në këto ndryshime i është dedikuar nga Banka e Shqipërisë, edhe procesit të vazhdueshëm të monitorimit të aksionerëve/ortakëve të bankave, subjekteve financiare jo banka dhe zyrave të këmbimit valutor, si dhe organeve drejtuese të subjekteve financiare jo-banka, shoqërive të kursim-kreditit dhe zyrave të këmbimit valutor, në kushtet kur ky proces aktualisht parashikohet vetëm për organet drejtuese të bankave në kuadrin rregullator në fuqi.

Cilat janë përmirësimet kryesore rregullative, teknike dhe administrative që ka ndërmarrë BSH sipas rekomandimeve të MoneyVal?

Banka e Shqipërisë, në zbatim të Rekomandimeve të Raportit të Moneyval në kuadër të vlerësimit të Raundit V për Shqipërinë, finalizoi disa ndryshime të rëndësishme, përkatësisht në:

• rregulloren nr. 14, datë 11.03.2009 “Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së bankave dhe degëve të bankave të huaja në Republikën e Shqipërisë”;

• rregulloren nr. 01, datë 17.01.2013 “Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë nga subjektet financiare jobanka”;

• rregulloren nr. 104, datë 5.10.2016 “Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së shoqërive të kursim-kreditit dhe të Unioneve të tyre”;

• rregulloren nr. 31, datë 06.06.2007 “Për licencimin, organizimin, veprimtarinë dhe mbikëqyrjen e zyrave të këmbimit valutor”; si dhe

• rregulloren nr. 02, datë 17.01.2013 “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka”.

Këto ndryshime u miratuan nga Këshilli Mbikëqyrës në mbledhjen e datës 3 korrik 2019. Gjithashtu, është në proces rishikimi i rregullores “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, me qëllim përshtatjen me dispozitat e rishikuara të ligjit të posaçëm, si dhe me rekomandimet e ekspertëve të Moneyval, për të plotësuar kuadrin e angazhimeve të Bankës së Shqipërisë, për rishikimet e kuadrit rregullativ.

Cilat janë çështjet që synojnë të rregullojnë ndryshimet rregullative të miratuara?

Ndryshimet në rregulloret respektive të licencimit të bankave, subjekteve financiare jobanka, shoqërive të kursim-kreditit dhe të zyrave të këmbimit valutor (këtu e më poshtë për thjeshtësi “subjekte”) trajtojnë kryesisht kërkesa shtesë të autoritetit për subjektet aplikuese, gjatë procesit të licencimit, lidhur me integritetin e aksionerëve/ortakëve (duke përfshirë edhe aksionerët/ortakët indirektë dhe përfituesit e fundit), por duke e zgjeruar fokusin edhe te personat e lidhur me aksionerët, nëse kanë rekorde kriminale, si dhe kërkesa për subjektet mbi procesin e rivlerësimit në vazhdimësi të integritetit të aksionerëve/ortakëve, raportimin e rezultateve një herë në vit në Bankën e Shqipërisë dhe njoftimin e saj sa herë ka ndryshime të kushteve mbi të cilat është dhënë licenca dhe miratimet paraprake.

Ndryshimet parashikojnë edhe disa raste kur Banka e Shqipërisë mund të refuzojë dhënien e licencës, kryesisht nëse subjekti që parashikohet të licencohet mund të cenojë interesat e publikut, ose nëse aksionerët/ortakët e subjektit të propozuar paraqesin rrezik të lartë, janë një bankë guaskë, zotërojnë aksione të mbajtësit (bearer shares), janë aksionerë përfaqësues (nominee shareholders), ose kanë një strukturë komplekse pronësie.

Por, me gjithë zhvillimet pozitive, raporti vlerëson se as BSH dhe as AMF nuk zbatojnë në mënyrë konsistente metodologjinë e bazuar në risk në procedurat e licencimit të institucioneve financiare, ose të ndërmarrin veprime sistematike për t’i monitoruar ato në mënyrë që të shmanget risku infiltrimit të parave të kriminalizuara?

Banka e Shqipërisë ka zgjeruar dhe forcuar kuadrin gjithëpërfshirës për një vlerësim të bazuar në rrezik të aplikantëve, përmes ndryshimeve të kërkesave të licencimit në rregulloret e sipërcituara, të cilat konsistojnë kryesisht në forcimin e kërkesave të autoritetit mbikëqyrës, për subjektet që aplikojnë për licencë apo për aksionerët e propozuar / ortakët gjatë procesit të licencimit, ndryshimit të pjesëmarrjes influencuese dhe riorganizimit juridik të këtyre subjekteve të licencuara nga Banka e Shqipërisë, por edhe për organet drejtuese të subjekteve.

Kërkesat e reja të shtuara në rregulloret e mësipërme synojnë të parandalojnë përfshirjen në strukturat e pronësisë ose menaxhimit, jo vetëm të personave të dënuar për kryerjen e një vepre penale me vendim të formës së prerë, por edhe të personave që mund të kenë marrëdhënie familjare, personale, pune ose biznesi me persona të tillë (me dënime penale me një vendim të formës së prerë), kryesisht me fokus parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Një vëmendje e veçantë në këto ndryshime i është dedikuar nga Banka e Shqipërisë, edhe procesit të vazhdueshëm të monitorimit të aksionerëve/ortakëve të bankave, subjekteve financiare jo banka dhe zyrave të këmbimit valutor, si dhe organeve drejtuese të subjekteve financiare jo-banka, shoqërive të kursim-kreditit dhe zyrave të këmbimit valutor, në kushtet kur ky proces aktualisht parashikohet vetëm për organet drejtuese të bankave në kuadrin rregullator në fuqi.

Ndryshimet parashikojnë gjithashtu disa raste kur Banka e Shqipërisë mund të refuzojë dhënien e licencës, kryesisht nëse subjekti që kërkon të licencohet mund të ndikojë në interesin publik, ose nëse aksionerët / partnerët e njësisë së propozuar paraqesin një rrezik të lartë, ato janë një “bankë guaskë”, zotërojnë “aksione të mbajtësit”, janë “aksionerë të emëruar” ose kanë një strukturë komplekse të pronësisë.

Banka e Shqipërisë vazhdon të përdorë informacionin nga autoritetet përgjegjëse të luftës kundër pastrimit të parave dhe të financimit të terrorizmit dhe ta konsiderojë atë si një burim të vlefshëm dhe të dobishëm të informacionit në çdo praktikë licencimi të institucioneve financiare (si p.sh. dhënia e licencës, miratimi paraprak për transferimin e një pjesëmarrjeje influencuese, etj). Megjithatë, Banka e Shqipërisë prezantoi përmes ndryshimeve nënligjore disa dispozita që kanë të bëjnë me bashkëpunimin me disa autoritete të tjera, me të cilët Banka e Shqipërisë mund të bashkëpunojë dhe të marrë informacion nga të tilla autoritete.

Banka e Shqipërisë miratoi disa ndryshime në rregulloret e licencimit të bankave, të subjekteve financiare jo banka, shoqërive të kursim-kreditit dhe të zyrave të këmbimit valutor, duke parashikuar kërkesa për të gjitha subjektet që të kryejnë procesin e rivlerësimit në baza vjetore, ose kur ato gjykohen të nevojshme, bazuar në rrethanat ose faktet specifike, për pronarët e tyre dhe personat që mbajnë pozicione të larta drejtuese, në mënyrë që të sigurojnë përshtatshmërinë e tyre të vazhdueshme dhe përmbushjen e vazhdueshme të kritereve të parashikuara në rregulloret respektive (përfshirë reputacionin etik dhe profesional).

Vlerësimi i realizuar nga subjektet duhet të raportohet në Bankën e Shqipërisë çdo vit dhe kjo e fundit, duhet të informohet menjëherë nëse kushtet/kriteret nuk plotësohen më nga personat për të cilët BSH ka dhënë miratimin. Banka e Shqipërisë do të vlerësojë situatën, si gjatë procesit të analizës nga jashtë dhe gjatë kryerjes së inspektimeve në vend, si dhe mund të marrë masa mbikëqyrëse të përcaktuara në aktet ligjore ose nënligjore në fuqi.

AMF: Inspektuam të gjitha subjektet, nuk ka pastrim parash

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare deklaron se ka përmirësuar rregulloret dhe se risqet për institucionet financiare që mbikëqyr janë të ulëta

 

Në një intervistë për “Monitor”, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare sqaron se niveli i riskut për subjektet financiare në vitet 2016-2017 ishte i ulët dhe se inspektimet e vitit 2018 u kryen thuajse te çdo subjekt i licencuar, por nuk rezultoi asnjë rast me pastrim parash.

Sipas AMF, numri i inspektimeve të kryera nga AMF (veçmas apo në bashkëpunim me DPPPP), ka ardhur duke u rritur. Gjatë kësaj periudhe janë kryer inspektime pothuajse në të gjitha subjektet që AMF mbikëqyr. Në këto inspektime nuk u evidentuan problematika në lidhje me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Autoriteti thotë se mbetet shumë i angazhuar për të ndjekur dhe për të zbatuar me rigorozitet të gjitha rekomandimet e grupit të ekspertëve të MONEYVAL. Në vijim të adresimit të rekomandimeve dhe konkretisht për sa i përket përmirësimit të kontrollit për të parandaluar infiltrimin kriminal në institucionet financiare nën mbikëqyrjen e AMF, janë realizuar një sërë ndryshimesh në aktet rregullatore.

Raundi i pestë i raportimit për Shqipërinë mbi pastrimin e parave dhe luftën kundër terrorizmit, publikuar muajin e kaluar, vëren se qasja e
AMF sipas procesit të risk-based ka qenë e kufizuar. Si është zbatuar metodologjia risk-based nga AMF në monitorimin e subjekteve financiare?

Në adresim të rekomandimeve të lëna nga Komiteti MONEYVAL i Këshillit të Europës (KiE), Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, ka marrë një sërë masash për ndryshime të akteve rregullatore dhe efektivitetin e zbatimeve të tyre.

Për sa i përket “qasjes bazuar në risk” (risk based approach), Autoriteti amendoi, me Vendim Bordi nr. 214, datë 31.10.2018, Rregulloren Nr. 58, datë 30.06.2015 “Mbi masat e vigjilencës së duhur dhe të zgjeruar nga subjektet e ligjit mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”. Këtu u përfshi gjithashtu edhe Udhëzuesi “Për matjen e rrezikut nga pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit”, i cili përcakton mënyrën e matjes së rreziqeve përkatëse, duke u bazuar mbi faktorët e jashtëm dhe të brendshëm, nivelin e rrezikut për secilin faktor. Nëpërmjet këtij udhëzuesi, synohet përcaktimi i nivelit të përgjithshëm të rrezikut për secilin subjekt, duke u bazuar në një matricë të riskut neto, i cili përcaktohet si një kombinim i nivelit të riskut të jashtëm dhe atij të brendshëm.

Në vitin 2018 u realizua, për herë të parë, kategorizimi i riskut për vitin paraardhës, në bazë të formularëve të vetëvlerësimit, për vitin 2017, të depozituara nga subjektet, pranë Autoritetit.

Referuar të dhënave të depozituara, sipas nenit 11, të Rregullores nr. 58, datë 30.06.2015, “Mbi masat e vigjilencës së duhur dhe të zgjeruar nga subjektet e ligjit mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, e ndryshuar, kategorizimi i nivelit të rrezikut në bazë të formularëve të vetëvlerësimit, depozituar pranë AMF për vitin 2017 (off-site) rezultoi “Nivel i Ulët” për të gjitha subjektet.

Inspektimi off-site ka vijuar dhe për 2018 dhe rezultati i dalë për nivelin e riskut është “Nivel i Ulët”. Ky proces do të vijojë në vazhdimësi çdo vit dhe në bazë të rezultateve të dala nga kategorizimi i riskut do të kryhen inspektime on-site, për verifikimin e të dhënave të depozituara.

Adresimi i rekomandimeve në planin e veprimit finalizohet me shtesat dhe ndryshimet në Manualin e Mbikëqyrjes për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, me Vendim Bordi nr. 34, datë 27.03.2019, sipas të cilit, manualit i shtohet mbikëqyrja e fondit të investimeve, si dhe udhëzimet për një vlerësim më të mirë të riskut.

Ky Manual është vijueshmëri e politikave dhe procedurave të përcaktuara në Anekset e Rregullores nr. 58/2015, e ndryshuar, si dhe në Udhëzuesin “Për matjen e rrezikut nga pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit”. Me shtesat dhe ndryshimet e realizuara në manual, të gjitha subjektet kanë një procedurë të unifikuar mbikëqyrjeje për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Numri i inspektimeve të kryera nga AMF (veçmas apo në bashkëpunim me DPPPP), ka ardhur duke u rritur. Gjatë kësaj periudhe janë kryer inspektime pothuajse në të gjitha subjektet që AMF mbikëqyr. Në këto inspektime nuk u evidentuan problematika në lidhje me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Me gjithë zhvillimet pozitive, raporti vlerëson se BSH dhe AMF duhet të përmirësojnë kontrollet për të parandaluar infiltrimin kriminal në institucionet financiare. Cili është komenti AMF lidhur me këtë konkluzion dhe çfarë hapash janë marrë në drejtim të këtij rekomandimi?

Autoriteti mbetet shumë i angazhuar për të ndjekur dhe për të zbatuar me rigorozitet të gjitha rekomandimet e grupit të ekspertëve të MONEYVAL. Në vijim të adresimit të rekomandimeve dhe konkretisht për sa i përket përmirësimit të kontrollit për të parandaluar infiltrimin kriminal në institucionet financiare nën mbikëqyrjen e AMF, janë realizuar një sërë ndryshimesh në aktet rregullatore të përmendura më poshtë:

– Rregullore nr. 1, datë 25.01.2016 “Për procedurat dhe mënyrën e depozitimit të informacionit dhe dokumentacionit në lidhje me burimin e kapitalit për aksionerët e shoqërisë së sigurimit”, ndryshuar me Vendim Bordi, nr. 125, datë 21.06.2019;

– Rregullore nr. 69, datë 26.05.2011 “Për autorizimin e individëve për shitjen e kuotave/aksioneve të sipërmarrjeve të investimeve kolektive me ofertë publike”, ndryshuar me Vendim Bordi nr. 135, date 26.11.2018;

– Rregullore nr. 79, datë 31.08.2015 “Për miratimin/licencimin e personave për të ushtruar veprimtarinë e agjentit në sigurime, si dhe rastet e mospranimit të regjistrimit të tij dhe refuzimit të licencës”, ndryshuar me Vendim Bordi nr. 215, datë 31.10.2018;

– Rregullore nr. 165, datë 23.12.2008 “Për Licencimin e Shoqërive të Brokerimit/ Këshillimit, Brokerit dhe Këshilltarit të Investimeve”, ndryshuar me Vendim Bordi nr. 218, datë 31.08, 2018.

– AMF ka miratuar me Vendim Bordi Rregulloren nr. 124, datë 21.06.2019 “Për disa kërkesa shtesë për aksionerët themelues, aksionerët ndikues, si dhe anëtarin ekzekutiv të këshillit të administrimit e shoqërisë administruese të sipërmarrjeve të investimeve kolektive”.

Të gjitha këto ndryshime të realizuara në aktet rregullatore të Autoritetit, në adresim të rekomandimeve të grupit të ekspertëve të MONEYVAL, janë shoqëruar me një rritje të ndjeshme ndërgjegjësimi të subjekteve mbikëqyrëse, për zbatimin me efikasitet të dispozitave ligjore në fuqi.

(Marrë nga Monitor.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi moneyval pastrimi i parave moneyval pastrimi i parave

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës