LIVE UPDATES
Aktualitet

“Nevoja për një opozitë ekstrapartiake”

17 Shkurt 2019, 10:33 Nga DOSJA
“Nevoja për një opozitë ekstrapartiake”

Protesta e opozitës është komentuar gjatë në çdo media, por dhe mes qytetarëve. Të gjithë në këndëvështrimin e asaj që kishin parë, jepnin mendimin e tyre se si duhet të përfundonte ky manifestim.

Bard Camaj në një shkrim në Respublica, duke u nisur nga protesta e djeshme ka hedhur idenë e një opozite ekstrapartiake.

Kjo, me fjalë të kursyera do të ishte karikatura e përshtatshme për opozitën zyrtare, protestën e shumëpritur të ditës së Shtunë, por edhe për politikën në përgjithësi. Një imazh grotesk në fakt, që është e vështirë ta thuash nëse duhet parë me trishtim apo me gëzim. Ndoshta mund ta këqyrësh nga të dyja këndvështrimet njëherësh: me gëzim, ngaqë më në fund po shihet qartë sa pak i frymëzon shqiptarët dhuna, politika tribale, bizantinizmi dhe beteja ekstrainstitucionale, por edhe një psherëtimë trishtimi, po të mendosh që një qeveri që po bëhet gjithnjë e më abuzive nuk ka sot një kundërshtar të denjë.

Partia Demokratike gjendet sot në pikën  më të ulët të trajektores së saj politike. Është e dhimbshme se si një parti që e nisi rrugën e saj si elitë e një shoqërie(se sa prej tyre ishin bashkëfajtorë apo investime hipotekare të vetë regjimit, ky është një diskutim që ha shumë histori), reduktohet në një organizëm pa shtyllë kurrizore të cilit mbështetja e vetme e padiskutueshme që i ka mbetur, i vjen nga ca të vobektë  që e votojnë prej 25 vjetësh në emër të antikomunizmit pa pyetur për hallet e tyre, dhe të dëshpëruarit që u ka vajtur laku në fyt dhe që do të zgjidhnin edhe një pushtim të huaj në vend të kësaj qeverie.

Ka ardhur momenti pra, që opozitarizmi të fillojë ta artikulojë vetveten me një retorikë ekstra dhe përtej  PD. Zullumet e kësaj qeverie, kërkojnë një reagim të fortë, por shpk-ja e Lulzim Bashës, më shumë se një aset beteje, përbën një fosil arkaik, një kufomë politike e pakallur, që i ka zënë rrugën të ardhmes së këtij vendi.

Ne e kemi tashmë një shembull se si një qeveri abuzive mund të vihet para përgjegjësisë. Kushdo që ka arsye për ta ndalur dorën plaçkitëse të këtij pushteti, duhet të organizohet me të ngjashmit e vet, siç bënë studentët, për të kërkuar të drejtën e tyre. Kjo qeveri nuk duhet lejuar të vërë gjumë në sy, por çdo asocim i reagimit qytetar me gërdallën politike të Lulzimit, është që në nisje e diskredituar dhe e dështuar.

Nëse shqiptarët vazhdojnë të qëndrojnë indiferentë ndaj të ardhmes, ata më shumë se sa të shqetësohen për qeverinë që i vjedh, duhet të trazohen nga ideja që Lulzim Basha një ditë fare mirë mund të jetë kryeministër i tyre. Natyra e urren boshllëkun, thonë, paçka se shpesh ajo nuk tregohet efiçiente, duke e mbushur atë boshllëk me mbetje të ricikluara. Kjo është më e keqja që mund ti ndodhë Shqipërisë, deri në momentin që ndërgjegja e këtij vendi të lindë diçka që ta meritojë të quhet opozitë./ Shkrimi i publikuar në ResPublica

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet


Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit