Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Ndryshimet në Kushtetutë, Meta: Jo më pa referendum! Drama fillon nga 2008
4 Shkurt 2022, 14:27Nga DOSJA
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka rikthyer sërish tezën e referendumit. Dje, i ftuar në emisionin “Frontline”, Meta tha se libri themeltar i shtetit nuk duhet që të ndryshohej më pa miratimin e qytetarëve. Ndërsa shton se të gjitha “dramat” në politikën e vendit nisën me ndryshimet që u bënë pas marrëveshjes së vitit 2008 mes asokohe kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të opozitës, Edi Rama.
“Shqipëria nuk mund të trajtohet më si plaçkë e 2-3 politikanëve. Për këtë qëllim duhet të shenjtërohet njëherë e përgjithmonë Kushtetuta, që kurrë nuk duhet të ndryshojë më, pa referendum nga populli. Sepse drama e Shqipërisë fillon për fat të keq, në ndryshimet kushtetuese PS-PD të vitit 2008, tek listat e mbyllura, që na sollën tek një demokraci formale dhe fasadë, ku i gjithë populli ka dalë jashtë loje dhe është viktimë e vendimeve, që merren vetëm nga disa individë,”-shkruan ndër të tjera në ripostimin e videos sot, Ilir Meta.
POSTIMI I PLOTË:
Ndërkohë që Meta e ka pasur të njëjtin qëndrim për marrëveshjen PD-PS, së fundmi edhe kryedemokrati Lulzim Basha nisje të legjislaturës së re të Kuvendit doli kundër ndryshimeve të bëra në 2008. Publikisht ai u shpreh se do të kërkojë ndryshime kushtetuese duke goditur paktin Berisha-Rama të vitit 2008, që u dha mundësinë kryetarëve të partive të mëdha, duke pakësuar pushtetin potencial të partive të vogla.
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Kryesia e Partisë Demokratike miratoi dje propozimet e degëve të PD-së për 6 kandidaturat për zgjedhjet e 6 marsit. Në Durrës, PD zyrtarizoi Luan Hotin; në Shko...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka shkëmbyer batuta me banorët e njësisë numër katër. Teksa fliste për kryeministrin Edi Rama dhe Presidentit Ilir...
TIRANË– Ish-kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosja në Shqipëri, Boiken Abazi ka zbuluar se grupi parlamentar ka hequr dorë vullnetarisht nga kompe...
TIRANË– Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike Marash Logu është përplasur me atë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Altin Kaziaj. I pranishëm n...
TIRANË– Moment gazmor gjatë deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha. Momenti është shkëputur gjatë deklaratës për shtyp që ai dha ditën e djeshm...
DIBËR– Kandidati i Partisë Demokratike në Dibër, Luan Haka ka premtuar se me besimin e marrë nga qytetarët e këtij rrethi, do t’i kthejë dinjitetin a...