LIVE UPDATES
Politike

“Parkimet dysh të luftohen si virus”/ Lleshaj: Ndryshimet në Kodin Rrugor brenda pak javësh në Kuvend!

21 Tetor 2020, 08:26 Nga DOSJA
“Parkimet dysh të luftohen si virus”/ Lleshaj: Ndryshimet

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj zhvilloi ditën e sotme një takim me drejtuesit e  Policisë Rrugore, në kuadër të zbatimit të masave për rritjen e sigurisë në rrugë. Në njoftimin e shpërndarë, Policia bën me dije se brenda pak javësh, në Kuvend pritet të shkojë paketa me ndryshime në Kodin Rrugor, e cila parashikon ashpërsimin e masave për një sërë shkeljesh.

Ministri Lleshaj, gjatë fjalës së tij, u kërkoi drejtuesve qendrorë dhe vendorë të Policisë Rrugore, të fokusohen në punën e tyre në disa drejtime të rëndësishme, nën moton “Vizion zero”, që synon zero viktima deri në vitin 2050. Lleshaj theksoi se edhe parkimet dysh duhet të luftohen si virus.

Fjala e Sandër Lleshajt: 

“Në qoftë se do t’u referohemi treguesve krahasimorë për vitin 2020 dhe të njëjtës periudhë të vitit 2019, konstatojmë se kanë ndodhur 985 aksidente rrugore, me 141 të vrarë, 143 të plagosur rëndë dhe 988 të plagosur lehtë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 kemi, më konkretisht 233 aksidente rrugore më pak, ose -18 % më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar; 19 të vrarë më pak, ose -12 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar; 64 të plagosur rëndë më pak, ose -33%, dhe 324 të plagosur lehtë, më pak, ose -26%. 

Pra, nëse do t’i kthejmë në përqindje krahasimin e pasojave që kanë ardhur nga aksidentet, është siç e përmenda më lart. Duke analizuar numrin e aksidenteve sipas kategorive të rrugëve ku kanë ndodhur këto aksidente, rezulton për në 9-mujorin e vitit 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, – pavarësisht se në material unë përmenda 9-mujor, por është normalisht deri ditën e djeshme, – ka një ulje në të gjitha kategoritë rrugore për numrin e aksidenteve. Theksojmë se zbatimi i planit të operacioneve, kombinimi dhe kryerja e fushatave sensibilizuese në rrjetet sociale, ka ndikuar ndjeshëm në uljen e numrit të aksidenteve dhe pasojave të tyre që lildhen me shpejtësinë tej normave të lejuara, mospërdorimin e rripit të sigurimit dhe kaskave mbrojtëse, përdorimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit, përdorimi i telefonave celularë gjatë drejtimit të mjeteve dhe pjesëmarrja e biçiklistëve në aksidente. Veç gërshetimit të promocionit që ne kemi bërë në rrjetet sociale, në uljen e numrit të aksidenteve ka ndikuar edhe aplikimi i Tispol-it, i cili është zhvilluar pothuaj në të njëjtën kohë dhe me të njëjtin program në të gjithë vendin, bazuar në një program të hartuar nga departamenti i sigurisë dhe Drejtoria e Policisë Rrugore, për shkelje të veçanta, të cilat janë edhe burim kryesor i aksidenteve me pasoja, qoftë fatale në humbjen e jetëve të njerëzve, por qoftë edhe në dëmet materiale”, tha Veliu.

“Në fillim të këtij viti kemi deklaruar që viti 2020 është një vit i rëndësishëm, i cili është quajtur edhe Viti i Sigurisë Rrugore, me objektivin e intensifikimit të përpjekjes për të ulur në mënyrë të ndjeshme numrin e aksidenteve dhe të pasojave të tyre. Për fat të mirë, duhet thënë që treguesit për këtë vit janë pozitivë për një sërë arsyesh, ku sigurisht puna e mirë e Policisë është njëra nga arsyet. Ne kemi ende një koeficient të lartë humbjeje të jetës njerëzore në raport me vendet e BE. Sigurisht BE është zona më e sigurt në botë sa i përket sigurisë rrugore, se ka standardet më të larta në këtë fushë. Por në raport me BE në këtë fushë ne jemi prapa dhe këtu duhet ta masim veten.

Në strategjinë europiane për sigurinë e rrugëve, do të shihni se ajo ka 8 indikatorë.

I pari, merret me shpejtësinë. Mat se sa është përqindja e mjeteve që nuk respektojnë limitet e shpejtësisë dhe e ndjek këtë tregues. Ky është një tregues që duhet ndjekur, çfarë tendence ka ky tregues. Po rritet numri i atyre që e tejkalojnë apo po ulet? Si e masim këtë? Patjetër që na duhen instrumente për ta matur, na duhen mjete, na duhet teknikë, radarë, trajnime e shumë gjëra por është një tregues që ne duhet ta ndjekim për të parë se si shkon ky tregues. Shqiptarët, po tentojnë ta respektojnë, apo të mos e respektojnë limitin e shpejtësisë.

Një tregues tjetër, i dyti në listë, është përdorimi i rripit të sigurimit dhe i sistemeve të sigurimit për fëmijët. Është po ashtu një ndër kontribuesit kryesorë; mosmbajtja e këtyre sistemeve të sigurimit, për të rritur apo fëmijë, është një ndër shkaqet dhe faktorët kryesorë në rritjen e fataliteteve dhe të pasojave. Sa i përket fëmijëve, neglizhencat janë alarmante, shkeljet janë masive, papërgjegjshmëria është e rëndë. Ende nuk kemi arritur të përcjellim këtë mesazh fort te qytetarët e këtij vendi. Jeta e fëmijëve ka vlerë më shumë sesa jeta jonë. Fëmijët duhen ruajtur me përparësi dhe vendosja e sistemeve të sigurisë për fëmijët, në të gjithë llojet e automjeteve, është detyrim ligjor, dhe nuk duhet lejuar kurrsesi abuzimi këtu. Toleranca këtu është me pasoja vrastare.

Çështje tjetër e rëndësishme – dhe ky është KPI3 në Strategjinë Europiane – është ai që ka të bëjë me masat mbrojtëse për çiklistët dhe motoçiklistët. Mungesa e mjeteve mbrojtëse për çiklistët dhe motoçiklistët është burim i madh fataliteteve dhe i aksidenteve të tjera. Tani nuk dua t’ju them se si është kjo gjendje në Shqipëri, e dini më mirë se unë, sepse i shihni përditë sesi udhëtohet në Shqipëri, në biçikletë apo në motoçikletë.

Gjendja në këtë fushë është e rëndë. Një pjesë e madhe as nuk e kanë gjëkund të shkruar në koshiencën e tyre që, kur blejnë biçikletën, duhet të blesh edhe pajisjet mbrojtëse, që duhen për të hipur në të. Ata tashmë do të përdorin rrugët e dedikuara dhe jo atje ku është rruga e dedikuar të dalin në krah tjetër. Sepse është ngushtuar hapësira në përdorim të automjeteve tashmë dhe është dhënë hapësirë për çiklistët. Por tashmë çiklistët nuk mund të futen në zonën e ngushtuar të automjeteve, sepse e rëndojnë trafikun dhe rrisin mundësitë e aksidenteve.

KPI 4, ose indikatori i katërt i performancës sipas BE, është përdorimi i alkoolit, përqindja e shoferëve që përdorin alkool. Mbetet ende i lartë, edhe shifrat tuaja tregojnë që me gjithë masat, me gjithë ndëshkimet, mbetet i lartë ky tregues. Ky tregues duhet ulur dhe duhet ulur në mënyrë të përqendruar duke e orientuar punën tonë aty ku risku është më i lartë.

Kur është risku më i lartë për alkool?! Nuk është në orën 8 të mëngjesit, nuk është as në orën 9, as në orën 12, por janë orët e pasdrekes. Ku janë vendet kryesore ku mblidhen ata që mëkatojnë në fushën e alkoolit? Lokalet e natës, restorantet e të tjera me radhë. Dhe duhet që puna të orientohet këtu.

I pesti, – sipas kësaj strategjie europiane, – është përdorimi pajisjeve çorientuese, ose telefonit, pajisjeve elektronike të dorës, të cilat shpërqendrojnë, ose pajisjeve shpërqendruese në makinë. Kjo po ashtu duhet të jetë në katalogun e detyrave të përditshme të punës së çdo punonjësi të policisë rrugore, kontrolli i kësaj. Unë e di që janë masa të vogla, por ne duhet t’i aplikojmë edhe këto masat e vogla që kemi, derisa të bëjmë ndryshimet në Kodin Rrugor, të cilat pastaj do ta rrisin shumë më tepër peshën.

Tjetër është siguria e automjetit, ana teknike e makinës. Pak na qëllon të shohim që bëhen kontrolle. Kur bëhet një kontroll, ndalohet një mjet për një arsye të caktuar, kontrolli duhet të shtrihet me atë rast, duke kontrolluar edhe për armë, edhe dokumentet, dhe të tjerat. Është përgjegjësi e jona të denoncojmë, apo të hetojmë rastet kur konstatojmë dhënie të kolaudimeve të parregullta. Se ka dhe kolaudime që mund të jetë në rregull me letrat, por makina bën tym, nxin gjithë lagjen kur ecën dhe aty gazrat i ka në rregull.

Janë treguesit që lidhen me sigurinë e infrastrukturës rrugore. Siguria në qarkullim varet nga shumë gjëra. Nga ana subjektive janë njerëzit, sjellja e shoferëve, ana teknike janë mjetet dhe infrastruktura që është rruga. Këto janë tre elementët kryesorë që e përcaktojnë sigurinë.

E fundit KPI 8, është ajo që ka të bëjë me sjelljen në rast aksidentesh. Si sillemi në rastin e aksidentit?! Dihet që aksidentet prodhojnë pasoja, por trajtimi i tyre është shumë i rëndësishëm që mund t’i zbusë pasojat, ose mund t’i thellojë. Ndihma e parë, ruajtja e vendit, etj, etj., masa të cilat janë me rëndësi jetike, që çojnë në reduktimin e fataliteteve. Trajtimi profesional i një vendngjarjeje aksidenti, mund të sjellë kursim jetësh njerëzore. Parkimet dyshe duhen luftuar si virus, nga Policia e Shtetit dhe nga Policia Bashkiake. 

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ndryshimet ne kodin rrugor sander lleshaj ndryshimet ne kodin rrugor sander lleshaj

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje