Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Qeveria shqiptare po përballet me vështirësi në rritje për të financuar të gjithë deficitin e parashikuar në tregun e brendshëm financiar.
Këto vështirësi u vërejtën qartë këtë javë edhe në ankandin e obligacioneve në monedhën euro. Ministria e Financave kishte nxjerrë në shitje obligacione dyvjeçare në vlerën e 100 milionë eurove, që do të rifinanconin instrumentet me të njëjtin maturitet që ishin emetuar në prill 2020.
Por, nga 100 milionë euro obligacione të ofruara, në ankand u paraqitën gjithsej kërkesa për rreth 79 milionë euro. Prej tyre, Ministria e Financave pranoi kërkesa deri në vlerën e 69 milionë eurove, ndërsa një kërkesë në vlerë të lartë e paraqitur në ankand (me vlerë rreth 10 milionë euro) nuk u pranua, me sa duket, për shkak të interesit të lartë të kërkuar. Përfundimisht, kuponi i obligacionit rezultoi në nivelin 2.2%, në rritje të ndjeshme nga niveli prej 1.96% i ankandit të dy viteve më parë.
Ankandi i obligacioneve dyvjeçare në euro konfirmon kushtet më të shtrënguara me të cilat po përballet qeveria shqiptare në tregun e brendshëm financiar. Dy vjet më parë, përkundrejt një shume shpallur për financim prej 100 milionë eurosh, në ankand u paraqitën kërkesa totale në vlerën e 160 milionë euro. Ndërkohë, në ankandin e kësaj jave kërkesat totale nuk arritën as gjysmën e atyre të prillit 2020.
Ndikimin kryesor besohet se ka dhënë një pjesëmarrje shumë më e ulët e bankave, që janë edhe financuesit kryesorë të borxhit të brendshëm të qeverisë shqiptare. Megjithëse Banka e Shqipërisë mori disa masa lehtësuese, duke e njohur edhe këtë investim në obligacione me peshë rreziku zero (nga norma standarde 100%) për efekt të llogaritjes së majftueshmërisë së kapitalit, kjo nuk ka mjaftuar për të garantuar një sukses të plotë ankandit.
Që prej fillimit të muajit mars, qeveria nuk po arrin dot të sigurojë të plota shumat e parashikuara për financim në ankandet e bonove dhe obligacione, ndërsa paralelisht, yield-et po shënojnë rritje të ndjeshme. Ekspertët e tregut financiar e shpjegojnë uljen e pjesëmarrjes në ankandet e titujve qeveritarë me momentin e zhvendosjes drejt normave më të larta të interesit.
Pritshmëritë që normat e interesit të vazhdojnë më tej rritjen duket se kanë bërë që shumë investitorë të qëndrojnë në pozita pritëse, sidomos për instrumentet më afatgjata, në pritje të rritjes së mëtejshme të normave. Këto pritshmëritë u forcuan më shumë pas vendimit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, që më datë 23 mars vendosi të rrisë normën bazë për herë të parë pas 10 vjetësh. Analistët besojnë se një hap të tillë do ta ndërmarrë së shpejti edhe Banka Qendrore Europiane dhe kjo ka krijuar pritshmëri të qarta për rritje të normave të interesit edhe për instrumentet financiare në euro.
Për tremujorin e dytë të vitit, huamarrja e qeverisë shqiptare në tregun e brendshëm financiar planifikohet të ketë vlerën e 96.8 miliardë lekëve, në rritje me afërsisht 8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Megjithatë, duke parë tendencën e javëve të fundit, financimi i plotë i huamarrjes duket se do të jetë i vështirë: kjo mund ta vendosë qeverinë përballë nevojës për të rishikuar nivelin e deficitit buxhetor ose për të kërkuar rrugë alternative për financimin e tij./MONITOR
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Bllokohen shitjet e importuesve të vajit të lulediellit për furnizimet e reja.Bordi i transparencës të çmimeve të shportës për këtë javë mbajti të pandry...
Enti Rregullator i Energjisë miratoi këtë të mërkurë çmimet për biznesin në tregun e lirë, të cilat furnizohen nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit. Tari...
Instituti i Statistikave ka theksuar se në 1 tetor të këtij viti do të nisë zyrtarisht Censi i Popullsisë, për të cilin gjatë vitit 2021 u zhvilluan hallkat e n...
Më pak se një e treta e shqiptarëve zotërojnë njohuritë minimale të nevojshme financiare. Një studim nga specialistja e Departamentit të kërkimeve në Bankës e S...
Zbardhet projektvendimi për skemën e shpërndarjes të subvencionimit të naftës në sektorin e transportit.Drafti i ministrisë të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe...
Bordi i transparencës për çmimet e shportës ka mbajtur të pandryshuar çmimin e tregtimit të vajit të lulediellit. Në mbledhjen e zhvilluar për kët...
Ish-kabinat e plazhit të Golemit do të prishen me vendim të Këshillit Bashkiak të Kavajës. Vendimi është marrë pasi këto objekte sipas akt-ekspertizës së Instit...
Në muajin shkurt 2022, në Shqipëri qarkullonin 363.2 mld lekë ose rreth 3 mld euro, para të thata.Sipas Bankës së Shqipërisë ky është niveli më i lartë në dy de...
Banka Botërore, në raportin e fundit për Europën Qendrore dhe Azinë ”Lufta në Rajon” është shprehur e ashpër lidhur me nivelin e lartë të borxhin të Shqipërisë ...
Blegtoria, dega kryesore e bujqësisë është në një trend rënie të shpejtë të numrit të krerëve, që po nxitet nga pakësimi i popullsisë në zonat rurale, rënia e p...