Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
‘Dorëzohet’ Bjellorusia, liron nga burgu gazetarin kritik të qeverisë, Roman Protasevich
25 Qershor 2021, 09:09Nga DOSJA
BJELLORUSI– Gazetari bjellorus, Roman Protasevich i cili u arrestua në avionin Ryanair i detyruar të ulej në Minsk është transferuar në arrest shtëpiak, sipas deklaratve të babait të tij.
Sipas BBC, e dashura e tij, shtetasja ruse Sofia Sapega, u arrestua bashkë me të dhe gjithashtu është zhvendosur në arrest shtëpiak, thanë prindërit e saj.
Që nga kapja e tyre, në një fluturim nga Athina në Vilnius, Protasevich dhe Sapega kanë folur publikisht në televizionin Bjellorus, duke rrëfyer aktivitetin kriminal në regjistrimet që dukeshin se ishin bërë me detyrim.
BE-ja i’u përgjigj incidentit të avionit me sanksione ndaj Bjellorusisë. Vendet perëndimore akuzojnë Bjellorusinë për rrëmbimin e avionit Ryanair që u detyrua të ulej në Minsk për një kërcënim të supozuar të bombës.
“Avokati nuk thotë asgjë, autoritetet nuk thonë asgjë. Nëse forma e paraburgimit ka ndryshuar është një përmirësim i kushteve të tyre të jetesës. Përndryshe ne nuk e dimë se çfarë do të vijë më pas.”– tha babai i Protasevich.
Gazetari përballet me akuza që përfshijnë organizimin e trazirave masive dhe për të cilat ai mund të dënohet me deri në 15 vjet burg, ndërsa Sapega akuzohet gjithashtu për shkaktimin e trazirave. Që të dy ishin mbajtur në paraburgim që nga arrestimi i tyre.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është takuar ditën e sotme me nënsekretarin e shtetit finlandez për Politikë të Jashtme ...
AFRIKË- Filiali I Shtetit Islamik në Afrikë është vendosur për zgjerim të madh pasi një seri fitoresh të rëndësishme, aleanca të reja dhe ndryshime në stra...
KOSOVË– Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha sot se ende nuk e ka lexuar raportin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për liqenin e Ujmanit dhe se ...
KOSOVË– Byroja Kosovare e Sigurimeve ka njoftuar se sot do të nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me Malin e Zi, për njohjen reciproke të certifik...
ITALI- I arrestuar në vitin 2018 për shitje dhe posedim të lëndëve narkotike, një shtetas shqiptar negocioi një dënim me kusht me tre muaj.Sipas mediave italian...
KOSOVË– Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot mban mbledhjen e radhës ku do të diskutohet për përgatitjet për seancën plenare.Sipas njoftimit të kryesisë...
GREQI– Dy ngjarje të rënda të raportuara brenda 24 orëve kanë tronditur dioqezën kishtare në Greqi.Pasditen e djeshme në Greqi, një prift 37-vjeçar u vu ...
GREQI– Prifti nga Agrinio i cili u arrestuas pas padisë së dy motrave për përdhunim ka mohuar akuzat dhe i ka konsideruar si trillim.Sipas Protothema, av...
KOSOVË– Ditën e sotme do të bëhet varrimi i 4 personave të zhdukur nga lufta e Kosovës.Trupat e Dibran Dibranit, Zeqir dhe Magbule Mujës si dhe Remzi Kurte...