Tërmeti 7.9 ballë në Turqi dhe Siri, shkon në 8900 numri i viktimave, kërkimet vijojnë prej 50 orësh
Dita e tretë e kërkimeve: Tërmeti në Turqi dhe Siri, ekipet 'luftuan' me të ftohtin, të afërmit ndihmojnë...
Dita e tretë e kërkimeve: Tërmeti në Turqi dhe Siri, ekipet 'luftuan' me të ftohtin, të afërmit ndihmojnë...
DOSJA.AL siguron listën e përdoruesve të 'Aktiv1st'! 266 faqe të mbushura me mijëra emra, i gjithë shteti në ...
Mediat serbe publikojnë FOTOT- Deputeti serb shikon PORNO në mes të debatit për Kosovën në Kuvend 7 Shkurt, 08:3...
Mocioni me debat me PD për 'McGonigal'/ Do jetë i pranishëm Rama? Balla: Ne mezi e kemi pritur këtë 7 Shkurt, 14:55 ...
TIRANË- Mbrëmjen e djeshme është mbajtur edhe nata e parë e Festivalit të Këngës në RTSH, ku kanë performuar 10 artistë në garën për Eurovizion.
Por teksa prej javësh tashmë ka pasur goxha debat dhe polemika për fituesin e paracaktuar, që në këtë rast qarkulloi lajmi se fituesja është Elvana Gjata.
Ndërkohë autorët shqiptarë kanë hapur një tjetër polemikë, ku përveç skandalit për fituesin e shpallur ende pa nisur festivali, autorët shqiptarë të “Albautor”, mendojnë se ky festival i ’58 nuk është më shqiptar ashtu siç ka qenë për 57 vite me rradhë. Kjo për shkak se ndërkohë që s’janë pranuar asrtistë, kompozitorë dhe orkestrues të njohur shqiptarë në Festivalin e Këngës dhe nga ana tjetër janë pranuar artistë të huaj.
“Te dashur miq sot ne dt 19.12.2019 ora 18.00 u mblodh shoqata “Albautor” e cila mbron kompozitoret,poetet,orkestruesit me te njohur shqiptare te cilet miraruan kete deklarate duke shprehur nje shqetesim te madh per mbrojtjen e integritetit kombetar te festivalit te kenges ne RTSH ku per 57 vjet me rradhe publiku shqiptar ka ndjekur kenget e autoreve shqiptare.Askush nuk ka te drejte te shkele mbi traditen e mrekullueshme te krijuesve shqiptare dhe ne kete festival ” “Kombetar” nuk ka vend per kompozitore me nenshtetesi Maqedonase,Bullgare,Rumune apo cfare do qofte me gjithe respektin per to…Ky eshte festivali i muzikes shqiptare…mos shkelni mbi vlerat kombetare,kulturen,traditen…mjaf me …deri ketu nuk papergjegjeshmeria…””- thonë autorët shqiptarë të “Albautor”.
Deklarata e plotë e “Albautor”
Ne, të gjithë autorët anëtarë dhe përfaqësues të asamblesë së Agjencisë Albautor, e ndjejmë tashmë të detyrueshme që të shprehim publikisht shqetësimin tonë të madh në lidhje me mënyrën e organizimit të Festivalit të 58-të të Radio Televizionit Shqiptar këtë vit, duke qenë se ruajtja e vlerave artistike kombëtare po cenohet haptas nga interesa të ngushta të një grupi të kufizuar njerëzish.
Si asnjëherë më parë në 57 Festivale të R.T.SH. kriteret e pranimit të këngëve janë ndryshuar në fund të fazës së pranimit duke vendosur kritere të reja të papublikuara në media dhe të ndryshme nga të gjithë festivalet e kaluara.
Në mënyrë të fshehtë janë ftuar në festival kompozitorë me shtetësi jo shqiptare, duke cenuar një ndër parimet më të rëndësishme të festivalit dhe duke shkelur rëndë dinjitetin e kompozitorëve shqiptarë, të cilët kanë arritur suksese të shkëlqyera në festivalin evropian të këngës.
Krijuesve shqiptarë nuk u lejohet të marrin pjesë në festivalet analoge si Itali, Maqedoni, Bullgari, Greqi etj… sepse nuk kanë nënshtetësinë e vendit përkatës.
Në një kohë kur elementi që i jep këngës fizionominë e muzikës tradicionale shqiptare është kompozitori, ky element hiqet nga individë të cilët nuk kanë asnjë kontribut në muzikën shqiptare, pa marrë asnjë mendim nga artistët që kanë mbajtur gjallë vazhdimësinë e këtij festivali.
Në një kohë që me dhjetëra kompozitorë të suksesshëm shqiptarë nuk janë ftuar në festival në kundërshtim me gjithë vitet e kaluara, porositen kompozitorë shqiptarë e të huaj me nga dy këngë.
Në kundërshtim të hapur me ligjin e të drejtës së autorit është hequr titulli orkestrues muzikor i këngës, si autor me të drejta të njohura ligjërisht.
Festivali i këngës në R.T.SH. gëzon një popullaritet të madh në mbarë opinionin publik shqiptar, duke patur një ndjeshmëri shumë të lartë edhe për faktin që financohet direkt nga taksapaguesit shqiptarë, të cilët duan të investojnë në kulturën shqiptare që ka aq shumë nevojë, pasi është në gjendje të mjeruar ekonomike edhe për faktin që R.T.SH. nuk paguan asgjë për detyrimin që ka në zbatim të ligjit të së drejtës së autorit.
Në lidhje me shqetësimet e parashtruara, jemi të detyruar të gjithë së bashku, si krijues dhe autorë, të ngremë zërin kundër këtyre fakteve abuzive, duke kërkuar unanimisht marrjen e masave për ndryshimin e kësaj situate shqetësuese dhe të një kontrolli financiar të festivalit të 58 të këngës në R.T.SH.
Kujtojmë që për Elvanën është folur gjatë, pasi emri i saj qarkulloi se do të jetë edhe fituesja e këtij Festivali të ’58 në RTSH. Ishte kompozitorja Diana Ziu, e para ajo që akuzoi producenten Vera Grabocka, e cila ka marrë përsipër këtë vit organizimin e RTSh se ka paracaktuar Elvana Gjatën si fituese të këtij edicioni. Akuzat janë përforcuar edhe nga emra të tjerë të skenës, si Rovena Dilo, Luis Ejlli, por edhe Erik Lloshi i cili hodhi akuza për anësi.
Ndërkohë që Dosja.al në një vëzhgim elementar pikasi se nga 25 konkurrentë 12 janë produkt i dyshes Grabocka-Vejsiu, ndërsa vetë Robert Berisha ka zbuluar se në Festivali u ftua nga producentja, duke nxjerrë blof procedurën e garimit.
A.C/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve u zhvillua Festivali i 58-të i RTSH-së. Një nga gjërat që tërhoqi vëmendjen ishte moderatorja Alk...
TIRANË– Gjatë natës së parë të Festivalit të Këngës Magjike, përveç perfomancës së këngëtarëve ka pasur edhe personazhe të tjerë që janë ngji...
TIRANË- Mbrëmjen e djeshme, është mbajtur nata e parë e Festivalit të RTSH-së. Festivali është prezantuar në “Pallatin e Kongreseve” ku performuar 10 këngë...
TIRANË- Këngëtari i njohur Stine është një prej emrave më të dashur për publikun shqiptar pasi muzika që ai bën gjithmonë është pëlqyer dhe këngët e tij ja...
TIRANË- Është përfolur shumë herë kohët e fundit për raportin mes dy këngëtareve shqiptare me famë botërore Dua Lipa dhe Rita Ora. Në mediat rozë ka ...
TIRANË- Eranda Libohova është një ndër artistet që ka arritur mjaft sukses në karrierën e saj dhe pëlqehet shumë për muzikën që ajo bën.Teksa ka qenë e...
TIRANË-Nata e parë e Festivalit të 58 të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar, është mbajtur mbrëmjen e së enjtes ku kanë performuar vetëm një pjesë e art...
TIRANË- Ditët e fundit është përfolur nëpër mediat rozë se reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi është pas ndarjes nga i ati i vazjës së saj, Mozzikut ...
TIRANË- Teksa mbrëmjen e djeshme është mbajtur edhe nata e parë e Festivalit të 58 të RTSH, moderatorja e njohur Alketa Vejsiu një moment ia ka kushtuar s...
TIRANË– Prej disa kohësh Amarda Toska është larguar nga ekrani i televizioneve duke iu përkushtuar biznesit të saj.Karriera e saj në ekran ka nisur s...