LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Nuk u shpall ‘Dëshmor i Atdheut’, sepse konsiderohej bashkëpunëtor i…”/ Historia e panjohur e kapitenit të Zogut!

12 Gusht 2021, 06:22 Nga DOSJA
“Nuk u shpall ‘Dëshmor i Atdheut’, sepse konsiderohej

Publikohet historia e panjohur e Mark Trokthi nga Laçi i Kurbinit, pasardhës i një prej familjeve më të njohura të asaj zone për tradita patriotike dhe fetare, ku i pari i tyre, Imzot Pashko Trokthi, arriti shkallët më të larta të hierarkisë kishtare.

Ai ka shërbyer për shumë vite si Arqipeshkvi i Shkupit dhe figuron i dyti në listën e personaliteteve fetare, të cilët më 29 qershor të vitit 1895, në kishën Katedrale Metropolitane të Shkodrës, firmosën Koncilin e Tretë Shqiptar, nën kryesinë e Imzot Pashko Guerinit.

Karriera e gjatë ushtarake e Mark Trokthit nga viti 1918, kur ai u mobilizua ushtar në Gardën Kombëtare në Tiranë, e deri tek ajo periudhës së Monarkisë së Zogut, ku ai, pasi shërbeu në disa detyra të ndryshme, kryesisht në repartet e Rojës së Kufirit në Shkodër, Kukës, Sarandë, etj., duke arritur të marrë edhe gradën e kapitenit dhe të dekorohej nga Mbreti Zog me “Medaljen e Trimërisë”, në prillin e vitit 1939, u largua nga Shqipëria dhe u vendos si azilant politik në Jugosllavi, pasi kishte kundërshtuar hapur pushtimin italian të vendit.

Refuzimi i ofertës së bërë nga ana e kryeministrit Mustafa Kruja, që kapiten Trokthi të kthehej në Shqipëri dhe të shërbente në Ushtrinë Kombëtare Shqiptare me gradën e kolonelit, gjë e cila u bë shkak që qeveria e asaj kohe të jepte urdhrin për internimin e familjes së tij dhe djegien e shtëpive të familjes Trokthi. Kthimi i Markut në Shqipëri me Abaz Kupin dhe majorin britanik Cripps, në korrikun e vitit 1941 dhe vrasja e tij nga ana e forcave italianë në fshatin Moll-Kuç të Ishmit, ku ai ishte në përbërje të forcave të Abaz Kupit, si dhe peripecitë për shpalljen e tij ‘Dëshmor i Atdheut’, gjatë regjimit komunist, edhe pse ai ishte dëshmori i parë.

Origjina e hershme e familjes Trokthi është nga fshati Mërqinë i zonës së Ishmit që ndodhet në anën perëndimore të Fushë-Krujës, ku edhe sot banon fisi Troksi, nga trungu i së cilës janë shkëputur Trokthi-t, që janë vendosur në Laç të Kurbinit aty rreth vitit 1859.

Pas familjes së Llesh Pjetër Vathit, fisi Trokthi njihet si një nga shtëpitë e para e më të vjetra të Kurbinit, krahinë e cila shtrihet ndërmjet dy lumenjve, Mat dhe Drojë. Trokthi-t njihen më tepër si familje që janë marrë me bujqësi dhe blegtori, por edhe si e lidhur ngushtë me fenë, duke filluar nga Pashko Trokthi, që arriti shkallët më të larta të hierarkisë fetare, deri në Argjipeshkvi i Shkupit, i cili së bashku me vëllanë e tij Hilën, përbëjnë dhe brezin e parë të familjes Trokthi. Sipas disa dokumenteve arkivore që i disponon edhe familja Trokthi në Laç të Kurbinit, veprimtarinë dhe aktivitetin më të madh si patriot e hierark fetar, Imzot Pashku e ka pasur në qytetin e Shkupit, duke e shtrirë atë deri në Prizren e Gjakovë, ku së bashku me mësuesin e atdhetarin e njohur, Mati Logoreci, hapën dhe mbrojtën shkollën e parë shqipe të Prizrenit. Sipas studiuesit nga Shkodra, Gjush Sheldia (“Histori Kishtare”), Imzot Pashko Trokthi figuron i dyti në listën e personaliteteve fetare, të cilët më 29.VI.1895 në kishën Katedrale Metropolitane të Shkodrës, firmosën Konçilin e Tretë shqiptar nën kryesinë e Imzot Pashko Guerinit.

Sipas disa dëshmive të tjera, bëhet e ditur se aty rreth vitit 1898, Arqipeshkvi Trokthi, u thirr në Vatikan dhe aty është diskutuar shumë nga Papati i asaj kohe, që t`i jepej titulli Kardinal, por ajo gjë nuk u arrit të bëhej për arsye se ai vdiq i helmuar në rrethana të paqarta dhe më pas u varros në varrezat fetare të Vatikanit (Kisha e Shën Pjetrit), ku edhe sot prehen eshtrat e tija.

Kush ishte Mark Trokthi?

Pas Imzot Pashkos, një nga emrat më të njohur të familjes Trokthi, të Laçit të Kurbinit, është nipi i tij Mark Jak Trokthi, që njihet ndryshe dhe si kapiten Marka Jaku. Marku u lind në fshatin Laç më 2 prill të vitit 1899 dhe mësimet e para ai i mori në fshatin e tij të lindjes, nën kujdestarinë e famullitarit të Kishës së “Shën Mëhillit” Padër Klement Miraj dhe më pas ai u diplomua në shkollën “Normale” të Elbasanit.

Pas mbarimit të asaj shkolle, ai u kthye në vendlindjen e tij në Laç, ku qëndroi deri në vitin 1918, kur u mobilizua ushtar në Gardën Kombëtare në Tiranë. Gjatë shërbimit në Gardën Kombëtare, për aftësitë dhe prirjet që tregoi, atij i’u akordua grada e rreshterit. Pas lirimit nga ushtria, Marku u kthye pranë familjes në vendlindjen e tij, por dhe aty nuk qëndroi shumë, pasi ai u thirr përsëri, që të shërbente në Ushtri, si oficer i karrierës.

Në vitin 1921 Marku, kreu kursin e oficerëve në Tiranë, i cili zhvillohej nën kujdestarinë e Ministrisë së Luftës së asaj kohe, nga ku mori dhe gradën e Aspirantit. Pas kësaj, ai kreu edhe disa kurse specializimi të shkurtra për oficer, si në Tiranë, ashtu dhe në Itali. Pas përfundimit të këtyre kurseve, ai u emërua komandant i Kompanisë së Mitralierëve në Regjimentin e Gardës Kombëtare në Tiranë, ku u dallua si ushtarak me përgatitje të lartë, gjë e cila bëri që shumë shpejt t`i jepet dhe grada e togerit. Në këtë njësi të specializuar, Marku, shërbeu deri në vitin 1929, kur Ministria e Luftës, vendosi transferimin e tij në kufijtë veriorë të Shqipërisë.

Komandant i Kufirit në Veri dhe dekorohet nga Mbreti Zog

Duke parë përgatitjen e lartë të Markut si ushtarak, në shtatorin e vitit 1929, Ministria e Luftës e caktoi atë që të shkonte me detyrën e komandantit të postës kufitare në Rapsh, të Hanit të Hotit, në Malësinë e Madhe.

Pasi shërbeu për një vit në atë postë kufitare, në vitin 1930 Markun e transferuan përsëri, duke e dërguar në kufirin Jugor të Shqipërisë, në Konispol të Sarandës, ku ai qëndroi deri në vitin 1933.

Arsyet e këtij transferimi, ishte kontrabanda e cigareve që kryej në atë zonë kufitare dhe Marku u dërgua aty, si një ushtarak me figurë të pastër morale dhe i pa korruptuar. Pasi shërbeu për disa muaj aty duke e ndaluar kontrabandën, po në atë vit, me urdhër të Komandantit të Përgjithshëm, gjeneral Xhemal Aranitasit dhe firmën e Mbretit Zog, Toger Marka Jaku u transferua përsëri për në Vermosh, në Qafën e Bordolecit, ku shërbeu po si komandant poste, deri në vitin 1934, ku u transferua përsëri për në Morinë të Kukësit dhe më pas për në Borje të Shishtavecit. Pas gjithë këtyre transferime, ku ai dërgohej nga ana e Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë, për të stabilizuar situatat e paqëndrueshme në kufijtë veriorë të Shqipërisë, në vitin 1937, Marku u transferua përsëri në Vermosh të Malësisë së Madhe. Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në kryerjen me përgjegjësi të detyrave të ngarkuara në mbrojtje të kufijve shtetërorë, me propozimin e gjeneral Xhemal Aranitasit, Mbreti Zog e dekoroi toger Mark Trokthin, me ‘Urdhrin e Lartë të Trimërisë’ dhe menjëherë pas kësaj, i’u dha dhe grada e kapitenit, duke marrë përgëzime personalisht nga Mbreti Zog, i cili e emëroi si komandant të Kavalerisë, pranë Gardës Mbretërore në Tiranë. Gjatë periudhës që Marku shërbeu si ushtarak i Monarkisë, ai gëzonte një autoritet të madh në të gjithë zonën e Kurbinit, pasi falë gjendjes së kënaqshme ekonomike që kishte, ai bënte herë pas here bamirësi të ndryshme, në shtëpitë e varfra të asaj zone.

Më 7 prill ‘39, bën thirrje për rezistencë

Në pranverën e vitit 1939, duke parë situatën e vështirë që po i afrohej vendit, kapiten Trokthi u transferua përsëri nga Tirana, për në kufirin verior në Bajzë të Kastratit të Malësisë së Madhe, ku e gjeti dhe 7 prilli i ’39-ës, ku Italia fashiste e Benito Musolinit ndërmorri agresionin ushtarak ndaj Shqipërisë.

Në këtë kohë, kapiten Trokthi i’u bëri thirrje të gjithë popullsisë së zonës kufitare të cilën ai e mbulonte ushtarakisht, që të organizoheshin për t’iu bërë rezistencë të armatosur forcave italiane. Në këtë thirrje, Marku gjeti dhe mbështetjen e përkrahjen e oficerit reservist, (kreshnik) Prek Calit, si dhe të oficerit madhor, major Llesh Marashit. Mbas 7 prillit të vitit 1939, duke e ditur se fashistët italianë do të merrnin masa karshi tij për ta burgosur, ai u largua për në Jugosllavi, së bashku me shumë nga ushtarakët e lartë të Mbretërisë Shqiptare dhe personalitetet e tjerë që udhëhoqën kundërshtuan hapur pushtimin e vendit apo organizuan rezistencën ndaj trupave italiane, si: major Abaz Kupi, major Spiro Mojsiu, Padër Lek Luli etj.

Në qytetin Valjevo të Jugosllavisë ku u vendosën shumë nga ushtarakët e lartë të Mbretërisë Shqiptare, edhe kapiten Mark Trokthi u trajtua si emigrant politik nga ana e qeverisë mbretërore të asaj kohe. Por gjatë asaj periudhe të qëndrimit në Jugosllavi, Marku më shumë u strehua në shtëpitë e miqve të xhaxhait tij, Dom Pashko Trokthit, në Prizren dhe Malësinë e Gjakovës.

Gjatë viteve 1939 – 1941 që Marku ishte në Jugosllavi, ai pati oferta të ndryshme deri nga kryeministri Mustafa Merlika Kruja, i cili i bëri thirrje disa herë për të ardhur në Shqipëri dhe për të marrë detyra të larta ushtarake në shërbim të asaj qeverie. Asaj thirrje i’u përgjigjën shumë nga ushtarakët e Monarkisë, të cilët u kthyen në atdhe për të marrë detyrat që iu ngarkuan, ndërsa Marku e refuzoi në mënyrë kategorike atë gjë. Për herë të fundit, kryeministri Merlika i dërgoi Markut vjehrrin e tij, Lazër Gjokën nga Miloti, (i cili në 1912-ën, ishte bashkë me Gjin Pjetër Previzin kur ngritën flamurin në Milot), duke i premtuar atij se: po të kthehej në Shqipëri, do t’i jepte gradën e kolonelit dhe poste të larta drejtuese në Ushtrinë Kombëtare. Pas kësaj oferte Marku, i’u përgjigj kryeministrit Merlika me anë të një letre, ku ndër të tjera i shkruante: “Për kërkesën që më keni dërguar ju falenderoj.

Në Shqipëri do të kthehem po të jem gjallë, bashkë me shokët e mi, kur Shqipëria të jetë e gjitha shqiptare dhe pa pushtues e shërbëtorë të tyre. Këtë gjë do ta bëj jo për ofiqet dhe detyrat e larta që më premtoni ju në qeverinë tuaj, por për një Shqipëri të shqiptarëve”. Pas kësaj përgjigje, qeveria e Mustafa Krujës vendosi që t’i digjte shtëpinë Markut në fshatin Laç të Kurbinit dhe t’i internonte të gjithë familjen. Pasi e gjithë familja e madhe Trokthi qëndruan për tre ditë jashtë shtëpisë, djegia e saj nuk u bë e mundur, në saj të ndërhyrjes së Padër Klement Miraj, i cili shkoi vetë personalisht pranë ministrit të Punëve të Brendshme, Kol Bibë Mirakaj, duke i bëri atij të ditur, aktivitetin e madh patriotik të Imzot Pashko Trokthit. Pas kësaj, ministri Miraka pezulloi dhe vendimin e internimit të familjes Trokthi.

Kthimi i Markut në Shqipëri në 1941-in me major Abaz Kupin

Pas afro dy vjetësh qëndrimi në Jugosllavi, si emigrant politik, në korrikun e vitit 1941, kapiten Mark Trokthi u kthye ilegalisht në Shqipëri, duke përshkruar itinerarin: Dibër, Mat, Daul, Vinjoll, Luga-Paq dhe u vendos në Larushk të Fushë-Krujës, i strehuar nga familja Vathi.

Kthimi i tij në Shqipëri konfirmohet edhe nga një dokument i Ministrisë së Punëve të Brendshme të asaj kohe, e cila atë gjë ja bën të ditur kryeministrit shqiptar, ku midis të tjerash thuhet: “Ju njoftojmë se major Abaz Kupi, Isuf Selmani dhe kapiten Mark Trokthi, të shoqëruar nga koloneli anglez Cripps, janë kthyer në Shqipëri”. (AQSH f.552/2 D.171. Viti 1941). Pas disa muajsh nga kthimi i tij në Shqipëri, kapiten Trokthi u vendos pranë mikut tij të vjetër major Kupit, i cili asokohe kishte nën komandë afër 800 forca të armatosura, të përqendruara në fshatrat e Krujës dhe Tiranës.

Marku u inkuadrua përnjëherë në formacionet ushtarake të Abaz Kupit dhe si rezultat i kësaj, qeveria e Mustafa Merlikës e shpalli atë person në kërkim, për aktivitetin e tij antifashist, gjë e cila e kishte zanafillën që nga 7 prilli i vitit 1939, kur ai kundërshtoi hapur pushtimin duke bërë thirrje për rezistencë të armatosur ndaj trupave pushtuese italiane.

Vrasja e Markut dhe shokëve të tij nga italianët në Ishëm

Në këtë kuadër dhe në bazë të vendimit të qeverisë e cila i’u ngarkua Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 6 prill të vitit 1942, forcat italiane pasi kishin diktuar më parë shtëpitë dhe fshatrat ku strehohej ai, organizuan një operacion, nga ku u bë e mundur rrethimi i tij, në fshatin Moll-Kuç të Ishmit.

Pasi u njoftuan se ishin të rrethuar nga vrojtuesi që kishin lënë jashtë shtëpisë, kapiten Mark Trokthi që ishte dhe i pari i atij grupi të vogël në përbërje të forcave të Abaz Kupit, i’u bëri thirrje njerëzve që kishte nën komandë, që të largoheshin menjëherë prej andej, në mënyrë që i zoti i shtëpisë të mos kishte konsekuenca nga autoritetet italiane. Marku doli i pari nga shtëpia ku ishin strehuar dhe në momentin kur ishin duke kaluar në urën e telit (pasarelën) mbi lumin Ishëm, ata u gjendën përnjëherë nën breshërinë e zjarrit të forcave italiane, që kishin bërë rrethimin e plotë.

Në këtë përpjekje fare të shkurtër, Marku mbeti i vrarë i pari dhe më pas plumbat kapën dhe dy shokët e tij Xhemal Dervishin, e Hajdar Metën. Më pas, forcat italianët kapën të gjallë dhe katër shokë të tjerë të Markut, të cilët më pas i nxorën para gjyqit ushtarak dhe pasi i dënuan me vdekje, i varën në mes të Krujës. Pas vrasjes së tyre, sipas urdhërit nga Tirana, të tre kufomat i ngarkuan në një qerre dhe i ekspozuan për tre ditë në Kalanë e Krujës. Të katërtin që u kap i gjallë, Xhemal Danin (nga Picrraka e Krujës), italianët e dërguan në Itali, ku e ekzekutuan me varje në litar. Nga disa dëshmi të ndryshme, thuhet se kur major Abaz Kupit i vajti lajmi i vrasjes së kapiten Mark Trokthit dhe dy shokëve të tij, ai u shpreh: “Më mirë të më ishte vrarë njeri nga djemtë e mi, se sa Mark Trokthi”.

Konsekuencat e familjes Trokthi, pas vrasjes së Markut

Sipas dëshmive të nipit të tij, majorit në pension, Preng Trokthi, (ish-ushtarak i lartë i Ministrisë së Punëve të Brendshme me shërbim në Gardën e Republikës), edhe pse kapiten Mark Trokthi, u vra nga forcat italiane për aktivitetin e tij antifashist, pas mbarimit të Luftës, në vitet e regjimit komunist të Enver Hoxhës, aimark trokthi-mbreti-zogr i Abaz Kupit dhe emri i tij nuk përmendej asnjëherë as në shtyp dhe as në aktivitete të ndryshme përkujtimore. Përkundër kësaj, familja e tij në Laç, shikohej me sy tjetër dhe ajo pati konsekuenca herë pas here, deri aty sa pushteti vendor, kërkonte që t’i shpallte ata si kulakë, për shkak dhe pronave e tokave të shumta që zotëronte fisi Trokthi, një pjesë e të cilave ishin blerë nga Marku, gjatë viteve kur ai shërbente në Gardën Mbretërore.

Me gjithë insistimin e vazhdueshëm të Moll Bajramit nga Zheja, njërit prej eksponentëve komunistë më në zë të pushtetit vendor të zonës së Kurbinit (të cilin Marku në vitet e fundit të Monarkisë e kishte mbajtur pranë si adjutant të tij), nuk u bë e mundur shpallja e Mark Trokthit, si ‘Dëshmor i Atdheut’, pasi autoritetet partiake të Krujës, përmendnin thënien e Abaz Kupit, “Më mirë të më ishte vrarë njeri nga djemtë se Mark Trokthi”. Shumë vonë, aty nga fundi i viteve ’60-të, nisur edhe nga fakti se Laçi i Kurbinit dhe e gjithë ajo zonë (ku përfshihej Laçi, Shullazi, Selita, Gjormi, Mamurrasi, Gorreja, Gurëzi, Fush-Kuqja etj.), nuk kishin asnjë ‘Dëshmor të Atdheut’ dhe asnjë lapidar ku organet partiake e shtetërore të bënin homazhe dhe të vendosnin kurora me lule me rastin e 5 Majit, u bë e mundur që Mark Trokthit, një nga të parët që kishte luftuar dhe ishte vrarë nga italianët t’i jepej titulli “Dëshmor i Atdheut”.

Po në atë kohë, me emrin e tij u pagëzua shkolla 8-vjeçare e qytetit të Laçit dhe disa vjet më vonë u ngrit dhe një lapidar me emrin e tij. Në këtë kuadër, biografia e fisit Trokthi u rregullua disi dhe rrugën e kapiten Mark Trokthit si ushtarak, e ndoqën edhe dy nipat e tij, Preng Trokthi, (pas viteve ’90-të ishte me gradën e majorit) dhe Leonard Trokthi, që shërbeu në radhët e reparteve të Ministrisë së Mbrojtjes, duke arritur deri gradën e nënkolonelit. /Memorie.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

dikur dikur dashnor kaloci mark trokthi dashnor kaloci mark trokthi

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 12 Gusht 2021, 05:47

TIRANË– Festivali i Birrës në Korçë organizuar nga Bashkia do të mbahet me datat 18-22 gusht, ku përveç emrave shqiptarë do ketë edhe nga ata...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje