LIVE UPDATES
Bota

Pas një lufte 5-vjeçare me sëmundjen, humb jetën në Kanada aktivistja dhe producentja shqiptare

30 Janar 2021, 12:06 Nga DOSJA
Pas një lufte 5-vjeçare me sëmundjen, humb jetën në

Pas një sëmundjeje të rëndë dhe një lufte gati 5-vjeçare është ndarë nga jeta në Toronto të Kanadasë Voisava Lena, e cila për gati dy dekada ishte bashkëproducente së bashku me bashkëshortin e saj Ilir Lena e kanalit televiziv shqiptar në Kanada “Pasqyra Shqiptare”.

Lajmin e bëri të ditur në profilin e tij në Facebook bashkëshorti i saj Iliri, i cili në fillim thekson se “Për 18 vjet bashkëproducente e emisionit tonë, mbështetje e pakursyer dhe frymëzim për mua. Unë humba gruan dhe shoqen e jetës, por edhe komuniteti shqiptar humbi një shqiptare të mirë.”

Menjëherë pas publikimit të lajmit të kobshëm, aktivistë të komunitetit shqiptar, shkrimtarë, artistë e intelektualë të këtushëm e kujtojnë karakterin e saj fisnik si një njeri pozitiv për shoqërinë në përgjithësi, dhe për komunitetin shqiptar në veçanti.

Shkrimtari shqiptar në Kanada Përparim Kapllani, ka kujtuar momente të mira me të. “Të dashur miq! Më lejoni që në këto çaste të hidhëruara për komunitetin, të ndaj një moment të bukur me zonjën Voisava Lena, bashkëshorten e Ilir Lena, drejtorit të Pasqyra Shqiptare TV. Ishte maji i vitit 2017 dhe Lena më kishte ftuar për një intervistë në zyrat e Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze në Toronto. Për çudinë time, bashkë me Ilirin kishte ardhur edhe Voisava, megjithëse nuk ndihej mirë nga sëmundja e rëndë.

Ndonëse e zbehtë, sytë i ndrisnin nga një energji shpërthyese dhe në fytyrë kishte një mirësi gati ëngjëllore. Flokët i kishin rënë për shkak të trajtimit mjekësor, por ajo ishte ende një zonjë tërheqese e fisnike, që të bënte për vete me çarmin e vet. U ndjeva disi ngushtë, pasi Voisava kishte bërë një sakrificë përtej të pamundurës, për të vazhduar punën në Pasqyrën Shqiptare TV. E vëreja, sesi merrej me vendosjen e kamerave apo projektorëve, duke bërë të pamundurën që ajo intervistë të shkonte sa më mirë.E them me plot bindje se pa ndihmën e saj të pakursyer, Pasqyra Shqiptare TV nuk do të ekzistonte. Të rrojë përjetë kujtimi i kësaj gruaje të lartë dhe fisnike që bëri aq shumë për komunitetin”- shkruar ndër të tjera shkrimtari Kapllani.

Aktivistja e njohur dhe ish-kryetarja e Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro- Kanadeze në Toronto Ruki Kondaj, ka shkruar nje euologji prekëse për të: “Një album për ty sot në këtë ditë të trishtë për familjen tënde të shtrenjtë, Ilirin , Tonin që të ndenjën pranë në këtë histori të dhimshme 4-5 vjeçare, për nënën tënde që i këpute shpirtin, për nënën e Ilirit që qante si për vajzën e saj sot, motrën tënde Ana që këto kohë veç foto tua postonte, shoqet e tua të fëmijërisë, për miqte e tu këtu e larg, për të gjithë ne që të deshëm e na deshe shumë. Do të kujtojmë kështu midis nesh të qeshur e të dashur e kështu do të mbetesh midis nesh po e qeshur , e dashur, me shpirt të paqte, racionale si askush, e drejtë , e qeshur si lulet në Maj, selektive sepse ti nuk pajtoheshe me të keqen!”

Edhe ambasadori i Shqipërisë në Kanada Z. Ermal Muça, i cili prej ardhjes në detyrë ka bashkëpunuar shkëlqyeshëm me Pasqyrën Shqipare duke evokuar  ka reaguar duke u shprehur: “I pikëlluar për lajmin e trishtë. E kam njohur nga afër gjatë këtyre viteve, ku me kënaqësi jemi takuar dhe kemi bashkëbiseduar në shumicën e aktiviteteve kombëtare e komunitare. Përcillte mirësi dhe optimizëm…”- u shpreh ambasadori.

Janë të shumta reagimet me rastin e kësaj humbjeje të rëndë, me ç’rast mund të themi se pa Voisavën Pasqyra Shqiptare e ka humbur njeriun e dytë të saj, e komuniteti shqiptar në Kanada një grua humane që deri në çastet e fundit, duke u përballur me sfidën e jetës, ka dhënë kontribut të pashoq në ruajtjen e gjuhës shqipe dhe në informimin e publikut shqiptar në Kanada në kohë të duhur./Diasporashqiptare

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora ilir lena voisava lena ilir lena voisava lena

Sondazh

Poll
Bota 29 Janar 2021, 22:03

SHBA– Kompania farmaceutike Johnson & Johnson bëri të ditur sot se vaksina e saj, e cila merret me një dozë të vetme, ishte 72% efektive në parandalimin e C...

Bota 30 Janar 2021, 06:43

Serbët e Kosovës, për vaksinë në Serbi

SERBI- Luba Maksimoviq nga komuna e Graçanicës afër Prishtinës është një nga rreth 300 njerëzit nga Kosova që u vaksinuan kundër koronavirusit në 29 jana...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë