LIVE UPDATES
Aktualitet

“Ndrangheta”/ Carlo Bollino: E lexova vetë dosjen, janë mashtrues ordinerë

24 Janar 2021, 19:07 Nga DOSJA
“Ndrangheta”/ Carlo Bollino: E lexova vetë dosjen, janë

TIRANË– Gazetari italian Carlo Bollino ka komentuar përgjimet e fundit të dala nga antimafia italiane, në të cilat flitet për lidhjet e disa politikanëve shqiptarë me mafian e Ndraghetta-s. Në një shënim të gjatë, Bollino shkruan se i vetmi biznes që personat e përgjuar kanë bërë në Shqipëri ka qenë një dyqan për shitjen e rrobave të punës, duke shtuar se dhe me të, që në vitin e parë kanë shënuar humbje. Duke shtuar se, edhe për shkak të gjuhës mëmë, është i aftë të dallojë një dialog mes mafiozëve të vërtetë nga ai mes mashtruesëve, ndërsa shton se këta të fundit kanë gënjyer në lidhje me kontaktet e rëndësishme që kishin në Shqipëri. Më tej, gazetari thekson faktin se prokurorët italianë nuk kërkuan ndonjë hetim shtesë në Shqipëri, duke mos e kursyer kritikën ndaj SPAK, institucion që ka nisur punën për të bashkëpunuar me homologët tek detit. 

SHKRIMI I PLOTË I BOLLINOS: 

Prej tre ditësh, polemika politike në Shqipëri ka lënë në harresë çështjen e vaksinave anti-Covid dhe është përqendruar në një hetim italian të antimafias të kryer në Kalabri që çoi në arrestimin e 47 italianëve dhe të një shqiptari të vetëm, i cili u akuzua për krime të vogla . Kjo tashmë do të ishte e mjaftueshme për të demonstruar peshën që ka çështja “Albania” brenda hetimit italian. Por politikës, siç e dimë, i pëlqen të ndjekë perceptimet më shumë sesa faktet konkrete dhe më pak se kurrë provat. Nëse konsiderojmë se jemi edhe në fushatën elektorale, ne gjithashtu kuptojmë manipulimin që po bën propaganda me disa fjalë të përfshira në dosje.

Për 40 vjet si gazetar kam lexuar dosjet e prokurorëve italianë, dhe për këtë arsye jo vetëm falë njohjes së gjuhës, besoj se di të interpretoj të vërtetat e provuara dhe ato të vërteta vetëm të nënkuptuara që dalin nga një përgjim, ashtu siç di të dalloj një dialog midis mafiozëve të vërtetë nga dialogu midis mashtruesve ordinerë. Dhe kështu vendosa ta lexoj vetë dosjen famëkeqe kalabreze, por jo vetëm 422 faqet e urdhrit të arrestit të nënshkruar nga gjykatësi Alfredo Ferrraro, por edhe raportin e 1560 faqe nënshkruar nga prokurori Nicola Gratteri i cili për nga natyra e tij është shumë më i ashpër në akuzë sesa në një vendim gjykate.

Për të çmontuar të gjitha teoritë e konspiracionit mbi biznesin që kjo bandë arriti të bënte në Shqipëri, mjafton të lexosh se çfarë shkruan prokurori antimafia Gratteri në faqen 651: “Në Mars 2018, u morën prova, sipas të cilave përpjekja e biznesit në Shqipëri përfundoi me mosmarrëveshje dhe borxhe ekonomike (…) Dhe në fakt GALLO Antonio, kishte kërkuar shitjen e aksioneve të kompanisë shqiptare në favor të subjekteve të tij të besuara shqiptare. Arsyeja e kësaj mosmarrëveshjeje lidhej me kontrastet midis BRUTTO Tommaso dhe D’ALESSANDRO Ercole për investime në Shqipëri, rezultati i së cilës rëndonte te GALLO Antonio, i cili duhej të përballonte të gjitha shpenzimet e bëra deri në atë moment. “

Në praktikë, pas më shumë se një viti udhëtimi në Tiranë dhe bisedimeve me njëri-tjetrin për investime imagjinare që do të bëhen në Shqipëri, sipas të njëjtit prokuror italian që hetoi bandën, ato dështuan totalisht dhe i vetmi “investim” i bërë është një dyqan i vogël për shitjen e rrobave të punës, për të cilin prapë ka pasur konflikte mes ortakëve. Në vitin 2018 investimi “strategjik” i Ndraghetas në Shqipëri “Gallo Albania” sipas bilanceve të publikuara në QKB ka shitur mallra për 5 milionë lekë të reja dhe humbi në fund të atij viti rreth 400 mijë lekë të reja. Ndërsa në vitin 2019 siguroi 4 milionë lekë të ardhura dhe 1.8 milionë lekë humbje.

Kjo do të thotë që kur biseduan me njëri-tjetrin për mundësi investimi dhe fitime miliardere, të gjithë gënjyen, sepse të gjithë mburreshin se kishin marrëdhënie dhe kontakte për të kryer afera me presidentin, ministra, bashkinë e Tiranës dhe me institucione të tjera që në të vërtetë nuk i kishin. Media opozitare paraqet si mafiozë italianë miliarderë këta njerëz që ndërkohë (sipas përgjimeve) përplasen me njëri-tjetrin se një nga shokët e tyre kishte fjetur në një hotel “tepër të shtrenjtë në Tiranë” dhe planifikonin sjelljen e një Fiat “Panda” të përdorur në Shqipëri si aset të tyre.

Ka mijëra sipërmarrës, biznesmenë dhe mashtrues që në bisedat e tyre private çdo ditë mburren me marrëdhënie të rëndësishme që në realitet janë thjesht një blof. Por a mund të bëhet kjo temë e një debati politik në lidhje me të ardhmen e Shqipërisë, siç po ndodh prej ditësh? Me mediat dhe analistët shqiptarë edhe njëherë të angazhuar për të komentuar boshllëkun absolut?

Protagonistët e këtij hetimi italian janë një seri personazhesh deri diku periferikë në botën kriminale dhe mafioze të Kalabrisë. Krimet e kryera në Itali dhe lidhje e tyre me 4 eksponentet te Ndranghetas megithate kanë pak rëndësi këtu, por në Shqipëri nuk rezultojne nga ky hetim se kanë bërë absolutisht asgjë nga ato për të cilat flasin, të gjitha bisedime të përgjuara nga prokurori italian antimafia. Pika e kontaktit midis kësaj bande dhe Shqipërisë nuk është një mafioz por një ish nenoficer i Guardia di Finanza, Ercole D’Alessandro, i cili mburret se ka kontakte në shumë sektorë strategjikë dhe politikë në Shqipëri. Në fund të përgjimeve, sidoqoftë, duket se kontakti i vetëm konkret në Shqipëri është me Ilir Kullën, gazetar dhe këshilltar i Ilir Metës, nga i cili pretendon se ka marrë një telefonatë (në mars 2018) për të organizuar një takim me prokurorin antimafia italian Cafiero De Raho. Kjo eshte e gjitha. A është e besueshme që një mik i bosëve të mafias ka kaq shumë intimitet me prokurorin antimafia Cafiero De Raho? Dhe nëse do të ishte e vërtetë, a nuk do të kishte shpërthyer një skandal në Romë edhe para Tiranës, ndërsa në Itali askush nuk i ka dhënë asaj deri më tani ndonjë rëndësi, pikërisht sepse është e qartë se është një blof?

Kjo telefonatë e pretenduar, e cituar në pergjime por pa prova të mëtejshme, është një nga gjërat më “konkrete” në marrëdhëniet midis bandës dhe zyrtarëve shqiptarë të përmendur në dosjen italiane. Këta mashtrues flasin me njëri-tjetrin për presidentin e republikës Ilir Meta (është gjithmonë Ercole D’Alessandro që pretendon të jetë në gjendje ta paraqesë atë në bandë, gjë që nuk është e dukshme nga letrat që ai kurrë nuk bëri në të vërtetë); ata flasin për “kryetarin e sapozgjedhur të Tiranës” (në 2017 !!) dhe përmendin një darkë që D’Alessandro gjithashtu dëshiron të organizojë për 12 korrik 2017 së bashku me një grup sipërmarrësish të tjerë italianë. Por atë mbrëmje Erjon Velija (duke supozuar se ata i referohen me të vërtetë pasi që as nuk e përmendin atë) ishte në TKOB për të marrë pjesë në “Opera me xhinse”, dhe për këtë arsye nuk mund të darkonte me askënd. Por edhe sikur të kishte qenë ajo darkë, çfarë do të thoshte kur, sipas vetë D’Alessandro, një përfaqësues i Ministrisë së Brendshme Italiane do të duhej të merrte pjesë gjithashtu? A ju ndodh të flisni për biznese të pista në darkat zyrtare?!

Në përgjime citohet shpesh si mik presidenti i një shoqërie shqiptare me kapital italian (e quajnë Nik, e ka të ngjatë ti referohen Besnik Halili i kompanisë private Sol) që furnizon me oksigjen edhe spitalet. Një biznes që fiton tendera publikë prej vitesh në këtë sektor dhe sigurisht jo për meritë të bandës italiane, e cila, përkundrazi, kërkonte ta shfrytëzonte për të përfituar nga njohjet dhe kontaktet e tij.

Në dhjetëra përgjime në të cilat këto ditë kryesisht gazetarë dhe politikanë të opozitës po ndërtojnë kështjellat e tyre të zakonshme me rërë, këta mafioze mitomanë italianë flasin vetëm për takime që do të donin të bënin dhe politikanë që do të donin të njihnin. Asnjëherë për takime qe janë zhvilluar me të vërtetë dhe asnjëherë për biznese që janë bërë me të vërtetë. Ishte libri i tyre i ëndrrave. Dhe pastaj për orë të tëra ata flasin me entuziazëm për klishetë e zakonshme për shqiptarët, aq të dashur edhe për propagandën e opozitës: “atje ka korrupsion të madh …. ne mund të fitonim disa tendera…. ne mund të financojmë 3 kulla por duhet të marrim hua nga bankat… politikanet atje marrin ryshfet prej 20% … Socialistët duan të hyjnë në Evropë me çdo kusht dhe nëse ata hyjnë në Evropë edhe ne duhet të jemi atje… ne duhet të gjejmë kontakte të rëndësishme … “etj. etj. Mes te tjerash ata mendojnë t’i kerkojnë ndihme eurodeputetit të djathtë italian Lorenzo Cesa ‘’me kontakte politike qe ka në Tirane”, apo politikani Pier Ferdinando Casini (mik njohur i disa eskponenteve te PD-së shqiptarë) , i cili duket se ka premtuar që “kur të doni ne Tiranë i kemi dyert e hapura”.

Një lumë fjalësh dhe ëndrrash, që siç e pranojnë vetë prokurorët italianë, përfundoi në asgjë.

Por askush nuk flet për këtë përfundim të të njëjtëve prokurorë që nënshkruan dosjen dhe të cilët në fakt nuk kërkuan ndonjë hetim shtesë në Shqipëri. Për propaganden politike është e mjaftueshme për të ngritur tym, madje duke thirrur të ndërhyjë edhe Spak! Ne fakt Spak është më mirë nëse përqendrohet në skandalet e vërteta me të cilat është mbushur vendi, në vend që të shkojë pas fantazmave të gjeneruara nga imagjinata e 4 italianëve mitomanë. Dhe opozita, nëse vërtet dëshiron të jetë e besueshme, do të bënte më mirë të kërkonte dhe të thoshte të vërtetën dhe të mos vazhdonte të ngjitej në pasqyrat e shpifjes siç ka bërë për tetë vjet, sepse pikërisht për këtë arsye rrezikon të humbasë prape edhe zgjedhjet e ardhshme.

Megaoperacioni i drejtuar nga prokurori Nicola Gratteri zbuloi lidhjen e klanit mafioz “Ndrangheta” me zyrtarë në Shqipëri e politkanë. Sipas bisedave të publikuara, mafia italiane ka dërguar biznesmenin Antonio Gallo në vendin tonë që të futet në tendera e të ngrejë biznese përmes të cilave të pastrohen paratë e tyre. Ky korrupsion ka kapur vlerën e mbi 250 milion eurove. Deri më tani janë përmendur, biznesmeni Besnik Halili me pseudonimin Nik, Presidenca, këshilltari i presidentit Ilir Meta, Ilir Kulla Kryeministria e Bashkia e Tiranës, por këta të fundit pa emra konkretë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet carlo bollino ndragheta ne shqiperi carlo bollino ndragheta ne shqiperi

Sondazh

Poll
Aktualitet 24 Janar 2021, 18:06

RROGOZHINË– Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në ‘’Bishti e Zhurit’’ në Rrogozhinë. Bëhet e ditur, se ambulanca e spitalit të Fierit me drejtues me ini...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta