LIVE UPDATES
Bota

Në pritje të kthesës energjetike në Ballkan

17 Prill 2019, 09:11 Nga DOSJA
Në pritje të kthesës energjetike në Ballkan

BALLKAN- Po të ishin shtetet e Ballkanit Perëndimor që nesër anëtarë të BE, të gjitha termocentralet me qymyr do të falimentonin brenda natës. Kështu e përmbledh Janez Kopac rezultatin e studimit të tij më të fundit. Kopac është drejtor i “Energy Community”, një organizmi të Bashkimit Evropian dhe të shteteve të Evropës Lindore dhe Juglindore për sektorin e energjisë.

Që tani, Bosnja, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia investojnë jo më pak se 170 miliona euro në vit subvencione në fuqinë e qymyrit. Po të ishin në BE këto pesë shtete, çdo vit kësaj shume do t’i shtohej edhe rreth një miliardë euro. Shkaku për këtë: tregtia e shkarkimeve (emisioneve).

Energjia prej qymyrit e Ballkanit nxjerr fitime në BE

Në BE, sipërmarrjet që e ngarkojnë ajrin me gaze të efektit serë duhet të blejnë për këtë të drejta. Shkarkimi i një toni dioksiod karboni (CO2) kushton për shembull rreth njëzet euro. Termocentralet e qymyrit në Ballkanin Perëndimor janë veçanërisht ndotëse dhe që e dëmtojnë shëndetin. Prandaj është kaq e madhe shuma që do të nevojitej për t’i mbajtur në punë në BE. Janez Kopac rekomandon që të futet që tani një taksë për shkarkimet. Në vend të 20 eurove, të kërkohen pak euro për ton, që të investohen pastaj në zgjerimin e energjive të ripërtëritshme.

Por realiteti është i ndryshëm. Në vitet e ardhshme do të ndërtohen termocentrale të reja me qymyr. Pas kësaj qëndron një llogari që kanë bërë: “Energjia e qymyrit e prodhuar në Ballkan eksportohet në pjesën më të madhe në BE. Por ajo është më e lirë se energjia nga termocentralet me qymyr të BE, të cilat duhet të paguajnë taksa për shkarkimet”, thotë Kopac. Pra llogaria del.

Rruga e gabuar e energjisë ujore

Deri në vitin 2020 synohet që njëzet përqind e energjisë që konsumohet në BE të vijë nga burime të ripërtëritshme. Deri në vitin 2030 duhet të jenë 32 përqind. Shumë shtete anëtare, midis tyre edhe Gjermania nuk do ta arrijnë këtë synim. Shtete, që duan të hyjnë në BE, duhet të orientohen gjithashtu në këto synime. Ndërtimi i centraleve “të gjelbra” nga ky shkak nxitet veçanërisht në Evropën Juglindore. Kjo bëri që aktualisht të ngrihen rreth 2700 mini-hidrocentrale me një kapacitet deri në dhjetë megavoltamper në Serbi, Bosnjë, Kroaci, Maqedoni e Veriut, Shqipëri dhe Mal i Zi – për keqardhjen e madhe të popullatës lokale dhe të mbrojtësve të ambjentit.

Fitimi i energjisë nga fuqia ujore është vetëm kushtimisht i qëndrueshëm, shprehet Igor Kalaba nga Climate Action Network, sepse digat i shkaktojnë dëme të mëdha natyrës. Hidrocentralet e vogla nuk sjellin fitime pa subvencione, dhe për shkak të kapacitetit të tyre të vogël ato nuk kontribuojnë për sigurinë energjetike të rajonit. Shkatërrimi i peizazhit është disproporcional, lejet e ndërtimit jepen shpesh pa shqyrtuar pështatjen me mjedisin.

Përparime megjithë mungesën politike

Për ta kundërshtuar këtë zhvillim, Kalaba kërkon kalimin nga subvencionet për hidrocentrale të vogla në tendera publikë për projekte të mëdha të erës dhe solare. Bazë për të gjitha tenderat mund të ishin vlerësime të ndikimit në mjedis, në të cilat të përfshihet edhe popullata lokale. Kalaba thotë se centralet ekzistuese mund të prodhojnë me anë të modernizimeve më shumë energji. Përcjellës më të mirë dhe terminale më të mira mund të ndihmojnë që të kursehet energjia. Për ta bërë më efektiv rrjetin e energjisë në rajon, rrjetet e vendeve të veçanta duhet të lidhen më mirë me njëra-tjetrën. Kjo do të kërkonte prej shteteve besim në shtetet e tyre fqinjë.

Megjithë problemet, ka edhe zhvillime pozitive. Në Maqedoninë e Veriut, në Serbi dhe në Kroaci vitet e fundit janë ngritur parqe me turbina ere, që i plotësojnë të gjitha kërkesat dhe që janë më të vërtetë të qëndrueshme. Zhvillimin më të madh Kalaba megjithatë e sheh tek populli: “Pesë vjet të shkuara në rajon nuk ka folur askush për kthesën energjetike. Tani njerëzit flasin për të. Ky është një përparim madhështor.”

Marrë nga: Deutsche Welle

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni be energjia e ballkanit energjia prej qymyrit janez kopac be energjia e ballkanit energjia prej qymyrit janez kopac

Sondazh

Poll
Bota 16 Prill 2019, 15:50

Shpallen fituesit e çmimeve “Pulitzer”

NEW YORK- Janë shpallur fituesit e çmimeve “Pulitzer”, një nga çmimet më të rëndësishme të gazetarisë në botë. Bëhet e ditur se &ccedi...

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit