Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
All - General - 1
Aktualitet
Nuk respektuan masat anti-COVID, gjobiten 2 mijë e 673 qytetarë gjatë fundjavës dhe 10 lokale. Pezullohen dhe 63 patenta
15 Shkurt 2021, 14:27Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË– 2 mijë e 673 qytetarë janë ndëshkuar gjatë fundjavës pasi shkelën masat anti-Covid.
Policia e Shtetit njofton se 2263 prej tyre u gjobitën pasi u konstatuan duke lëvizur në rrugë pa maskën mbrojtëse. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me masë administrative 331 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse, si dhe kanë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, 63 drejtues mjetesh që qarkullonin pa autorizimin përkatës pas orës 20:00.
Po ashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, 6 administratorë subjektesh që janë konstatuar duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.
Njoftimi i plotë:
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për monitorimin e zbatimit të masave anticovid.
Gjatë fundjavës janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 2673 shtetas që nuk kanë zbatuar masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19, 2594 prej tyre për mosvendosjen e maskës mbrojtëse.
Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masave anticovid.
Gjatë fundjavës, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 2263 shtetas, për mosvendosjen e maskave mbrojtëse.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me masë administrative 331 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse, si dhe kanë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, 63 drejtues mjetesh që qarkullonin pa autorizimin përkatës pas orës 20:00.
Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, 17 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë dhe janë lënë të lirë.
Janë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, 6 administratorë subjektesh që janë konstatuar duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.
Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 73 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00, pa ndonjë arsye të domosdoshme
Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Skandali mbas skandalit. Ambasada e Ministria e Jashtëme refuzojnë të paraqiten në gjykatën civile në Hagë Hollande ku gjykohej çështja Becc...
LLOGARA-Prej ditës së djeshme Llogaraja është e mbuluar nga bora. Tashmë rruga është e kalueshme nga automjetet.Ndërkohë, bëhet apel për lëvizje të mjeteve me z...
TIRANË– Shefi i imazherisë në urgjencën e QSUT, Maksim Basho, ka bërë një shënim të gjatë për Edvin Priftin, shefin e kardikirurgjisë, i cili është arrestu...
Një ngjarje në kufijtë e të pabesueshmes ndodhi në Tiranë gjatë një shërbimi rutinë të forcave nga komisariati numër 2. Oficerët e policisë që pretendojnë se mb...
TIRANË– Situatë kritike për shkak tëkoronavirusit në vendin tonë. Për shkak të mbushjes së kapaciteteve, spitali Covid 2, do të mbyllë dyert dhe nuk do të ...
TIRANË– Në dinamikën e zhvillimit të hetimeve ka rezultuar se gjatë komunikimeve telefonike të shtetasit R. H., ky i fundit ka kontakte telefonike me...
TIRANË– Emri i mjekut Edvin Prifti duket se ka qarkulluar në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) që prej gushtit të vitit të shkuar. Qendra Sp...
DIBËR- E moshuara që humbi jetën teksa po transportohej për në spitalin Rajonal të Dibër një ditë më parë, mësohet se është nëna e ish deputetit të PD Sali...
TIRANË– Gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha është nxjerrë nga qelia e paraburgimit për t’u marrë në pyetje nga hetuesit e Prokurorisë së Posaçme kun...