LIVE UPDATES
Politike

Ngërçi në Gjykatën Kushtetuese, PD: Rama po kërkon ta kapë, mbështetim Metën por Vettingun s’e komentojmë

21 Nëntor 2019, 15:38 Nga DOSJA
Ngërçi në Gjykatën Kushtetuese, PD: Rama po kërkon ta

TIRANË– Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese. Në një deklaratë për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi u shpreh se kryeministri Edi Rama ka për qëllim ta ‘kapë’ Kushtetuesen dhe të ketë kontroll politik mbi të.

Bardhi shtoi gjithashtu se ngërçi në Kushtetuese shtyn bërjen funksionale të saj dhe bën që Shqipëria të mbetet peng i këtyre debateve duke mos përmbushur kushtet e vëna nga ndërkombëtarët.

Bardhi theksoi në emër të PD-së se mbështetin Presidentin Ilir Meta në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetutese.

Ndërsa përsa i përket çështjes së z. Besnik Muçi pas vendimit të KPA-së, Partia Demokratike shton se nuk ka komentuar dhe nuk do të komentojë asnjë vendim të vetingut për përjashtim nga sistemi i drejtësisë, me të drejtë ose me të padrejtë.

Deklarata e plotë:

Në përgjigje të interesit të gazetarëve mbi çështjen e Gjykatës Kushtetuese, në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, ka këtë reagim:

Lidhur me debatin për Gjykatën Kushtetuese, rikonfirmojmë qëndrimin se Edi Rama po tenton të kapë e kontrollojë politikisht Gjykatën Kushtetuese. Kjo cënon besimin e qytetarëve tek Reforma në Drejtësi. Kjo është në kundërshtim me qëllimin madhor që kishte dhe duhet të ketë Reforma në Drejtësi, që të shkëpuste drejtësinë nga politika. Kjo bie ndesh me kërkesën e partnerëve tanë ndërkombëtarë për drejtësi të pavarur.

Ne mbështesim plotësisht qëndrimin institucional dhe kushtetutes të Presidentit të Republikës për emërimet në Gjykatën Kushtetutese. Është provuar qartë dhe pa asnjë mëdyshje se Edi Rama kërkonte të vidhte një anëtar që i takonte ta emëronte Presidenti. Edi Rama shkeli Kushtetutën dhe ligjin, jo vetëm duke emëruar njëkohësisht dy anëtarë në Parlament, por mbi të gjitha, duke mos zbatuar kushtin kushtetues dhe ligjor që për çdo vend vakant duhet të kishte jo më pak se 3 kandidatë të vlefshëm. Nëse flasim për vendime në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin, ato janë vendimet e emërimeve që ka bërë Parlamenti në kundërshtim të hapur me nenin 125 të Kushtetutës dhe pikën 5 të nenit 7/c të ligjit të Gjykatës Kushtetuese.

Lidhur me dërgimin e çështjes në Komisionin e Venecias, Partia Demokratike shpreh bindjen se për Shqipërinë dhe qytetarët e saj është me rëndësi themelore vënia në funksionim sa më parë e Gjykatës Kushtetuese.

Duke patur në konsideratë se Komisioni i Venecias nuk jep vendime por opinione, e vetmja pasojë do të ishte vonesa e bërjes funksionale të Gjykatës Kushtetuese dhe hapja e një debati tjetër mbi lexime të kundërta të cfarëdo opinioni të Komisionit të Venecias nga palët.

Shqipëria nuk mund të vazhdojë të mbetet peng i këtyre debateve. Shqiptarët nuk meritojnë të mbeten për muaj të tjerë pa Gjykatë Kushtetuese.

Për këtë arsye, vijimi i këtij debati vetëm sa shtyn bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese, e zvarrit atë dhe pamundëson që Shqipëria të ketë Gjykatën Kushtetuese funksionale deri në fund të vitit.

Sa më gjatë pa Gjykatë Kushtetuese, sa më gjatë me gjyqtarë nën presion, aq më shumë përfiton Rama me vendimet e paligjshme, aq më shumë mbetemi peng në rrugën tonë drejt Bashkimit Europian.

Lidhur me çështjen e z. Besnik Muçi pas vendimit të KPA-së, qëndrimi ynë është se Partia Demokratike nuk ka komentuar dhe nuk do të komentojë asnjë vendim të vetingut për përjashtim nga sistemi i drejtësisë, me të drejtë ose me të padrejtë. Ka një numër vendimesh për përjashtim të cilat, në pamje të parë, të japin perceptimin e një padrejtësie, por detyra jonë nuk është t’i komentojmë ato. Në këto raste, ne nxisim këdo prokuror dhe gjyqtar ta kërkojë të drejtën e tij në institucionet vendase dhe ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, ne kemi denoncuar dhe do të denoncojmë me vendosmëri dhe forcë çdo rast, kur vetingu mban në sistem njerëz të korruptuar dhe të lidhur me krimin, siç është rasti i gjyqtarit Ardian Dvorani. Ai e kaloi vetingun me ndërhyrje politike, edhe pse kishte miliona lekë pasuri të pajustifikuar.

Ngërçi në Gjykatën Kushtetuese është thelluar edhe më tej. KPA e shkarkoi Muçin për problemet me pasurinë si dhe problemet me pastërtinë e figurës, pasi ai u konfirmua më herët në shkallën e parë të vettingut, në KPA e më pas u dekretua nga presidenti Ilir Meta, gjyqtar kushtetues, pa marrë ende vendimin nga Vettingu. Gjykata Kushtetuese tashmë ngelet me 4 anëtarë, ndërkohë që për funksionimin e saj duhen 6.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gazmend bardhi nis ringritja e gjykatës kushtetuese partia demokratike gazmend bardhi nis ringritja e gjykatës kushtetuese partia demokratike

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen