LIVE UPDATES
Aktualitet

“Na duket vetja si në Big Brother”. Kamera e sigurisë mollë sherri mes vëllezërve

25 Maj 2020, 07:41 Nga DOSJA
“Na duket vetja si në Big Brother”. Kamera e sigurisë

TIRANË- Një burrë mendonte se duke vendosur një kamera sigurie në lagje, do kishte nën kontroll lëvizjet në shtëpi por edhe në zonë. Por problemet nisin atje ku nuk e pret. Pikërisht kështu i nisën edhe 56-vjeçarit me inicialet H. B, që kishte grindje prej kohësh me të vëllain dhe kunatën, por që konfliktet u agravuan akoma më tej pas vendosjes së një kamere sigurie, ku njëra palë kërkon të hiqet dhe tjetra të qëndrojë aty pasi do të provojë që nuk e kalon cakun. Kjo histori e çuditshme nuk është referuar pranë Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, por në komisariatin numër 3. Kur gjithë shoqëria ishte në karantinë P. B me bashkëshortin thyen urdhërin për distancim, për një hall të madh sipas tyre.

Nuk priste koha ndaj dhe kanë shpejtuar të denoncojnë. “Na duket vetja si në Big Brother. H. ka vendosur një kamera që shikon nga shtëpia jonë. Por policia thotë se dy vëllezërit mund ta kenë përdorur si pretekst praninë e kamerës së sigurisë, pasi mosmarrëveshjet mes tyre kanë vite që kanë nisur për shkak të pronave e për këtë ata kanë angazhuar edhe gratë përkatëse. Por pala paditëse në ankimimin në polici këmbëngul: “Kamerat janë vendosur pa dëshirën tonë, në një moment kur asnjëri nga ne nuk ishte në shtëpi”. Madje në një moment gruaja, që ankohet për kamerën e sigurisë pasi e bezdiste, ka dalë në oborrin e përbashkët dhe me një shkop është përpjekur ta thyejë.

“Është e vërtetë, e pranoj faktin që desha ta thyej kamerën e sigurisë, pasi na është bërë jeta si në Big Brother, na është bërë jeta e padurueshme, pasi kamerat e vendosura nga kunati monitorojnë të gjitha veprimet tona”, pohoi gruaja.

Kundër saj, kunati dhe kunata njëherësh u ankuan për shkatërrim prone, pasi kamera e sigurisë sipas tyre ishte për të mirën e lagjes. “Nuk e kuptoj – bëri të çuditurin H. – se përse im vëlla dhe gruaja e tij kërcënohen dhe stresohen nga një kamera vëzhgimi”.

Policia tregon për Gazetën “Si” se pas marrëdhënies së acaruar të dy vëllezërve, agjentët janë detyruar të fotografojnë e këqyrin vendin e ngjarjes e të fiksojnë dëmtimet në kamerën e sigurisë që vëzhgon oborrin e përbashkët të dy familjeve. Por problemet, tha një burim i konfirmuar i Gazetës “Si”, nisin për pretendimet mbi një tokë që posedohej nga babai i tyre që në vitin 1989.

Dy vëllezërit i kanë pasur sherre majë më majë, aq sa dy vite më parë është nevojitur sërish ndërhyrja e policisë, pas kallëzimit të njërës prej kunatave që denoncoi dhunë. Për këtë rrethanë H.B. u dënua në atë kohë me dy muaj burg. Megjithatë e ndodhur mes dy palëve që nuk lëshojnë pe dhe as dëgjojnë të tolerojnë, policia i ka pyetur veçmas të dyja kunatat për burrat e tyre, ku asnjëra prej tyre nuk tregohet e sinqertë. Në një moment gjatë pyetjes se cili është shkaku që dy vëllezërit konfliktohen, njëra prej tyre është përgjigjur: “Nuk e di, por për mendimin tim duan ta fusin H. në burg dhe ndaj H. vendosi kamerat që të ruhet, të ruajë lagjen dhe të ruajë edhe veten”.

Marrë nga GazetaSi

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet konflikti per kameren e sigurise konflikti per kameren e sigurise

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit