Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Politike
Nën ethet e listave/ PD-ja cakton Fitim Zekthi koordinator kombëtar për komunikimin social dhe politik
8 Mars 2021, 21:30Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË– Partia Demokratike ka caktuar Fitim Zekthi si koordinator kombëtar për komunikimin social dhe politik. Dosja.al ka mësuar se ndërkohë që po përpilohen listat dhe pritet që ngamomenti në moment gjithçka të zyrtarizohet, Partia Demokratike po cakton edhe koordinatorët që do të ndjekin procesin e zgjedhjeve apo edhe zhvillimet brenda partisë.
Pikërisht Zekthi është caktuar si koordinator kombëtar për komunikimin social dhe politik. Më herët është caktuar Xhemal Gjunkshi si koordinator për sigurinë dhe Enno Bozdo si koordinator kombëtar për energjinë.
Por çfarë po ndodh sot?
Sot është afati i fundit për partitë politike që të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat e kandidatëve për deputetë. Ndërkohë që PS dhe PD kanë paralajmëruar mbledhje dhe takime gjatë pasdites në selitë respektive, LSI ka ‘mbyllur punë’ me emrat që do të garojnë në 12 qarqe.
Vetë kryetarja Monika Kryemadhi, ka zgjedhur që të jetë në krye të tre qarqeve; Tiranë, Elbasan dhe Fier. Deri më tani Rama ka deklaruar zyrtarisht se do të kandidojë në Vlorë dhe Durrës, ndërsa Basha ka lënë çdo gjë për t’u zbuluar në momentin e fundit. Nga partitë e mëdha priten surpriza, e sidomos nga PS që ka bërë një proces plot tension me hyrje dhe dalje nga lista e garuesve.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryetarja e Partisë Lëviyja Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, me plot bindje ka thënë se opozita e bashkuar, në zgjedhjet e 25 prillit do t...
TIRANË- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, teksa ka folur se përse ka zgjedhur të kandidojë në Elbasan, Fier e Tiranë, ka thënë ndër të tjera se nuk i me...
TIRANË– Zbulohen emrat e kandidatëve për deputetë që kryedemokrati Lulzim Basha do të punojë për të bërë rotacion në zgjedhjet e 25 prillit. Nga Partia Dem...
DURRËS– Dosja.al ka zbardhur emrat e propozuar në mbledhjen e Kryesinë e Partisë Demokratike për të garuar në qarkun e Durrësit. Në krye të listës që...
TIRANË– Kryedemokratike Lulzim Basha, ka vendosur emrin e tij të parin në listën e kandidatëve për deputetë në Tiranë. Siç shihet edhe në listën e s...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka zgjedhur ‘skuadrën’ me të cilën do të kërkojë votat e qytetarëve në qarkun e Korçës. I pari në listë është pik...
VLORË- Janë zbardhur emrat e kandidatëve të Partisë Demoratike që do të kandidojnë në zgjedhjet e 25 prillit, në qarkun e Vlorës.Burime bëjnë me dije se në...
SHQIPËRI- Janë zbardhur emrat e kandidatëve në qarkun, Kukës, Berat, Shkodër dhe Elbasan, që do të kandidojnë për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.Në Kuk...