LIVE UPDATES
Bota

‘Mukoza detare’ në Turqi / Goksal Cidem: Deti Marmara u vra shumë kohë më parë dhe tani trupi ka filluar të qelbet

11 Qershor 2021, 15:41 Nga DOSJA
‘Mukoza detare’ në Turqi / Goksal Cidem: Deti Marmara u vra

Një shtresë e trashë pisllëku në formë mukoze po përhapet në të gjithë sipërfaqen e Detit Marmara në Turqinë veriperëndimore, duke kërcënuar jetën detare dhe industritë e peshkimit dhe turizmit.

Rajoni është shtëpia e 40 për qind të industrisë turke dhe 25 milionë banorëve, përfshirë 16 milionë në qytetin e madh të Stambollit.

Ekspertët thonë se ndryshimet klimatike dhe ndotja janë fajtorë për këtë fenomen.

“Deti Marmara u vra shumë kohë më parë dhe tani trupi ka filluar të qelbet”, -tha Goksal Cidem, zëdhënësi i Platformës për Trakinë, një organizatë mjedisore.

“Për dekada, fabrikat dhe bashkitë kanë shkarkuar mbetjet industriale dhe ujërat e zeza në det pa kontroll të duhur”,– tha ai për BIRN dhe dënoi mungesën e masave efikase nga ana e qeverisë.

Kërcënim për jetën detare dhe shëndetin publik

Sipas Gokce Sencan, një studiuese e politikës së ujit me bazë në SHBA, lënda e trashë në sipërfaqen e detit formohet përmes një procesi të quajtur eutrofikim, në të cilin kombinohet një fluks lëndësh ushqyese si mbetje organike ose plehra dhe faktorë të tjerë, të tillë si temperaturat e larta, kombinohen duke shkaktuar një bum algash që mbulojnë sipërfaqen e ujit.

“Më pas këto alga do të fillojnë të vdesin dhe të dekompozohen, një proces që përdor oksigjenin dhe oksigjeni në ujë do të shterojë”, -tha ajo. “Ujërat e ngrohta nxisin rritjen më të shpejtë të algave dhe ulin sasinë e oksigjenit dhe e përkeqësojnë problemin.”

Lënda e trashë në sipërfaqen e detit mbyt çdo jetë detare që varet nga oksigjeni, tha Sencan për BIRN.

“Peshqit dhe jovertebrorët e detit ose do të ngordhin ose do të largohen nga zona, dhe dyshemeja e detit do të mbulohet me këtë lëndën e trashë.”

Shëndeti publik është gjithashtu në rrezik pasi që gërmimi i detit krijon një mjedis pjellor për baktere dhe viruse të rrezikshme.

“Përveç shkatërrimit të ekosistemit detar, kjo lëndë e trashë në det tërheq gjithashtu baktere, viruse dhe patogjenë të tjerë dhe u siguron atyre një mjedis të favorshëm”, tha Sencan. “Këta patogjenë mund të sëmurin njerëzit dhe krijesat detare. Kështu që Deti i Marmaras përfaqëson një rrezik të madh për shëndetin për momentin.”

Bulent Sik, një inxhinier ushqimi dhe aktivist i mjedisit dhe i të drejtave të njeriut, paralajmëroi për rrezikun e një shpërthimi të kolerës.

“Studimet dhe gjetjet e mëparshme kërkojnë që ne të marrim parasysh se mukoza në sipërfaqen e që është përhapur në zona të mëdha mund të çojë në shpërthime të sëmundjeve ngjitëse”,– tha Sik për Bia.net.

Ai tha se lloji i mikroalgave që mbulonin sipërfaqen e Detit Marmara ishin planktone bimore, veçanërisht dinoflagelate, të cilat janë lidhur më parë me përhapjen e kolerës.

Në këtë proces kanë kontribuar vite të tëra krizë

Cidem tha se mukoza në sipërfaqen e detit ishte vetëm maja e ajsbergut e krizës mjedisore me të cilën përballet Deti Marmara dhe Trakia turke, me rrënjët e saj në ngritjen e industrisë së rëndë në pellgun e lumit Ergene në vitet 1960.

“Ujërat nëntokësorë u përdorën për fabrika dhe mbetjet e tyre të rrezikshme u derdhën në lumin Ergene”, -tha Cidem.

“Ne kishim vetëm një lumë në rajonin tonë dhe ai është kthyer në helm. Trakia turke dhe Marmara nuk mund ta përballojnë dot këtë industri të pakontrolluar dhe mbipopullimin e zonës”, tha ai për BIRN. “Këto ujëra helmuese përdoren për bujqësi dhe blegtori dhe pastaj ne i hamë këto produkte. Shkalla e kancerit është shumë më e lartë se mesatarja e Turqisë për shkak të ndotjes.”

Sipas Agjencisë Turke të Statistikave, TurkStat, shifrat e vdekjeve nga kanceri në Turqi janë më të lartat në Traki. Në vitin 2020, kanceri ishte shkaku i një të katrës së të gjitha vdekjeve në Traki, ndërsa tre provinca të rajonit janë ndër pesë të parat në Turqi kur bëhet fjalë për vdekjet për shkak të kancerit.

Ekspertët thonë se 90 për qind e popullsisë së Trakisë turke rrezikohet nga kanceri për shkak të niveleve të larta të ndotjes dhe normave të metaleve të rënda dhe plastikës që gjenden në tokë dhe burimet ujore.

Cidem tha se ujërat e rrezikshëm filluan të hyjnë në Detin Marmara në nëntor të vitit të kaluar kur autoritetet filluan të pomponin mbeturinat nga lumi Ergene për t’i pastruar ato, një strategji që ai e përshkroi si “shumë të gabuar”.

Sencan tha se autoritetet kishin bërë pak për t’u përballur me këtë problem.

“Kjo zonë është shumë e industrializuar dhe rregulloret e duhura mjedisore ose nuk janë në fuqi ose nuk zbatohen”, tha ajo. “Kështu që shumë fabrika dhe impiante të ujërave të zeza i hedhin shkarkimin e tyre në det pa pasoja. Ose ata përdorin hendeqe për të shmangur rregulloret plotësisht. Dhe qeveria nuk u vihet nga pas këtyre ndotësve.”

“Ndaloni shkarkimin e mbetjeve”

Sencan veçoi Gjirin Izmit dhe Saros në Detin Egje si pikat kryesore të ndotjes industriale në Marmara dhe Trakinë turke. Provinca e Izmitit përtej Bosforit vuan nga nivele të larta të kancerit të lidhura me ndotjen e ajrit.

Sipas një raporti të publikuar nga Akademia e Solidaritetit Kocaeli më 28 maj, banorët e Izmit kanë 2.4 herë më shumë gjasa të preken nga kanceri i mushkërive.

Në komunën Dilovasi të Izmit, një nga zonat më të industrializuara në vend, 32.3 për qind e vdekjeve midis 2008 dhe 2020 ishin shkaktuar nga kanceri i lidhur me ndotjen.

Ekspertët thonë se fyti i detit mund të trajtohet vetëm për një kohë të gjatë duke trajtuar problemin e ndotjes.

“Meqenëse nuk mund të ftohim detin, lëndët ushqyese janë e vetmja gjë që mund të kontrollojmë”, tha Sencan.

“Për këtë, ne duhet të ndalojmë të gjitha shkarkimet e mbetjeve në Marmara për një kohë të pacaktuar dhe të detyrojmë ndotësit t’i trajtojnë mbetjet e tyre para se t’i shkarkojnë ato në Marmara. Komunat dhe qeveria qendrore duhet gjithashtu të mobilizojnë burimet e tyre për të filluar një pastrim, por nuk ka gjasa të jetë efikase pa ndalur shkarkimin e mbeturinave.”

“Marmara mund të shërohet vetë me kalimin e kohës, por ne duhet t’i japim atij një mundësi fillimisht duke mos e ndotur atë dhe duke mos ndërprerë shërimin e tij”, tha ajo. “Tani për tani, gjëja më e mirë që të gjithë banorët e Marmarës mund të bëjnë është të kërkojnë nga qeveria që ajo të ndalojë shkarkimin e mbeturinave dhe të zbatojë standarde të larta të trajtimit të ujit.”

Marrë nga Reporter.al

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota goksal cidem goksal cidem

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje