“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Paratë e muxhahedinëve!48 transferta mbi 1 mln€ u hetuan për fshehje të të ardhurave
30 Janar 2022, 18:35Nga DOSJA
Donacionet për muxhahedinët që erdhën në Shqipëri në vitin 2013 kanë qenë nën investigimin e policisë dhe të prokurorisë, që në përfundim të hetimeve konfirmoi se nuk ka vepër penale as të pastrimit të parave dhe as të fshehjes së të ardhurave.
Vendimi i pushimit u la në fuqi edhe nga gjykata e Tiranës.
Sipas dosjes që konsiderohet e mbyllur, duke hequr çdo dilemë për të ardhurat e muxhahedinëve, dëshmitari Jwka Reza shpjegon se si në Shqipëri u hapën dy shoqëri që u përdoren si ombrellë që mos të ekspozonin dhuruesit, pasi atyre ju rrezikohet jeta nga regjimi iranian. Kompanitë tregtare që janë regjistruar në organin tatimor nuk kanë kryer asnjë aktivitet, shton dëshmitari, por me sugjerimin e autoriteteve shqiptare u kërkua që transferimi i fondeve të mos kryhej drejtpërdrejt. Identiteti i donatorëve është i fshehtë shpjegon më tej Reza për shkak të rrezikut nga persekutimi dhe përfituesit e fondeve i përdoren të ardhurat për shpenzime dhe për ndërtimin e kampit në Manzë.
Alerti u dha në vitin 2019 nga tatimet që e referuan çështjen në prokurori. Në total, autoritetet shqiptare verifikuan 48 transfertat në vlerën e mbi 1 milionë eurove dhe dolën në përfundimin se nuk ka vepër penale. Madje, sipas prokurores Anisa Qilimi që pushoi hetimet, aktiviteti i shoqatës FAFA është i fokusuar për të mbështetur anëtarët e MEK në Shqipëri që janë refugjatët iranianë të kampit Ashraf .
Gjithashtu, shton prokurorja Qilimi, komuniteti iranian gëzon mbrojtje të veçantë dhe çdo veprim ose çështje sigurie, kryhet nën kujdesin e SHBA-së , Kombeve të Bashkuara dhe UNHCR. Për sa më sipër, mbyll prokuroria, shoqëria në fjale i ka përcjellë donacionet për ndihme ligjore, financiare , shpenzime jetike te refugjatëve iranianë në Shqipëri.
Marrë nga Top Channel
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
ELBASAN– Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-Matalurgji, ku katër automjete janë përplasur njëri pas tjetrit, por fatmirësish...
TIRANË– Shkodra ende nuk ka një kandidat pasi votimi nuk ka përfunduar, por Partia Demokratike ka nxituar që të distancohet nga zgjedhjet e zhvilluar...
Marrëveshja për Asociacionin duhet të zbatohet. Askush me mendje të shëndoshë nuk do “Republika Srpska” në Kosovë. Serbia ka të drejtë t’i japë propozimet e saj...
FIER- Një 36-vjeçar i cili ishte shpallur i zhdukur 22 ditë më parë në Fier, është gjetur sot i pajetë në një shtëpi të braktisur. I riu, i identifikuar ...
TIRANË– 5 viktima janë shënuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë nd...
GJIROKASTËR- Dyertë e selisë së Partisë Demokratike në Gjirokastër janë shqyer me shkelma. Mësohet se pas këtij veprimi kreu aktual i PD-së në Gjirokastër ...