Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Morën peng një person për 30 mijë €! Lihet në burg 3 autorët, gruaja: Më lironi, kam fëmijë
19 Prill 2022, 11:15Nga DOSJA
TIRANË– Denalda Çezma, akuzuar për bashkëpunim në pengmarrjen e Emil Sorrës u njoh ditën e sotme me vendimin e Gjykatës. ‘Arrest me burg’ u dha për Çezmën, Shkëlqim Koçeku dhe për Sulltan Picari (i shpallur në kërkim). Gjatë fjalës së saj në gjyq, Çezma e cila ishte veshur me pizhame, kërkoi lirimin nga burgu, me pretendimin se ishte i riu ai që kërkonte të kishte lidhje me të dhe e bezdiste.
“Donte të kishte një lidhje me mua. Ndaj më bezdiste. Nuk i kam marrë lekë borxh. Dua lirinë, kam një vajzë 14-vjeçe, mos më lini në burg, më lironi”, mësohet të jetë shprehur vajza.
‘Emil Sorra ka deklaruar se këta persona e kanë dhuanur të tre së bashku me grushta, shkelma, si edhe me rrip, ku i kanë shkaktuar këtij të fundit dëmtime të shumta në pjesë të ndryshme të trupit dhe në kokë. Sipas këtij shtetasi shkak për këtë ngjarje është lidhja intime që ai ka pasur me shtetasen Denalda Çezma, ku ai pretendon se gjatë kësaj marrëdhënie ai i ka dhënë shtetases Denalda Çezma, në periudha të ndryshme shuma të ndryshme parash të cilat sipas tij arrijnë vlerën e 30( tridhjetë) mijë eurove. Ai ka deklaruar se kjo shtetase e ka mashtruar në lidhje me kthimin e borxhit të marrë prej saj dhe se i ka përdorur personat e mësipër më qëllim që të largonte këtë të fundit.’– thuhet në dosjen e prokuroisë.
Më 15 Mars policia arrestoi Shkëlqim Koçekun dhe Denalda Çezmën pasi akuzohen se morën dhunuan dhe morën peng Ermil Sorrën. 37-vjeçarja i kishte dhënë një borxh prej 30 mijë eurosh të riut, me të cilin kishte shoqëri, pasi i kishte thënë se ishte i prekur nga kanceri dhe i duheshin paratë për t’u kuruar. Vajza këtë herë kishte kërkuar ndihmë te miku i saj, Sulltan (Marku) Piraçi me pretendimin se Sorra e ngacmonte me qëllim që të krijonte një lidhje me të. Më pas Piraçi kishte kërkuar ndihmën e dajës së tij, Shkëlqim Koçekut, ku të dy së bashku e kishin marrë peng të riun.
TIRANË- Ekstremisti rus, Vladislav Poznajkov i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet e Malit të Zi dyshohet se ndodhet në Shqipëri ku ka hyrë me nj...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin ndaj ish-ministrit t...
TIRANË- Dy makina janë përplasur në afërsi të TEG-ut në orën 13:05. Dy personat e përplasur janë identifikuar me inicialet A.T., dhe M.S. I aksidentuari me...
TIRANË– Një ditë pas grabitjes së pikës së Postës Shqiptare në Kamëz, policia ka vënë në pranga një nga autorët. Në pranga u vu Algert Kurti ndërsa n...
TIRANË– Maxhoranca kërkon bisedime për emrin e presidentit të ri, por vetëm me krerët e grupeve parlamentare. Enkelejd Alibeaj, Fatmir Mediu dhe Mesi...
Shqipëria renditet ndër vendet me numrin më të lartë të të burgosurëve në Europë për vitin 2021,me 4.595 të tillë, duke u renditur përkrah Rusisë, Turqisë etj. ...