LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Padurim që të rihapeshim’; klientët zënë rradhën në berberë dhe parukeri

11 Maj 2020, 15:28 Nga DOSJA
‘Padurim që të rihapeshim’; klientët zënë

TIRANË- Me maska kirurgjikale mbi buzë dhe hundë dhe sy të mbuluara nga maska plastike, doreza në duar dhe përparëse të gjata të bardha, si dhe dezinfektantë të shpërndarë në çdo tavolinë, sallonet e bukurisë dhe të estetikës në Tiranë të hënën ngjasonin më shumë me një klinikë mjekësore. Prej mëngjesit të 11 majit qeveria ka lehtësuar disa nga masat shtrënguese të distancimit social duke lejuar hapjen e disa bizneseve – përfshirë parukeritë dhe berberët. Gjithsesi kjo hapje ka ardhur kundrejt ndjekjes së një protokolli strikt që përmban masa për organizimin e shërbimit në kushte të reja që sigurojnë mbrojtje nga përhapja e COVID-19 dhe dizenfektimin të ambientit dhe të mjeteve të punës.

“Prenotimet kanë filluar qëkur u mbyllëm,” shprehet Mira, pronarja e një parukerie me 5 punonjëse. “Klientët e mia kanë prenotuar orare prej kohësh, duke pritur me padurim që të rihapeshim,” shtoi ajo, duke nënvizuar se disa nga kërkesat i është dashur t’i refuzojë “pasi nuk kam mundësi t’i mbuloj të gjitha.” Mira tregon se edhe me numrin e madh të punonjëseve që ka në biznesin e saj, fluksi i klientelës pas mbylljes prej 3 muajsh është i vështirë të përballohet.

“Unë nuk i hoqa punonjëset e mia, edhe pse nuk kemi nxjerrë fitime që prej 3 muajsh,” tha ajo. “Ndryshe nga shumë biznese të tjera, unë e mbajta stafin tim gjatë këtyre muajve”, shtoi Mira, me një dozë krenarie dhe shpresë për të ardhmen e biznesit të saj. Programi i hapjes graduale  të vendit, ka rihapur të hënën përveç parukerive dhe berberëve, edhe klinikat dentare dhe qendrat e mëdha tregtare.  Protokolli i masave mbrojtëse ka qenë rigoroz për këto biznese, duke i kufizuar kështu për t’i shërbyer klientëve me kapacitet të plotë.

Rregullat që duhen ndjekur për parandalimin e COVID-19 përfshijnë kufizimin e orarit të punës deri në orën 17.00, përdorimin e dezinfektantëve për ambientet dhe veglat e punës para çdo përdorimi, mbajtjen e maskave/dorezave/përparëseve gjatë gjithë kohës së shërbimit, ruatjen e distancës prej 2 metrash nga klienti tjetër, ndalimin e grumbullimit të klientelëve për të pritur brenda sallonit, pajisjen me qese plastike njëpërdorimshe të këpucëve , si edhe sterilizimi i pajisjeve metalike në autoklava për dentistët.

Mbyllja prej gati 3 muajsh ka krijuar  një pakënaqësi tek klientela, sidomos tek gratë dhe vajzat që nuk kanë mundur të mirëmbajnë flokët apo trupin. “Ku rrimë dot ne pa bërë thonjtë dhe flokët…mezi kemi pritur të hapen”, thotë një kliente e cila pas 3 muajsh ishte duke trajtuar thonjtë e saj me xhel të hënën dhe shtoi se ana estetike ka të bëjë shumë me vetëvlerësimin tek gratë dhe vajzat.

Nga ana tjetër, meshkujt duken se gjithashtu kanë pritur me padurim hapjen e berberëve, por ndryshe nga gratë ato nuk preferojnë të prenotojnë, por të paraqiten drejtpërdrejtë e presin radhën jashtë dyerve të dyqanit. Berberët  shprehen se në këto ditë ku fluksi i punës pritet të shtohet ndjeshëm, të paktën për dy javë do të funksionojnë me mentalitetin “fiton më i shkathëti”, pasi meshkujt nuk kanë durimin apo nuk janë mësuar të lënë orare tek berberi.

Jurgeni, një djalë i ri që zotëron një salon meshkujsh pranë rrugës së Durrësit, shprehet se deri para pandemisë ai funskiononte me orare, por tashmë kjo është e pamundur për shkak të fluksit të madh të klientëve që vijnë dhe janë të gatshëm të presin radhën. “Tani e kam pothuajse të pamundur të funksionoj me orare,” shprehet ai, ndërsa në derën e dyqanit shfaqen vazhdimisht klientë të cilët kërkojnë që të jenë të radhës për të prerë flokët apo për të shkurtuar mjekrën.

“Besoj se deri nga fundi i muajit do jemi në të njëjtën situatë, deri sa të qetësohet gjendja dhe të zgjatet dhe fasha orare, pasi tani lejohemi të punojmë deri në orën 17.00,” shpjegoi Jurgeni. Një tjetër berber pranë rrugës Asim Vokshi, shprehet gjithashtu se shumica e klientëve vijnë dhe presin jashtë, .. “Klientët e mi filluan prenotimet vetëm disa ditë pasi doli ligji për t’u rihapur, pra rreth 4-5 ditë më përpara”, tha ai, ndërsa shtoi se rihapja nuk është e lehtë, pasi gjatë gjithë kohës është duke dezinfektuar mjetet e tij të punës.

Nga ana tjetër, për parukeritë e vogla të grave, protokolli lejon vetëm prezencën e një punonjësi, gjë kjo që i ka shtuar ngarkesën këtyre bizneseve, të cilat më parë operonin dhe me asistentë. Zamira Muhadri, pronarja e një parukerie me të njëjtin emër në qendër të Tiranës, thotë se deri para pandemisë edhe me ndihmën e asistentes së saj ajo kishte fluks të mjaftueshëm që shpeshherë e detyronte të punonte dhe jashtë orarit, ndërsa tani që fluksi pritet të shtohet akoma më shumë, ndërkohë  asaj i duhet të jetë e vetme në punë dhe kjo do e bëjë akoma më të lodhshme. “Për shkak të sipërfaqes së vogël të dyqanit , protokolli ma ndalon të mbaj edhe person tjetër për të punuar, prandaj tani e kam dhe më të lodhshme për të përballuar të gjithë punën vetëm,” tha Zamira.

“Që ditën e sotme më janë zënë të gjitha oraret deri për  të shtunën në darkë”, shtoi ajo, duke theksuar se shpreson që fasha orare në ditët në vazhdim të zgjatet deri në orën 21.00, e kështu të ketë mundësi të shtrijë më tej prenotimet e klienteve të saj.

Ngjashëm, pronarja e “Smiling Nails” – studio për estetikën e thonjve, thotë se nëse puna vazhdon me kushtet e tanishme, deri në fund të muajit ajo do detyrohet të punësojë një ndihmëse, pasi ngarkesa është e madhe. “Gjithmonë kam punuar vetëm pasi e kam pasur të lehtë ta menaxhoj me orare” , tha sipërmarrësja e vetëpunësuar. “Por nëse kërkesa do vazhdojë të jetë kaq e lartë do më duhet patjetër ndihmë, pasi klientet që presin shërbim janë grumbulluar tashmë gjatë gjithë kësaj kohe dhe nuk presin dot”, përfundoi ajo.

(Marrë nga Reporter.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hapja e berbereve hapja e parukerive masat kunder covid 19 masat lehtesuese hapja e berbereve hapja e parukerive masat kunder covid 19 masat lehtesuese


Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen